Eris Bajra, kampion IBO Youth ashtu edhe WBO Youth Welterweight në kategorinë e të rinjve do të rikthehet në ring me 13 dhjetor.
Boksieri i talentuar shqiptar me 13 dhjetor do të ndeshet në Stamboll me Makaveli Mponji – boksierin nga Tanzania, shkruan GazetaBlic Sport.
Bajra në tetë ndeshje ka 7 fitore, 4 me K.O dhe një humbje, teksa Mponji ka 12 ballafaqime, 10 fitore dhe 2 humbje.
Ky duel zhvillohet në Stamboll në kuadër të WBO dhe IBO në peshat e lehta, për kampion bote.
Por, kush është Eris Bajra?
Bajra fillimisht ishte kiksbokser, teksa kaloi në boks në vitin 2020. Që atëherë lufton në mënyrë profesionale dhe vazhdon të grumbullojë fitore.
Tag: ndeshet
-

Duel i madh në Stamboll | Eris Bajra ndeshet me Mponji, boksieri shqiptar synon fitoren e rëndësishme
-

Vendimi befasues i UEFA-s, detyron Shqipërinë dhe Kosovën të luajnë një ndeshje tjetër në mars
Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në fazën e Play Off të Botërorit. Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në gjysmëfinale, ndërsa në finale me fituesin e Ukrainë-Suedi. Nga ana tjetër Kosova ka gjetur Sllovakinë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do të ndeshet me fituesin e Turqi-Rumani.
E pakuptueshmja qëndron në faktin se UEFA ka vendosur që të detyrojë Kombëtaret për miqësoren më të padëshiruar të mundshme. Kështu UEFA ka vendosur që Kombëtaret humbëse të përballen me njëra-tjetrën në një miqësore. Pra nëse Shqipëria humbet me Poloninë, të ndeshet me humbësin e Ukrainë-Suedi dhe nga ana tjetër që Kosova në rast humbje të ndeshet me humbësin e Turqi-Rumani. Një ide tërësisht e pakuptueshme duke ditur se moralisht ekipet do të jenë të rëna nga humbjet e tyre dhe nuk shërben si përgatitje për asgjë pasi nuk do të jenë në Botëror. /Sport Ekspres/?