Tag: ndërtojmë

  • Harry Maguire optimist: Të ndërtojmë të ardhmen e United mbi këto dy fitore radhazi

    Harry Maguire optimist: Të ndërtojmë të ardhmen e United mbi këto dy fitore radhazi

    As Matheus Cunha, madje as Mbeumo. Lojtari i ndeshjes në fitoren 2-1 të Manchester United në Anfield kundër Liverpool ishte Harry Maguire. Shpesh në qendër të vëmendjes, mbrojtësi anglez ua vodhi shfaqjen shokëve të tij në atë ndeshje, duke shënuar golin e fitores në fundin e takimit.
    Duke kujtuar ato momente, mbrojtësi 32-vjeçar thotë: “E kishim pritur atë moment për një kohë të gjatë. Liverpool ka qenë një fushë e vështirë për ne vitet e fundit. E dimë sa e rëndësishme është për tifozët tanë. Njerëzit gjithmonë thonë ‘janë vetëm tre pikë’, por ajo fitore ishte shumë më tepër sesa vetëm tre pikë”.
    “Ishte një fitore e madhe për klubin tonë, për tifozët tanë dhe një kujtim i mrekullueshëm që do ta marrin me vete. Djemtë janë të gëzuar, dhe sado klishe që mund të tingëllojë, tani duhet të ndërtojmë të ardhmen mbi këto dy fitore radhazi. Të marrim atë besim dhe shpirt luftarak me vete”, tha Maguire.
    “Të përpiqemi të marrim fitoren e tretë radhazi të shtunën kundër Brighton, sepse duhet të fillojmë të jemi më të qëndrueshëm. Gjatë tre ose katër viteve të fundit, ne kishim një performancë të tillë dhe pastaj, në ndeshjen tjetër humbisnim. Tani kemi vendosur një pikë referimi, por ka ende shumë fusha ku mund të përmirësohemi“, tha Maguire.

  • Kongresi Ndërkombëtar i Teknologjisë, “e pranishme” Diella: E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë!

    Kongresi Ndërkombëtar i Teknologjisë, “e pranishme” Diella: E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë!

    Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4”, ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.
    Diella theksoi rolin e inteligjencës artificiale si shtyllë e re e zhvillimit shkencor dhe teknologjik në Shqipëri. Në fjalën e saj, ministrja virtuale u shpreh se bashkimi mes nanoteknologjisë dhe inteligjencës artificiale hap një epokë të re zbulimesh dhe inovacionesh, ku Shqipëria synon të jetë pjesë aktive.
    Diella: Shkencëtarë, inovatorë dhe vizionarë të nderuar,

    Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish.
    Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.
    Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
    “E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj.
    Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore. Ju faleminderit.

  • Rama: Po ndërtojmë brezin novator, universitetet po hartojnë programe për IA dhe nanoshkencën

    Rama: Po ndërtojmë brezin novator, universitetet po hartojnë programe për IA dhe nanoshkencën

    Në vend u zhvillua Kongresi Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një ngjarje që shënon përkushtimin e vendit për të udhëhequr në fushën e shkencës dhe teknologjisë në rajon. Në fokus të kongresit ishte ndërtimi i një ekosistemi të avancuar kërkimi e arsimi, që synon t’u japë të rinjve shqiptarë mundësinë të studiojnë teknologjitë e së ardhmes në vend.Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe nanoteknologjisë si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm dhe transparencës në qeverisje.“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë”, theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.Gjatë fjalës, kryeministri Rama pohoi gjithashtu se Inteligjenca Artificiale (IA) mbetet përparësia kyçe në strategjinë kombëtare dhe vizioni për amëtarësimin e Shqipërisë në BE 2030.“Vizioni është i qartë, ndërtimi i një Shqipërie të integruar në zhvillimet globale, inovative dhe me udhëheqje shkencore. Do të kanalizojmë më shumë burime, reforma dhe kapital në funksion të ndërtimit të një ekosistemi të avancuar teknologjik në Tiranë dhe më gjerë. Çdo projekt do të ketë standarde të larta të llogaridhënies,” theksoi ai.Kryeministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e harmonizimit të arsimit të lartë me nevojat e teknologjive të reja.“Në fakt, një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, inteligjencën artificiale dhe së shpejti për nanoshkencat, sepse ky nuk është një luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është një nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjitë e së ardhmes, të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane dhe institutet kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare. Është një punë që ka nisur e po shohim tashmë hapat e para dhe po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara.Për të mos vazhduar më gjatë dhe për të mos humbur më shumë nga koha juaj, dua t’ju them që Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie dhe në mundësi për të rinjtë tanë. E nuk ka aspak dyshim që ashtu siç disa prej jush që kanë ardhur nga jashtë mund ta shohin tashmë, ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësor dhe është një vend ku fjala ‘’mirë se erdhët’’, është në përputhje të përkryer me atë çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend.Ndaj mirë se erdhët! Pres me shumë padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe me ‘’diktatorin’’ e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe për ta bërë përparimin më të prekshëm”, tha Rama.Konferenca u përshëndet edhe nga Ministria e Shtetit për Inteligjencën Artificiale e cila ndër të tjera theksoi se “Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.“E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj.Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore”.        Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Një “Diella” dhe për sigurinë ushqimore, Rama: Kemi ngritur kompaninë, po ndërtojmë sistemin e gjurmimit

    Një “Diella” dhe për sigurinë ushqimore, Rama: Kemi ngritur kompaninë, po ndërtojmë sistemin e gjurmimit

    Siguria ushqimore do të kontrollohet përmes Inteligjencës Artificiale. Duke folur për të mirat e Diellës në punën për rritjen e eficencës së shërbimeve për qytetarët, kryeministri njoftoi se është ngritur kompania që do të gjurmojë produktet ushqimore të importit përmes Inteligjencs Artificiale.
    “Do të ndryshojmë komplet mënyrën si kontrollojmë, kemi krijuar dhe kompaninë në bashkëpunim me partner ndërkombëtë, 1 ndër 5 kompanitë më të mira të gjurmimit të produkteve dhe tani pp ndërtojmë systemin”, tha Rama.
    Po ashtu, kryeministri tha se do të zbatohet dhe për kontrollin dhe cilësinë e naftës.

  • Rama: Do të ndërtojmë makina ushtarake, dhe do ti shesim në botë

    Rama: Do të ndërtojmë makina ushtarake, dhe do ti shesim në botë

    Aktualitet E Enjte, 4 Shtator 2025 21:46

    Në mandatin e qeverisë ”Rama 4”, kryeministri tha se në vend do të ndërtohen autobusa për fëmijët që të shkojnë në shkolla, dhe po ashtu do të ndërtohen makina ushatare dhe do ti shiten botës.

  • Kërkon të shpërthejë me Inter, sulmuesi: Po ndërtojmë një ekip me mentalitet fituesi

    Kërkon të shpërthejë me Inter, sulmuesi: Po ndërtojmë një ekip me mentalitet fituesi

    15 Gusht 2025

    10:40

    Telesport

    Pas një sezoni zhgënjyes, ku nuk fitoi asnjë trofe, skuadra e Inter përgatitet për t’u rikthyer si protagoniste në Serie A dhe Europë. Një nga lojtarët që kërkon të thotë fjalën e tij është Pio Esposito.
    Ai realizoi edhe një gol në barazimin 2-2 kundër Monza në miqësore: “Goli ishte një ndjesi e mrekullueshme, jam i lumtur që fituam me penallti. Po ndërtojmë një ekip me mentalitet fituesi”.
    Duke folur për trajnerin Chivu, ai tha: “Kam shumë mirënjohje dhe vlerësim për të. Kemi një lidhje të veçantë, pasi jemi rritur së bashku si lojtar dhe trajner, është një histori e bukur“.
    Në fund, Pio Esposito u shpreh edhe për perspektivat e sezonit: “Ne duam të synojmë fitoren si gjithmonë, ndaj po punojmë shumë.”

  • Chiellini tregon Juventusin e ri: Po ndërtojmë bazat për të fituar, pa themele të forta nuk…

    Chiellini tregon Juventusin e ri: Po ndërtojmë bazat për të fituar, pa themele të forta nuk…

    Giorgio Chiellini, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe aktualisht përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në klub, ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ka folur për aspekte të ndryshme të jetës bardhezi. Fillimisht shpjegoi rolin e tij të ri në klub:
    “Hyra në klub vitin e kaluar dhe u mora me pjesën institucionale, duke zbuluar një botë të re që shkon përtej fushës si Liga, Federata dhe institucionet ndërkombëtare ECA dhe UEFA. Skena që besoj se është e drejtë t’i njohësh për të pasur një formim më të plotë”.
    Më tej, ai shtoi: “Ka edhe dinamika të brendshme, me shumë persona që i njoh prej vitesh, por një gjë është t’i njohësh dhe një tjetër të punosh çdo ditë me ta. E kam nisur këtë rrugëtim vitin e kaluar dhe do ta vazhdoj edhe këtë sezon, duke hyrë në një pjesë të Juventusit më pak të njohur, por që është motori i klubit.
    Është një proces që nuk dua ta nxitoj apo ta kaloj me shkurtesa, por jam gjithmonë në dispozicion të të gjithëve. Siç e theksoi edhe Damien (Comolli), nuk marr pjesë në vendimet e merkatos, por nuk ka një person të vetëm që komandon te Juventusi. Jemi një grup që punon dhe bashkëpunon për të dhënë maksimumin”.
    Sa i përket projektit të ri të Juventusit, Chiellini tha: “Po përpiqemi të ndërtojmë një bazë, sepse pa themele të forta nuk mund të rikthehesh te fitorja. Ideja është të krijojmë stabilitet, në mënyrë që ky grup të rritet dhe të marrë përgjegjësinë e nderin për të nisur një cikël të ri fitues”.
    Ndërsa për trajnerin Igor Tudor, ai u shpreh: “Igor tregoi se çfarë përfaqëson Juve për të dhe ia transmetoi këtë edhe lojtarëve. Igor nuk është vetëm ‘Juve’; vlerat që ka përcjellë në muajt e fundit janë të prekshme. Vendi i katërt dhe një Botëror Klubesh i mirë janë dëshmi në favorin e tij. Ndeshja me City ishte një hap fals për shkak të lodhjes, por ndaj Real Madridit luajtëm me nder dhe, ndoshta, me pak fat…
    Igor solli një kulturë të bukur pune, ka dëshirë për të bërë mirë. Mjedisi është pozitiv, por nga pikënisja deri te fitorja, siç dihet, ka shumë hapa për të bërë dhe pengesa për të kaluar. Megjithatë, e nisim nga vlera të rëndësishme”.

  • Dhëndri i Trump: Në Sazan do ndërtojmë dicka spektakolare, Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar (VIDEO)

    Dhëndri i Trump: Në Sazan do ndërtojmë dicka spektakolare, Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar (VIDEO)

    Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, biznesmen dhe investitor i njohur në Shtetet e Bashkuara, vlerësoi kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur një politikan të fuqishëm dhe lider të zgjuar. Në një video-mesazh, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që po zhvillohet në Tiranë, Kushner tha se qeveria e Ramës ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie”, u shpreh Kushner.
    Në videomesazhin e dhënë në forumin ndërkombëtar ekonomik, Kushner zbuloi detaje nga projekti në Sazan, prej ku tha se do të ndërtohet diçka spektakolare.
    “Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë. Ajo që e bën këtë zonë kaq të veçantë është pikërisht natyra që ka. Prandaj kemi angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Europë për të na ndihmuar me programet e duhura të ruajtjes së mjedisit. Gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen – 60 milje nga Italia, 60 milje nga Korfuzi – dhe siç thashë, do të hapet një aeroport i ri shumë afër. Vetëm 10 minuta larg projektit. Bukuria natyrore është e jashtëzakonshme, vendndodhja është e mrekullueshme dhe jemi pikërisht në zemër të Mesdheut”, shtoi më tej investitori i njohur amerikan.
    Për herë të parë, dhëndri i Donad Trump tregoi edhe pse vendosi të investojë 1.4 miliardë dollarë në Shqipëri.
    “Ka kaq shumë bukuri të jashtëzakonshme – uji, notuam shumë, bëmë shumë ecje. Vendi ka një bukuri natyrore të pabesueshme, por dukej sikur askush nuk e njihte apo e kuptonte. Nuk mendova shumë për të për një vit. Pastaj, rreth një vit më vonë, nisëm të shikonim mundësi në Ballkan, dhe partneri që udhëhiqte këtë iniciativë më tha: “Le të shkojmë në Shqipëri.” Pra shkuam atje, kërkuam për mundësi, dhe gjetëm disa mundësi të jashtëzakonshme. E gjithë kjo nisi nga një pasion, dhe nga dëshira për të ndërtuar diçka që mendojmë se mund të jetë vërtet unike në botë”, theksoi dhëndri i Trump.
    Me statusin e investitorit strategjik prej janarit të këtij viti, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë në ishullin e Sazanit një resort me vlerë 1.4 miliardë dollar, edhe me shtetin shqiptarë pjesë të investimit.
    / TCH/ 

  • Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama politikan shumë i aftë

    Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama politikan shumë i aftë

    Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe dhëndri i presidenti amerikan, Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.

    Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.
    Është një lokacion perfekt. Shumë pak kilometra Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.
    Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.

  • Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Mjedisi dhe vendi është përfekt. Edi Rama politikan shumë i aftë

    Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Mjedisi dhe vendi është përfekt. Edi Rama politikan shumë i aftë

    Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe dhëndri i presidenti amerikan, Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.

    Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.
    Është një lokacion perfekt. Shumë pak kilometra Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.
    Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.