Tag: ndërtohet

  • Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

    Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

    Çështja e pronësisë së tokave në Shkodër po shqetëson edhe komunitetet fetare.

    Këtë të hënë, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse u bënë bashkë dhe dolën në një konferencë të përbashkët duke akuzuar se në pronën e tyre të grabitur po ndërtohet një kullë 35-katëshe në qendër të qytetit.
    Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, thotë se do të përdoret çdo lloj forme reagimi kundrejt grabitjes së pronës.
    Një vit më parë u prezantua projekti i kullës 35-katëshe, e para e këtij lloji dhe e kësaj madhësie në Shkodër. Që në fillim ndërtimi i saj u kundërshtua nga qytetarët shkodranë, të cilët protestuan kundër betonizimit, si edhe nga dy komunitetet fetare në Shkodër  ai mysliman dhe ai ortodoks  të cilët pretendojnë se trualli ku po ndërtohet i përket atyre.

    Top Channel

  • “Brenda 6 muajsh të ndërtohet pallati i drejtësisë”/ Kërkesa e zv.kryetarit Gerd Hoxha: Të mbyllen gjykatat që s’kanë as kushtet minimale

    “Brenda 6 muajsh të ndërtohet pallati i drejtësisë”/ Kërkesa e zv.kryetarit Gerd Hoxha: Të mbyllen gjykatat që s’kanë as kushtet minimale

    Zv.kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë së Tiranës, Gerd Hoxha, ka vendosur afate për Kuvendin, duke kërkuar që brenda 6 muajve qeveria të caktojë vendin ku duhet të ndërtohet pallati i drejtësisë.

    Në deklaratë për media, Hoxha tha se pas caktimit se ku do duhet të ndërtohet pallati i drejtësisë, qeveria duhet ta bëjë funksionale këtë godinë duke mbyllur gjykatat që nuk kanë as kushtet minimale.
     “Kemi kërkuar ndërtimin e godinave të reja, të marrë fund vendosja e gjykatave nëpër fjetore police apo vende ku trajnohen qentë, duhet të bëhen ndërtime të reja, të marrë fund ping-pong me përgjegjësinë me policinë. Duhet të ndërhyjmë në legjislacion”, tha Gerd Hoxha, zv.kryetar i Gjykatës së shkallës se parë.

    Top Channel

  • Qeveria ”Rama 4”, do të ndërtohen 700 kilometra rrugë! Rijetëzim i hekurudhave, hapen aeroporti i Vlorës dhe Gjirokastrës

    Qeveria ”Rama 4”, do të ndërtohen 700 kilometra rrugë! Rijetëzim i hekurudhave, hapen aeroporti i Vlorës dhe Gjirokastrës

    Kuvendi do të mblidhet nesër ( 18 shtator) në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ”Rama 4”. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa Rama do të prezantojë programin qeverisës. Infrastruktura mbetet një nga pikat kyçe dhe në mandatin e katërt synohet një transformim i mëtejshëm i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vend.
    Shefi i qeverisë premton të ndërtojë edhe 700 kilometra të tjera rrugë, duke përfunduar disa prej projekteve më strategjike për vendin.  Rama më herët ka thënë se e gjithë infrastruktura që është ndërtuar dhe do të vijojë të ndërtohet është një infrastrukturë e standardeve evropiane.

    Në Asamblenë e PS-së, Belinda Balluku u rikonfirmua si zv.kryeministre dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Rama theksoi se kontributi i Ballukut deri më sot ka folur më mirë se çdo fjalë. ”Zëvendëskryeministrja do të drejtojë të njëjtën ministri, Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila nuk do të ndryshojë si ministri, sepse ka fituar një qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet”, tha Rama.

    Projektet infrastrukturore

    Përfundojnë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot– Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.
    Ndërtohet segmenti ndërlidhës i Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt.
    Përfundon Rruga e Bregut (Dhërmi–Sarandë), së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit.
    Realizohet Unaza e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq).
    Përmbyllet Rruga e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë).
    Ndërtohen akset Berat–Skrapar–Gramsh,
    Realizohet Rrugën e Liqeneve (Rrëshen–Burrel).
    Përmbyllet Rrugën e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz).
    Një tjetër prioritet i qeverisë është infrastruktura hekurudhore, me disa projekte të rëndësishme si më poshtë.
    Projektet hekurudhore
    Operacionalizojmë linjën Tiranë–Durrës–Rinas me flotë të re EMU.
    Ndërtohet segmentin Tiranë Qendër–PTT dhe linjën Sukth–Porto Romano.
    Garantohet ndërlidhjen rajonale me projektet Vorë–Hani i Hotit, Durrës– Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, me investime mbi 800 milionë euro.
    Ndërtohet linjën Vlorë–Via dhe vendoset në operim një flotë moderne me standarde europiane.
    Një element i ri në infrastrukturën rrugore do të jetë Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut.
    Po ashtu, parashikohet një rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër. Në programin që Shqiptarja.com disponon, parashikohet ngritja e një shoqërie shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.
    Pritet të vihet në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. Po ashtu, brenda këtij mandati synohet të ndërtohet Portin e ri tregtar i Porto Romanos, të përfundohet certifikimin dhe operimi e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si edhe të hapet aeroporti i jugut në Gjirokastër.
    Po ashtu synohet zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare. Pritet themelimi i Akademisë së Aviacionit, e para në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve

  • Edi Rama, Dajlan Avdia i kazinove dhe Vangjel Tavo në “aleancë” për të mbjellë vila në Gjirin e Krorëzës, ja…

    Edi Rama, Dajlan Avdia i kazinove dhe Vangjel Tavo në “aleancë” për të mbjellë vila në Gjirin e Krorëzës, ja…

    Një nga zonat më të virgjëra, por edhe më të mrekullueshme të Rivierës shqiptare shumë shpejt do të mbillet masivisht me vila. Bëhet fjalë për Gjirin e Krorëz në Sarandë, ku do të ndërtohet një resort i madh historik me vila të panumërta, të cilat ngjajnë si hojet e bletëve. Një studio arkitekturore nga Firence, e quajtur Luca Dini, ka zbardhur projektin e resortit turistik që do të ndërtohet në këtë gji nga shoqëria Invest Society e Dajlan Avdias. Sipas artikullit të Kapital, leja e Zhvillimit për këtë kompleks u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Por deri më tani pak kush e kishte idenë e masivitetit të këtij projekti.

    Plazhi i Krorëzës njihet për natyrën e tij të paprekur dhe aksesin e kufizuar, i cili ka tërhequr vizitorë që udhëtonin me varka ose përmes një shtegu të gjatë ecjeje prej 1 ore e 30 minutash. Sinjalet e planeve për përlarjen e Gjirit të Krorëz u dhanë në gusht të vitit të kaluar. Në fund të sezonit turistik, Policia e Shtetit bëri të ditur se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, Komisariati i Policisë Himarë kishte ndërmarrë kontrolle për të liruar hapësirat publike në vijën bregdetare në plazhin e Krorëzës. Policia njoftoi se hapësirat publike në këtë zonë tashmë janë të liruara, duke ngjallur habi dhe ilaritet, pasi aksioni zhvillohej në fund të sezonit veror. Por aksioni me sa duket ishte në funksion të resortit që do të ndërtohet në atë zonë.
    I gjithë bregdeti nën këmbët e Lanit
    Dajlan Avdia, përmes kompanive të tija, po shndërrohet në një nga ndërtuesit më të mëdhenj të bregdetit shqiptar. Në korrik të vitit të kaluar, KKTU miratoi lejen për një tjetër projekt masiv në Jug, për llogari të Avdiajt. Këtë herë bëhej fjalë për zonën e Lëkurësit. Sipas lejes, thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sarandës do të shndërrohet në një resort gjigant, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 680 mijë metrash katrorë. Bëhet fjalë për zonën poshtë Kalasë së Lëkurësit, mbi të cilën do të ndërtohen mijëra vila dhe apartamente si dhe një hotel me 5 yje, i cili do të ketë rreth 140 dhoma gjithsej. Ndërtuesi i resortit është kompania TDT & Partners, kompania që zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Ky është një nga resortet më të mëdha që ndërtohet në Jug të vendit, për nga sipërfaqe e truallit në të cilin shtrihet i krahasueshëm me projektin e Alabbarit në Durrës. Por për shkak të intensitetit më të ulët, resorti i Lëkurësit do të ketë më pak sipërfaqe ndërtimore.

    Toka e Vangjelit
    Në nëntor të vitit 2021 familja e Vangjel Tavos themeloi një kompani të quajtur Theap Konstruksion. Objekti i kompanisë ishte sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa kapitali themeltar i saj ishte vetëm 100 mijë lekë. Por pak muaj më vonë, në mars të vitit 2022, vlera e kompanisë u rrit. Familja Tavo kontribuoi në natyrë duke bërë pjesë të aseteve të biznesit një sipërfaqe toke prej 33.5 mijë metrash katrorë. E regjistruar me numër pasurie 26/533, prona ndodhet në fshatin e Lëkurësit në Sarandë, poshtë kalasë së famshme të Lëkurësit, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti. Në janar vitit të kaluar Vangjel Tavo ja dhuroi 100 për qind të aksioneve të kompanisë vëllait të tij Grigor Tavo.
    Ndërsa në maj, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të Himarës, kur zoti Tavo kishte marrë ndërkohë bekimin nga Edi Rama për të kandiduar në Himarë, familjarët e zoti Tavo e shitën kompaninë Theap Konstruksion për 3.6 milionë euro. Blerësi ishte TDT & Partners e Avdisë. Origjina e pronës së shitur nga Tavo është e mbushur me përplasje dhe konflikte midis disa familjeve dhe shtetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës e ka kundërshtuar dhënien e saj tek privatët, për shkak se pretendonte se toka ishte shtet. Por falë gjykatës, Vangjel Tavo arriti të shtinte në dorë pronën, të cilët më pas ja shiti Avdisë 3.7 milionë euro. Gjatë zgjedhjeve, teksa zoti Tavo premtonte se do të zgjidhte Çështjen e pronave në Himarë, ai u akuzua publikisht nga Omonia se tokën e Lëkurësit e ka marrë përmes dokumenteve të falsifikuara. “OMONIA Himare i bën thirrje Goles të rrijë në Lëkurës qe e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë,” thuhej në një deklaratë të shpërndarë nga kjo organizatë.

  • “Shkodra Madhështore ndërtohet veç me punë të ndershme”, Kliti Hoti takime në Parrucë e Xhabije…

    “Shkodra Madhështore ndërtohet veç me punë të ndershme”, Kliti Hoti takime në Parrucë e Xhabije…

    Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- ASHM për qarkun e Shkodrës, Kliti Hoti: Në çdo biznes të Parrucës e Xhabisë ku trokitëm panorama ishte e njëjtë: tregtarë të mbingarkuar me taksa, sipërmarrës të vegjël, gra e burra që mezi e mbajnë biznesin gjallë përballë një shteti që vetëm i rëndon, por nuk i ndihmon.
    Me ta folëm për programin konkret të Partisë Demokratike për sipërmarrjen:
    • Zero taksa për biznesin e vogël deri në 18 milionë lekë në vit.• TVSH e ulur në 15%.• Energjia elektrike për bizneset vetëm 6 lekë/kWh.• Mbështetje për gratë dhe të rinjtë që hapin një biznes.• Kredi të buta dhe grante për të rikthyerit nga emigracioni.
    Shkodra Madhështore ndërtohet veç me punë të ndershme dhe me një qeveri në shërbim të qytetarëve të saj.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Rama inspekton aksin Ndroq-Plepa: Nxit zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmin

    Rama inspekton aksin Ndroq-Plepa: Nxit zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmin

    Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektuan dje rrugën Ndroq-Plepa, projekt i cili është në fazën e parë të rehabilitimit dhe konsiderohet si një vepër e rëndësishme jo vetëm nga ana infrastrukturore, por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturistik që po merr zona. Pjesë e investimit është dhe rindërtimi i Urës së Beshirit, e cila do të eliminojë të gjitha kthesat duke rritur sigurinë rrugore. Kryeministri vlerësoi se ky është një nga akset e shumëkërkuara të cilit i erdhi radha të ndërtohet. “Ky do të jetë një aks me profil turistik edhe për shkak të gjithë territorit, ku kanë filluar të lindin agroturizmet. Ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do të jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit, edhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do të përfitojë shumë nga rritja e prodhimit dhe nga flukset që shkojnë drejt Tiranës dhe Durrësit”, shtoi Rama.
    Balluku informoi se rruga ka një gjatësi prej rreth 25 kilometrash, ndërkohë që aktualisht po punohet në fazën e parë, nga tri që janë gjithsej. “Ka përfunduar pjesa më e vështirë, është infrastruktura nëntokësore. Na është dashur të punojmë si me OSHEE-në, dhe me ujësjellës kanalizimet e bashkisë së Tiranës për të bërë gjithë forcimin e kësaj rruge”, tha ajo. Duke folur për parametrat teknikë, Balluku bëri të ditur se tashmë nga një rrugë rurale, kjo kthehet në një rrugë të kategorisë C. “Kurora e gjithë bankinës është 12,5 metra me dy ndarjet e korsive nga 2,75 metra duke e çuar në kategorinë C dhe duke na dhënë ne mundësinë për të pasur një rrugë me shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë”, tha Balluku. Balluku theksoi se në zonën e urës së Beshirit ndërtohet një urë totalisht e re duke eliminuar kështu edhe kthesat e ngushta që ka në atë pjesë.
    “Ura ndërtohet me projektin e Bankës Botërore për urat, ku këtë vit kemi edhe urën e Viroit dhe urën e Vjosës. Për shkak të ecurisë së mirë që kanë pasur punimet, ne pretendojmë ta mbyllim brenda muajit dhjetor fazën e parë të rrugës, ndërsa me buxhetin e vitit 2026 kemi parashikuar edhe dy fazat e tjera, 15 kilometra në total”, shtoi ajo. Sipas Ballukut, ky është nga të vetmit kantierë në të cilin vazhdon trafiku, edhe pse punohet. “Ka shqetësime për sa i përket kësaj rruge. Ecuria është shumë e mirë, është 30% e volumit. Kompania punon dhe ne kemi trafikun që nuk mund ta ndalojmë se nuk ka një rrugë paralele. Mendojmë ta mbarojmë para afatit. Afati është mars 2026, synimi ynë është ta mbarojmë para natës së Vitit të Ri (dhjetor 2025) këtë fazë të parë”, shtoi Balluku. Balluku nënvizoi se rruga krijon një alternativë me autostradën Tiranë-Durrës, ku po ecet pa penguar trafikun me dy bankinat anësore.
    “Kjo rrugë do të ndihmojë edhe gjithë pjesën e trafikut. Autostrada Tiranë-Durrës do të marrë më shumë kohë meqë shkojmë fazë pas faze, ndërkohë kjo rrugë do të mbarojë më shpejt”, sqaroi ajo.

  • Dallgë e madhe kullash në Tiranë dhe Vlorë, KKT miraton lejet për 24 kulla në kryeqytet dhe qytetin bregdetar

    Dallgë e madhe kullash në Tiranë dhe Vlorë, KKT miraton lejet për 24 kulla në kryeqytet dhe qytetin bregdetar

    Lumenjtë e betonit në kryeqytet nuk kanë ndër mend të ndalen, teksa qeveria miraton në seri kulla të reja. Por tashmë epidemia është zgjeruar përtej Tiranës dhe ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Vlorës, ku gjithmonë e më shumë po jepen leje për kulla të larta.
    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në dy mbledhjet e fundit, në shkurt dhe mars, lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të lartë në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë. Lartësia e kullave varion nga 20 deri në gati 50 kate.
    Sipas dokumentave të publikuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në kryeqytet janë miratuar lejet e ndërtimit për kullën 26 kate Im Rezidence të Dajlan Avdisë, atë 34 kate tek Bulevardi i Ri që ndërtohet nga Lulzim Mehmetaj dhe Oberon Tower e Orges Kushit.
    Po kështu është miratuar leje e ndërtimit për rezidencën Sima Tower, objektin Guri Tower, një kullë 21 kate në rrugën e Shkodrës që do të ndërtohet nga kompania Xhajs Tirana.
    Dulakët, Hanxhari, Bami..
    Dulakët kanë marrë lejen e ndërtimit për një godinë multifunksionale deri në 31 kate në rrugën 29 nëntori, ndërsa Fatmir Hanxharit i është miratuar në kohë rekord leja e ndërtimit për 47 katëshin tek Ambasada Amerikane. Leja e zhvillimit për kullën e lartë ishte miratuar vetëm dy muaj më parë.

    Në rrugën Teodor Keko do të ngrihet Great Ring Rock, një kullë 32 kate me tre kompani ndërtuese, ndërsa në Komunën e Parisit është miratuar leja e ndërtimit për një 35 katësh nga shoqëria Sara El e Luan Bregasit.
    Bami Holding ka marrë lejen e ndërtimit për Barcelona Tower, 35 katëshin që do të ndërtohet ngjitur me ish Sigurimin e Shtetit, ndërkohë që janë miratuar dhe lejet për Sunrise Tower me 35 kate dhe Split Tower që përfshin dy kulla me 22 dhe 23 kate.
    Vlora
    Mahnia e përbindëshave të lartë të betonit tashmë ka prekur dhe qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë dy mbledhjeve të fundit, KKTU ka miratuar lejet për kullën 21 kate Flatiron of Vlora, kullën Salterra me 24 kate dhe një tjetër 28 katësh për shoqërinë Adriatik Center.
    Kollozët e Vlorës kanë marrë lejen e ndërtimit për një kompleks turistik me objekte deri në 14 kate, ndërsa Regina Group e Vasil Bedinit ka marrë lejen për një kompleks me 11 dhe 13 kate në rrugën Zenel Murra.
    Veç lejeve të shumta në Tiranë dhe Vlorë, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit edhe për resortin Dukagjini që ndërtohet nga Ekrem LLuka si dhe një resort të ri me emrin Golden Sand në Baks Rrjoll që ndërtohet nga Nikolin Jaka.
    Paralelisht KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga Terna dhe Gener 2 si dhe parkun diellor të Spitallës për francezët e Voltalias.

  • Na mbyten/ Nga Dajlan Avdiaj te Dulakët e Fatmir Hanxhari/ KKT miraton lejet për 24 kulla në Tiranë dhe Vlorë

    Na mbyten/ Nga Dajlan Avdiaj te Dulakët e Fatmir Hanxhari/ KKT miraton lejet për 24 kulla në Tiranë dhe Vlorë

    Lumenjtë e betonit në kryeqytet nuk kanë ndër mend të ndalen, teksa qeveria miraton në seri kulla të reja. Por tashmë epidemia është zgjeruar përtej Tiranës dhe ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Vlorës, ku gjithmonë e më shumë po jepen leje për kulla të larta.

    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në dy mbledhjet e fundit, në shkurt dhe mars, lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të lartë në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë. Lartësia e kullave varion nga 20 deri në gati 50 kate.

    Sipas dokumentave të publikuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në kryeqytet janë miratuar lejet e ndërtimit për kullën 26 kate Im Rezidence të Dajlan Avdisë, atë 34 kate tek Bulevardi i Ri që ndërtohet nga Lulzim Mehmetaj dhe Oberon Tower e Orges Kushit.

    Po kështu është miratuar leje e ndërtimit për rezidencën Sima Tower, objektin Guri Tower, një kullë 21 kate në rrugën e Shkodrës që do të ndërtohet nga kompania Xhajs Tirana.

    Dulakët, Hanxhari, Bami..Dulakët kanë marrë lejen e ndërtimit për një godinë multifunksionale deri në 31 kate në rrugën 29 nëntori, ndërsa Fatmir Hanxharit i është miratuar në kohë rekord leja e ndërtimit për 47 katëshin tek Ambasada Amerikane. Leja e zhvillimit për kullën e lartë ishte miratuar vetëm dy muaj më parë.

    Në rrugën Teodor Keko do të ngrihet Great Ring Rock, një kullë 32 kate me tre kompani ndërtuese, ndërsa në Komunën e Parisit është miratuar leja e ndërtimit për një 35 katësh nga shoqëria Sara El e Luan Bregasit.

    Bami Holding ka marrë lejen e ndërtimit për Barcelona Tower, 35 katëshin që do të ndërtohet ngjitur me ish Sigurimin e Shtetit, ndërkohë që janë miratuar dhe lejet për Sunrise Tower me 35 kate dhe Split Tower që përfshin dy kulla me 22 dhe 23 kate.

    Vlora Mahnia e përbindëshave të lartë të betonit tashmë ka prekur dhe qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë dy mbledhjeve të fundit, KKTU ka miratuar lejet për kullën 21 kate Flatiron of Vlora, kullën Salterra me 24 kate dhe një tjetër 28 katësh për shoqërinë Adriatik Center.

    Kollozët e Vlorës kanë marrë lejen e ndërtimit për një kompleks turistik me objekte deri në 14 kate, ndërsa Regina Group e Vasil Bedinit ka marrë lejen për një kompleks me 11 dhe 13 kate në rrugën Zenel Murra.

    Veç lejeve të shumta në Tiranë dhe Vlorë, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit edhe për resortin Dukagjini që ndërtohet nga Ekrem LLuka si dhe një resort të ri me emrin Golden Sand në Baks Rrjoll që ndërtohet nga Nikolin Jaka.

    Paralelisht KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga Terna dhe Gener 2 si dhe parkun diellor të Spitallës për francezët e Voltalias.

    Kapitali

    Rendi i dites se KKTU 27 shkurt

    Rendi i dtes se KKTU 26 mars

  • Nga Dajlan Avdiaj te Dulakët e Fatmir Hanxhari/ KKT miraton lejet për 24 kulla në Tiranë dhe Vlorë

    Nga Dajlan Avdiaj te Dulakët e Fatmir Hanxhari/ KKT miraton lejet për 24 kulla në Tiranë dhe Vlorë

    Lumenjtë e betonit në kryeqytet nuk kanë ndër mend të ndalen, teksa qeveria miraton në seri kulla të reja. Por tashmë epidemia është zgjeruar përtej Tiranës dhe ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Vlorës, ku gjithmonë e më shumë po jepen leje për kulla të larta.
    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në dy mbledhjet e fundit, në shkurt dhe mars, lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të lartë në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë. Lartësia e kullave varion nga 20 deri në gati 50 kate.
    Sipas dokumentave të publikuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në kryeqytet janë miratuar lejet e ndërtimit për kullën 26 kate Im Rezidence të Dajlan Avdisë, atë 34 kate tek Bulevardi i Ri që ndërtohet nga Lulzim Mehmetaj dhe Oberon Tower e Orges Kushit.
    Po kështu është miratuar leje e ndërtimit për rezidencën Sima Tower, objektin Guri Tower, një kullë 21 kate në rrugën e Shkodrës që do të ndërtohet nga kompania Xhajs Tirana.
    Dulakët, Hanxhari, Bami..
    Dulakët kanë marrë lejen e ndërtimit për një godinë multifunksionale deri në 31 kate në rrugën 29 nëntori, ndërsa Fatmir Hanxharit i është miratuar në kohë rekord leja e ndërtimit për 47 katëshin tek Ambasada Amerikane. Leja e zhvillimit për kullën e lartë ishte miratuar vetëm dy muaj më parë.
    Në rrugën Teodor Keko do të ngrihet “Great Ring Rock”, një kullë 32 kate me tre kompani ndërtuese, ndërsa në Komunën e Parisit është miratuar leja e ndërtimit për një 35 katësh nga shoqëria Sara El e Luan Bregasit.
    Bami Holding ka marrë lejen e ndërtimit për Barcelona Tower, 35 katëshin që do të ndërtohet ngjitur me ish Sigurimin e Shtetit, ndërkohë që janë miratuar dhe lejet për Sunrise Tower me 35 kate dhe Split Tower që përfshin dy kulla me 22 dhe 23 kate.
    Vlora
    Mahnia e përbindëshave të lartë të betonit tashmë ka prekur dhe qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë dy mbledhjeve të fundit, KKTU ka miratuar lejet për kullën 21 kate Flatiron of Vlora, kullën Salterra me 24 kate dhe një tjetër 28 katësh për shoqërinë Adriatik Center.
    Kollozët e Vlorës kanë marrë lejen e ndërtimit për një kompleks turistik me objekte deri në 14 kate, ndërsa Regina Group e Vasil Bedinit ka marrë lejen për një kompleks me 11 dhe 13 kate në rrugën Zenel Murra.
    Veç lejeve të shumta në Tiranë dhe Vlorë, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit edhe për resortin Dukagjini që ndërtohet nga Ekrem LLuka si dhe një resort të ri me emrin Golden Sand në Baks Rrjoll që ndërtohet nga Nikolin Jaka.
    Paralelisht KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga Terna dhe Gener 2 si dhe parkun diellor të Spitallës për francezët e Voltalias.
    Rendi i dites se KKTU 27 shkurt
    Rendi i dtes se KKTU 26 mars
    /Kapitali.al

  • Na mbyten/ Dallgë e madhe kullash në Tiranë dhe Vlorë/ KKT miraton lejet për 24 kulla në kryeqytet dhe qytetin bregdetar

    Na mbyten/ Dallgë e madhe kullash në Tiranë dhe Vlorë/ KKT miraton lejet për 24 kulla në kryeqytet dhe qytetin bregdetar