SYRI TV
Investimet qesharake të qeverisë kanë kapur nivelet e talljes në zonën e Divjakës. Një urë e shembur e kthyer në gangrene për banorët e zonës është rindërtuar me para të Fondit të Zhvillimit. Por kjo urë, e vijëzuar edhe me vija të bardha, fatkeqësisht nuk lidh asnjë rrugë, sepse investimi i parashikuar ndërtoi urën mbi lum, por jo rrugën në dy anët e saj.
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje investimin më të fundit të qeverisë së tij, ndërtimin e një ure që lidh fshatin Kulari me Sulzotajn dhe Divjakën. Infrastruktura e kësaj zone prej vitesh ka probleme të mëdha, duke detyruar banorët dhe fermerët të përshkojnë kilometra më shumë për tu lidhur me Divjakën dhe Tregun. Ndërtimi i kësaj ure, një vepër e mirëpritur nga banorët e zonës, u shfrytëzua nga kryeministri për shown e radhës propagandistik si premtim i mbajtur, duke e shoqëruar njoftimin edhe me fotot përkatëse, ku çdo gjë dukej perfekte.
Por propaganda e kryeministrit u tradhtua nga postimi pa filtra i ish-deputetit të zonës Erion Braçe, i cili kishte postuar edhe disa foto të fshehura nga kryeministri, ku dukej Ura e ndërtuar por pa rrugë.
Syri Tv kreu një vëzhgim në këtë zonë, ku rezultoi se sinqeriteti i deputetit Erjon Braçe ishte real, që ura e ndërtuar është e vetmja njollë asfalti në kilometra të tëra rrugë të shkatërruar dhe me çakull.
Investimi për ndërtimin e urës, shkon në kufijtë e talljes, ku për urën që lidh rrugën me balt dhe çakull janë kujdesur edhe për vijëzimin e saj, por askujt nuk i shkoi ndërmend, apo nuk e kanë pasur për qëllim, që bashkë em urën, të rikonstruktojnë dhe rrugën, që banorëve të kësaj zone tu jepej zgjidhja e kërkuar prej vitesh.
Banorët shprehen të kënaqur edhe me ndërtimin e vetëm të kësaj ure, por shpresojnë që në një të ardhme, dikush do të kujtohet që në të dy krahët e kësaj ure të nis edhe ndërtimin e rrugës.
E mbushur me ironi është edhe historiku i ndërtimit të vetë urës, pasi është përdorur për të marrë votat e banorëve në 3 palë zgjedhje. Pas shembjes rreth 7 vite më parë, banorëve iu premtua në zgjedhjet e vitit 2021 se do të ndërtohej rrugë dhe urë e re, dhe në zgjedhje lokale nisi edhe projektimi. Më pas për çdo këmbë të urës që ndërtohej ndër vite, deputeti Erion Bracce kryente inspektimin dhe postimin e radhës.
Puna u intesifikua vetëm para zgjedhjeve të 11 Majit, ku tashmë betonieret po ndërtonin edhe këmbët e radhës.
Tashmë, pas zgjedhjeve, banorët e kësaj zone e kanë urën e vërtetë, siç deklaron Erion Braçe, madje të vijezuar, por për rrugën që do të lidh dy anët me baltë të saj, duket se do duhet të presion deri në zgjedhjet e ardhshme.