Tag: ndërtimin

  • SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH, investim me vlerë gati 430 milionë lekë

    SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH, investim me vlerë gati 430 milionë lekë

    Aktualitet E Mërkurë, 28 Maj 2025 15:41

    Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH, që ndahen nga rruga “Jordan Misja”. Leja me objekt “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK” është miratuar më 25 shkurt të këtij viti. Projekti kap vlerën e gati 430 milionë lekëve me TVSH.

  • Jo vetëm mishi, edhe dieta bimore mund të ndërtojë muskuj

    Jo vetëm mishi, edhe dieta bimore mund të ndërtojë muskuj

    Një studim i ri tregon se dietat me bazë bimore dhe ato me bazë shtazore mbështesin në mënyrë të barabartë ndërtimin e muskujve gjatë stërvitjes me pesha, për sa kohë që marrja e proteinave është e mjaftueshme.
    Studiuesit analizuan si reagon trupi ndaj një diete nëntëditore të kombinuar me stërvitje, duke u fokusuar në tri pyetje kryesore:
    1 – A ndikon burimi i proteinës, bimor apo shtazor, në ndërtimin e muskujve?

    2 – A ka rëndësi nëse proteina shpërndahet në mënyrë të barabartë gjatë ditës
    3 – A mjafton një sasi mesatare, por e përshtatshme, proteinash për të arritur rezultate?
    Përgjigjja ishte: jo, në të tri rastet.
    Studiuesi Nicholas Burd nga Universiteti i Illinois-it tha se për një kohë të gjatë është besuar se proteinat shtazore janë më të mira për ndërtimin e muskujve. Kjo ide vinte nga studime më të vjetra që analizonin efektin e vetëm një vakti. Por ky studim tregon se, në praktikë, një dietë e ekuilibruar vegane është po aq efektive sa një dietë me mish.
    Në studimin e ri, 40 të rritur aktivë fizikisht (mosha 20-40 vjeç) u ushqyen me dieta të kontrolluara, vegane ose të përziera, për nëntë ditë. Dieta vegane u krijua që të përmbante të gjitha aminoacidet e nevojshme. Pjesëmarrësit ushqeheshin në mënyrë të barabartë ose të shpërndarë në disa vakte me proteina gjatë ditës.
    Të gjithë bënin ushtrime të rregullta dhe mbanin pajisje për të matur aktivitetin fizik. Për të ndjekur ndërtimin e proteinave muskulore në kohë reale, ata pinin ujë të “rënduar” me deuter, që lejonte gjurmimin e aminoacideve në muskuj përmes biopsive.
    Rezultatet treguan se nuk kishte dallim në ndërtimin e muskujve midis atyre që hanin ushqim vegjetarian dhe atyre që hanin mish. Po ashtu, mënyra si përhapej proteina gjatë ditës nuk kishte ndonjë ndikim.
    “E vetmja gjë që ka rëndësi është që pas stërvitjes të marrësh mjaftueshëm proteina cilësore,” tha Burd. “Nuk ka rëndësi nëse vjen nga mishi apo bimët, për sa kohë që dieta është e ekuilibruar dhe përmban aminoacidet e nevojshme.”

  • Konsumimi i mishit nuk është i nevojshëm për ndërtimin e muskujve

    Konsumimi i mishit nuk është i nevojshëm për ndërtimin e muskujve

    Një studim i ri tregon se dietat me bazë bimore dhe ato me bazë shtazore mbështesin në mënyrë të barabartë ndërtimin e muskujve gjatë stërvitjes me pesha, për sa kohë që marrja e proteinave është e mjaftueshme.

    Studiuesit analizuan si reagon trupi ndaj një diete nëntëditore të kombinuar me stërvitje, duke u fokusuar në tri pyetje kryesore:

    1 – A ndikon burimi i proteinës, bimor apo shtazor, në ndërtimin e muskujve?

    2 – A ka rëndësi nëse proteina shpërndahet në mënyrë të barabartë gjatë ditës?

    3 – A mjafton një sasi mesatare, por e përshtatshme, proteinash për të arritur rezultate?

    Përgjigjja ishte: jo, në të tri rastet.

    Studiuesi Nicholas Burd nga Universiteti i Illinois-it tha se për një kohë të gjatë është besuar se proteinat shtazore janë më të mira për ndërtimin e muskujve. Kjo ide vinte nga studime më të vjetra që analizonin efektin e vetëm një vakti. Por ky studim tregon se, në praktikë, një dietë e ekuilibruar vegane është po aq efektive sa një dietë me mish.

    Në studimin e ri, 40 të rritur aktivë fizikisht (mosha 20-40 vjeç) u ushqyen me dieta të kontrolluara, vegane ose të përziera, për nëntë ditë. Dieta vegane u krijua që të përmbante të gjitha aminoacidet e nevojshme. Pjesëmarrësit ushqeheshin në mënyrë të barabartë ose të shpërndarë në disa vakte me proteina gjatë ditës.

    Të gjithë bënin ushtrime të rregullta dhe mbanin pajisje për të matur aktivitetin fizik. Për të ndjekur ndërtimin e proteinave muskulore në kohë reale, ata pinin ujë të “rënduar” me deuter, që lejonte gjurmimin e aminoacideve në muskuj përmes biopsive.

    Rezultatet treguan se nuk kishte dallim në ndërtimin e muskujve midis atyre që hanin ushqim vegjetarian dhe atyre që hanin mish. Po ashtu, mënyra si përhapej proteina gjatë ditës nuk kishte ndonjë ndikim.

    “E vetmja gjë që ka rëndësi është që pas stërvitjes të marrësh mjaftueshëm proteina cilësore,” tha Burd. “Nuk ka rëndësi nëse vjen nga mishi apo bimët, për sa kohë që dieta është e ekuilibruar dhe përmban aminoacidet e nevojshme.” / Scitech Daily – Syri.net

  • Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

    Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

    Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
    “Kemi folur me presidentin dhe për mundësin e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, njoftoi Rama.
    Më tej, kreu i qevrisë u shpreh se sot Shqipëria e ndjen Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit, ndërsa theksoi se rajoni ka ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë, në të gjitha proceset transformuese.
    ‘Kemi folur me presidentin dhe për mundësin e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës.
    Më vjen shumë mirë që kur Presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në rezidenca për artisë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Sot, do të jetë kënaqësi e madhe ta shoqërojmë për ta parë në veprim këtë projekt.
    Sot ne e ndjemë Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër, rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë, në të gjitha proceset transformuese të momenteve të vështira që duhen zgjidhur dhe për mbështetjen e përfshirjes së rajonit në BE’.

  • Macron në Tiranë/ Rama: Biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

    Macron në Tiranë/ Rama: Biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

    Emmanuel Macron dhe Edi Rama

    TIRANË- Ka nisur deklarata e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bisedoi me Macron për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
    “Folëm me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Më vjen shumë mirë, sepse kjo është diçka sa e vogël në përmasë aq kuptimplotë në marrëdhënie, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish-diktatorit Hoxha që ishte zbrazur e po niste puna për ta shndërruar në qendër kulturore. Sot do të jetë kënaqësi ta shoqëroj presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt dhe praktikisht kurba e transformimit nga një ngrehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara në një ngrehinë që i jep energji të ardhmes, është simbol i marrëdhënies. Sot e ndjejmë afër Francën edhe në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik e të qëndrueshëm në të gjitha proceset transformuese”, tha ai./ZËRI

  • Vijon numërimi në Berat, kandidati i PS: U përqendruam në ndërtimin e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me qytetarët

    Vijon numërimi në Berat, kandidati i PS: U përqendruam në ndërtimin e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me qytetarët

    Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Beratit, Ervin Demo, ka deklaruar se situata në këtë qark është e qetë dhe procesi i numërimit po vijon pa probleme. Demo theksoi se pritet që deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes të jenë numëruar të gjitha kutitë e votimit në qark.
    “Sikurse karakterizohet gjithmonë Berati, situata është e qetë. Procesi u zhvillua në kushte të garantuara që i mundësuan çdo qytetari të shprehë lirisht vullnetin e tij,” tha Demo.
    Ai vlerësoi fushatën e zhvilluar nga PS si të fokusuar te qytetari dhe problematikat konkrete të zonës: “Ne u përqendruam në ndërtimin e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me qytetarët, në identifikimin e nevojave dhe në ofrimin e një vizioni të qartë për zhvillimin e zonave.”
    Sipas tij, më e rëndësishmja në këtë moment është që vullneti i qytetarëve të numërohet dhe respektohet deri në fund.

  • Denoncimi i fortë për ndërtimin e rrugëve/ Berisha: Shqiptarët do të llahtarisen…mund të jenë vjedhur 90% të fondeve

    Denoncimi i fortë për ndërtimin e rrugëve/ Berisha: Shqiptarët do të llahtarisen…mund të jenë vjedhur 90% të fondeve

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “475 projekte dhe 331 mln euro investime”, Rama: Gjirokastra ideale për ndërtimin e aeroportit, në 2030 synojmë të nisin fluturimet

    “475 projekte dhe 331 mln euro investime”, Rama: Gjirokastra ideale për ndërtimin e aeroportit, në 2030 synojmë të nisin fluturimet

    Gjirokastra do jetë qyteti në të cilin do të ngrihet porta e dytë hyrëse ajrore në jugun e vendit, krahas atij të Vlorës, që është “në kantier”.
    Nga Gjirokastra, ku ndodhej paraditen e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama tha se projekti për ndërtimin e aeroportit është gati dhe synohet që brenda vitit 2030 të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga Gjirokastra.
    Rama: Në një dekadë, me të gjitha vështirësitë që kemi pasur, për qarkun Gjirokastër kemi realizuar 475 projekte dhe kemi investuar 331 mln euro. Tani është shumë e qartë se si dhe pse deri në fund të kësaj dekade, niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Është shumë e qartë sepse nga një anë turizmi, nga ana tjetër zhvillimi i agro turizmit, paketa e maleve e cila është për të gjitha malet nuk është vetëm për veriun, do t’i japë një dorë shumë të mirë.

    Dhe aeroporti i Gjirokastrës që sot është një aeroport funksional për aktivitete sportive, për fluturimet sportive, ka rezultuar që te jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, nuk rezultoi e suksseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare dhe duke pasur tani këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit rezulton se pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Projekti është gati dhe ne kemi shumë besim, sepse nuk është një aeropot i madh is Vlora, dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës./vizionplus.tv 

  • PL braktis PD dhe bashkohet me PS, votojnë projektin për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit

    PL braktis PD dhe bashkohet me PS, votojnë projektin për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit

    Me debate dhe përplasje politike është shoqëruar mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Durrës, ku u diskutua ndryshimi i kategorisë së një sipërfaqeje pyjore në Gjirin e Lalzit për ndërtimin e kompleksit turistik “Lura 5”.

    Ndërsa e djathta kundërshtoi betonizimin e vijës bregdetare, e majta argumentoi se projekti do të sjellë.
    Tre këshilltarë të PD-së votuan kundër, ndërsa PS dhe Partia e Lirisë bashkuan votat duke miratuar projektvendimin me 31 vota pro.
    Ndërkaq një tjetër pikë që shkaktoi përplasje ishte raporti i monitorimit të buxhetit të vitit të kaluar. Opozita akuzoi për mosrealizim të shumë zërave buxhetorë, përfshirë rindërtimin dhe fondet për mbetjet urbane.
    Të dyja forcat kryesore politike akuzuan njëra-tjetrën për dëmet në mjedis gjatë 35 viteve të fundit.
    Mbledhja u drejtua nga kryetarja e komanduar Denisa Luarasi, pasi kryetari i këshillit Ani Dyrmishi është në garë për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

    Top Channel

  • PL braktis PD, bashkon votat me PS për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit

    PL braktis PD, bashkon votat me PS për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit