Tag: ndërtuar

  • Në gjurmët e skenave më magjike: teatrot që duhen parë të paktën një herë në jetë

    Në gjurmët e skenave më magjike: teatrot që duhen parë të paktën një herë në jetë

    Një nga teatrot më të vjetër në botë ka mbyllur dyert për tre vjet restaurim, por shfaqjet nuk ndalen. Ndërsa Odeoni i Herod Attikut në Athinë, ndërtuar në vitin 161 pas Krishtit, rinovohet, më poshtë janë disa teatro të tjera po aq të veçanta që ia vlen të vizitohen.Në Kyoto të Japonisë ndodhet Teatri Minamiza, i cili qëndron në të njëjtin vend që nga viti 1610, çka e bën teatrin më të vjetër të vendit.Ndërtesa aktuale daton nga 1929 dhe konsiderohet si shtëpia e parë e kabuki-t, formës tradicionale japoneze që bashkon pantomimën dhe muzikën.Çatia në stilin Momoyama dhe hyrja e kuqe e ndezur janë elemente të spikatura, ndërsa kati i tretë, megjithëse më i lirë, ofron pamjen më të mirë.Në Brazil, Teatri Amazonas në Manaus është një perlë e ngritur në zemër të xhunglës në vitin 1896.Materialet u sollën nga e gjithë bota: muret prej çeliku nga Glasgou, mermeri nga Italia dhe 36 mijë pllaka franceze që formojnë flamurin brazilian mbi kupolë.Dyshemeja është ndërtuar nga 12 mijë copa druri amazonik pa përdorim ngjitësi, dhe perdja me pamje të lumit Negro është një vepër arti më vete.Në Palacio Bellas Artes të qytetit të Meksikës, vonesat e shkaktuara nga Revolucioni Meksikan nuk e penguan këtë ndërtesë madhështore të hapet më 1934.Fasada art nouveau përzihet me një brendësi art déco të zbukuruar me maska maja dhe murale të Diego Rivera-s.Pika më mbresëlënëse është perdja e saj prej një milion copash xhami Tiffany, që paraqesin vullkanet Popocatépetl dhe Iztaccíhuatl.Në Municipal House të Pragës, e ndërtuar në vitin 1905, ndodhet salla e famshme Smetana Hall.Kjo ndërtesë është vepër e disa artistëve çekë të njohur, me mozaikë, kupola prej xhami dhe reliefe të frymëzuara nga legjendat e Vyšehrad-it. Aty zhvillohen rregullisht koncerte me muzikë klasike.Në brigjet shkëmbore të Kornuollit në Britani ndodhet Teatri Minack, i ngjashëm me Odeonin e Athinës, por shumë më i ri, i krijuar në vitet 1920 nga Rowena Cade në kopshtin e saj buzë detit.Teatri i hapur në natyrë ofron pamje mahnitëse të delfinëve dhe organizon shfaqje si Hamleti dhe Qeni i Baskerville-ve.Në SHBA, Citizens Opera House në Boston u ndërtua më 1928 nga arkitekti i famshëm Thomas W. Lamb.Brendësia e tij shkëlqen nga mermeri Carrara, ari dhe mëndafshi, ndërsa pas restaurimit 54-milionësh në vitet 1990, teatri është kthyer në një mrekulli arkitekturore që ofron edhe ture historike pas skene.Në Kinë, Teatri i Madh i Harbinit duket si një strukturë futuriste e formuar nga era dhe uji.Brendësia e bardhë pasqyron dimrat me borë të qytetit, ndërsa shkallët skulpturore që ngjiten drejt kopshtit të çatisë janë frymëzuar nga pesë malet e shenjta të Kinës.Salla kryesore, e mbuluar me dru frashëri Mançurian, është krijuar për një ndjesi intime dhe natyrore.Në Orlando të Floridës ndodhet Steinmetz Hall, një nga teatrot me akustikën më të përkryer në botë.I ndërtuar mbi 400 jastëkë gome, ai arrin një nivel zhurme N1, pika më e ulët që mund të perceptojë njeriu. Dekori i bakrit dhe drurit nuk është thjesht estetik: çdo element është projektuar për të përsosur tingullin.Në Vjenë, Burgtheater është simbol i artit austriak që nga viti 1888.Fasada neorenesanciste fsheh një brendësi të pasur me skulptura të Apolonit, Bakut, Shekspirit dhe Goethes, si dhe piktura nga Gustav Klimt, përfshirë vetëportretin e tij të vetëm të mbijetuar.Teatri ishte ndër të parët në botë me ndriçim elektrik dhe sistem ajrimi inovativ që përthith ajrin nga kopshti me trëndafila dhe e shpërndan përmes ndenjëseve në sallë. / NatGeo, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Festa e Top Media, Lori Hoxha: Viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm, ku e tashmja dhe e ardhmja takohen

    Festa e Top Media, Lori Hoxha: Viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm, ku e tashmja dhe e ardhmja takohen

    Showbiz E Premte, 17 Tetor 2025 20:49
    Top Media u mblodh në festën e përvitshme, në ditën përkujtimore të themeluesit Dritan Hoxha. Në fjalën e mirëseardhjes, drejtuesja e kompanisë Lori Hoxha foli për vizionin e saj për grupin mediatik. 16 tetori është kthyer në një simbol të vazhdimësisë, të rritjes dhe të ndikimit që Top Media ka ndërtuar ndër vite, duke mbetur një pikë referimi për informacionin, debatin dhe argëtimin në vend.
    ”Këtë festë e nisi im atë, themeluesi që sot do të festonte 57-vjetorin e tij. Ai nuk ndërtoi vetëm një kompani, ndërtoi një besim. Një besim se edhe në një vend të vogël me pak burime por me shumë zemër mund të krijonim diçka që prek çdo shtëpi, çdo familje dhe ne e bëmë. Kjo nuk është thjesht një mbrëmje, është një moment falënderimi për sa larg kemi ardhur, për sa shumë kemi ndërtuar dhe për forcën që na mban bashkë.

    Në momentet më të vështira e ndjej pranë, jo si kujtim por si forcë, fryma e tij është e pranishme në çdo vendim që marr, në çdo rrezik që guxoj dhe në çdo fitore që ndjej. Më udhëheq ende, ai është forca që nuk më le të ndalem. Është zëri që nuk më lejon të dorëzohem dhe për sa kohë kjo frymë është gjallë brenda meje, kjo histori nuk do të ndalet kurrë”,-u shpreh Lori Hoxha. Nga ana tjetër, Lori Hoxha shprehu mirënjohjen për skuadrën e Top Medias që punon me pasion dhe profesionalizëm, duke vazhduar me hapa përparimtarë në përgjigje të sfidave të kohës.

    “Sonte dua të flas për diçka që të gjithë e ndjejmë: mënyrën se si ka ndryshuar televizioni. Jetojmë në një botë ku vëmendja është copëtuar, ekranet janë shumëfishuar por kuptimi është rralluar. Kur të tjerët thonë se televizioni ka mbaruar ne ju tregojmë se është gjallë. Kur të tjerët kërkojnë klikime ne kërkojmë lidhje. Kur të tjerët kujtojnë se magjia është zhdukur, ne ju kujtojmë se si bëhet!”

    S sigurt është që nuk mund të ketë një Top Channel të fortë pa Digitalb, i cili do të zhvillohet më tej më një frymë inovatore. Lori Hoxha ndau objektivin e sezonit të ri të Top Medias, ku e kaluara do të takohet me të ardhmen. ”Kur je ndërtuar mbi vlera të vërteta, asnjë stuhi nuk të shemb, vetëm të provon. Digitalb ka parë konkurrencë, dyshime por asnjëherë rënie sepse në fund është shtëpia e çdo shqiptari, pjesë e kujtesës sonë kolektive, e identitetit tonë kombëtar. Tani është koha të rifitojë peshën që meriton, jo me fjalë por me veprim; jo me nostalgji por për të ardhmen. Këtë vit çdo energji dhe vendim strategjik ka shkuar drejt forcimit të pronësisë, qartësisë dhe drejtimit të Digitalb sepse kjo nuk është thjesht një kompani për ne, është baza që mban gjallë grupin. Ky është viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm, ku e tashmja edhe e ardhmja takohen”.

  • Rama, rishpërthim dashurie ndaj Turqisë

    “Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përmes një videomesazhi drejtuar Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona.
    “Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh”.
    Duke iu rikthyer një momenti kyç në marrëdhëniet dypalëshe, kryeministri kujtoi vendosjen e një objektivi të përbashkët me presidentin turk Recep Tajip Erdogan, një dekadë më parë, dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
    “Sot, jo vetëm që kemi arritur këtë synim, por e kemi tejkaluar,” tha Rama, duke vënë në dukje se nga një volum tregtar prej 250 milionë eurosh, sot është kaluar mbi një miliard euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit.
    “Nga 300 sipërmarrje me kapital turk”, vijoi kryeministri, “sot në Shqipëri numërohen mbi një mijë, ndërsa nga disa qindra punonjës në kompani turke, sot janë mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në to”.
    “Por më shumë se numrat, ajo që ka vlerë është fryma. Është dëshira, besimi dhe sensi i përkatësisë në një miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje të fortë mes nesh. Një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultate”, nënvizoi Rama.
    Në vijim, Kryeministri e cilësoi Shqipërinë si portën më të afërt të Turqisë drejt Bashkimit Europian dhe një partner të qëndrueshëm në fushat e sigurisë, energjisë, turizmit dhe teknologjisë.
    Ai theksoi se qeveria shqiptare është më shumë sesa një qeveri mike, është një partnere strategjike e një aleance të fortë me Turqinë, e gatshme të mikpresë, të dëgjojë dhe të garantojë çdo investim që kthehet në një histori suksesi.
    “Ne hodhëm një hap të madh para dhjetë vitesh, dhe sot shohim sesa shumë kemi ecur përpara. Kemi ndërtuar një urë, e kemi hedhur këmbën në të ardhmen dhe objektivi ynë tani është që të dyfishojmë sërish shkëmbimet tona tregtare, duke ndërtuar një ‘autostradë suksesi’ midis Bosforit dhe Adriatikut”, theksoi kryeministri.
    Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë thjesht marrëdhënie ekonomike, por një lidhje vëllazërie, besimi dhe bashkudhëtimi drejt së ardhmes.
    “Ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Ura që lidh Ankaranë me Shqipërinë zyrtare është më solide se kurrë. Është një urë që përshpejton lidhjen tonë me Perëndimin përmes Korridorit 8 dhe portit të ri të Durrësit, por edhe një urë që lidh historinë me të ardhmen, kujtimet e përbashkëta me ambicien për të nesërmen”, u shpreh Rama. /atsh/
     
     
     

  • “Kurrë nuk ka pasur Kuvendi kryetar kaq të paaftë”/ Bardhi: Skenari i përjashtimit të opozitës ishte ndërtuar para se Niko Klouni ta shpallte

    “Kurrë nuk ka pasur Kuvendi kryetar kaq të paaftë”/ Bardhi: Skenari i përjashtimit të opozitës ishte ndërtuar para se Niko Klouni ta shpallte

    “Ne reaguam dhe do të reagojmë gjithmonë, sa herë të shkelen të drejtat e deputetëve. Kurrë nuk ka pasur Kuvendi i Shqipërisë kryetar kaq të paaftë. Është i verbër ndaj urdhrave politikë, por jo të Edi Ramës.
    Ai po zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Ishte ndërtuar shumë më përpara se Niko Klouni të dilte në seancë. Duan ta shndërrojnë kuvendin në memec.
    Skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar shumë kohë më para se Niko Klouni të dilte ta shpallte në seancë. Skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”.
    Vijon…
     

    Top Channel

  • IMT bllokon pallatin e ri në Astir/ Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje

    IMT bllokon pallatin e ri në Astir/ Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje

    Një godinë shumëkatëshe në zonën e Astirit, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës. 

    Aksioni, i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në njësinë administrative nr. 14, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet. 

    Objekti i ndërtuar thuajse në përfundim, sipas autoriteteve vendore, rezulton në shkelje të rëndë të ligjit dhe pa asnjë leje ndërtimi. 

    Objekti i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj ishte në shkelje flagrante të rregullave. 

    Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, që drejtoi aksionin, tha se “paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe ndërhyrjet nuk do të ndalen”. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, në të kundërt, do të hyjnë në listën e zezë të Bashkisë. 

  • Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e ri në Astir

    Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e ri në Astir

    Një godinë shumëkatëshe në zonën e Astirit, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.

    Aksioni, i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në njësinë administrative nr. 14, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.
    Objekti i ndërtuar thuajse në përfundim, sipas autoriteteve vendore, rezulton në shkelje të rëndë të ligjit dhe pa asnjë leje ndërtimi.
    Objekti i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj ishte në shkelje flagrante të rregullave.
    Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, që drejtoi aksionin, tha se “paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe ndërhyrjet nuk do të ndalen”. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, në të kundërt, do të hyjnë në listën e zezë të Bashkisë.

    Top Channel

  • Romeo Kara zbulon si iu jep pushtet dhe i shuan Edi Rama figurat përreth tij, ja kur do plasë sherri i madh në PS…

    Romeo Kara zbulon si iu jep pushtet dhe i shuan Edi Rama figurat përreth tij, ja kur do plasë sherri i madh në PS…

    Elmas Bogdani
    Juristi dhe analisti, Romeo Kara ka bërë një analizë të thelluar mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionon sot Partia Socialiste nën drejtimin absolut të Edi Ramës, duke theksuar mungesën e çdo figure të dytë me peshë reale politike. Sipas tij, PS-ja është shndërruar në një strukturë vertikale, ku “Rama është njëshi, dhe poshtë janë vetëm vende bosh”, ndërsa të gjithë të tjerët marrin forcë vetëm nga vullneti dhe përkrahja e tij personale. Kara vëren se as figura me përvojë si Ogerta Manastirliu apo Pandeli Majko nuk guxojnë të krijojnë një mendim të pavarur apo një qëndrim kritik, sepse partia është ndërtuar në mënyrë që të mos ketë individualitete të forta.
    Ai shton se kjo gjendje është mbajtur nën kontroll për aq kohë sa PS-ja është në pushtet, por paralajmëron se kur të përfundojnë në opozitë do të shpërthejnë sherret, njësoj siç ka ndodhur në kampin e Berishës. Në analizën e tij, Kara prek edhe temën e emigrimit masiv dhe shkatërrimit të lidhjes me atdheun, duke e lidhur këtë fenomen me mungesën e konceptit të familjes dhe pronës si bazë e identitetit kombëtar. Në fund, ai thekson se edhe në zgjedhjet e nëntorit, përballja e vërtetë politike nuk është me Ogerta Manastirliun si kandidate formale, por me vetë Edi Ramën, i cili kontrollon çdo gjë në mënyrë absolute.
    Ja çfarë thotë Romeo Kara
    “Tani, po të marr parasysh kongreset dhe kuvendet e PS-së, unë nuk mbaj mend prej shumë vitesh – sepse ne shohim debat publik, gjë tjetër në kabinet qeveritar nuk kemi parë – një figurë të dytë që të flasë dhe të krijojë një mendim dhe të ketë një korrelacion si individ. Kështu është strukturuar PS-ja sot: Rama është “njëshi”, dhe të gjitha vendet janë bosh, dhe në fund është gjithë partia. Ata janë të qetë në këtë gjendje sepse janë në qeverisje. Kur të shkojë në opozitë, do fillojë dhe aty pastaj të ketë zëra, siç ka te Berisha e të tjerë. Kjo tregon që Rama delegon përkohësisht pushtet, siç i delegoi Ahmetajt dhe Veliajt, dhe e merr kurdo.
    Pra, të gjithë numrat poshtë janë të barabartë, duke marrë forcën vetëm nga përkrahja që jep Rama. Askush nuk e ka forcën e tij atje në PS, madje as Manastirliu pas 10 vitesh ministre dhe funksionare e lartë. PS-ja është ndërtuar vetë ashtu. Tani, Majko, ish-kryeministër, rri dhe dëgjon tetë orë atje, nuk lodhet dhe nuk thotë asnjë fjalë, madje as për lavdërim. Së dyti, ne shqiptarët aq keq na kanë ecur punët sa kemi marrë rrugët e vendit, na e kanë hequr atdheun, vëlla. Po nuk u ndërtua koncepti i familjes (koncept që kanë konservatorët) me atdheun – nëse nuk kam këtu nënë e babë, pronën time, jetën time, nuk më lidh gjë.
    Tani shqiptarët që jetojnë jashtë vijnë në Shqipëri dhe kthehen atje sepse u duket si në shtëpi atje, pasi kanë dhe familjen. Zbyth shqiptarët jashtë dhe jemi të lumtur ne? Kjo nuk ecën më kështu. Për këtë mendoj që në këto zgjedhje kemi Ramën. Nuk është Rama direkt kryetar bashkie, është Ogerta. Pra, personi që duhej të zgjidhej nga Partia Demokratike (PD) duhet të ishte dikush që do sfidonte Ramën direkt”, shprehet Romeo Kara.

  • “Do ju hedh të gjithëve në erë”, si e paralajmëroi Gjon Shkambi  krimin në media  (VIDEO)

    “Do ju hedh të gjithëve në erë”, si e paralajmëroi Gjon Shkambi krimin në media (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër.
    Bëhet fjalë për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 ishin strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku ishte ndërtuar godina e fitoi më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.
    Të dyja palët, fiks më 6 tetor të vitit të kaluar, janë përplasur edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diell”, ku një fragment është bërë virale në rrjet që tregon se si Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të sotëm, kërcënon publikisht palën tjetër.
    Ai thotë se do i hedhë të gjithë në erë, duke e minosur godinën në të katërt qoshet e saj.
    “E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet, se është prona jeme, e kam me dokumente të rregullta, e kam me certifikatë. Të gjithëve në erë do t’iu hedh. Po ju paralajmëroj, të gjithëve në herë kam me ju hedh.” – shprehej Gjon Shkambi.

  • IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

    IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

    Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë, kanë ndërhyrë në segmentin e Rrugës së Arbrit nga tuneli i Murrizit deri në afërsi të Qafë-Buallit, për prishjen e disa barakave të ngritura pranë rrugës.
    Këto struktura ishin ndërtuar nga banorët në pronat e tyre, për të shitur produkte bujqësore dhe për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
    Banorët shprehen të revoltuar për aksionin e IKMT-së, duke theksuar se ndodhen rreth 20 metra larg rrugës dhe se, sipas tyre, nuk po shkelin ligjin.
    “Kemi kërkuar në bashkinë e Klosit të na pajisin me dokumentacion, por nuk kanë pranuar. U gëzuam kur u ndërtua rruga, menduam se do sillte zhvillim, por me këtë që po na bëjnë, më mirë të mos ishte ndërtuar fare. Jemi zhytur në borxhe për të ndërtuar këto baraka, dhe tani na vendosin edhe gjoba. Mua më kanë gjobitur me një milion e gjysmë lekë.
    Jemi të detyruar të largohemi, se s’kemi më nga të jetojmë”, shprehet Fitim Hoxha, banor i Xibrit.
    Banorët shtojnë se ndërtimet janë kryer në territorin e Bashkisë Klos dhe se përpara zgjedhjeve lokale janë lejuar të ndërtojnë me premtimin se strukturat nuk do të prekesin.
    Ata kërkojnë nga autoritetet një zgjidhje për të mos humbur të vetmen burim jetese që kanë.

  • “Morëm borxhe për t’i ndërtuar”/ IKMT dhe Policia prishin barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, reagojnë banorët

    “Morëm borxhe për t’i ndërtuar”/ IKMT dhe Policia prishin barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, reagojnë banorët

    Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ndërhyrë në segmentin e Rrugës së Arbrit nga tuneli i Murrizit deri në afërsi të Qafë-Buallit, për prishjen e disa barakave të ngritura pranë rrugës. Këto struktura ishin ndërtuar nga banorët në pronat e tyre, për të shitur produkte bujqësore dhe për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
    Banorët shprehen të revoltuar për aksionin e IKMT-së, duke theksuar se ndodhen rreth 20 metra larg rrugës dhe se, sipas tyre, nuk po shkelin ligjin.
    “Kemi kërkuar në bashkinë e Klosit të na pajisin me dokumentacion, por nuk kanë pranuar. U gëzuam kur u ndërtua rruga, menduam se do sillte zhvillim, por me këtë që po na bëjnë, më mirë të mos ishte ndërtuar fare. Jemi zhytur në borxhe për të ndërtuar këto baraka, dhe tani na vendosin edhe gjoba. Mua më kanë gjobitur me një milion e gjysmë lekë. Jemi të detyruar të largohemi, se s’kemi më nga të jetojmë”, shprehet Fitim Hoxha, banor i Xibrit.
    Banorët shtojnë se ndërtimet janë kryer në territorin e Bashkisë Klos dhe se përpara zgjedhjeve lokale janë lejuar të ndërtojnë me premtimin se strukturat nuk do të prekesin. Ata kërkojnë nga autoritetet një zgjidhje për të mos humbur të vetmen burim jetese që kanë.