Tag: ndeshjen

  • Broja mund të kthehet fuqishëm në fundsezoni, trajneri Mojes e beson shqiptarin

    Broja mund të kthehet fuqishëm në fundsezoni, trajneri Mojes e beson shqiptarin

    Adriatik BALLA
    Sulmuesit e Kombëtares e bënë si duhet detyrën në ndeshjen kundër Andorrës, p;or përfaqësuesja andorriane nuk e mat forcën e ekipit tonë përfaqësues, pasi potenciali i asaj skuadre është modest. Përfaqësuesja kuqezi do të matet me Serbinë dhe Letoninë, dy kundërshtarë rivalë në grup e pothuajse në të njëjtin nivel me ne. Kurse Anglia, e cila na mundi 2-0 në ndeshjen e parë në grupin K për eliminatoret e Botërorit, shihet jo vetëm superiore në grup, por edhe skuadra favorite për të kapur vendin e parë e rrjedhimisht kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Në këtë situatë, ku tanëve u duhet të rivalizojnë fort të paktën për vendin e dytë, nevojitet që lojtarët të jenë në formë dhe sidomos të përmirësohet sulmi. Manaj shënoi dy gola në ndeshjen me Andorrën, kurse Uzuni një gol. Por në të vërtetë golat e Manajt ishin meritë e Brojës që pati një ndeshje të mirë. Po a është Broja në kondicionin e tij më të mirë? Kjo pyetje shqetëson jo vetëm stafin teknik të Kombëtares, por edhe vetë lojtarin, i cili ka nisur të marrë minuta në rritje tek skuadra e Evertonit në Premier League, me “bekimin” e vetë trajnerit David Mojes.
    Qëndrimi i trajnerit Mojes
    Armando Broja ka luajtur pak minuta, me Devid Mojes si trajner i Evertonit. Lojtari i Kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet t’i besohen më tepër minuta. Evertoni do të përballet të shtunën me Arsenalin. Me fjalët e Mojes, ekziston mundësia që Broja ta nisë titullar. “Mendoj se ka shumë kualitet të mirë dhe aftësi. Ka shpejtësinë po ashtu. Mendoj se duhet t’i japim një mundësi që të tregojë çfarë mund të bëjë”, u shpreh Mojes në konferencë për shtyp. Goli i mungon Brojës. Shpresat janë të vijë në momentin kur të ketë më tepër hapësirë.Asllani duhet të largohet nga Interi
    Sikurse raportojnë mediat sportive, Serxhio Porrini ka qenë për katër vite me radhë krahu i djathtë i Edi Rejës në drejtimin e Shqipërisë. Ish-futbollisti italian, ishte një ndër emrat e stafit që monitoronin futbollistët e rinj dhe një prej atyre që ka ndjekur me interes, ishte edhe Kristjan Asllani, në hapat e tij të parë në futbollin profesionist. Por tashëm Porrini ka pranuar se ka mbetur pak i zhgënjyer nga rrugëtimi që ka bërë në karrierë Asllani në këto vite, teksa ka zbuluar për “SportItalia” se mendonte që mesfushori do të bëhej më shumë protagonist te Interi. “Duhet të jem i sinqertë dhe të them se për ato që janë aftësitë që kam parë te ai në atë kohë, rrugëtimi i tij deri këtu nuk më ka entuziazmuar. Çfarë do t’i këshilloja? Nëse nuk do të arrinte të afirmohej në të vërtetë te Interi, do ta këshilloja që të shkonte të luante si protagonist në ndonjë skuadër tjetër. Pasi është e bukur që të luash në klubet e mëdha dhe të fitosh trofe, por mendoj se në një moment një lojtar dëshiron edhe të ndjehet me të vërtetë i rëndësishëm. Te Interi nuk ka qenë e thjeshtë për të, për shkak të të gjithë presioneve që ka atje dhe faktit që duhet të zëvendësojë një si Çalhanollu, i cili është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij”, ishin fjalët e Porrinit rreth Asllanit.

  • NATIONS LEAGUE | Kombëtarja kuqezi e femrave e nis me “poker” spektakolar (VIDEO)

    NATIONS LEAGUE | Kombëtarja kuqezi e femrave e nis me “poker” spektakolar (VIDEO)

    Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 4-0. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën B të UEFA Nations League, shënuan Fortesa Berisha, Alma Hilaj, Megi Doçi dhe Klea Hamonikaj.
    Trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion titullar: Viona Rexhepi (GK), Arbenita Curraj, Arbiona Bajraktari, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Ilarja Zarko, Klea Hamonikaj dhe Alma Hilaj.
    Vajzat e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 14-të me golin e Fortesa Berishës.
    Shqipëria nuk e uli ritmin dhe në minutën e 24-të gjeti golin e dytë me Alma Hilajn, pas një asistimi nga Megi Doçi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Në fraksionin e dytë, skuadra jonë menaxhoi mirë lojën dhe vazhdoi të rrezikonte. Goli i tretë erdhi në minutën e 72-të, kur kapitenja Megi Doçi shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
    Në këtë takim, trajneri Grima aktivizoi edhe Antigona Hyskën, Armela Tukajn, Kristina Maksutin, Djellza Istrefajn dhe Mikaela Metallën.
    Në fundin e ndeshjes, Shqipëria shënoi edhe golin e katërt me Klea Hamonikajn, e cila përfitoi nga një gabim i portieres kroate dhe e dërgoi topin në rrjetë.
    Ndeshja u mbyll me fitoren fantastike të Shqipërisë, 4-0. Shqipëria e vajzave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në grupin B4 po ndaj Kroacisë, këtë herë në transfertë. Takimi do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.

  • “Nuk duhet të mendojmë për titullin por për ndeshjen e radhës për të evituar gabime”

    “Nuk duhet të mendojmë për titullin por për ndeshjen e radhës për të evituar gabime”

    4 Prill 2025

    10:36

    Telesport

    Sulmuesi Diogo Jota ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, 1-0 në derbin ndaj Everton. “Reds” kanë një avantazh të konsiderueshëm në renditje ndaj rivalëve, duke qenë shumë pranë titullin kampion në Premier League.
    Në prag të ndeshjes së radhës, atë ndaj Fulham ditën e shtunë, Jota thotë: “Në teori mund të ndodhin kaq shumë gjëra deri në fund të sezonit, ndaj nuk duhet të mendojmë se gjërat kanë përfunduar”.
    “Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Everton ne ndjemë dje se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje në Premier League. Kjo tregon gjithashtu se me tetë ndeshje para përfundimit ka një betejë të fortë mes skuadrave”, tha portugezi.
    “Çdo sfidë ka vështirësitë e saj, duke filluar nga e diela kundër Fulham, i cili gjithashtu po kalon një sezon shumë të mirë. Ndaj, duhet t’i marrim sfidat një e nga një, duke dhënë sërish maksimumin tonë për të marrë tri pikët”, tha Jota.

  • KUPA E SHQIPËRISË | Partizani befason Egnatian në fund, Gega e ka nisur me këmbën e mbarë te “demat” (VIDEO)

    KUPA E SHQIPËRISË | Partizani befason Egnatian në fund, Gega e ka nisur me këmbën e mbarë te “demat” (VIDEO)

     
    Partizani fiton ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë në fushën e Egnatias, një sfidë e vendosur me penallti nga të kuqtë (gol Keko) teksa është fitorja e dytë brenda pak ditësh për trajnerin e ri, Skënder Gega, i rikthyer pas shumë kohësh te Partizani ku u shpall kampion në stol.
    Kura” Gega vazhdon të japë efekt te Partizani. Pas fitores në kampionat, të kuqtë kanë gjetur një fitore shumë të rëndësishme edhe në Kupën e Shqipërisë.
    Edhe pse ishte ekipi vendas që dominoi ndeshjen, sa i përket mbajtjes së topit dhe rasteve të krijuara, te kuqtë u dukën shpesh të kënaqur edhe me një barazim për mënyrën se si po shkonte loja.
    Por një kundërsulm në minutat e fundit solli penalltinë e fituar dhe transformuar nga Keko, që i mjaftoi për një sukses minimal 1-0 që i jep një avantazh të vogël për kalimin në finale.
    Ndeshja tjetër, e cila u luajt ditën e mërkurë, ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, përfundoi në 0-0. Finalistët megjithatë do të vendosen në sfidat e dyta, duke ditur se janë ndeshje ende të hapura.
    GOLI I PARTIZANIT – VIDEO

  • Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për ndeshjen me Kroacinë

    Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për ndeshjen me Kroacinë

    Kombëtarja e vajzave është gati për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Kroacisë. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat i dhanë fund përgatitjeve në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku do të luhet ndeshja.

    I gjithë ekipi është në gjendje të mirë dhe vajzat do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Kroacisë.

    Takimi Shqipëri – Kroaci do të luhet nesër, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

    Kombëtarja e vajzave ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë dhe hyrja në stadium “Loro Boriçi” është falas.

    Vazhdo leximin

  • “Paqe” mes Vllaznisë e Dinamos në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë

    “Paqe” mes Vllaznisë e Dinamos në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë

    Adriatik BALLA
    Kupa e Shqipërisë u kthye dje në vëmendje, pasi u luajt takimi i parë gjysmëfinal për këtë sezon, ai midis Vllaznisë dhe Dinamos. Para se të flasim për ndeshjen, e cila nuk prodhoi fitues, por u nda në barazim të thatë 0-0, duhet theksuar fakti se në Kupën e këtij sezoni janë në garë për titull katër ekipe që janë në garë edhe për kampionatin. Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani që kompletojnë top-4 në Kategorinë Superiore dhe do të shfrytëzojnë formulën “Final Four” për titullin, janë njëherësh kandidatë edhe për të fituar Kupën e Shqipërisë. Kjo e bën garën në dy fronte interesante dhe mjaft tërheqëse.
    Vllaznia s’ia del me Dinamon
    Vllaznia e priti Dinamon dje në Shkodër me entuziazëm, duke pasur dëshirë ta fitojë takimin. Por ndeshja, edhe pse u luajt e rivalizuar, nuk pati fitues, u mbyll me rrjeta të paprekura, me shifrat 0-0, një rezultat që i shkon përshtat Dinamos që do të jetë pritëse në ndeshjen e kthimit. “Nëndetëses” i ka interesuar që dje të mos humbiste dhe në këtë pikë ia doli, por gara për të shkuar në finale mbetet e hapur. Në takimin e ardhshëm, të dyja skuadrave u mjafton një fitore me një gol, por dukshëm dinamovitët do të kenë avantazh fushën.
    Egnatia-Partizani, sot gjysmëfinalja e dytë
    Sot në orën 19:00, do të luhet gjysmëfinalja e parë mes Egnatias dhe Partizanit. Takimi do të thotë shumë për të dy ekipet, kjo pasi Egnatia synon të përsërisë suskesin e vitit të kaluar ku i fitoi të dy trofetë, kurse Partizani, i gjendur në pozita të dobëta në kampionat, synon të bëjë kthesë në Kupën e Shqipërisë, për më tepër që në pankinë ka ardhur një teknik motivues si Skënder Gega.
    Daja: Këto lloj ndeshjesh nuk duhen humbur
    Trajneri i Dinamo Sitit, Ilir Daja, theksoi pas takimit se ishte i kënaqur me lojtarët e tij dhe se në duele të tilla duhet bërë kujdes mos huumbasësh pasi nuk rikuperohet dot. “Në Shkodër dhe me Shkodrën luhet gjithmonë futboll. Ambienti dhe tifozët kanë qejf lojë të hapur. Dhe ne dëshirojmë të njëjtën gjë. Gjithmonë bëhet një lojë e mirë. Për të kaluarën, në këtë lloj spektakli arbitri duhet të jetë menaxher se ndonjë i rreptë që të përfundojë me 8 apo 7 lojtarë. Sot ishte ndeshje që kemi bërë pjesë të parë goxha të mirë. Mund të shkonim drejt golit. Kishim probleme se Gudiabi ka hyrë me temperaturë. Po kujtoj se Itodo ka dy muaj që nuk luan. Dhe Aliji, sot në nxemje ka pasur probleme, ka luajtur me sforco. Me gjithë këto probleme që kemi, me gjithë rikuperimet që janë të rikuperuar, besoj se bëmë ndeshje të mirë në Shkodër, përballë Vllaznisë. Vetë Kupa nuk të lë shumë të gabosh. Është me system eliminimi, përveç rezultatit duhet të jesh në ekuilibër. Nuk ka më mundësi nëse bën hap të gabuar. Ndryshonte me ndeshjet e tjera se është diçka tjetër me eliminim”, theksoi Daja. Kurse trajneri i Vllaznisë, Thomas Bërdariç, pas ndeshjes tha: “Është një ndeshje shumë e fortë, me dy ekipe të mira në Shqipëri. Për mendimin tim kishim formacionin e duhur. Ishte ndeshje e fortë dhe e mirë. Në mënyrën taktike e dimë që kemi dy ndeshje, nuk donim të merrnim risk të madh dhe do provojmë gjithçka në ndeshjen e dytë”, tha ai.

  • “Besoj tek kualifikimi”, Brdaric pas Dinamos: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë

    “Besoj tek kualifikimi”, Brdaric pas Dinamos: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë

    Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç analizoi barazimin ndaj Dinamos në Kupë.
    “Është shumë e thjesht të shpjegosh pa numër 9. Mund të bënim pak më mirë. Provuam të shënonim, por nëse vazhdojmë me këtë energji si në pjesën e dytë, do të arrijmë të shënojmë që në ndeshjen e radhës.
    Është një ndeshje shumë e fortë, me dy ekipe të mira në Shqipëri. Për mendimin tim kishim formacionin e duhur. E dinim që momentet janë decisive. Nëse shoh, në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam një gol, në të dytën kishin ato dy herë që nuk pësuan. Ishte ndeshje e fortë dhe e mirë. Në mënyrën taktike e dimë që kemi dy ndeshje, nuk donim të merrnim risk të madh dhe do provojmë gjithçka në ndeshjen e dytë.
    Jam i lumtur që kemi dy lojtarë si Balaj dhe Mensah po nuk i kishim sot. Bekimi ka vuajtur edhe ka pasur dëmtim nga fusha në Rrogozhinë. Mensah u dëmtua në ndeshjen e fundit. Sot provuam të rregullojmë diçka, por pa dy numra 9 është normal. Duhet të vazhdojmë kështu, të jemi pozitiv dhe të mundohemi të rregullojmë disa gjëra për ndeshjen e radhës.
    Në ndeshje të forta si kjo duhet balancë dhe mbrojtje e mirë, që kundërshtari të mos ketë mundësi të mira shënimi. Në pjesën e parë lejuam Dinamon, por implementuam mirë ndeshjen. Bëmë disa gabime, por shkuam në zonë dhe ishim të rrezikshëm. Këtë doja të shikoja, sidomos në pjesën e dytë.
    Kishim mundësi në të kaluarën të fitonim me Dinamon, i humbëm me gabimet tona. E dini që nëse ekipi është i plotë, mund të fitojmë kundër tyre. Kemi ekip të fortë, të shohim në të ardhmen.
    Duhet të vazhdojmë me rritjen, të shënojmë, të mbajmë portën e paprekur. Në javët e fundit çdo ndeshje e hapur, çdo ekip do pikë, duam të jemi sa më të freskët. E dimë që kemi mundësi të shënojmë, duhet të jemi sa më të zgjuar në ndeshje speciale si kjo.
    Deri tani luftojmë për të dyja kompeticionet. Kemi mundësi për të dy titujt, jemi aty. Kemi mundësi të marrim më tepër pikë në vijim. Jemi aty dhe do presim ndeshjen e dytë në Elbasan. E rëndësishme të kemi të gjithë ekipin e gatshëm. I duam të dy titujt”, u shpreh Brdariç.

  • Nuk ka festë në “San Siro”, derbi i Milanos e përcakton finalistin në ndeshjen e kthimit

    Nuk ka festë në “San Siro”, derbi i Milanos e përcakton finalistin në ndeshjen e kthimit

    Nuk ka festë për asnjërën nga tifozeritë në “San Siro”. Derbi i Milanos ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e e dyta nisi me golin e Milanit. Tami Abrahami tundi rrjetën në minutën e 47, duke kaluar kuqezinjtë në epërsi.
    Por në minutën e 67 Hakan Çalhanoglu ktheu sërish baraspeshën me një goditje nga jashtë zonës. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pavarësisht përpjekeve për të shënuar nga të dyja skuadrat. Kështu, finalisti i Kupës së Italisë do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit./Sport Ekspres/

  • Milan-Inter ndahen në “paqe”! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit (video)

    Milan-Inter ndahen në “paqe”! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit (video)

    2 Prill 2025

    23:04

    Telesport

    Milan-Inter, ndeshja e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura.
    Milan e nisi humë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 47-të. Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë.
    Barazimi erdhi në minutën e 66-të. Correa asiston për Hakan Calhanoglu, turku barazon shifrat me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Calhangolu, i cili dikur ka veshur fanellën e Milanit dhe sot është një nga lojtarët më të “urryer” për kuqezinjtë.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill, aty ku do përcaktohet finalisti i dytë, pasi në çiftin tjetër nuk ka shumë surpriza, Bologna fioi në ndeshjen e parë ndaj Empolit në transfertë 0-3.
    SHIKOGOLAT

  • Kupa e Shqipërisë: Vllaznia dhe Dinamo i “lënë” golat për ndeshjen e kthimit

    Kupa e Shqipërisë: Vllaznia dhe Dinamo i “lënë” golat për ndeshjen e kthimit

    2 Prill 2025

    20:58

    Telesport

    Vllaznia dhe Dinamo janë përballur në “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, në një sfidë ku mungoi goli. Një lojë e ekuilibruar nga të dyja ekipet, ku nuk është se pati shumë raste të pastra, por të dyja ekipet patën tentativat e tyre.
    Pati dhe një rast kur vendasit pretenduan për penallti, por VAR nuk e ndryshoi vendimin fillestar të arbitrit kryesor të takimit. Shifrat përfundimtare 0-0. Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill.
    Ndërkohë, nesër do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Partizanit. 4 ekipet gjysmëfinaliste për Kupën e Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave do jenë po ato që do diskutojnë titullin mes tyre, duke qenë të katra në Final Four.