Tag: ndëshkuar

  • Dinamo për rekord, asnjë skuadër nuk ka marrë më shumë kartonë të kuq

    Dinamo për rekord, asnjë skuadër nuk ka marrë më shumë kartonë të kuq

    Dinamo ka qenë skuadra më e ndëshkuar me kartonë të kuq në këtë sezon, pavarësisht se kanë kaluar vetëm 6 javë kampionat.
    Të besuarit e Dajës, e kanë lënë skuadrën 3 herë me 10 futbollistë, por vetëm 1 herë në inferioritet numerik pasi në dy rastet e tjera janë ndëshkuar edhe kundërshtarët.

    KARTONTËT E KUQ- Dinamo e nisi sezonin mjaft mirë duke mundur Vllazninë në javën e parë, por ndaj Elbasanit në javën e dytë, u mundën. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, kryeqytetasit humbën edhe shërbimet e Naser Alijit i cili u ndëshkua me karton të kuq duke humbur ndeshjen ndaj Teutës. Kundër durrsakëve, sërish Dinamo mori karton të kuq, duke shkuar kështu në dy të kuq radhazi, teksa kartonin e tretë të kuq, Dinamo e mori në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit. Në total, Dinamo numëron plot 3 kartonë të kuq në 6 javët e para të kampionatit dhe më interesant, e bën fakti se të 3 futbollistët e ndëshkuar kanë marrë direkt karton të kuq dhe jo ndëshkim me dy të verdhë.
    KARTONËT PËR KUNDËRSHTARIN– Si blutë, edhe kundërshtarët e kanë vuajtur kartonin ndaj Dinamos, pasi janë 3 skuadra që e kanë provuar një ndjesi të tillë. Teuta, Bylisi dhe Flamurtari janë skuadra të ndëshkuara me të kuq ndaj Dinamos, duke e çuar në 6 numrin e të kuqve sa herë që Dinamo zbret në fushë. Në prezencën e kartonëve të kuq, Dinamo ka provuar të tria rezultatet, duke u mundur nga Elbasani, duke barazuar ndaj Bylisit si edhe ka fituar në javën e fundit ndaj Flamurtarit. Si Teuta, ashtu edhe Flamurtari janë ndëshkuar para se Dinamo të merrte të kuq, duke e lënë skuadrën e tyre me 10 lojtarë para se të ndëshkohej Dinamo për të barazuar numrin e lojtarëve.
    © BalkanWeb

  • Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

    Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

    Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të luftuar ndotjen mjedisore dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se disa pika të nxehta në qytet janë pajisur me kamera sigurie, një masë që pritet t’i japë fund kaosit me plehrat që ka ndodhur për një kohë të gjatë.
    Sipas Ndreut, një nga zonat ku situata ishte jashtë kontrollit ishte Ishull Lezha. Pavarësisht nga koshat e vendosur dhe thirrjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim, zona pranë shkollës, varrezave dhe ish-pularisë ishte kthyer në një vendgrumbullim ilegal.
    “Tani, falë kamerave të reja, janë identifikuar mbi 10 automjete biznesi që kanë hedhur mbeturina në këto pika,” shkruan Ndreu. Videoja e shpërndarë nga Bashkia tregon me detaje paligjshmërinë e këtyre individëve që jo vetëm hedhin mbeturina, por i lënë ato përtokë, pavarësisht se koshat janë aty pranë.
    “Këta njerëz të shëmtuar që cenojnë rëndë ligjin nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” thekson Ndreu.
    Sipas tij, ndëshkimet do të jenë shembullore dhe do të ndihmojnë në krijimin e një kulture të re të pastërtisë. Kjo nismë shënon një moment kthese në përpjekjet e Bashkisë për të garantuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët.

  • Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes horror

    Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes horror

    Vedat Muriqi e ka nisur mjaft keq sezonin e ri të La Ligës me Mallorcan, kjo pasi në ndeshjen hapëse me Barcelonën, është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 39 minutash lojë. Pas një sulmi në zonën katalanase, Muriqi zgjati këmbën për të kapur topin, por në vend të tij, ai gjeti kokën e portierit Joan Garcia.
    Gjyqtari e ndëshkoi si fillim me karton të verdhë “Piratin”, por pas një rishikimi me VAR, vendosi që ngjyra e kartonit të ishte e kuqe. Kjo gjë i përkeqësoi gjërat për skuadrën e tij, e cila jo vetëm po humbte me dy gola diferencë, por ngeli me dy lojtarë më pak, pasi 6 minuta më parë ishte ndëshkuar me të kuq edhe Morlanes.

  • “12 vite dështime”, Tabaku “godet” nga Italia: Socialistët kanë ndëshkuar punën, biznesin dhe dijen

    “12 vite dështime”, Tabaku “godet” nga Italia: Socialistët kanë ndëshkuar punën, biznesin dhe dijen

    Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ku ka prekur kësaj radhe gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave reale në vend.
    “Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë”, – shprehet në videon e saj nga Como, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

    Duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella dhe një sistemi të ndershëm, Tabaku denoncoi se në 12 vite qeverisje, socialistët “kanë ndëshkuar punën, biznesin e vogël dhe dijen”. Ajo shtoi se përmirësimi i standardeve të jetesës nuk mund të vijë me propagandë, por me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër klientelizmit.
     
     

  • Rama i tregon vijat e kuqe zaptuesve: Paketë e re ligjore për të ndëshkuar dhunuesit e hapësirës publike

    Rama i tregon vijat e kuqe zaptuesve: Paketë e re ligjore për të ndëshkuar dhunuesit e hapësirës publike

    Të gjithë pronarët e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike do të përballën me një paketë të re ligjore, njoftoi kryeminisitri Edi Rama mesditën e kësaj të marte në një postim në facebook teksa denoncoi publikisht një rast abuzimi të hapësirës publike.

    “Kjo nuk mund të jetë kurrsesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës .Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare, duke i gjobitur që këta të rishfaqen prapë si në një lojë macja me miun. Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon vija e kuqe për këdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duke e ndëshkuar penalisht për dhunim të bashkëjetesës qytetare. Shumë shpejt do të kemi një pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish”, deklaroi Rama.
    Brenda pak orësh hapësira publike iu kthye qytetarëve, ndërsa Rama u ndal edhe te shpërdorimi i ujit të pishëm.

    “Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, tha Rama. 
    Në të gjithë territorin e vendit vijon aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, mbështetur nga policitë bashkiake dhe të rendit për lirimin e hapësirave publike, kryesisht nga struktura pa leje të vendosura nga bizneset, bare e restorante./vizionplus.tv

  • Juve në emergjencë, Kalulu pezullohet 2 ndeshje. Savona dhe Thuram do të mungojnë ndaj Udineses

    Juve në emergjencë, Kalulu pezullohet 2 ndeshje. Savona dhe Thuram do të mungojnë ndaj Udineses

    13 Maj 2025

    13:08

    Alfred Lleshi

    Juventusi do të duhet të luftojë për zonën Champions (vendin e katëet në Serie A) pa disa nga titullarët e vet. Kartoni i kuq ndaj Lazios i ka kushtuar shumë Pierre Kalulu, i cili është pezulluar nga gjyqtari sportiv me 2 ndeshje dhe e përfundon kështu para kohe sezonin e tij.
    Një goditje e rëndë për bardhezinjtë, që nuk do të kenë në dispozicion jo vetëm mbrojtësin në fjalë, i ndëshkuar për “goditje me dorë” ndaj Valentin Castellano,  por edhe Nicolò Savona e Khephren Thuram. Të dy ishin të ndëshkuar para ndeshjes me Lazion dhe, pas marrjes së një kartoni të verdhë, do të mungojnë në sfidën kundër Udineses.
    Ndër lojtarët e tjerë të pezulluar nga gjyqtari sportiv spikasin edhe emrat e Lautaro Valenti (Parma), i ndëshkuar me të kuq në ndeshjen ndaj Empolit dhe që do të mungojë përballë Napolit; Mattia Zaccagni (Lazio) dhe Lorenzo Lucca (Udinese), të cilët ishin në rrezik pezullimi dhe do të rikthehen për javën e fundit të kampionatit.

  • Lamine Yamal dhe ai “pëlqim” për “interistët” e Real Madridit: Ryan ju ka ndëshkuar, tani jepni “like”

    Lamine Yamal dhe ai “pëlqim” për “interistët” e Real Madridit: Ryan ju ka ndëshkuar, tani jepni “like”

    Lamine Yamal nuk i ka harruar “pëlqimet” (like) në rrjetet sociale nga lojtarët e Real Madridit pas fitores së Interit ndaj Barcelonës së tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në veçanti, disa yje të Realit, aktualë apo të së kaluarës si Jude Bellingham dhe Sergio Ramos, kishin bërë “like” në një postim të famshëm të Alessandro Bastonit, që ishte bërë “viral” në Spanjë.
    Ai postim lavdëronte vetë Yamal, duke e quajtur një “përbindësh”, por në të njëjtën kohë festonte edhe eliminimin e Barcelonës nga kompeticioni më i madh europian. Kështu, pas “El Clásico” së fituar 4-3 pasditen e së dielës, Lamine Yamal përdori rrjetet sociale, konkretisht Instagramin, për të reaguar:
    “Ryan ju ka ndëshkuar” (përkthimi më i mirë, jo fjalë për fjalë i termit spanjoll ‘vacunó’, që do të thotë ‘vaksinoj’, por në zhargon nënkupton ‘të shënosh një gol me përçmim’). “Tani jepini “like” edhe këtij postimi”.
    Mesazhi është i qartë, pjesa e dytë e mbishkrimit është drejtuar pikërisht atyre kundërshtarëve që shpërndajnë “pëlqime” me lehtësi. Sa për “Ryan”, Yamal i referohet një videoje virale në të cilën ai gabimisht iu thërret disa tifozëve që e kishin njohur në rrugë me emrin “Ryan”.

  • “Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha mesazh socialistëve: Vota për Koalicionin Euroatlantik..

    “Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha mesazh socialistëve: Vota për Koalicionin Euroatlantik..

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në mbylljen zyrtare të fushatës elektorale u shpreh se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 është një votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit. Ai iu drejtua socialistëve duke u thënë se Edi Rama u solli Ahmetajn dhe Veliajn, duke ndërtuar zgjedhën e një grushti të vogël përballë një pjese të madhe të shoqërisë që heqin paratë e bukës së gojës, ndërsa të korruptuarit e pushtetit i mykin paratë në bodrume.
    “Refuzojini, jo duke mos dalë për të votuar, por duke dalë dhe duke i ndëshkuar me votë, votoni edhe ju Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, sepse është votë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën tuaj, që kanë abuzuar me besimin tuaj, që kanë abuzuar me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit, është votë për Shqipërinë.” – u shpreh Basha.
    Më poshtë pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
    Ju solli Arben Ahmetajn, ju solli Lali Erin dhe korrupsionin me tragjedinë e tërmetit. Ju që hiqni paratë nga buka e gojës për të shkolluar fëmijët tuaj, si mund ta pranoni për herë të katërt zgjedhën e një grupi njerëzish që vetëm ju vjedh, ju poshtëron, të cilët i mykin paratë në bodrume, ndërsa ju nuk keni mundësi asnjë javë të bëni pushime. Refuzojini, jo duke mos dalë për të votuar, por duke dalë dhe duke i ndëshkuar me votë, votoni edhe ju Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, sepse është votë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën tuaj, që kanë abuzuar me besimin tuaj, që kanë abuzuar me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit, është votë për Shqipërinë.

  • Investitorët strategjike të Ramës po privatizojnë zonat publike’/ Zhupa: Ky është vend i bekuar, por i ndëshkuar nga qeveria grabitëse

    Investitorët strategjike të Ramës po privatizojnë zonat publike’/ Zhupa: Ky është vend i bekuar, por i ndëshkuar nga qeveria grabitëse

    Investitorët strategjike të Ramës po privatizojnë zonat publike’/ Zhupa: Ky është vend i bekuar, por i ndëshkuar nga qeveria grabitëse

    Zhupa: Saranda vend i bekuar, por iështë ndëshkuar nga qeveria grabitëse!

    Kandidatja për deputete, Ina Zhupa, theksoi se qyteti i Sarandës është një vend i bekuar nga zoti por i ndëshkuar nga pushtetarët grabitës, pasi sipas saj, bregdeti është bërë ‘eksluzivitet’ i oligarkëve.

    Ajo tha se investitorët strategjikë i kanë vendosur lapsin të gjithë vijës bregdetare, ku po privatizojnë zonën publike

    “Fitore, jemi njisha! Ndoshta do të kishim dashur që ta bënim takimin në një pallat sporti por Saranda nuk ka pallat sporti, ndoshta do të kishim dëshira ta bënim në kinoteatri por Saranda e ka rënduar kinoteatrin dhe e bëjnë gati Doktor që ta bëjnë një kull dhe të ketë fatin e Teatrit Kombëtar. Këta janë rënduesit e çdo gjëje, shkatërrojnë çdo histori çdo traditë dhe çdo vlerë.

    Erdhi Edi Rama në Sarandë dhe foli kodra pas bregut, foli për pagesat 30 40 mijë euro për sezon ndoshta mendonte për trafikantët e drogës, foli për gjobat e biznesit foli se si biznesi duhet të paguaj afro fe edhe kur i ka dyert e mbyllura duhet të paguaj 35 % taksa dhe tatime tha. Në Sarandë është bërë një shkollë e re quhet ‘eko kampus’ por kanë gjashtë vjet që e mbajnë të mbyllur dhe nuk e kanë vënë kurrë në funksion të qytetarëve, xnënësit e Srandës mësojnë me dy turne dhe në shkollat pa kushte minimale.

    Duan ta rrëmbejn atë tokë ta bëj resort dhe ta bëjnë me pishina dhe rezidencë. Spitali i Sarandës nuk ofron shërbim spitalor kryhen vetëm ndërhyrje kirurgjikale nga ato më elementare, dhe më pas i dërgojnë të gjithë në Vlorë në Fier ose në Tiranë. Pronat e qytetarëve siç e tha dhe Jani po rrëmbehen nga grabitësit strategjik i kanë vënë lapsin plazhit të pasqyrave, të lëkurësi dhe çdo zone tjetër që është e lakmuar.

    Deti nga i qytetarëve po bëhet ekzluzivitet i oligarkëve. Ky është një vend i bekuar nga zoti por është i ndëshkuar nga një qeveri grtabitëse. Këtej nga anët tona kur duam të këcënojm njeri i themi hiqmu sysh se do të jap një pesshe ndaj dhe i ra numri 5 sepse ata janë një kërcënim për shqiptarët”, tha Zhupa.

  • Zhupa: Ky është vend i bekuar, por i ndëshkuar nga qeveria ‘grabitëse’

    Zhupa: Ky është vend i bekuar, por i ndëshkuar nga qeveria ‘grabitëse’

    Drejtuesja politike e PD-ASHM për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, theksoi se qyteti i Sarandës është një vend i bekuar nga zoti por i ndëshkuar nga pushtetarët grabitës, pasi sipas saj, bregdeti është bërë ‘eksluzivitet’ i oligarkëve.
    Ajo tha se investitorët strategjik i kanë vendosur lapsin të gjithë vijës bregdetare, ku po privatizojnë zonën publike.
    “Fitore jemi njisha, Ndoshta do të kishim dashur që ta bënim takimin në një pallat sporti por Saranda nuk ka pallat sporti , ndoshta do të kishim dëshira ta bënim në kinoteatrin, por Saranda e ka rënduar kinoteatrin dhe e bëjnë gati Doktor që ta bëjnë një kull dhe të ketë fatin e Teatrit Kombëtar.
    Këta janë rënduesit e çdo gjëje, shkatërrojnë çdo histori çdo traditë dhe çdo vlerë. Erdhi Edi Rama në Sarandë dhe foli kodra pas bregut, foli për pagesat 30 40 mijë euro për sezon ndoshta mendonte për trafikantët e drogës, foli për gjobat e biznesit foli se si biznesi duhet të paguaj afro fe edhe kur i ka dyert e mbyllura duhet të paguaj 35 % taksa dhe tatime tha.
    Në Sarandë është bërë një shkollë e re quhet ‘eko kampus’ por kanë gjashtë vjet që e mbajnë të mbyllur dhe nuk e kanë vënë kurrë në funksion të qytetarëve, xnënësit e Srandës mësojnë me dy turne dhe në shkollat pa kushte minimale.
    Duan ta rrëmbejn atë tokë ta bëj resort dhe ta bëjnë me pishina dhe rezidencë. Spitali i Sarandës nuk ofron shërbim spitalor kryhen vetëm ndërhyrje kirurgjikale nga ato më elementare, dhe më pas i dërgojnë të gjithë në Vlorë në Fier ose në Tiranë. Pronat e qytetarëve siç e tha dhe Jani po rrëmbehen nga grabitësit strategjik i kanë vënë lapsin plazhit të pasqyrave, të lëkurësi dhe çdo zone tjetër që është e lakmuar. Deti nga i qytetarëve po bëhet ekzluzivitet i oligarkëve. Ky është një vend i bekuar nga zoti por është i ndëshkuar nga një qeveri grtabitëse. Këtej nga anët tona kur duam të këcënojm njeri i themi hiqmu sysh se do të jap një pesshe ndaj dhe i ra numri 5 sepse ata janë një kërcënim për shqiptarët,” tha Zhupa.