Ashtu siç e paralajmëroi vetë, kryeministri Edi Rama u takua dje në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në daljen e përbashkët para mediave, Rama e ngriti çështjen e portit të Porto Romanos, duke e paraqitur si projekt strategjik për Aleancën dhe duke kërkuar mbështetje politike e ushtarake për ndërtimin e tij. Ai deklaroi se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për të bërë të mundur ndërtimin e portit ushtarak të Porto Romanos. “Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano. Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të biseduar së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së”, deklaroi Rama.
Rutte nuk përmend fare portin
Por përgjigjja që mori nuk ishte ajo që priste. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në deklaratën e tij zyrtare, nuk përmendi asnjë fjalë për Porto Romanon. Rutte foli gjerësisht për Shqipërinë si aleate të palëkundur, për faktin se vendi do të arrijë këtë vit nivelin 2% të shpenzimeve të mbrojtjes dhe për rolin e saj në mbështetje të Ukrainës, por çështja që Rama u përpoq të impononte mbeti e injoruar.
Batuta që i prishi lojën Ramës
Në vend të miratimit për portin, Rutte zgjodhi humorin: “Ju jeni i gjatë, por Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë.” Një batutë që u interpretua menjëherë si një mesazh i koduar, se Shqipëria është e rëndësishme në Aleancë, por nuk është boshti kryesor strategjik. Në sallë pati buzëqeshje, por për Ramën ishte një moment i hidhur, pasi kërkesa e tij për Porto Romanon u la jashtë çdo reference.
Fokus tek mbrojtja, jo tek portet
Rutte e përqendroi fjalën e tij tek nevoja që Shqipëria të zhvillojë industrinë e mbrojtjes dhe të forcojë bazën e saj ushtarake, duke theksuar rolin e vendit tonë në stërvitjet e NATO-s dhe ndihmën e dhënë Ukrainës përmes trajnimeve të pilotëve e teknikëve. Ishte një mesazh i prerë: Aleanca kërkon kapacitete reale ushtarake, jo projekte të kontestuara si Porto Romano.
Projekti i mbetur pezull
Pas takimit, Rama u përpoq të ruante tonin optimist, por injorimi i drejtpërdrejtë nga Rutte i “fik shpresat” për ta shitur Porto Romanon si projekt të mbështetur nga NATO. Një port që fillimisht u reklamua si investim privat me Alabarin, tashmë është kthyer në barrë të buxhetit të shtetit dhe mbetet pa garanci ndërkombëtare. Megjithatë Shqipëria u vlerësua si aleate e fortë e Aleancës, por mesazhi nga Brukseli ishte i qartë: NATO e sheh vendin tonë si kontribues në mbrojtje e siguri, jo si qendër të një porti strategjik të propaganduar nga Rama. Porto Romano mbeti jashtë skenës, duke ekspozuar edhe një herë dështimin e kryeministrit për ta lidhur atë me NATO-n.
Tag: ndërtimin
-

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port nga afera me Alabarin, kreu i NATO i “fik” shpresat Ramës për ndërtimin e Porto…
-

Kryeministri Rama: Do të diskutojmë me NATO ndërtimin e portit ushtarak në Porto Romano
Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare është e angazhuar për të thelluar bashkëpunimin me NATO-n përmes projekteve konkrete infrastrukturore, përfshirë edhe ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano.“Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për të bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano.Dhe sigurisht, jemi këtu edhe për të folur bashkë se si mund të aksesojmë programin “Safe” të Bashkimit Evropian, i cili, në aspektin e sigurisë, shkon përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm edhe për vendet e NATO-s në Europë”, vijoi Rama.Kryeministri Edi Rama ndër të tjera theksoi se “jemi këtu për të rikonfirmuar gjithçka që Sekretari i Përgjithshëm tha, dhe për të shprehur gatishmërinë tonë për të bërë më shumë.Shqipëria është e përkushtuar ndaj sigurisë kolektive dhe zhvillimeve që forcojnë praninë e NATO-s në rajon”.Në të njëjtën konferencë, Mark Rutte vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Aleancë dhe theksoi se Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjenZoti Rutte vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, duke theksuar se “Shqipëria është një aleat i patundur, dhe NATO mund të mbështetet te Shqipëria po aq sa Shqipëria mund të mbështetet te NATO.” Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

‘Bashkëpunim në energjinë bërthamore’/ Britani dhe SHBA do nënshkruajnë marrëveshje historike
Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje historike për të bashkëpunuar në rritjen e kapaciteteve të energjisë bërthamore, gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, këtë javë, bëri të ditur qeveria britanike.
Kjo marrëveshje synon të nxisë investime të rëndësishme për ndërtimin e termocentraleve të reja bërthamore, si pjesë e një strategjie afatgjatë për të siguruar burime të qëndrueshme dhe të pastra të energjisë.
Qeveria britanike ka intensifikuar përpjekjet për zgjerimin e energjisë bërthamore, duke u zotuar për një investim prej 14 miliardë paund (19 miliardë dollarë) në ndërtimin e centralit të ri në Sizewell C, si dhe duke përparuar projektet e kompanisë Rolls-Royce për prodhimin e reaktorëve të vegjël modularë (SMR).
Gjatë vizitës dy-ditore në Britani, Trump dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të njoftojnë bashkëpunime të reja ndërmjet kompanive amerikane dhe britanike në fushën bërthamore. Ndër projektet kryesore përfshihet një partneritet mes kompanisë amerikane X-Energy dhe Centrica-s britanike për ndërtimin e deri në 12 reaktorëve modularë të përparuar në verilindje të Anglisë.
Një tjetër projekt i rëndësishëm me vlerë 11 miliardë paund (15 miliardë dollarë) do të zbatohet në ish-centralin elektrik me qymyr në Cottam, në Anglinë qendrore. Ky projekt, që përfshin ndërtimin e qendrave të avancuara të të dhënave të fuqizuara nga SMR-të, do të realizohet nga Holtec International (SHBA), EDF (Francë) dhe Tritax (Britani).
“Këto angazhime të mëdha na vendosin në rrugën e duhur drejt një epoke të artë të energjisë bërthamore, që do të ulë faturat e energjisë për familjet në planin afatgjatë,” deklaroi kryeministri Starmer të hënën.
Marrëveshja do të përfshijë edhe harmonizimin e kuadrit rregullator bërthamor mes dy vendeve, duke mundësuar shkurtimin e kohës së licencimit për reaktorët e rinj nga tre ose katër vjet, në vetëm dy vjet, nëse një teknologji kalon verifikimin e sigurisë në njërin prej vendeve.
-

U arrestua për ndërtimin e 8 objekteve pa leje, Gjykata e Kukësit vendos lë “të lirë”
Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn, i arrestuar pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lërë të lirë me kusht, duke i ngarkuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente. -

Lejuan ndërtimin pa leje në Tropojë, AMP: Nën hetim punonjësi i policisë dhe punonjësi i AKZM
AMP ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa ka referuar materiale proceduriale në Prokurorinë e Kukësit për një punonjës policie dhe një punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Këta dy punonjës kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në Bjeshkët e Pojanit, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.”, thuhet në njoftim. -

Pesë mijë dollarë për këdo që largohet nga vendi, zbulohet plani për ndërtimin e Gazës
Një dokument strategjik 38-faqësh i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë” po qarkullon në qarqet e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas burimeve nga Washington Post, plani paraqet një vizion të ri për të ardhmen e Rripit të Gazës pas konfliktit, përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë amerikane për të menaxhuar dhe rindërtuar zonën për një periudhë prej të paktën dhjetë vitesh.
Plani është hartuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, por që ka ngjallur debat për shkak të qëndrimeve të saj kontroverse. Ai përfshin propozime për zhvendosjen e përkohshme të banorëve palestinezë gjatë procesit të rindërtimit dhe transformimin e Gazës në një qendër industriale dhe turistike në Mesdhe.
Sipas dokumentit, banorëve palestinezë do t’u ofrohet largimi “vullnetar”, ose në vende të tjera, ose në zona të kufizuara brenda vetë Gazës, ndërsa ndërtohen infrastruktura të reja. Për ata që pranojnë të largohen, parashikohen 5,000 dollarë ndihmë direkte, subvencione për qira për katër vite dhe ndihmë ushqimore për një vit.
Gjithashtu, pronarëve të tokës do t’u jepet një “kupon digjital” në këmbim të së drejtës për të rindërtuar pronat, me synim krijimin e një baze të re ekonomike për enklavën.
Plani, i emërtuar zyrtarisht si “Trusti për Rindërtimin, Përshpejtimin Ekonomik dhe Transformimin e Gazës” (i njohur si Trusti i MADH), përmban sloganin: “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë abrahamik.”
Ndërkohë, reagimet kanë qenë të ashpra. Grupi Reuters kishte raportuar më parë për ndërtimin e zonave të përkohshme humanitare brenda dhe jashtë Gazës. Në një deklaratë publike më 4 shkurt, Presidenti Trump theksoi nevojën që SHBA të “marrë nën kontroll” Gazën, për ta shndërruar në një vend të zhvilluar dhe të sigurt, duke e përshkruar si një potencial “rivierë të Lindjes së Mesme”. Këto komente kanë shkaktuar zemërim mes palestinezëve dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, që i frikësohen një zhvendosjeje të detyruar të popullsisë.
Paralelisht, situata në terren mbetet e tensionuar. Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme intensive në periferi të qytetit të Gazës gjatë fundjavës, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe zhvendosje të reja të banorëve. Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është mbledhur për të shqyrtuar një plan për marrjen nën kontroll të plotë të qytetit të Gazës.Top Channel
-

Nënkryetari i bashkisë Tiranë, Sulaj inspekton ndërtimin e shkollës së re në Bërzhitë: Gati për të mirëpritur mbi 180 nxënës të zonës vitin e ardhshëm
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës per territorin dhe zona rurale Blendi Sulaj ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e shkollës “Mersin Duqi” ne Bërzhitë. Ai tha se shkolla e re do të jetë gati sa më shpejt për të mirëpritur nxënësit e zonës, si dhe theksoi që do shërbejë edhe si hapësirë rekreative për komunitetin pas orarit zyrtar të shkollës.
“Po bëhet një punë shumë e mirë. Bashkia e Tiranës do të jetë shumë e vëmendshme ndaj të gjitha investimeve që do të bëhen në zonat rurale sepse do t’i shërbejnë komunitetit, por mbi të gjitha kjo shkollë do t’i shërbejë do ti shërbejë mbi 180 nxënësve dhe shkolla të shihet të paktën edhe pas orarit shkollor të jetë një pjesë që e gjithë zona ta shfrytëzojë për ambientet rekreative që do të krijohen dhe që është bërë e mundur. Ju shkoftë mbarë dhe mbaroni sa më shpejt”, u shpreh Sulaj.Ndërtimi i kësaj shkolle është një investim i rëndësishëm për komunitetin, që do t’i shërbejë mbi 180 nxënësve të zonës.
Nënkryetari Sulaj inspektoi edhe shkollën “Selman Meta”, për të cilën tha se bashkia Tirane do te jete ne gadishmeri per cdo nevoje qe do te kene shkollat e ketyre zonave.
Gjatë këtyre viteve, Bashkia e Tiranës ka investuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e dhjetëra shkollave të reja, duke sjellë kushte më të mira mësimi për mijëra nxënës në kryeqytet dhe zonat rurale. -

Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama ‘zhduk’ nga fjalori termin ‘incenerator’
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, shmangën në maksimum përdorimin e termit “incenerator” gjatë prezantimit publik të Strategjisë së Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2030, të publikuar paraditen e kësaj të Enjteje në një event publik.
Kreu i qeverisë deklaroi se Strategjia e re synon të përmbushë detyrimet e Shqipërisë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.
Ai dhe ministrja e tij përmenden masat ligjore që pritet të marrin, si edhe nevojën e investimeve të reja për mbylljen e landfilleve ilegale, si edhe krijimin e strukturave të mirëfillta për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në zona të ndryshme të vendit.
Megjithatë, si Rama, ashtu edhe vartësja e tij, Kumbaro, nuk e përmendën asnjëherë incenerimi, një proces që u ka kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro deri më tani dhe që rezultoi një projekt i dështuar dhe korruptiv.
Në vitet 2013-2014, kryeministri Rama, i cili sapo kishte marrë pushtetin politik, prezantoi një Strategji të ngjashme për menaxhimin e mbetjeve. Edhe në atë kohë, ai dhe vartësit e tij qeveritarë premtuan se projekti i “Rilindjes” do të shtronte rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Strategjia fillestare e qeverisë “Rama” u mbështet fuqishëm në ndërtimin e inceneratorëve rajonalë, të cilët do të kryenin djegien dhe shndërrimin në energji elektrike.
Projekti për ndërtimin e inceneratorëve u kundërshtua fuqishëm nga ekspertët mjedisorë, të cilët e shihnin këtë projekt si një nismë të vjetëruar dhe aspak të përshtatshme për Shqipërinë. Ndërkohë, opozita e djathtë e akuzonte qeverinë se projekti i inceneratorëve do të përfundonte në një histori korrupsioni.
Koha i dha të drejtë të dyja palëve kritike për nismën e Ramës me inceneratorët.
Prej vitit 2014 e deri në vitin 2017, qeveria miratoi tre kontrata koncesionare për ndërtimin e landfillëve dhe inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Kostoja koncesionare e tyre përllogaritej në një total prej rreth 170 milionë euro, ndërkohë që kostoja reale e shërbimit shkonte shumë më tepër.
Tashmë, skenari i inceneratorëve ka rezultuar tërësisht i dështuar, ndërkohë që mos-funksionimi i tyre e ka vënë vendin para sfidash mjedisore dhe shëndetësore shumë të mprehta.
Projekti i landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit, i ndërtuar i pari në radhë, kishte kosto koncesionare 22 milionë euro. Kontrata koncesionare iu dorëzua shoqërisë “Albtek Energy”, pa përvojë, pa fonde dhe pa ekspertizën e duhur, e drejtuar formalisht nga Stela Gugallja.
Një dekadë pas kontratës koncesionare, në landfillin e Elbasanit ekziston një impiant për djegien e mbetjeve (incenerator) vetëm si karabina dhe tërësisht jo-funksional.
Më pas, qeveria e Edi Ramës nënshkroi një kontratë koncesionare me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, për ndërtimin e një landfilli dhe inceneratori në Fier, me kosto koncesionare rreth 30 milionë euro.Inceneratori i Fierit, megjithëse i ndërtuar si godinë, nuk ka funksionuar asnjë ditë të vetme, për shkak të problemeve të theksuara teknike.
Në vitin 2017, qeveria e Edi Ramës nënshkroi kontratën koncesionare për ndërtimin, operimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, me kosto paraprake 128 milionë euro. Kontrata u fitua pa garë nga “Integrated Energy bv”, e cila kontrollohej sërish nga Klodian Zoto dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Mirel Mërtiri.
Në Tiranë, impianti i djegies së mbetjeve nuk është ndërtuar as si karabina. Ai thjesht, është fantazëm.
Pasi dështoi me projektin e inceneratorëve, pasi i mbrojti me fanatizëm këto skema korruptive, tashmë Edi Rama ka vendosur të largohet nga “incenerimi”, duke i “harruar” t’i përmendë publikisht.
Ai deklaroi se për menaxhimin më të mirë të mbetjeve, në përmbushje të detyrimeve për në Bashkimin Europian, Strategjia e Re parashikon krijimin e një agjencie në nivel qendror, Operatori i Menaxhimit të Mbetjeve, i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e projekteve në këtë fushë.
Sipas Ramës, Operatori i ri do të ndikojë në eleminimin e fragmentarizimit të procesit të menaxhimit të mbetjeve nga strukturat vendore. Megjithatë, ai nuk e tha dhe, natyrisht, as nuk pritet ta thotë që, menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri gjatë qeverisjes së tij, nuk ka qenë aspak “i fragmentarizuar”.
Inceneratorët ishin ide e vetë kryeministrit dhe bashkitë vetëm sa iu bindën urdhërit të tij. /Boldnews.al/
-

Presidentja Osmani: Mbështesim ndërtimin e urave të reja mbi Ibër, kërkojmë heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet politike në vend, sigurinë rajonale dhe proceset integruese të Kosovës.
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani ritheksoi orientimin strategjik të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin për Këshillin e Evropës, duke nënvizuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore të institucioneve.
Një pjesë e diskutimit u përqendrua tek urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Presidentja u shpreh se mirëpret ndërtimin e një ure të re dhe hapjen e urës kryesore, duke i cilësuar ato si ura integrimi, bashkimi dhe lëvizjeje të lirë për qytetarët. Ajo theksoi se pengesat nuk janë vetë urat, por strukturat kriminale të mbështetura nga Serbia, të cilat kanë krijuar frikë e tensione për dekada me radhë.
Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Presidentja Osmani i quajti ato “të padrejta dhe të dëmshme”, pasi sipas saj, ndikojnë drejtpërdrejt në qytetarët, zhvillimin demokratik dhe kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Në përfundim të takimit, Presidentja riafirmoi se Kosova do të mbetet një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal./KultPlus.com
-

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve të pasagjerëve
Zëvendëskryeministria Belinda Balluku njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikë ndoqi në terren ecurinë e punimeve për ndërtimin e stacioneve të pasagjerëve në hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës.
Ndërkohë zëvendëskryeministria Balluku foli edhe për disa projekte të tjera hekurudhore që nisin vitin e ardhshëm.
“Hekurudha e kombit Shkodër-Gjakovë, një tjetër që lidh aeroportin e ri të Vlorës si dhe rivitalizojmë hekurudhën Rrogozhinë-Fier e lidhur me aeroportin e ri Vlorë”, u shpreh Balluku.Top Channel