Tag: ndërtimin

  • Gara për “Selman Stërmasi”, Rama: Stadiumet e rinj, qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Gara për “Selman Stërmasi”, Rama: Stadiumet e rinj, qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Rijetëzimi i stadiumit Selman Stërmasi ka hyrë në një fazë të re ku këtë të premte nisi prezantimi i projekteve të studiove që kanë kaluar fazën e parë të garës.Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtyre projekteve Kryeministri nënvizoi se tashmë projekti i “Selman Stërmasit” dhe tre stadiumet e rinj që do të nisin ndërtimin në Durrës, Vlorë dhe Korçë do të jenë qendra të reja urbane.“Nuk janë stadiume por qendra të reja urbane, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Tani i vjen radha “Selman Stërmasit” edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane që jam i bindur që do të jemi në kushtet kur do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje shumë të mirë ashtu sikundër dua të përmend disa procese të tjera të filluara si procesi për ndërtimin e Qendrës së Re Administrative pranë “Selman Stërmasit” që do akomodojë 18 institucione. Procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, Biblioteka e re Kombëtare një konkurs që do të shpallet së fundmi sa i takon zhvillimit me privatët ndërkohë që po punohet dhe është në kantier Akademia e Manchester City në Durrës. Së shpejti fillojmë akademinë e Rafa Nadalit në Durrës dhe agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës.Kreu i qeverisë nënvizoi një tjetër projekt që pritet të zërë vend së shpejti dhe që ka në objektiv të tij zgjidhjen e problematikës së parkimeve jo vetëm në kryeqytet por edhe në bregdet.“Në fund AIC do shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh edhe në bregdet. Një sistem i ri parkimesh ku do përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë të përditshmërisë sonë, një rrjet i jashtëzakonshëm ku do të organizojmë dhe festivalin e arkitekturës në Tiranë. Duke folur për parkimet, qëllimi është që ti përgjigjemi kësaj sfide të zhvillimit që është nevoja për më shumë parkime për një sistem shumë të pranueshme të qarkullimit që ka nisur të japë shenja vështirësie të dukshme”, tha Kryeministri.Përfaqësuesja e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona gjatë fjalës së saj tha se stadium “Selman Stërmasi” është një nyje e re urbane që do të funksionojnë jo vetëm për jetën sportive të qytetit por edhe në aspektin social si dhe të nxitjes ekonomike.Gjatë aktivitetit të sotëm pritet prezantimi projekteve për disa studio që kanë kaluar fazën e parë.Në përditësimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gara ndërkombëtare për rilindjen e “Selman Stërmasit”, Rama: Një qendër e re urbane

    Gara ndërkombëtare për rilindjen e “Selman Stërmasit”, Rama: Një qendër e re urbane

    Sot do të zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”. Pesë skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një stadium të ri me standarde të UEFA-s, kategoria IV. Ky projekt ka si qëllim ta kthejë këtë zonë në një qendër të re urbane të Tiranës.
    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe urbane dhe nënvizoi se stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë një nga bërthamat kryesore të një qendre të re urbane në Tiranë.
    “Janë bërë projektet e zbatimit dhe IC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojmë të treja këto mundësi zhvillimi. Tani i vjen radhë stadiumit Selman Stermasi, edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur që duke pasur parasysh konkurrentët, do të jemi në kushtet ku do të bëjmë një zgjedhje të mirë”, tha Rama.
    Po ashtu, kryeministri theksoi se janë duke u zhvilluar disa projekte të tjera, përfshirë ndërtimin e qendrës administrative të re, godinës së re të Kadastrës, dhe bibliotekës kombëtare.
    “Dua të përmenden këtu edhe disa procese të tjera të filluara, ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione, për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, biblioteka e re kombëtare me një konkurs që do të shpallet së shpejti. Ndërkohë që po punohet dhe është në kantier akademia e Manchester City në Durrës, së shpejti edhe akademinë e Nadal në Durrës . Agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës, ku duam të ndërtojmë një destinacion akademish sportive”, shtoi kryeministri Rama.
    Në fund, Rama foli edhe për nevojën për një sistem të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet, duke premtuar se Agjencia për Planifikimin e Komunitetit (IC) do të shpallë procese të reja për ndërtimin e këtyre infrastrukturave dhe do të përfshijë arkitektë ndërkombëtarë, duke organizuar një festival të arkitekturës në fillim të qershorit.

  • Gara për “Selman Stermasi”, Rama: Stadiumet e rinj qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Gara për “Selman Stermasi”, Rama: Stadiumet e rinj qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Rijetëzimi i stadiumit Selman Stermasi ka hyrë në një fazë të re ku këtë të premte nisi prezantimi i projekteve të studiove që kanë kaluar fazën e parë të garës.Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtyre projekteve Kryeministri nënvizoi se tashmë projekti i “Selman Stermasit” dhe tre stadiumet e rinj që do të nisin ndërtimin në Durrës, Vlorë dhe Korçë do të jenë qendra të reja urbane.“Nuk janë stadiume por qendra të reja urbane, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Tani i vjen radha “Selman Stermasit” edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane që jam i bindur që do të jemi në kushtet kur do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje shumë të mirë ashtu sikundër dua të përmend disa procese të tjera të filluara si procesi për ndërtimin e Qendrës së Re Administrative pranë “Selman Stermasit” që do akomodojë 18 institucione. Procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, Biblioteka e re Kombëtare një konkurs që do të shpallet së fundmi sa i takon zhvillimit me privatët ndërkohë që po punohet dhe është në kantier Akademia e Manchester City në Durrës. Së shpejti fillojmë akademinë e Rafa Nadalit në Durrës dhe agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës.Kreu i qeverisë nënvizoi një tjetër projekt që pritet të zërë vend së shpejti dhe që ka në objektiv të tij zgjidhjen e problematikës së parkimeve jo vetëm në kryeqytet por edhe në bregdet.“Në fund AIC do shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh edhe në bregdet. Një sistem i ri parkimesh ku do përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë të përditshmërisë sonë, një rrjet i jashtëzakonshëm ku do të organizojmë dhe festivalin e arkitekturës në Tiranë. Duke folur për parkimet, qëllimi është që ti përgjigjemi kësaj sfide të zhvillimit që është nevoja për më shumë parkime për një sistem shumë të pranueshme të qarkullimit që ka nisur të japë shenja vështirësie të dukshme” tha Kryeministri.Përfaqësuesja e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona gjatë fjalës së saj tha se stadium “Selman Stërmasi” është një nyje e re urbane që do të funksionojnë jo vetëm për jetën sportive të qytetit por edhe në aspektin social si dhe të nxitjes ekonomike.Gjatë aktivitetit të sotëm pritet prezantimi projekteve për disa studio që kanë kaluar fazën e parë.Në përditësimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konkursi për stadiumin Selman Stermasi/ Rama: Së shpejti do të sjellim Akademinë e NBA në Durrës

    Konkursi për stadiumin Selman Stermasi/ Rama: Së shpejti do të sjellim Akademinë e NBA në Durrës

    Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama garën e çelur për ndërtimin e stadiumin Selman Stermasi.

    I pranishëm në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, Rama njoftoi ndër të tjera projektet e reja sportive.
    Ai tha se agjencia po diskuton me NBA për të sjellë Akademinë e NBA në Durrës.
    “Një tjetër garë e organizuar nga Korporata Shqiptar e Investimeve për një tjetër zhvillim me shumë rëndësi në shumë askete në kryeqytet.
    Më vjen shumë mirë që pas 3 stadiumeve të reja, të cilat janë në proces tani, pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet be zbatimit dhe është shpallur gara për zhvilluesit. Të gjithë janë të ftuar t’i shohin këto të treja mundësi zhvillimi. Tani i vjen radha stadiumit Selman Stermasi, ky është një tjetër bërthamë për një tjetër qendër tregtare. Jam i bindur edhe konkurrentët do jemi në kushtet për të bërë një zgjedhje shumë të mirë. Dua të përmend procese të tjera të filluara, procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione. Procesi për ndërtimin e godinës së re së Kadastrës, e domosdoshme për shumë arsye. Biblioteka e re Kombëtare, ndërkohë që po punohet akademia e re e futbollit, Akademia e Manchester Cityt në Durrës, së shpejti do të fillojmë me Akademinë e Rafa Nadal po në Durrës. Agjencia është në diskutime me NBA për Akademinë e NBA në Durrës ku duam të krijojmë destinacion akademish sportive. Në fund, së shpejti po ashtu, IC do të shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe në bregdet.
    Është nevoja për më shumë parkime, për një sistem më të pranueshëm të qarkullim.”, tha ai

    Top Channel

  • Kampion dhe jashtë fushe, N’Golo Kante ndërton qendër mjekësore 5 milionë dollarë në Mali

    Kampion dhe jashtë fushe, N’Golo Kante ndërton qendër mjekësore 5 milionë dollarë në Mali

    Ish-futbollisti francez ka financuar më parë ndërtimin e shkollave në vendin e origjinës së prindërve të tij. N’Golo Kante, ish-mesfushori i Chelseat, Leicesterit dhe Francës, vazhdon të lërë gjurmë në botë, jo vetëm me aftësitë e tij futbollistike, por edhe me punën e tij bamirëse.Këtë herë, lojtari i Al-Ittihad filloi ndërtimin e një qendre mjekësore në Mali, duke treguar edhe një herë ndjeshmërinë e tij ndaj nevojave të njerëzve nga vendi i tij i origjinës.
    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Kante po e financon projektin tërësisht nga xhepi i tij, duke ndarë 5 milionë dollarë për zbatimin e tij. Kjo nuk është hera e parë që futbollisti 34-vjeçar investon për bamirësi.Në të kaluarën, ai ka financuar ndërtimin e shkollave dhe kopshteve në Mali, vendi i origjinës së prindërve të tij. Edhe pse ka lindur në Francë, rrënjët e tij mbeten thellësisht të lidhura me këtë vend afrikan.
    Që nga viti 2023, Kante luan në ligën e Arabisë Saudite me Al-Ittihad, ku po pretendon titullin kampion këtë vit. Skuadra e tij është në krye të renditjes, katër pikë përpara rivalit të tyre kryesor, Al-Hilal dhe mesfushori francez duket i vendosur për t’i shtuar një tjetër titull karrierës së tij të pasur.

  • Mali i Zi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës mbi Bunë, projekti 20 milionë euro drejt realizimit

    Mali i Zi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës mbi Bunë, projekti 20 milionë euro drejt realizimit

    Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Bunë, duke i hapur rrugën një projekti të rëndësishëm infrastrukturor që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.
    Marrëveshja, e nënshkruar në shkurt 2023 nga kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, u ratifikua më parë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe hyri në fuqi në qershor 2023.
    Ura e re, e gjatë 380 metra dhe me tre harqe, do të mundësojë kalimin e automjeteve, këmbësorëve dhe biçikletave, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve. Projekti synon jo vetëm të lehtësojë lëvizjen, por edhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik në rajon.
    Financimi, i vlerësuar në 20 milionë euro, do të ndahet në mënyrë të barabartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Studimi dhe projektimi u përgatit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
    Me ndërtimin e kësaj ure, pritet që udhëtimi midis Ulqinit dhe Velipojës të shkurtohet ndjeshëm, duke krijuar një rrugë të re dhe më të shpejtë për banorët dhe turistët.