Tag: ndërtojmë

  • “Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar”, mesazhi i dhëndrit të Trump: Resorti në Sazan, do ndërtojmë diçka spektakolare

    “Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar”, mesazhi i dhëndrit të Trump: Resorti në Sazan, do ndërtojmë diçka spektakolare

    Jared Kushner, dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.

    Kushner, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, e quajti kryeministrin Edi Rama, një politikan të zotë.
    Ai thekson se kjo qeveri ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.
    Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.

     

    Top Channel

  • Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Kushner: Edi Rama, politikan i zoti, do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

    Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Kushner: Edi Rama, politikan i zoti, do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

    Po mbahet në Tiranë, më 17 maj, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’, ku i pranishëm është edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
    “Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,- tha Kushner.
    “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.

  • Olti Çaçi: Jemi në hall, s’kemi ku ndërtojmë tualete publike – VIDEO

    Olti Çaçi: Jemi në hall, s’kemi ku ndërtojmë tualete publike – VIDEO

    Olti Çaçi: Jemi në hall, s’kemi ku ndërtojmë tualete publike 
     
    VIDEO 
     

     
    Oltion Çaçi: Tualetet publike po rregullohen, çdo qytetari dhe pushuesi në këtë qytet do t’i jepet mundësia për të kryer nevojat personale
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

    Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

    Robert Prevost është zgjedhur Papa i ri.  Ai do të njihet si Leo XIV.
    Papa Leo XIV ka dalë në ballkonin e Shën Pjetrit, ku ka dhënë edhe mesazhin e tij të parë.Lexo edhe :Related Posts
     “Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.

    Zoti na do shumë, Zoti na do të gjithëve. Jemi të gjithë në duart e Zotit. Pa frikë dhe të bashkuar, dorë për dore me Zotin mes nesh do të shkojmë përpara. Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë. Faleminderit Papa Françesko. Dua të falënderoj edhe të gjithë vëllezërit kardinalë që më zgjodhën që të jem pasardhës dhe të eci bashkë me ju, duke kërkuar paqe. Të punojmë bashkë dhe pa frikë për të qenë misionar”, tha ai.
    /vizionplus.tv

  • Balluku me banorët e Cakranit: Me PS dhe me Ramën, ndërtojmë një Shqipëri që duam

    Balluku me banorët e Cakranit: Me PS dhe me Ramën, ndërtojmë një Shqipëri që duam

    Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku këtë të premte vijoi takimin me banorët e Cakranit. ”Me Ceno Klosi dhe banorët e Cakranit. Faleminderit për pritjen, mbështetjen dhe besimin se vetëm me Partinë Socialiste dhe Edi Rama do të mund të ndërtojmë një Shqipëri që të gjithë duam, anëtare të familjes së Bashkimit Europian”,-shkruan Balluku.

  • Berisha: PD do të përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës!

    Berisha: PD do të përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës!

    Berisha: PD do të përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës!

    Kryetari i PD, Sali Berisha është befasuar por edhe surprizuar nga një tregtar në tregun artizanal të Krujës, teksa i ka kërkuar liderit demokrat të mundësojë bashkimin e shqiptarëve në një komb të vetëm.

    Me një finesë dhe diplomaci që vetëm një udhëheqës mund ta ketë, nuk ka munguar as përgjigja e liderit historik të së djathtës shqiptare, i cili u shpreh se PD do të përfshijë në qeverinë e saj të ardhshme, elementë të shquar të diasporës.

    “Ky është një punim që e ka bërë zonja ime me dorën e vet. Kjo është shqiponja, simbol që bashkon të gjithë trojet shqiptare dhe do Zoti të vijë ajo ditë që me mençuri, me urtësi, të ndërtojmë një sistem demokratik. Unë e kam ëndërr sepse Shqipëria të them të drejtën, nuk ka pasur ndonjëherë shtet tamam për të qenë. Zoti ia ka dhënë të gjitha. Do Zoti do merremi vesh të gjithë që të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë…

    Tani ne do bëjmë gjithçka së pari të heqim këtë të keqe që na ka zënë sepse para të gjithash kjo po i përzë shqiptarët nga Shqipëria. Në kuptimin që nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit. Jo rritje të madhe, por rritje. Kurse nga viti 2014, deri në vitin 2023, sipas EUROSTAT, vetëm nga kjo periudhë, në hapësirën e BE kanë emigruar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Pra, ka 6 vite që në Shqipëri lindin më pak se sa vdesin.

    Doktor ne jemi dëshmitarë të kësaj gjëje, por unë ëndërroj të ndërtojmë një të ardhme në urtësi, të mbajmë njerëzit e mençur, se nuk po dimë t’u tregojmë fëmijëve se çfarë ka Shipëria që e ka bekuar Zoti në të gjitha gjërat…

    Në fakt, ke të drejtë se largimi i njerëzve tregon se nuk ka shpresë, tregon se nuk mund të jetojnë. Tregon se kushtet bazë për të jetuar në Krujë, për të jetuar në Shqipëri, dikush i dëmton, dikush i rrënon. Dhe kjo ndryshohet me votë. Vota duhet të bëjë ndryshimin dhe u garantoj që 4 vitet që vijnë, ne kemi një program transformues për Shqipërinë.

    Shpresojmë Doktor, por unë jam skeptik për mënyrën se si mund ta ndërtojmë Shqipërinë… të bashkojmë shqiptarët…

    Mirë, por ne do e ndërtojmë. Një hap drejt bashkimit të shqiptarëve u bë pasi votimi i diasporës është një moment historik. PD do përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës. Do bëjë gjithçka që kombi të paraqitet i bashkuar”, tha Berisha.

  • “Do të rrisim buxhetin për Komitetin Olimpik”, Rama: Do të ndërtojmë tre stadiume të reja

    “Do të rrisim buxhetin për Komitetin Olimpik”, Rama: Do të ndërtojmë tre stadiume të reja

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, zhvilloi pasditene sotme një takim me sportistë dhe drejtues federatash, ku prezantoi vizionin për sportin “Shqipëria 2030”.
    Ai tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.
    “Kemi çuar tre projekte të reja, për të ndërtuar stadiumin e Vlorës, të Korçës dhe Durrësit. Ka mbaruar edhe projekti për “Selman Stërmasin”, që gjithashtu do të zhvillohet me partneritet privat.

    Po ashtu, edhe projekti i Pallatit të Sportit në Tiranë. Nuk mund të rrimë në vend numëro, me një pistë të vetme atletike të ndërtuar në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Atletika është kyç.
    Shpresoj të gjejmë zgjidhje. Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur çështjen e kampionëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave dhe i vlerëson kampionët. I kthejmë në asete.
    Tani buxheti për KOKSH është i pamjaftueshëm. Vitin e arshshme do kemi rritje, mendoj që ka ardhur koha që të ulemi për ligjin e sponsorizimeve. Sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara.
    Shumë shpejt do të kemi shkollën e akademinë e Manchester City-t në Durrës, një destiancion rajonal. Po ndërtojmë akademinë e tenistit të Rafael Nadal dhe të NBA, po në Durrës. Durrësi do të jetë kompleks akademish sportive.
    Kemi hedhur themelet që kanë munguar pasi u hodhën në erë njëherë e një kohë. Falënderoj të gjithë kryetarët e federatave sportive, janë aty për pasion. Ne do të rrisim mbështetjen për KOKSH, që do të ndikojë për të gjitha federatat”,  tha Rama.