Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje, duke finalizuar me arrestime dhe me hetime në gjendje të lirë.
Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi qytetarin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj.
“Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë: arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në pamje duken edhe objektet në fjalë, që janë në fazë ndërtimi.
Tetë ndërtesat janë brenda një perimetri të rrethuar, që tashmë do të shemben nga autoritetet kompetente.
Goditja e këtij fenomeni është në vazhdën e aksionit në të gjithë vendin për të vendosur rregull në territor dhe për të liruar hapësirat publike.
Ndërkohë, po në Tropojë, në një tjetër rast, kësaj radhe në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Sylbicës, u konstatuan objekte të ndërtuara. Në lidhje me këtë rast, janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy persona; A.Zh. dhe B.C.
Gjithashtu, për një tjetër ndërtim pa leje në Bjeshkët e Sylbicës, është shpallur në kërkim një person me iniciale M.N.
Tag: ndërtonte
-

Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari
-

Dy motrat simpatike që ndërruan jetë nga aksidenti
Aksidenti fatal që mori jetën e dy motrave në Delvinë, ka zgjuar shoqerinë shqiptare për njerëzit që janë timon, ku dikush i jep i pirë, një tjetër i droguar, ca të tjerë si të “fortë” apo me shumë që nuk dinë ti japin makinës, sepse patentën e kanë marrë me mik.
Ka nevojë për edukim, por edhe për masa me të rrepta policore.Një nga viktimat, 20-vjeçarja Rozina, ishte studente e Mjekësisë dhe kishte nisur të ndërtonte ëndrrën e saj për t’u bërë mjeke, ndërsa motra e saj Elvisa, 22 vjeçe, sapo kishte nisur të punonte dhe të ndërtonte jetën e saj në Delvinë.
-

MEDIAT/ Po ndërtonte impiant gazi në tokë publike, kush është biznesmeni i njohur i shpallur në kërkim
Biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi po ndërtonte pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, shkruan shqiptarja.com.
Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, Sarandës dhe IKMT Tiranë me Inspektoriatin e Mjedisit.
Hdetimet nisën menjëherë pas informacioneve se po ndërtohej në tokën shtet dhe pa leje investimi i ri, një një impiant gazi (TEC). Policia njoftoi sot se janë arrestuar në flagrancë 2 inxhinierët e kompanisë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi.
Por biznesmeni Meqemeja nuk është një emër del te dosja e Arben Ahmetajt. Ai dyshohet se përmes blerjeve fiktive i dha 140 mijë euro.
Firma ‘Delvina Gas’ është degë e një kompanie të huaj, e krijuar në Ishujt Virxhin (Virgin).
/Shqiptarja.com