Nga Altin Sulçe
Ajo që pamë të gjithë me Andorën, ishin tri golat dhe tri pikët. Por kjo ndeshje për llogari të eliminatoreve të Kupës së Botës, kishte edhe anët e dukshme dhe te padukshme që përftoheshin nëpërmjet gjuhës së trupit.
Dhe vështrimet në mbrëmjen e lagësht të pranverës i vodhi sërish ylli i Kombëtares sonë, Armando Broja, pavarësisht se Rei Manaj, realizoi dopietën, dhe Uzuni golin rrufe… Broja nuk ndezi shpesh motorët e tij, por ndezi thirrjet e zemrave të tifozëve, bashkë me to edhe shpresën për një rikthim të madh për ndeshjet me Serbinë e më gjerë.
Dhe Broja e ka këtë status si beniamin, pasi e ka fituar këtë dashuri të tribunave pa kushte, që herët në debutimin e tij.
Në fakt, në këto ndeshje tifozët nuk e prisnin sulmuesin te ishte prezent, pasi ai prej kohësh ndiqej nga djalli i dëmtimeve, aq shumë sa që shumë njerëz nisën të thonë që aq e pati. Këtej shpërthenin komentet, andej Broja rropatej spitaleve të Anglisë…
Befas shfaqet në listë dhe më bukur në fushë, sikur donte të thoshte: “Ja ku jam”.
E gjithë odisea nuk është e lehtë, do karakter të fortë të cilin e afishoi edhe këtë herë në Kombëtare duke rrezikuar, shumë, dëshmi e qartë që rrëfen se djali e do shumë këtë fanellë. Erdhi dhe u duk me i maturuar, më i rezervuar dhe më efikas.
Gjate gjithë ndeshjes me Andorën u fut shumë pak në aventurë, vetëm 3 herë, ku në driblimin e parë mori faullin e golit, në të dytin bëri perfekt kamarierin për Rei Manajn, i cili shënoi me portën bosh e kështu me radhë.
Broja më parë në ato pozicione godiste dhe kritikohej që nuk shërbente, kujtojmë këtu golin me Hungarinë në pozicion të pjerrët. Këtë ndeshje dukej më i pjekur, mbase dhe më i kujdesshëm.
Nuk donte më të shkonte për analiza të tjera mjekesore të mërzitshme, që i kanë ardhur në majë te hundës, prandaj vetëm pasonte. Me shumë mundësi edhe stafi i Everton e ka porositur: “Shko, por ki kujdes”! Dhe kjo është mëse normale, duke parë edhe kalvarin e dëmtimeve.
Broja u duk më i qetë, më lider, më profesionist dhe kjo është simptomë e një rikthimi të shumëpritur. Dikush më tha në stadium se sekreti që Broja është mirë është glikoja e Përmetit, të cilën Armando e pëlqen… Ca s’ndodh, ndonjëherë edhe duhet besuar…?! /Sport Ekspres/
Tag: ndeshje
-

A e vutë re ndryshimin e Armando Brojës? Shkrimi i Altin Sulçes: Glikoja e Përmetit i bën mirë, djali e do fanellën e Shqipërisë
-

Ditët e errëta të Mourinho-s në Turqi
Jose Mourinho, trajneri i Fenerbahce-s, u përjashtua nga katër ndeshje dhe u gjobit me 42 mijë euro për kritikat ndaj arbitrave pas ndeshjes kundër Galatasaray, njoftoi Federata Turke e Futbollit.
Mourinho tha gjatë një konference për shtyp se ai vizitoi dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe i tha gjyqtarit të katërt se ndeshja do të ishte një fatkeqësi nëse ai do të ishte në krye, raporton BBC.
Federata Turke e Futbollit tha se Mourinho do të pezullohet me dy ndeshje për “deklarata nënçmuese dhe fyese të bëra ndaj një arbitri turk” dhe për akuzat se futbolli në vend ishte “në kaos”.
Mourinho u dënua me dy ndeshje për, siç u tha, “një veprim kundër frymës së sportit”.
Federata Turke e Futbollit theksoi se deklaratat e Mourinho-s ishin kundër etikës së sportit, si dhe shkaktonin ndarje në shoqëri dhe mund të nxisnin dhunë në ndeshje.
Fenerbahçe ka konfirmuar se do të apelojë sanksionet e vendosura ndaj trajnerit të tyre.
Galatasaray ka shpallur akuza penale për racizëm
Galatasaray, pas ndeshjes që përfundoi pa gola, akuzoi Mourinho-n për “deklarata raciste”, duke njoftuar se do të niste procedimin penal ndaj tij.
Edhe pse nuk ishte e qartë se cilat deklarata i referohej Galatasaray, Mourinho thuhet se tha se skuadra vendase po “kërcente si majmunët” nga pankina.
Ndeshja, e luajtur të hënën, u gjykua nga slloveni Slavko Vinçiç pasi të dy klubet kërkuan një gjyqtar të huaj për të gjykuar ndeshjen.
Galatasaray shkroi në platformën X se Mourinho kishte bërë “vazhdimisht deklarata nënçmuese drejtuar popullit turk” që kur mori Fenerbahce-n.
“Diskursi i tij u përshkallëzua përtej komenteve të thjeshta imorale në retorikë pa mëdyshje çnjerëzore,” tha klubi.
Përveç procedimeve penale, ata njoftuan gjithashtu se do ta denoncojnë Mourinho-n në UEFA dhe FIFA. /tesheshi.com/ -

Rummenigge paralajmëron bavarezët: Interi nuk spikat vetëm në mbrojtje, ka dy sulmues të mëdhenj
Për shkak të shumë lëndimeve (Upamecano rrezikon ta ketë përfunduar sezonin, ndoshta Neuer nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përveç Davies), Bayern Munich është tronditur, por beson ende.
Gjigantët bavarezë duan finalen e Ligës së Kampionëve, që do të luhet në “Allianz Arena”, pra në shtëpi. Për ta bërë këtë, duhet së pari të kalojnë Interin e Inzaghit në dy ndeshje që do të zhvillohen në muajin prill (më 8 dhe 16). Vështirësitë do të jenë të shumta, për të cilat Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar dhe aktualisht anëtar i bordit drejtues të klubit, është i vetëdijshëm.
“Në Itali nuk luhet më me ‘catenaccio’, Interi është një shembull, – u shpreh 69-vjeçari për “Sport 1”. – Zikaltrit kanë gjithashtu një mbrojtje shumë të fortë. Ata kanë lojtarë të klasit të parë, sulmuesit tanë duhet të udhëheqin një ndeshje të nivelit të lartë për të krijuar mundësi. A do ta bëjë Bayerni lojën? Jo vetëm. Interi ka gjithashtu dy sulmues si Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram, të cilët janë gjithmonë në gjendje të krijojnë probleme për mbrojtjet kundërshtare”.
Më pas, Rummenigge u përball me pyetje për faktorët e fushës, pasi bavarezët do të detyrohen ta luajnë ndeshjen e kthimit në “San Siro”: “Pasi u hoq rregulli i golave të shënuar jashtë fushe, nuk mendoj se ky aspekt ka më shumë rëndësi. Me Bayer Leverkusen kemi bërë dy ndeshje të shkëlqyera, por sigurisht që do të duhet të përballemi me një dozë modestie”.
-

Sonte sfida me Anglinë, tre lojtarë të Shqipërisë përfundojnë në tribunë
Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do e ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Wembley”.
Hadroj, ish-lojtari i Partizanit, duhet të presë për debutimin në një ndeshje zyrtare. Brruti, që ishte afrimi i bujshëm nga Kosova U-21, po ashtu nuk do të ketë mundësinë e debutimit. Portieri 20-vjeçar, Simoni, mund të quhet i sakrifikuari tjetër, nga katër portierët e ftuar për ndeshjet e marsit.
Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit. Këto zgjedhje ishin të detyruara, pasi vetëm 23 mund të jenë të gatshëm në një ndeshje.
Gjithçka do të nisë në orën 20:45. Ky është dueli i parë për dy skuadrat në Grupin K dhe ka vlerë për kualfikueset e Botërorit 2026. -

Silvinjo i kënaqur me Kombëtaren: Bëmë ndeshje të mirë
Fitorja 3-0 me Andorrën në Arena Kombëtare ka lënë shije të mirë te vetë trajneri brazilian i kuqezinjëve i cili pas takimit ka vlerësuar lojën e të tijëve teksa për SuperSport ka thënë:
“Ishte strategji loje rreshtimi në Angli, këtu ishte ndeshje komplet ndryshe. Provuam të niseshim në kundërsulm ishte e vështirë. Por bëmë një ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje ndryshe me Anglinë, këtu ishte ndryshe, kishim nevojë për lojtarë në krahun e djathtë të hapnim fushën. Edhe Shehu është lojtar shumë i fortë, që hap lojën. Kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, jam krenar. Strategjikisht nuk është se nuk më pëlqyen me Anglinë por ishin ndeshje të ndryshme.
Ishte e nevojshme të fitonim që të hynim përsëri në grup, nuk është e thjeshtë të shkojmë në Botëror, kemi bërë Europian për herë të dytë, në Botëror është shumë më e vështirë. Këtu nuk mund të lësh pikë, është detyrim, nuk është e thjeshtë, bëmë mirë. Tani të shohim në qershor dhe do të garojmë me të gjithë.
Jam i lumtur me të gjithë, edhe me Brojën, vjen nga dëmtimi. Jemi shqetësuar për situatën në klub. Është një lojtar si shumë të tjerë që stërviten e luajnë çdo javë. Ai nuk ishte gati për 90 minuta, në Angli luajti 30, këtu bëri më shumë e bëri mirë, dëshira është që të kthehen dhe të vazhdojnë të luajnë në klub. Ai është një lojtar i fortë, që ka një vit e gjysmë a dy që nuk ka një seri aktivizimi. Ka bërë mirë me ne, shpresojmë që të vazhdojë në të ardhmen dhe të mos ketë dëmtime.
Mund të ndodhë përsëri që të luajë Broja në krah. Në aspektin strategjik Broja dhe Hoxha duhej të shfrytëzonin gjerësinë. Broja mund të luajë 9, por edhe 7, jo vetëm një kundër një, bën hyrje mes qendrave, është lojtar i shpejtë, me cilësi, Mund ta përdorim si sulmues të parë, si i dytë, apo edhe në këtë pozicion në varësi të kundërshtarit.
Më pëlqeu mesfusha, me më shumë cilësi teknike, me shumë ndarje loje, lehtësoi që topi të shkojë te Broja, Hoxha e Manaj. Shpërndahet mirë topi, kemi mesfushorë të tjerë të fortë, Ramadani ishte titullar. Tani kanë ardhur dy nga U21, Berisha e Pajaziti që më pëlqejnë, kemi mundësi.
Sa i përket Muçit e shumë të tjerëve, kjo është meritokraci, lojtari që është jashtë duhet të marrë vendin e atij në pankine dhe ai në pankinë, atij që luan. Në kombëtare luhet 10 ditë, vlen çdo nxemje, çdo ushtrim, çdo mbajtje topi ka rëndë. Se nuk ka kohë, ata janë pak ditë, duhet të shpejtojnë të gjithë. Ai që përshpejton, merr vendin. Por duhet të përshpejtojnë të gjithë. Varet nga lojtari. Uzuni ishte mirë në Angli, hyri mirë në lojë, shënoi. Ky është rrugëtimi natyral”
-

Kualifikuese Botërori/ Gjashtë ndeshje, sfida kryesore zhvillohet në Shkup
Pesë ndeshje në orën 20:45 dhe Moldavi-Estoni në orën 18:00, janë këto 6 përballjet e sotme kualifikuese të botërorit 2026 për zonën e Europës.
Në epiqendër, sfida Maqedoni e Veriut-Uells parashikuar ë zhvillohet në Shkup. Norvegjia e cila ka mësuar se në Grupin I është sistemuar edhe Italia sot në daljen e radhës jashtë shtëpie.
Programi për sot:
Grupi I
Moldavi- Estoni (18:00)
Izrael- Norvegji
Grupi J
Lietenshtejn-Kazakistan
Maqedoni e Veriut- Uells
Grupi L
Gjibraltar- Çeki
Mal i Zi – Ishujt Faroe/Sportiim.al/