Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Tiranë, Elira Gogo si dhe ndërtuesit Sh.B., të dy të akuzuar për një sërë shkeljesh që lidhen me ndërtime të paligjshme dhe dëmtim të interesit publik.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet e nisura pas një sërë kallëzimesh, zbuluan se në rrugën e “Bogdanëve” në Tiranë është ndërtuar një sipërfaqe prej 2240 m² në kundërshtim me lejen ndërtimore dhe me ndryshim destinacioni.
Kjo sipërfaqe nuk ishte përfshirë në dokumentacionin ligjor dhe nuk ishte deklaruar për efekt taksash, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej gati 25 milionë lekësh nga mospagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Nga hetimi rezulton se Gogo, në kohën kur drejtonte ASHK-në e Tiranës, ka hartuar dhe firmosur dokumente zyrtare pa kryer matjet e nevojshme në terren. Ajo ka raportuar një sipërfaqe shtese prej vetëm 80.5 m², duke e ulur artificialisht vlerën e detyrimit tatimor.
Përmes këtij falsifikimi, ndërtuesi ka përfituar në mënyrë të padrejtë legalizimin e një ndërtese shumë më të madhe se ajo e deklaruar, duke shmangur taksat dhe dëmtuar interesin publik. Ai akuzohet se ka ndërtuar në shkelje të lejes ndërtimore me qëllim përfitimi, duke u përpjekur të legalizojë në mënyrë të paligjshme sipërfaqen e ndërtuar, në bashkëpunim me zyrtarë të institucioneve shtetërore.
Akuzat që rëndojnë ndaj ish-drejtoreshës së ASHK-së janë dy: “Falsifikim i dokumenteve zyrtare”, parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndërkohë, shtetasi Sh.B., ndërtuesi i objektit, është vënë nën akuzë për: “Ndërtim të paligjshëm”, sipas nenit 199/a/3 të Kodit Penal dhe “Mashtrim”, sipas nenit 143/3 të Kodit Penal.
Çështja tashmë i është kaluar gjykatës, ndërsa të dy të pandehurit pritet të përgjigjen për akuzat përkatëse në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në ditët në vijim.
Tag: ndërtuar
-

“Favorizoi ndërtimet pa leje”, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës
-

Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama
Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018. -

Çfarë ndodhi me 7 mrekullitë e botës së lashtë?
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë ishin një koleksion strukturash të admiruara nga shkrimtarët dhe udhëtarët grekë si arritje të bukurisë dhe inxhinierisë njerëzore. Autorë antikë si Diodori i Sicilisë dhe Antipatri i Sidonit hartuan lista të këtyre “pamjeve për t’u parë”, por lista që ne përdorim sot u përforcua gjatë Rilindjes, kur vetëm njëra nga mrekullitë ishte ende në këmbë.
1. Piramida e Madhe e Gizës (Egjipt)
Piramida e Madhe është e vetmja mrekulli e lashtë ende ekzistuese. E ndërtuar në shek. XXV p.e.s. gjatë dinastisë së IV-të, ajo ishte varri monumental i faraonit Khufu (Cheops). Më pas u ngritën edhe dy piramida nga i biri Khafre dhe nipi Menkaure. Fillimisht shkëlqenin me gurë gëlqerorë të bardhë dhe majë prej ari, por grabitjet dhe koha i zhveshën. Edhe pse të plaçkitura herët, ato mbeten simbol i fuqisë faraonike.
2. Mauzoleumi i Halikarnasit (Turqi e sotme)
Ndërtuar në shek. IV p.e.s. për mbretin Mausol dhe motrën-bashkëshorten Artemisia II, ishte 45 metra i lartë dhe i zbukuruar me mbi 400 skulptura. Përshkruhej nga autorë si Plini dhe Straboni si një kryevepër arti. Ende qëndronte në kohën romake, por u rrënua para vitit 1402, kur kalorësit kryqtarë përdorën gurët e tij për të ndërtuar kështjellën e Bodrumit.
3. Tempulli i Artemisit në Efes (Turqi e sotme)
I dedikuar perëndeshës Artemis, ishte ndërtuar tre herë. I pari u shkatërrua nga përmbytja në shek. VII p.e.s., i dyti u dogj nga Herostrati në 356 p.e.s., në natën e lindjes së Aleksandrit të Madh, dhe i treti u ngrit më vonë në shek. IV p.e.s. Ky tempull madhështor u shkatërrua nga sulmet gotike dhe më vonë u rrëzua nga të krishterët. Sot në vendin e tij qëndron vetëm një kolonë e rindërtuar nga copëzat e gjetura.
4. Statuja e Zeusit në Olimp (Greqi)
E krijuar nga Fidiasi në shek. V p.e.s., statuja ishte 14 metra e lartë, prej druri e veshur me fletë ari e fildishi. Ishte imazhi më i famshëm i Zeusit. U qëndroi shekujve, por me mbylljen e tempujve paganë në shek. IV, fati i saj u bë i paqartë. Me shumë gjasa u shkatërrua nga zjarri pas rënies së tempullit. Legjendat thonë se u transferua në Kostandinopojë, por nuk ka prova.
5. Gjiganti i Rodit (Greqi)
Një statujë prej bronzi 33 metra e lartë e perëndisë Helios, e ngritur në vitet 280 p.e.s. për të festuar fitoren ndaj Demetrit Poliorketi. Zgjati vetëm 54 vjet: një tërmet i vitit 226 p.e.s. e rrëzoi. Banorët e Rodit e panë si shenjë të zemërimit hyjnor dhe nuk e rindërtuan. Shtrirë përtokë, mbeti një spektakël për shekuj, por në fund fragmentet u shkrinë ose u plaçkitën.
6. Fari i Aleksandrisë (Egjipt)
I ndërtuar në ishullin Faros gjatë sundimit të Ptolemeut II, rreth 100 metra i lartë, ishte fari më i famshëm i lashtësisë. Shërbeu për shekuj si udhërrëfyes për portin e Aleksandrisë. U dëmtua rëndë nga tërmete në shek. X, XIV dhe XV, derisa u shkatërrua plotësisht. Në 1480, gurët e tij u përdorën për të ndërtuar Kalatën Qaitbay. Sot fragmente të tij qëndrojnë nën ujë.
7. Kopshtet e varura të Babilonisë
Mrekullia më misterioze, ndoshta as që ekzistoi. Thuhet se u ndërtuan nga Nabukodonosori II në shek. VII p.e.s., me tarraca të gjelbëruara dhe sisteme ujitjeje të sofistikuara. Por nuk ka burime të drejtpërdrejta që i përmendin, as tekste babilonase dhe as gjurmë arkeologjike në Babiloninë e sotme. Disa mendojnë se ishin në Nineveh, ndërtuar nga mbreti asirian Sennakerib. Në çdo rast, fati i tyre u tret bashkë me rënien e qytetit.
Fati i 7 Mrekullive
Koha i përul të gjitha gjërat. Është paradoksale që më e vjetra — Piramida e Gizës — është e vetmja që mbijeton. Ideja për të ruajtur monumente thjesht si trashëgimi historike është e re; për njerëzit e lashtë, ndërtesat humbnin funksionin dhe braktiseshin. Ashtu si kështjellat britanike të rrënuara, rrënojat e mbuluara me bimësi të Çiçen Icës, apo mbetjet e fundosaura të Farit të Aleksandrisë, edhe mrekullitë e lashta iu dorëzuan kohës dhe natyrës.
ObserverKult
Lexo edhe:
5 GJËRAT MË TË ÇUDITSHME QË JANË GJETUR BRENDA PIRAMIDAVE
-

“Mendja jote është plot ide mos i lër të ikin”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
DashiNdihesh më energjik se zakonisht, por kujdes me impulsivitetin në vendime të shpejta. Jep përparësi dëshirave të tua, por mos lër pas dore ata që ke përreth.
DemiNjë ditë e mirë për të ndërtuar diçka të qëndrueshme qoftë një projekt pune, apo një marrëdhënie. Besoji instinkteve dhe ruaj qetësinë në çështjet financiare.
BinjakëtKomunikimi është arma jote më e fortë sot. Përdore për të zgjidhur një mosmarrëveshje ose për të shprehur një ide që të ka mbetur pezull. Kujdes me shpërqendrimin.GaforrjaDita sjell reflektim emocional. Merr kohë për t’u kujdesur për veten dhe për marrëdhëniet e ngushta. Një lajm nga e kaluara mund të rikthehet në vëmendje.
LuaniKjo është një ditë për të ndriçuar. Vëmendja është e përqendruar tek ti, ndaj përdore këtë energji për të ndërtuar diçka krijuese ose për të marrë një vendim të rëndësishëm.
VirgjëreshaDetajet bëjnë diferencën sot. Shfrytëzoje këtë ditë për të përfunduar gjëra që i ke lënë pezull. Kujdes mos u përfshihesh tepër në kritikë ndaj vetes apo të tjerëve.
PeshorjaMund të përballesh me një dilemë që kërkon ekuilibër. Ji i/e hapur për bashkëpunim dhe kompromis, por mos harro të mbrosh atë që është e rëndësishme për ty.
AkrepiIntuita jote është e mprehtë sot. Mos e neglizho atë. Një zhvillim në jetën personale ose emocionale mund të të shtyjë drejt një rruge të re.
ShigjetariLiria dhe aventura të thërrasin, por ndoshta është koha për të përfunduar disa detyra para se të largohesh. Një bisedë e sinqertë me një mik mund të sjellë një perspektivë të re.
BricjapiFokusohu te objektivat. Është një ditë e mirë për të organizuar dhe planifikuar. Mos lejo që stresi të të largojë nga qëllimi. Kujdesu edhe për shëndetin mendor.
UjoriMendja jote është plot ide mos i lër të ikin pa i shënuar. Një takim i papritur mund të ndezë diçka të re, si në punë, ashtu edhe në jetën personale.
PeshqitNdjeshmëria jote është e lartë. Kujdes mos e marrësh çdo gjë personale. Arti, muzika apo meditimi mund të jenë mënyra të mira për të ruajtur balancën. -

“Tjetër show propagandistik i Ramës”/ ‘DIELLA’, reagon gazetarja: Mashtrim për të fshehur korrupsionin në Shqipëri
E ftuar në një intervistë televizive gazetarja Alba Kepi komentoi reagimet që ka nxitur në Itali dhe më gjerë krijimi i të ashtuquajturës ministre virtuale nga kryeministri Edi Rama.
Kepi theksoi se kjo lëvizje nuk është parë aspak si një hap serioz institucional, por si një tjetër manovër propagandistike për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të ushqyer egon personale të Ramës.
Sipas Kepit, kjo nuk është hera e parë që kryeministri përdor gratë apo risitë teknologjike si fasadë për të shmangur thelbin: mungesën e transparencës, përkeqësimin e institucioneve dhe rritjen e korrupsionit. Ajo ngriti pyetje të drejtpërdrejta mbi funksionimin, bazën teknologjike dhe kontrollin e kësaj strukture të re, që sipas saj nuk është tjetër veçse një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve shqiptarë.
Pjesë nga deklarata:
Prej ditës së djeshme, një lajm është përhapur gjerësisht në të gjitha mediat italiane.
Ky reagim i madh ishte i pritshëm, sepse edhe në vitin 2021, Edi Rama bëri një veprim të ngjashëm: emëroi në qeveri 12 gra ministre dhe më pas u kujdes që mediat italiane të raportonin se Shqipëria kishte “qeverinë me numrin më të madh të grave në botë”. Nuk ishte një përpjekje për barazi gjinore, por një fushatë PR-i për të kënaqur egon personale dhe për të ndërtuar imazhin e tij në sytë e ndërkombëtarëve.
Edhe këtë herë, strategjia është po aq e parashikueshme: krijimi i një “ministrie të Inteligjencës Artificiale” me një “ministre virtuale” nuk është tjetër veçse një tjetër përpjekje për të tërhequr vëmendje mediatike dhe për të krijuar zhurmë ndërkombëtare. Mediat italiane e trajtuan lajmin si një kuriozitet, ndërkohë që në realitet, kjo nuk është thjesht një risi teknologjike, por një përpjekje për të shmangur llogaridhënien dhe për të larguar vëmendjen nga problemet reale të vendit.
Në dukje, krijimi i kësaj ministreje nga AI mund të duket si një hap drejt modernitetit. Por, për këdo që e njeh më mirë ndikimin e Inteligjencës Artificiale në shoqëri, është e qartë që një lëvizje e tillë sjell rrezik për zhveshjen e institucioneve nga përgjegjësia dhe ndjeshmëria njerëzore.
Disa analistë kanë ngritur me të drejtë pyetjen: mbi çfarë modeli gjuhësor është ndërtuar kjo ministre virtuale? Cilat janë mekanizmat e kontrollit dhe transparencës për funksionimin e saj? Si do të menaxhohet një institucion i tillë dhe kush do të mbajë përgjegjësi për vendimet që do të marrë? Asnjë nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje.
Kjo është një tjetër propagandë që Edi Rama përdor për të shitur veten tek mediat ndërkombëtare si një lider inovativ, njësoj siç bëri në 2021. Por në realitet, është një manovër për të shmangur debatin e vërtetë që duhet të ndodhë në Shqipëri: mbi korrupsionin, keqqeverisjen dhe kapjen e institucioneve.
Kryeministri ka ndërtuar një shtet që zhvillohet vetëm në funksion të pastrimit të parave dhe interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Ministrat e tij nuk janë veçse vegla në duart e tij, ndërsa për skandalet e ardhshme, përgjegjësinë pritet ta marrë një “ministre” që nuk ekziston fizikisht.
Krijimi i kësaj ministreje virtuale është një sabotim institucional një përpjekje për të shmangur çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe për të ndërtuar një alibi të re, sipas të cilës “shteti po modernizohet”.
Nuk dimë kush do ta kontrollojë këtë ministre, kush e ka ndërtuar, mbi çfarë kriteresh funksionon dhe cilat janë kompetencat e saj reale. Pse Rama zgjodhi të krijojë një ministre me fytyrë femre? Pse nuk krijoi një “ministër” me fytyrën e tij, ose të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt?
Gjithçka që Rama ndërmerr është e pabesueshme, sepse çdo veprim i tij buron jo nga dëshira për të ndërtuar një shtet funksional, por nga ambicia për të mashtruar shqiptarët dhe për të manipuluar opinionin ndërkombëtar. -

Kepi: ‘DIELLA’, një tjetër show propagandistik i Ramës për të mashtruar ndërkombëtarët dhe për të fshehur korrupsionin në Shqipëri
E ftuar në intervistën e mesditës në Syri TV, gazetarja Alba Kepi komentoi reagimet që ka nxitur në Itali dhe më gjerë krijimi i të ashtuquajturës ministre virtuale nga kryeministri Edi Rama.
Kepi theksoi se kjo lëvizje nuk është parë aspak si një hap serioz institucional, por si një tjetër manovër propagandistike për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të ushqyer egon personale të Ramës.
Sipas Kepit, kjo nuk është hera e parë që kryeministri përdor gratë apo risitë teknologjike si fasadë për të shmangur thelbin: mungesën e transparencës, përkeqësimin e institucioneve dhe rritjen e korrupsionit. Ajo ngriti pyetje të drejtpërdrejta mbi funksionimin, bazën teknologjike dhe kontrollin e kësaj strukture të re, që sipas saj nuk është tjetër veçse një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve shqiptarë.
Në përputhje me linjën kritike të Syri TV, gazetarja vuri theksin te mungesa e llogaridhënies dhe përdorimi i PR-it personal si zëvendësim për qeverisjen e vërtetë. Për më tepër, ajo paralajmëroi se “ministrja virtuale” mund të shërbejë nesër si alibi për dështimet dhe skandalet që qeveria përpiqet të mbulojë sot.
Pjesë nga deklarata:
Prej ditës së djeshme, një lajm është përhapur gjerësisht në të gjitha mediat italiane.
Ky reagim i madh ishte i pritshëm, sepse edhe në vitin 2021, Edi Rama bëri një veprim të ngjashëm: emëroi në qeveri 12 gra ministre dhe më pas u kujdes që mediat italiane të raportonin se Shqipëria kishte “qeverinë me numrin më të madh të grave në botë”. Nuk ishte një përpjekje për barazi gjinore, por një fushatë PR-i për të kënaqur egon personale dhe për të ndërtuar imazhin e tij në sytë e ndërkombëtarëve.
Edhe këtë herë, strategjia është po aq e parashikueshme: krijimi i një “ministrie të Inteligjencës Artificiale” me një “ministre virtuale” nuk është tjetër veçse një tjetër përpjekje për të tërhequr vëmendje mediatike dhe për të krijuar zhurmë ndërkombëtare. Mediat italiane e trajtuan lajmin si një kuriozitet, ndërkohë që në realitet, kjo nuk është thjesht një risi teknologjike, por një përpjekje për të shmangur llogaridhënien dhe për të larguar vëmendjen nga problemet reale të vendit.
Në dukje, krijimi i kësaj ministreje nga AI mund të duket si një hap drejt modernitetit. Por, për këdo që e njeh më mirë ndikimin e Inteligjencës Artificiale në shoqëri, është e qartë që një lëvizje e tillë sjell rrezik për zhveshjen e institucioneve nga përgjegjësia dhe ndjeshmëria njerëzore.
Disa analistë kanë ngritur me të drejtë pyetjen: mbi çfarë modeli gjuhësor është ndërtuar kjo ministre virtuale? Cilat janë mekanizmat e kontrollit dhe transparencës për funksionimin e saj? Si do të menaxhohet një institucion i tillë dhe kush do të mbajë përgjegjësi për vendimet që do të marrë? Asnjë nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje.
Kjo është një tjetër propagandë që Edi Rama përdor për të shitur veten tek mediat ndërkombëtare si një lider inovativ, njësoj siç bëri në 2021. Por në realitet, është një manovër për të shmangur debatin e vërtetë që duhet të ndodhë në Shqipëri: mbi korrupsionin, keqqeverisjen dhe kapjen e institucioneve.
Kryeministri ka ndërtuar një shtet që zhvillohet vetëm në funksion të pastrimit të parave dhe interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Ministrat e tij nuk janë veçse vegla në duart e tij, ndërsa për skandalet e ardhshme, përgjegjësinë pritet ta marrë një “ministre” që nuk ekziston fizikisht.
Krijimi i kësaj ministreje virtuale është një sabotim institucional një përpjekje për të shmangur çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe për të ndërtuar një alibi të re, sipas të cilës “shteti po modernizohet”.
Nuk dimë kush do ta kontrollojë këtë ministre, kush e ka ndërtuar, mbi çfarë kriteresh funksionon dhe cilat janë kompetencat e saj reale. Pse Rama zgjodhi të krijojë një ministre me fytyrë femre? Pse nuk krijoi një “ministër” me fytyrën e tij, ose të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt?
Gjithçka që Rama ndërmerr është e pabesueshme, sepse çdo veprim i tij buron jo nga dëshira për të ndërtuar një shtet funksional, por nga ambicia për të mashtruar shqiptarët dhe për të manipuluar opinionin ndërkombëtar.
-

Bunker privat Anti-Atomik në zemër të Torinos, luks dhe siguri nën tokë
Një bunker anti-atomik po ndërtohet në zemër të Torinos.
I pari i këtij lloji i ndërtuar nga privati në qytet, ndërtesa është vetëm pak hapa larg nga Piazza San Carlo, në cepin mes Via Vittorio Alfieri dhe Via Arsenale.
E gjithë ndërtesa prej 5.000 metrash katrorë, është e mbështjellë nga skela dhe plot me punëtorë që po punojnë intensivisht. Objekti është marrë në dorëzim nga kompania Vertico që nga muaji mars, për t’u transformuar në apartamente luksoze. Ish-insegna e “Banco di Napoli” qëndron ende e dukshme në fasadën e jashtme. Brenda, stili liberty (art nouveau) është i padiskutueshëm.
Por zbritja në katin nëntokësor zbulon një realitet tjetër, një derë e blinduar prej çeliku. Dikur, aty ndodhej ish-thesari i bankës – një vend i sigurt ku ruheshin bizhuteritë dhe veprat e artit të klientëve të pasur të Banco di Napoli. Pas derës së blinduar prej betoni të armuar, ndodhet ende një tabelë me mbishkrimin “Arrin Euroja” dhe një rresht i gjatë me kasa sigurie të numëruara një e nga një. Errësirë. Tufa çelësash të varura në mur. Copëza betoni dhe suva të rrëzuara në dysheme.
“Kërkesa erdhi nga dy blerës të huaj”, tregojnë Andrea Delmastro dhe Edoardo Follo, themeluesit e grupit Vertico. “Bunkeri ka kapacitet për të strehuar deri në 18 persona, me një autonomi maksimale prej 30 ditësh, në kushte të plota sigurie ndaj rrezatimit. Brenda, hapësirat do të përfshijnë kuzhina të pajisura, një dhomë ndenjeje, dhoma gjumi dopio, lidhje interneti dhe televizion.”
Kjo është një risi absolute për kryeqytetin piemontes, i cili numëron tashmë qindra strehime antiajrore – shpesh në vende krejt të papritura, nën Palazzo Civico (ndërtuar mes viteve 1940-1942), në Piazza Risorgimento, madje edhe shumë afër harkut Olimpik.Top Channel
-

E vërteta e Shaqirit: Interi im ishte ndërtuar keq, atje më çuan të kurohesha te një… shaman
10 Shtator 2025
10:36
Alfred Lleshi
Xherdan Shaqiri, sot lojtar i FC Basel, ka rrëfyer për “Gazzetta dello Sport” eksperiencën e tij të vështirë tek Interi: “Unë mbërrita te një nga skuadrat zikaltër më të dobëta të 15 viteve të fundit. Ishim Inter i ndërtuar keq, pa ekuilibër dhe pa kampionë. Mua më ishte premtuar se do të luaja shumë, por prisja një kontekst tjetër. Grupi ishte i mirë, edhe pse atmosfera shpesh jo pozitive. Kur humb shumë ndeshje është e vështirë”.
Shaqiri kujtoi marrëdhënien e tij me Roberto Mancinin: “Do t’i thoja që mund të më aktivizonte më shumë (qesh), por kam shumë respekt për të si trajner”.
Ai tregoi edhe një episod, kur pësoi dëmtim në Itali: “Më çuan te një shaman (shërues tradicional, mistik, jo mjek me diplomë). Më thanë se kishte kuruar edhe Ronaldon, ‘Fenomenin’. Edhe Mancini ma sugjeroi. Udhëtova një orë e gjysmë, por ishte përvojë katastrofike, nuk më vlejti për asgjë”. -

“Angela Merkel”, standard i ri arsimor në Kamëz. Shkolla, ndihmë e qeverisë gjermane
Shkolla “Angela Merkel” në Kamëz hapi dyert për të pritur 1300 nxënës të cilët nisën rrugën e tyre drejt dijes me kushte dhe standarde europiane.
Shkolla, e ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë gjermane, ofron kushte bashkëkohore për mësimdhënie, përfshirë klasa moderne, bibliotekë, palestër, ambiente të gjelbra si dhe një strukturë arkitekturore të hapur që nxit bashkëpunimin dhe kreativitetin mes nxënësve.Investimi prej 14.5 milionë eurosh është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 dhe është financuar nga qeveria federale gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim. Në kuadër të këtij programi janë ndërtuar tre shkolla të reja në vend.
Shkolla “Angela Merkel” përfaqëson gjithashtu një model të ndërtimit të qëndrueshëm. Ajo është pajisur me panele diellore dhe përmban një planifikim të avancuar që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë, duke dhënë një shembull konkret për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Shqipëri.
“Gjermania, me ndihmën e bashkëpunimit të saj për zhvillim dhe të Bankës Gjermane për Zhvillim, ka qenë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë të rindërtimit. Kjo shkollë ju përket juve, një investim në të ardhmen tuaj, në arsimimin tuaj, ëndrrat tuaja dhe aftësinë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë në zemër të Evropës.”
Përfaqësuesi gjerman ritheksoi angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në proceset e saj të reformave, zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
