Tag: ndërtimin

  • Rama ndan pamje nga punimet për ndërtimin e urës së Viroit: Do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e Gjirokastrës

    Rama ndan pamje nga punimet për ndërtimin e urës së Viroit: Do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e Gjirokastrës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Urës së Viroit. 

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ura, pas përfundimit të punimeve, do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës. 

    “Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës. 

  • Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Aplikimet për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë dorëzuar tre kërkesa të reja nga subjekte të interesuar për të ndërtuar centrale diellorë me kapacitet total prej 105.6 MW. Janë të paktën tre subjekte që kanë bërë këto aplikime.E para shoqëria “GREEN VOLT” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 70 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Memaliaj.E dyta shoqëria “ARMEN SOLAR” sh.p.k. ka shprehur për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me vendndodhje në Njësinë Administrative Armen, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë.E treta shoqëria “GREEN ENERGY GROUP” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 5.6 MW me vendndodhje në Fshatin Pjetroshan, Bashkia malësi e Madhe, Qarku Shkodër.Vetëm pak ditë më parë një tjetër kërkesë u paraqit në MIE për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 603 MW në zonën e Tropojës, një nga projektet me kapac9itetin më të lartë që ka shfaqur interes deri më tani dhe që ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.Kërkesat për të investuar në energjinë e rinovueshme dhe sidomos në fotovoltaike janë bërë të shumta viteve të fundit nxitur nga politikat e diversifikimit të qeverisë, kriza e energjisë por edhe ndryshimet ligjore që lidhen me sektorin. Pavarësisht kësaj dinamike ende impiantet e futur në prodhim mbeten në numër të kufizuar. Gjithsesi pesha e prodhuesve të tjerë përveç hidros po rritet nga viti në vit.Të dhënat zyrtare të bilancit të energjisë për tremujorin e dytë të këtij viti publikuar nga INSTAT tregojnë se grupi “të tjerë prodhues” ku bëjnë pjesë edhe fotovoltaikët prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bashkia e Milanos shet “San Siron”, ja sa do të paguajnë Milani dhe Interi për ta blerë stadiumin legjendar

    Bashkia e Milanos shet “San Siron”, ja sa do të paguajnë Milani dhe Interi për ta blerë stadiumin legjendar

    San Siro është gati t’u shitet Interit dhe AC Milanit, të cilët do të jenë në gjendje të punojnë në muajt e ardhshëm për ndërtimin e një stadiumi të ri në vendin e parkingut aktual dhe prishjen e pjesës më të madhe të stadiumit Meazza.

    Këshilli i Qytetit të Milanos e mori vendimin vonë natën, pas një seance të gjatë që filloi në orën 16:30 dhe përfundoi në orën 03:50. Votimi, siç pritej, ishte shumë i ngushtë, 24 vota pro, 20 kundër. Shitja nuk është finalizuar ende, por do të finalizohet së shpejti, përveç nëse ka ndonjë surprizë të madhe nga bankat në 40 ditët e ardhshme.
    Afati për nbylljen e procedurave është më 10 nëntor, ndërsa vlera që do të paguajnë dy klubet është 179 milionë euro.
    Pagesa do të bëhet me këste, ndërsa do të nisin punimet së shpejti për ndërtimin e impiantit të ri që pritet të përfundojë në vitin 2031!

    Top Channel

  • Nis puna për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, Rama ndan pamjet: Me standarde të FIFA

    Nis puna për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, Rama ndan pamjet: Me standarde të FIFA

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga kantieri për ndërtimin e stadiumit të ri në Kamzë, i cili tashmë ka nisur punën.
    Sipas kreut të qeverisë, ky stadium i ri do të jetë totalisht sipas standardeve të FIFA
    “Me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Oligarku Bashkim Ulaj nuk ndalet! Nis punën për ndërtimin e kullës gjigante te Liqeni Artificial

    Oligarku Bashkim Ulaj nuk ndalet! Nis punën për ndërtimin e kullës gjigante te Liqeni Artificial

    Bashkim Ulaj ka nisur ndërtimin e një tjetër kulle në Tiranë. Kësaj radhe bëhet fjalë për kullë me plot 58 kate në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, pranë Liqenit Artificial. Leja për kullën “Tirana Lake” është dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit më datë 25 qershor 2025.
    Mes 40 lejeve të firmosura, objekti me lartësinë më të madhe që mori dritë jeshile, ishte kjo kullë që do të ndërtohet nga Ulaj.
    Vendimi titullohet “Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Tower” sh.p.k. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, shoqëria “Aba Tower” me administratore Artila Ulajn, ndërsa aksionerët janë “Aba Hospitality” shpk dhe Bashkim Ulaj.

    Kulla e Bashkim Ulajt do të ngrihet buzë digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe do të ketë pamje të plotë mbi sipërfaqen e tij. Trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32 mijë e 450 metër katrorë. Po në këtë zonë, Bashkim Ulaj ka ngritur të tjera kulla me emrin “Lake View”.
    Bashkim Ulaj është edhe pronar i Gener 2. Ai ka fituar vazhdimisht tendera dhe koncesione publike, shpesh të akuzuar si afera korruptive.
    Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2”  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. në Velipojë.
    Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh, por është pritur me protesta nga banorët. Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.
    Ndërkohë, në gusht Enti Rregullator i Energjisë ka pezulluar procedurën për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric” për ndërtimin e termocentralit në Roskovec, kompania e cila ka aksioner kompaninë greke GEK TERNA Holdings dhe GENER 2 të Bashkim Ulajt. Edhe ky projekt ka hasur kundërshtinë e banorëve.

  • BIRN: Nga protestat në gjykatë, banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

    BIRN: Nga protestat në gjykatë, banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

    Çështja për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka kaluar tashmë në betejë gjyqësore, ku banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç, kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, AZHT dhe shoqërinë “Global Interprise Group” sh.p.k.
    Banorët, të përfaqësuar nga avokatët Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, kërkojnë pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak, kontratave të lidhura me kompaninë si dhe të lejeve të dhëna për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentralit.
    Avokatja Dorina Prethi theksoi se vendimet e Këshillit Bashkiak të Klosit për dhënien me qira apo në përdorim të fondit pyjor-kullosor, janë marrë në kundërshtim me ligjin, pasi nuk janë shoqëruar me konsultimet publike siç parashikohen në ligj. Sipas saj, konsultimet e kryera nga kompania nuk kanë asnjë vlerë ligjore dhe nuk mund të zëvendësojnë procesin që i takonte këshillit bashkiak.
    “Është shkelur ligji duke mos e bërë këtë,” tha Prethi, ndërsa theksoi se zona e Kurdarisë është hambari i Matit dhe se rreth 700 familje e kanë kundërshtuar HEC-in përmes një peticioni.
    Në sallën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku u zhvillua seanca e parë për padinë e banorëve të Kurdarisë ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Klos, kompanisë si dhe Avokaturës së Shtetit, ndërsa munguan përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Territorit (AZHT). Avokatët e banorëve, kërkuan që seanca të vijonte pavarësisht kësaj mungese, duke e cilësuar si shmangie nga përgjegjësia institucionale.
    Avokati Adriatik Lapaj tha para gjykatës se përgjegjësia kryesore bie mbi Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, e cila sipas tij “ka për detyrim të jetë e pranishme në proces, pasi është institucioni që ka marrë vendimet dhe ka dhënë lejet për shfrytëzimin e ujit.”
    Gjyqtarja e çështjes, Ema Shaholli, vendosi shtyrjen e seancës për në 16 tetor 2025, pasi përfaqësuesit e institucioneve të tjera kërkuan ndërprerje për shkak të mungesës së përfaqësuesve të AZHT-së.
    Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës, dhjetëra banorë protestuan duke mbajtur pankarta me thirrje për SPAK dhe për mbrojtjen e burimeve ujore.
    “Kurdaria ka braktisjen më të ulët në Mat, sepse ka ujin vaditës dhe tokën prodhuese. Nëse na e marrin edhe këtë, vendi zbrazet,” tha Luftim Çeliku.
    Ndërsa një tjetër banor i fshatit, Enver Dara, tha se “halli” i ka detyruar banorët të udhëtojnë deri në Tiranë, me kosto ekonomike për familjet e tyre.
    “Ne do të bëjmë çdo lloj sakrifice për ta mbrojtur ujin,” tha ai.
    Dara shtoi se ka besim tek sistemi i drejtësisë: “Tek kjo drejtësia e re kam pak besim, por duhet parë. Ne kërkojmë që drejtësia të ndihmojë një fshat që kërkohet t’i merret jeta,” shtoi ai.
    Ndërtimi i HEC-it “Doma” në lumin e Lusës, në njësinë administrative Suç të Klosit, ka shkaktuar përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”. Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë, ndërsa banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike.
    Tensionet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, që prej momentit kur kompania ka tentuar të nisë punimet në terren. Banorët kanë bllokuar vazhdimisht mjetet dhe punonjësit, duke shkaktuar përplasje fizike, ndërsa disa prej tyre janë proceduar penalisht.
    Përfaqësuesit e kompanisë “Global Interprise Group” e cila synon ndërtimin e HEC-it “Doma”, pas përfundimit të seancës u larguan menjëherë dhe nuk bënë asnjë deklaratë, duke shmangur kontaktin me banorët dhe gazetarët e pranishëm. Në qëndrime të mëparshme të administratorit dhe aksionerit të kompanisë, Ashim Doma, ka deklaruar se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt burimet ujore që përdoren për vaditje. Ai ka theksuar gjithashtu se lejet për ndërtimin e hidrocentralit janë marrë në përputhje me ligjin.
    Banorët e pranishëm para gjykatës në Tiranë theksuan se nuk do të lejojnë punimet dhe se do të vazhdojnë rezistencën deri në fund.
    “E dimë që kjo betejë nuk është e lehtë. Këta këtë kërkojnë, që popullin ta rraskapsin dhe ta shpërfytyrojnë. Ta dinë mirë se pa u shkri ky popull. /birn

  • “Jam sforcuar shumë për të kapur…”/ U mor i pandehur nga SPAK, zbardhen komunikimet e Erion Isait me pronaren e…

    “Jam sforcuar shumë për të kapur…”/ U mor i pandehur nga SPAK, zbardhen komunikimet e Erion Isait me pronaren e…

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u mor dje i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore. Hetimi është drejtuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe çështja përfshin dy tendera të rëndësishëm: një për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.
    SPAK ka marrë në procedim 7 persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet për ndërtimin e rrugëve, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e procedurave të tenderëve të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë qenë të parapara dhe të paracaktuar, duke çuar në përfitime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve publike.
    Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Komunikimet, të cilat janë zhvilluar përmes aplikacionit WhatsApp, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime të projekteve për të mundësuar përfitime të paligjshme.
    Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:
    Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.
    Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:“Sa më shpejt s plis…”
    Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:“Ok… pa merak… Pa problem.”
    Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”
    Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:“Ju vell…!”
    Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”
    Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:“330 Eshtë max.”
    Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:“Shqyr…?”
    Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”
    Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”
    Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:“Ishte teeepeeeeee e larte”
    Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”
    Sakaq, SPAK vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë çështje dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet. Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat.

  • “Identiteti i Shkodrës në rrezik”! Nis ndërtimi I kullës 35 kate në qendër të qytetit

    “Identiteti i Shkodrës në rrezik”! Nis ndërtimi I kullës 35 kate në qendër të qytetit

    Një vit më parë në Shkodër, qytetarë të shumtë dolën në rrugët e qytetit për të protestuar kundër ndërtimit të një kulle shumëkatëshe në qendër të qytetit.
    Atë kohë u duk sikur protesta dha efektin e saj dhe kulla nuk do të ndërtohej, por tre ditë më parë, nga kompania kontraktuese tashmë është vendosur tabela, e cila njofton nisjen e punimeve për ndërtimin e një kulle prej 35 katesh. Sipas projektit të afishuar, afati kohor i ndërtimit është parashikuar të zgjasë 84 muaj.
    Kjo kullë do të ndërtohet në zemër të qytetit të Shkodrës, ç’ka ka sjellë edhe reagime të ndryshme. Urbanisti Imeldi Sokoli shprehet se nuk është kundër modernes apo mundësive të reja, por qytetit, me arkitekturën që ka nuk i përshtatet një ndërtesë e tillë.
    “Vjen si shkak i një ligji që është ligj i porositur apo amendimi i një ligji që është i porositur tashmë dhe e gjithë kjo është një histori ose një njollë e dëmshme e vendit, e qytetit tonë, e cila tashmë duket që është shumë vonë ndoshta edhe për të reaguar. Dëmet që do të shkaktojë, ky lloj zhvillimi, do të jenë të pashlyeshme në vitet në vazhdim.
    Ajo që duhet të mbronte interesat dhe balancimin e zhvillimit të territorit që është Bashkia, fshihet pas firmës së kryeministrit, duke ia lënë topin kryeministrit dhe duke thënë që është firma dhe vula e tij. Mund të themi që është një mish i huaj për Shkodrën, sepse Shkodra është një qytet linear, i shtrirë, në kuptimin horizontal dhe jo vetrtikal.”
    Edhe për Amel Pervizin, si një aktivist i qytetit, kjo kullë nuk është e përshtatshme dhe se do të jetë ndikues kryesor për shtimin e trafikut, duke rënduar edhe më shumë situatën.
    “KKRT-ja merr vendime prej Tirane se si do të ndikohet jeta e qytetarëve në Shkodër. Nuk pyetet për asnjë gjë më. Ne jemi shumë të revoltuar për këtë gjë. Është afishuar emri i një kompanie për të cilën lehtësisht po të hyjmë në QKB, mund të gjejmë të dhëna dhe ato të dhëna financiare nuk e justifikojnë ndërtimin e një kulle të tillë. Besoj se kjo është një indicie për organet e drejtësisë që të veprojnë.”
    Tashmë tabela është vendosur në qendër të qytetit dhe shumë shpejt pritet që fadromat të nisin punën për ndërtimin e kullës 35 katëshe./MCN

  • Ndërtimi ngadalëson rritjen, por a po hyn në fazën e maturimit

    Ndërtimi ngadalëson rritjen, por a po hyn në fazën e maturimit

    Ngritja e projekteve rezidenciale, investimet publike, kryesisht në ndërtimin e rrugëve, turizmi, që po nxit si ndërtimin e hoteleve, komplekseve për banim, ashtu dhe me blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht nga të huaj janë faktorët kryesorë që ndikojnë në tendencën e ndërtimit e pasurive të paluajtshme.Ndërtimi është kthyer vitet e fundit në një kontribuues të rëndësishëm në performancën…

  • KE i FSHF vendos për ndërtimin e një fushe të re në Valias, në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz

    KE i FSHF vendos për ndërtimin e një fushe të re në Valias, në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar mbështetjen për ndërtimin e një fushe futbolli në zonën e Valiasit, si pjesë e projektit “100 Fushat”, në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz.
    Ky investim do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz dhe Federata e Futbollit do të mbështesë projektin me furnizimin dhe instalimin e tapetit me bar artificial, pajisjen me set portash dhe makineritë për mirëmbajtjen e fushës.
    Ky projekt synon të ofrojë një infrastrukturë moderne për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e aktivitetit sportiv tek të rinjtë në zonë, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve lokale dhe Federatës.