Në kuadër të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më domethënëse të historisë së rezistencës shqiptare kundër komunizmit, sot u zhvilluan homazhe dhe një ceremoni përkujtimore në Postribë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili në fjalën e tij theksoi se kjo ditë është një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Shqipërisë.
Noka kujtoi me nderim burrat e guximshëm që, nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, vendosën të sfidojnë një diktaturë mizore në kulmin e saj, duke ngritur flamurin e lirisë dhe duke refuzuar çdo formë nënshtrimi.
Ai shprehu mirënjohje të pakufishme për trashëgimtarët e tyre dhe për banorët e Postribës që prej dekadash mbajnë gjallë idealet e demokracisë dhe të lirisë.
Duke e krahasuar kohën e sotme me periudha të errëta të së kaluarës, Noka paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të përballet me një diktaturë të re, që sipas tij është edhe më e egër se ajo e së kaluarës, duke bërë thirrje për qëndresë dhe unitet.
“I nderuar zoti nënkryetar i PD dhe drejtues politik i qarkut Shkodër, i nderuar zoti sekretar e i nderuar zonja deputete, të nderuar këshilltarë të opozitës në bashkinë Shkodër, përfaqësues të përndjekur politik, motra dhe vëllezër trashëgimtarë të denjë të këtyre luanëve që luftuan e sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur Shqipërinë nga një diktaturë e cila do të sillte vetëm zi, vdekje, robëri dhe varfëri për shqiptarët.
Ju drejtohem ju si pasardhës të tyre, në emër të kryetarit të PD Sali Berishës, për t’ju përcjellë një respekt dhe mirënjohje të pakufijshme të burrave që nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, trim që vendosën të ngrihen mbi gjithçka duke mos pranuar konfrontimin me diktaturën, duke u ngritur të ndërgjegjshëm për të sakrifikuar vetëm me një kusht: ata ishin njerëz të lirë dhe donin të jetonin si njerëz të lirë, pa pranuar të nënshtroheshin dhe nder e lavdi për këta burra.
Një mirënjohje edhe për ju zonja e zotërinj të Postribës, si pasardhës të denjë të tyre që keni treguar në 79 vite që nuk nënshtroheni apo hyni në marrëveshje me të keqen, pavarësisht ngjyrës e formës që ka pasur ajo, keni respektuar vlerat që këta burra ranë: lirinë dhe demokracinë. Mirënjohje për ju që keni mbështetur PD dhe forcën e saj përmes asaj që përfaqëson.
Sot po kujtojmë këta burra që luftuan dhe kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë, ju heronj se bashku me postribas të tjerë e keni ditur se nuk ishte e lehtë të përballeshin me një kuçedër që ishte në kulmin e saj. Ata e dinin se nuk ishte e lehtë të përballesh me një diktaturë, por ata vendosën dinjitetin e lirinë mbi gjithçka.
Ata refuzuan që të jetonin në robëri, ata luftuan për liri! Sot i kujtojmë ata dhe sot po në këtë datë kujtojmë jo vetëm këta që u ngritën në Postribë, por kujtojmë çdo antikomunist që ka refuzuar diktaturën, edhe pse sot për fat të keq jemi në një kohë që po jetojmë një diktaturë edhe më të egër se ajo bolshevike.
Diktatura e narkos është më e egër sepse diktatura komuniste nuk e bëri të njëjtën gjë, nuk shpopulloi Shqipërinë, të largojë ajkën dhe po tenton çdo ditë.
Narkosi po u thotë shqiptarëve se duhet të jenë anëtarë të karteleve, të jesh patronazhist pa identitet, pa normë e pa moral.
Është detyra e Partisë Demorkatike që kësaj shoqërie t’i prijë në këtë betejë, të mos ketë tërheqje dhe ne do ta fitojmë”, u shpreh Noka.
Tag: nderuar
-

79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës
-

Presidentit Bajram Begaj mesazh për Parlamentin e ri: Prioritet anëtarësimi, mazhoranca të jetë e përgjegjshme…
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00. Presidenti Begaj përcolli dje një mesazh për hapjen e legjislaturës së re të Kuvendit, që e cilësoi si faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë. “Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
Të nderuar deputetë, Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit. Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike. Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike. Të nderuar deputetë, Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces.
Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian. Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO. Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues. Të nderuar deputetë, Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie. Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta. Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër”, thuhet në mesazhin e presidentit Begaj.
-

Presidenti Begaj dekreton datën, ja kur do të mblidhet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI.Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet të premten, më 12 shtator, ora 10:00.Kujtojmë që më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e PS, ku pritet të prezantohen edhe ministrat e qeverisë së re Rama 4.
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar deputetë,
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë,do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, ështëhapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesii vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
Të nderuar deputetë,
Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimittë reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjessë qeverisjes, respektimittë normave kushtetuese, transparencës,diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit,si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvojae kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.
Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
Të nderuar deputetë,
Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces.Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhei rëndësishëmstrategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuajaduhettë përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.
Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Ndërsa jemi të angazhuar në këtëproces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO.
Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
Të nderuar deputetë,
Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie.
Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta.
Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër! -

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet më 12 shtator, ora 10:00. Kjo datë është dekretuar nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Më 12 shtator pritet të betohen 140 deputetët e legjislaturës së re. Kreu i shtetit ka patur edhe një mesazh për parlamentin e ri duke theksuar se përgjegjësia e kësaj legjislature është dhe vazhdimi i reformave, transparenca, kontrollin e qeverisë si dhe respektimi i Kushtetutës.
Presidenti thotë se prioritete i parlamentit të ri duhet të mbetetet puna për anëtarësimi i Shqipërisë në BE.Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj për Parlamentin e ri:
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
Të nderuar deputetë,
Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.
Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
Të nderuar deputetë,
Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces. Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.
Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO.
Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
Të nderuar deputetë,
Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie.
Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta.
Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër! -

MINUTA E FUNDIT – Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri…
Të nderuar bashkëqytetarë,Të nderuar deputetë,
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve.Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
Të nderuar deputetë,Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
Të nderuar deputetë,Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces. Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO.Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
Të nderuar deputetë,Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie.Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta.Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër!Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Begaj dekreton datën 12 shtator për mbledhjen e Kuvendit të ri: Shqipëria pranë anëtarësimit në BE, duhet një opozitë aktive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar datën 12 shtator, ora 10:00 për mbledhjen e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në mesazhin drejtuar deputetëve, kreu i Shtetit thekson se vendi është në një moment historik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu vë theksin edhe tek një opozitë aktive që duhet në Kuvend.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.‘‘Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.
Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike”,-thekson presidenti Begaj në mesazhin e tij.
Mesazhi i plotë
Të nderuar bashkëqytetarë, të nderuar deputetë.
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
Të nderuar deputetë, Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike. Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
Të nderuar deputetë, Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces. Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.
Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO. Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
Të nderuar deputetë, Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie. Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta. Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër! -

Zhgënjimi ndaj Vatikanit dhe letra që Skënderbeu ia dërgoi Papës: Turqit po vijnë, ne nuk gjunjëzohemi
Më poshtë – me pak përshtatje – është punimi i Dhimitri Pilikës, që daton nga janari 1967 dhe që si bosht ka një ndër letrat e Skënderbeut (ndër të paktat që ekzistojnë) , e gjetur mbas pesë shekujsh nga vdekja e tij. Letra është e 8 prillit 1456 dhe i drejtohet Papës në Romë.
Gjatë luftës kundër pushtimeve otomanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i jepte rëndësi të veçantë zbulimit, kështu që në pranverën e vitit 1456 informohet që një ekspeditë ushtarake ishte nisur drejt trojeve arbërore. Pas mobilizimit të të gjithë shqiptarëve dhe mbështetësve të tij, Skënderbeu – si një strateg vizonar – përpiqet të sigurojë mbështetjen e vendeve të tjera. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive
Por, ndihma e jashtme nuk mendohej pa aprovimin e Papës në Romë i cili ushtronte një pushtet të padiskutueshëm mbi mbretëritë dhe princërit e Evropës katolike. Për këtë arsye, Skënderbeu nis me urgjencë përfaqësuesin e tij, Pal Dushmanin, por me sa duket Vatikani jo vetëm që tregohet indiferent duke mos iu përgjigjur kërkesave të Skënderbeut dhe duke ju dhënë kohë pushtuesve ti afroheshin trojeve që synonin t’i pushtonin, por nxjerr dhe pengesa për Pal Engjëlln në kthimin e tij në Krujë.
Skënderbeu i zemëruar për këtë sjellje të Vatikanit shtrëngohet të kryejë një protestë jashtëzakonisht energjike duke i dërguar një letër njërit nga këshilltarëve më të ngushtë të Papës Alfonsi të V-të, Kardinalit Dominik Kapranikës. Ky qëndrim mjaft kritik ndaj Vatikanit në këtë letër mund të ketë qënë dhe shkaku i mos publikimit të saj deri më tani.
Teksti i letrës sjell pranë shqiptarëve disa tipare të forta të Skënderbeut, si dinjiteti, krenaria, burrëria, besa dhe vizioni i tij ndërkombëtar, ku shprehet jo vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare po edhe për të luftuar në ndihmë të vendeve të tjera. Teksti është si më poshtë: Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive
Shumë i nderuarat dhe zotëri më Krishtin. I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre.
Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë t’i shkaktojmë humbje. I lutem me këmbëngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotërinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve.
Papo në marrtë armiku rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por, në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë.
Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë.
Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarrjen e filluar e paçi nën kujdesin tuaj: sepse , përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca.
I dërgova shenjtërisë së tij zotërisë sonë përfaqësuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe.
Prurësi i kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli, këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbettë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë
Lezh më 8 të prillit 1456
Gjergj Kastrioti I quajtur ndryshe Skënderbe
Zot në Arbër, mbështet tek ju
-

Faktet nga akademiku i nderuar që miniera e Trepçës në Mitrovicën tonë ka akoma 500 miliard euro pasuri (Video)
Faktet nga Akademiku i nderuar qe miniera e Trepçës ne Mitrovicën tone ka akoma #500miliard euro pasuri.
Kjo eshte pasuria që Serbia hileqare synon akoma ta rrembej, dhe Kosova jone rrezikon ta humbas fale pushtetaret té 20 viteve!!
Eshte me shume se boll arsyeja qe shqiptaret e Kosovës separi, pastaj kushdo që ndihet shqiptar te mos shikoj rehatine e tij apo duke vrapuar pas pasurisë, por te ngrihet pasi Kosova po rrezikon tani ne kohe paqje me shume se sa në kohen e luftes!
Shperndaje te lutem.
-

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin dhe gjithë botën.
“Srebrenica mbetet një plagë e thellë në historinë europiane,” shkroi Kos në një deklaratë publike, duke shtuar se ndihej “e prekur dhe e nderuar” që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar viktimat dhe për të ndarë dhimbjen me familjarët e tyre.
“Të mbrojmë gjithmonë të drejtat që atyre iu mohuan, është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tyre”, theksoi zyrtarja e lartë e BE-së.
Masakra e Srebrenicës, e njohur gjerësisht si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhi në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë.Srebrenica remains a deep scar on European history.
Moved and honoured to have taken part in today’s commemoration to pay tribute to the victims and share the grief of their loved ones.
Let us uphold their memory by always defending the rights they were denied.#Srebrenica30 pic.twitter.com/ULAqFsbsTl
— Marta Kos (@MartaKosEU) July 11, 2025 -

Sadushi: Drejtësia nuk kërkon vetëm dije, por karakter, ndershmëri dhe integritet
Në një ceremoni të veçantë që shënoi diplomimin e brezit më të ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve, u mbajt Konferenca Kombëtare me temën “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prof. Dr. Sokol Sadushi, u drejtua me një mesazh të qartë për magjistratët e rinj, duke theksuar rëndësinë e integritetit, guximit dhe ndershmërisë në ushtrimin e detyrës. Më poshtë, fjala e plotë e tij.
KONFERENCË KOMBËTAREDimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë
Prof. Dr. Sokol Sadushi
Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
I nderuar Drejtor i Shkollës së Magjistraturës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë,
Të nderuar magjistratë të sapodiplomuar,
Zonja dhe zotërinj,
Organizimi i kësaj Konference Kombëtare përkon me një moment të veçantë për sistemin e drejtësisë shqiptare: diplomimin e brezit më të ri të magjistratëve, të përgatitur për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë në shërbim të ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë.
Tema e Konferencës – “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë” – nuk është një zgjedhje rastësore. Ajo përfaqëson sfidën më të madhe të sistemit tonë: formimin dhe mbështetjen e një trupe gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilëve nuk u mjafton vetëm dija, por u kërkohet edhe aftësia për t’u përballur me tundimin e konformizmit, me trysnitë e opinionit publik apo të interesave të ndryshme, dhe për të treguar në çdo hap të karrierës së tyre integritet, ndershmëri, profesionalizëm dhe guxim moral – jo me fjalë, por përmes veprimit të përditshëm.
Të nderuar të diplomuar!
Sot është një ditë solemniteti institucional, por edhe gëzimi njerëzor. Diplomimi juaj është jo vetëm një moment festimi, por edhe një çast reflektimi mbi përgjegjësinë që shoqëria shqiptare ju ka ngarkuar, juve që keni zgjedhur të jeni në shërbim të drejtësisë.
Keni ndjekur një rrugëtim të gjatë, intensiv dhe sfidues. Nuk jeni formuar thjesht si zbatues të ligjit, por si magjistratë që pritet të tregoni integritet, ndjeshmëri shoqërore dhe aftësi për të analizuar e vendosur drejt edhe në kushtet më të vështira. Ju përfaqësoni një brez që vjen në një moment vendimtar për reformimin dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. U përgatitët në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe pritshmërish të larta.
Si Kryetar i Këshillit Drejtues, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për stafin pedagogjik dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë që kanë udhëhequr me përkushtim dhe profesionalizëm këtë proces formimi. Reforma në drejtësi ka tronditur strukturat e vjetra dhe ka ndërtuar një bazë të re institucionale. Por qytetarët ende presin drejtësi. Ju do të jeni gjyqtarë dhe prokurorë të një epoke që kërkon standarde të reja, një ndjenjë më të lartë përgjegjësie dhe një vizion të qartë mbi rolin tuaj si shërbyes të së drejtës. Shoqëria shqiptare është ende në kërkim të një drejtësie të besueshme, dhe ju jeni brezi që duhet të vendosë themelet e një kulture të re gjyqësore. Ky është një privilegj i madh, por edhe një barrë e rëndë. Shpresojmë dhe besojmë se do ta përmbushni me dinjitet këtë mision.
Në rrugën që keni zgjedhur do të përballeni me presione nga shumë drejtime: nga opinioni publik, nga media, nga politika, nga institucionet ku do të punoni, nga kolegët, dhe shpesh edhe nga pritshmëritë që i keni vendosur vetes. Në këtë udhëtim profesional do të ketë momente kur një vendim i drejtë do të jetë i papëlqyer, kur ndjekja e një çështjeje do të kërkojë jo vetëm prova, por edhe guxim për të mos u ndalur në gjysmë të rrugës. Dhe pikërisht në ato çaste, nuk do t’ju shpëtojnë as kodi, as ligji e as struktura, por integriteti juaj – ai zë i brendshëm që ju thotë: “Vepro sipas ndërgjegjes, edhe nëse kjo do të të kushtojë”.
Prandaj, ju ftoj të mos harroni kurrë se funksioni i magjistratit është, mbi të gjitha, një mision. Sfida juaj më e madhe do të jetë të ruani profesionalizmin dhe ndershmërinë, edhe kur është më e lehtë të heshtësh, të pranosh kompromisin ose të shmangësh përgjegjësinë.
Të nderuar të diplomuar!
Me fillimin e detyrës, ju përfaqësoni idealin e shoqërisë shqiptare për drejtësinë. Nuk jeni më kandidatë për magjistratë, por mbajtës të pushtetit më delikat dhe më të ndjeshëm në një shtet të së drejtës: do të vendosni për lirinë, pronën, jetën dhe dinjitetin e njerëzve. Ky pushtet nuk ka vlerë nëse nuk ushtrohet me ndërgjegje, drejtësi dhe kurajo. Sot festoni arritjen tuaj. Nesër nis për ju misioni më fisnik dhe më i vështirë që një profesionist i drejtësisë mund të ketë: t’i shërbeni ligjit me ndërgjegje, qytetarëve me dinjitet dhe të vërtetës me guxim.
Më shumë se kurrë, drejtësia shqiptare ka nevojë për një brez të ri magjistratësh që të mos jenë vetëm të formuar profesionalisht, por edhe moralisht të palëkundur. Integriteti, përgjegjshmëria dhe guximi moral nuk janë cilësi që mësohen një herë e përgjithmonë – ato provohen përditë, në çdo vendim dhe në çdo sjellje tuajën. Sigurisht, nuk mund të ndryshoni gjithçka menjëherë, por çdo ditë do të keni mundësinë të bëni një zgjedhje: të mos heshtni kur duhet të flisni, të mos nënshkruani kur nuk bindeni, të mos veproni verbërisht kur shkelja është e dukshme. Ju inkurajoj të lexoni me vëmendje historinë gjyqësore, shqiptare dhe ndërkombëtare. Do të zbuloni se figurat më të mëdha nuk janë ata që kanë ndjekur rrjedhën, por ata që i kanë qëndruar përballë saj kur ajo ka devijuar nga drejtësia.
Puna juaj nuk do të jetë e lehtë. Do të përballeni me dilema, me zhgënjime, me vështirësi, dhe ndonjëherë me vetminë që sjell vendimi i drejtë. Por do të keni gjithmonë një aleat të fuqishëm: ndërgjegjen tuaj. Uroj të mos e tradhtoni kurrë. Dhe që në çdo moment të marrjes së vendimeve, të dëgjoni zërin që ju fton të bëni atë që është e drejtë, jo atë që është më e lehtë.
Ju uroj suksese në rrugën që nisni. Të keni gjithmonë forcën për të qëndruar të drejtë në kohë të vështira, për të mbrojtur të vërtetën dhe për të mbajtur lart besimin se drejtësia, sado e vështirë, është gjithmonë e mundur.
Mos harroni kurrë: qytetarët nuk presin prej jush të jeni të përsosur, por të jeni të drejtë, të ndershëm dhe të besueshëm. Uroj të jeni gjithmonë të përulët përpara përgjegjësisë dhe krenarë për misionin tuaj.
Suksese në këtë rrugë që kërkon jo vetëm dije, por karakter, ndeshmëri dhe integritet.
Ju falëminderit!