Tag: ndërtimin

  • Ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare në Astir, Veliaj: Një lajm i shkëlqyer, por edhe premtim i mbajtur

    Ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare në Astir, Veliaj: Një lajm i shkëlqyer, por edhe premtim i mbajtur

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë lajmin e shkëlqyer për banorët e zones së Astirit, atë të nisjes së punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare. Veliaj shprehet se shkollës së re në rrugën “Muharrem Çaushi” nuk do t’i mungojë asgjë dhe do të ketë të njëjtat standarde si 45 shkollat që janë ndërtuar këto vite në Tiranë, qofshin në qendër apo në periferi, dhe do t’i ofrojë 600 nxënësve të saj kushte të shkëlqyera mësimi. Kryebashkiaku ka falenderuar banorët e zones për durimin dhe shprehet se mezi pret nisjen e punës edhe për ndërtimin e gjimnazit të ri.
    Postimi i plotë:

    “Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare te zona e Astirit është një lajm i shkëlqyer për të gjithë banorët që jetojnë aty, por edhe një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, pavarësisht se jemi sharë e sulmuar si për çdo projekt tjetër fantastik që kemi realizuar në qytetin tonë.Qytetarët që jetojnë në këtë zonë e dinë fare mirë se çfarë trashëguam nga ish-komuna, që dikur drejtohej nga sharësit sistematikë të çdo projekti të bukur të Tiranës, dhe se sa e vështirë ka qenë për të gjetur një terren bosh ku mund të ndërtonim shkollat e aq shumë kërkuara.Por, siç e them shpesh, fjalët nuk kanë rëndësi tani: janë veprat ato që qëndrojnë kokëfortë përballë çdo sulmi.Siç e patëm premtuar, shkollës së re në rrugën “Muharrem Çaushi” nuk do t’i mungojë asgjë; do të ketë të njëjtat standarde si 45 shkollat që kemi ndërtuar këto vite në Tiranë, qofshin në qendër apo në periferi, dhe do t’i ofrojë 600 nxënësve të saj kushte të shkëlqyera mësimi, laboratorë të pajisur me mjete, biblioteka dhe një palestër sportive.U jam vërtet mirënjohës nga zemra banorëve që u treguan kaq të durueshëm, dhe falenderoj kolegët që punuan për ta bërë realitet këtë premtim. Mezi pres të shoh së shpejti nisjen e punës edhe për ndërtimin e gjimnazit të ri, po aq të domosdoshëm, në këtë zonë të Tiranës.Bashkë!”, tha ndër të tjera Veliaj.

  • Shkollë e re në Astir, Manastirliu: Ky investim është një premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

    Shkollë e re në Astir, Manastirliu: Ky investim është një premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

    Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re.
    Shkolla e re po ndërtohet në rrugën “Muharrem Çaushi” dhe është një investim i qeverisë shqiptare në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit.

    Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan nga afër punimet për ndërtimin e shkollës së re.
    Gjatë inspektimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi:
    “Duhet të ecim me një plan të ri për caktimin e objekteve arsimore për Tiranën që të shoqërohet edhe me shpronësimet ose me partneritetet kur marrim lejen e ndërtimit që të lëshojnë territor për shkollën. Ndërsa për çerdhet duhet të vazhdojmë për të marrë hapësirë të brendshme në godina për çerdhet.”Kjo shkollë po ndërtohet në përputhje me të gjitha standardet e Bashkimit Europian, për një kapacitet prej 900 nxënësish, me 30 klasa, 8 laboratorë, terrene sportive, palestër, bibliotekë dhe hapësira të gjelbëruara, duke respektuar edhe nevojat e nxënësve apo personave me aftësi ndryshe.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha gjatë inspektimit se kjo është një shkollat e reja që i shtohen zonave në zhvillim dhe lagjeve të reja të Tiranës.
    “Do të jenë 900 nxënës kryesisht në gjithë ciklin e arsimit 9-vjeçar, por do të kemi edhe dy klasa parashkollore dhe kjo është shumë e rëndësishme se gjithë ata nxënës apo fëmijë të vegjël të cilët duhet të shkojnë në kopësht edhe në pamundësi mund të kapin ciklin parashkollor dhe të futen direkt këtu. Do të kemi edhe klasën burimore për nxënësit me aftësi ndryshe dhe tashmë jemi duke e përfshirë në të gjitha shkollat si një standard të vendosur, duke qenë se kemi edhe mësuesit ndihmës.
    Ndërkohë që përsa i përket stafit mësimor tashmë me reduktimin e shkollave me dy turne, ku kemi reduktuar mbi 50% shkollat me dy turne, kanë mbetur vetëm 25 shkolla të cilat me rritjen e kapaciteteve dhe me ndërtimin e shkollave të reja, 5 janë në ndërtim ku kemi dhe zgjerim kapacitetesh, besoj që do t’i eliminojmë në katërvjeçarin e ardhshëm. Ky është një premtim i mbajtur dhe gjithë komuniteti i Astirit. është shumë i kënaqur me këtë realizim të këtij investimi Ndërkohë që do të kemi edhe 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme në Kashar, e cila është afër dhe kemi edhe shkollën ‘Kol Jakova’ në njësinë 11, ç’ka bëhet një shpërndarje shumë e mirë për të gjithë.

  • Ndërtimi i shkollës në Astir/ Rama: Do të funksionojë për 900 nxënës

    Ndërtimi i shkollës në Astir/ Rama: Do të funksionojë për 900 nxënës

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Njësinë Administrative 14  në Tiranë, ku do të hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re.
    Sipas Ramës mësohet se shkolla e planifikuar do të ketë një kapacitet për 900 nxënës dhe pranë do të ndërtohen edhe kopsht e çerdhe.
    “Tiranë – Në Njësinë Administrative 14, ku po hedhim themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re me një kapacitet prej 900 nxënësish dhe 250 fëmijësh të ciklit parashkollor; një investim i qeverisë shqiptare në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit.
    Projektet arsimore do të vijojnë më tej edhe me ndërtimin e dy shkollave të tjera, një 9-vjeçare dhe një e mesme, në Yzberisht dhe Kashar”, shkruan Rama.

  • Zoff: Tani portieri prek më shumë topa me këmbë se sulmuesit? Kjo është e tepërt…

    Zoff: Tani portieri prek më shumë topa me këmbë se sulmuesit? Kjo është e tepërt…

    Roli i portierit ka qenë gjithmonë shumë delikat në futboll. Sidomos tani, kur portieri është i përfshirë më shumë në ndërtimin e aksioneve. Kjo e ashtuquajtur “nisje nga poshtë” ka marrë vëmendje të madhe nga trajnerët, për këtë ndryshim stili loje ka folur edhe ai që e njeh shumë mirë këtë pozicion, Dino Zoff.
    Kampioni i botës i vitit 1982 ka komentuar se si do të kishte vepruar nëse do të duhej të përdorte më shumë këmbët, ndërsa qëndronte në portë: “Besoj se do të isha adaptuar mirë, sepse këmbët e mia nuk ishin të këqija për një portier. Pastaj mendoj që, kur një rregull ndryshon, gjithmonë gjen mënyrën për t’u përshtatur me realitetin e ri.
    Problemi, ndoshta, është ndryshe. Nuk duhet ta detyrosh portierin të prekë më shumë topa se një sulmues. Fjalën e kam për ndërtimin e lojës nga poshtë. Portieri ka një ngarkesë të madhe përgjegjësish për golat që duhet të parandalojë. Në këtë mënyrë, ai detyrohet të marrë rreziqe të tjera përsipër, që i shtojnë presionin dhe ndoshta e rëndojnë”.
    Në fund, Zoff ka komentuar edhe kampionatin italian, posaçërisht garën për titull, e cila tani ka një lider të ri, Napolin: “Interi është në rënie, ndërsa Napolin tashmë e shoh në formë të shkëlqyer. Sidoqoftë, do të jetë një garë dyshe mes tyre deri në fund”.

  • Basha viziton palestrën “Tirona Karate”/ Programi i Koalicionit Euroatlantik parashikon ndërtimin e terreneve…

    Basha viziton palestrën “Tirona Karate”/ Programi i Koalicionit Euroatlantik parashikon ndërtimin e terreneve…

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme palestrën “Tirona Karate”, ku ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e të rinjve që stërviten aty, si dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj sportit dhe arsimit.
    Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se trajneri Murat Basha është një nga promotorët e palodhur të brezit të ri, i cili, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e karakterit, disiplinës dhe shpirtit të garës te të rinjtë shqiptarë.
    “Rinia shqiptare ka të drejtë të ndërtojë jetën dhe të realizojë ëndrrat e saj këtu, jo të detyrohet të largohet,” – shprehet Basha, duke renditur disa nga angazhimet kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur këtë vizion.
    Sipas tij, programi parashikon:-Ndërtimin e terreneve të reja sportive;-Rritje të mbështetjes financiare për sportin;-Punësimin e 1500 trajnerëve të rinj në shkolla;-Rritje me 60% të pagave të mësuesve;-Shkolla me orar të plotë, nga ora 08:00 deri në 16:00;-Sigurimin e drekës për nxënësit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme;-Kurse të dedikuara në teknologji, gjuhë të huaja, arte dhe sporte;-Angazhimin e 7500 specialistëve për këto aktivitete.
    “Një Shqipëri që investon te rinia është një Shqipëri që fiton të ardhmen,” përfundon Basha, duke u bërë thirrje të gjithëve: “Beso te Shqipëria!”

  • Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

    Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

    Dikur një terren parakalimi ushtarak për ushtrinë prusiane dhe më vonë baza e famshme për ngritjen ajrore të Berlinit, Tempelhofer Feld, siç quhet zyrtarisht tani, u hap për publikun si një zonë rekreative në vitin 2010. E shtrirë mbi më shumë se 300 hektarë, është një nga hapësirat më të mëdha urbane të gjelbra në botë dhe mjaft e preferuar për vendasit dhe turistët.Planet e skicuara dikur po marrin hov të ri
    Qeveria e Berlinit do të donte të shihte ndërtimin e ndërtesave të shumta 5 deri 10-katëshe dhe disa ndërtesave individuale të larta, duke zvogëluar zonën qendrore të livadhit të brendshëm nga 305 hektarë në 180 hektarë. Gjysma e sipërfaqes së ndërtuar do të shndërrohej në hapësirë komerciale.Planet për zhvillimin e ish-fushës ajrore u hodhën poshtë nga një referendum i organizuar në vend në 2014. Megjithatë, kancelari i ardhshëm Friedrich Merz i Kristian Demokratëve konservatorë (CDU), foli në prag të zgjedhjeve federale në shkurt duke sugjeruar që politikanët duhet të jenë të përgatitur për të ndërtuar në tokë edhe nëse kjo është kundër vullnetit të banorëve vendas.
    Mungesa e banesave të përballueshme dhe rritja e qirave në Gjermani është bërë ndoshta çështja sociale më urgjente e shekullit. Ka një mungesë prej mbi 800,000 apartamentesh, sipas Zyrës Federale të Statistikave, dhe qiraja mesatare mujore e kërkuar në Berlin është rritur me 85.2% nga 8.50 € për metër katror në 2015 në 15.74 € në 2024.
    Për të trajtuar problemin, koalicioni i ardhshëm i qeverisë së Kristiandemokratëve dhe Unionit Kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) ka njoftuar planet për të tarifuar turbo ndërtimin e banesave (“Wohnungsbau-Turbo”), uljen e burokracisë, uljen e taksave dhe sigurimin e programeve moderne të financimit për ndërtimin.
    Planet u mirëpritën shpejt si “një hap i madh përpara” nga Shoqata Federale e Kompanive Gjermane të Banesave dhe Pasurive të Paluajtshme (GdW). Grupi i interesit të industrisë së ndërtimit vuri në dukje veçanërisht “thjeshtimet” e ligjit të planifikimit, prokurimit dhe mjedisit, si dhe një fond investimi të propozuar për ndërtimin e banesave.
    Berlini ende kërkon një rrugëdalje nga kriza e strehimit
    Departamenti i Senatit të Berlinit për Zhvillimin Urban, Ndërtimin dhe Strehimin vlerëson se mbi 100,000 apartamente të reja nevojiten për të lehtësuar tregun e mbinngarkuar siç është sot. Rreth 200,000 njerëz pritet të zhvendosen në Berlin deri në vitin 2040, që do të thotë se qyteti duhet të ndërtojë mesatarisht 20,000 apartamente të reja në vit për të përmbushur kërkesat e pritshme.
    Megjithatë, statistikat e saj të fundit tregojnë një rënie të aktivitetit të ndërtimit në vitin 2023, kur u përfunduan vetëm 15,965 apartamente – që i atribuohet kushteve të këqija ekonomike dhe rritjes së normave të interesit.
    Përpjekjet për të lehtësuar krizën e banesave, nga kontrolli i qirasë te ligjet më të rrepta të qiramarrjes, tek përpjekjet për të goditur spekulatorët që lënë pronat bosh ose vetëm duke marrë me qira apartamente të mobiluara plotësisht për një kohë të shkurtër, të gjitha kanë dështuar, thotë Christian Müller, kryetar i Shoqatës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Berlin-Brandenburg (AIV).
    I vendosur në qendër dhe i lidhur mirë, Müller është në favor të një zhvillimi të mirë-projektuar në skaj të fushës Tempelhofer Feld si një kompromis midis grupeve të ndryshme të interesit – edhe sepse faqja është në pronësi publike dhe, për rrjedhojë, dukshëm më e lirë për zhvilluesit. “Është e rëndësishme që apartamentet me çmime të drejta të ndërtohen atje. Duhet të jetë një përzierje e mirë. Shoqatat shtetërore të banesave duhet të përfshihen dhe ne duhet të ruajmë diversitetin,” tha Müller për DW.
    Ndërsa ai pranon se Tempelhofer Feld është pritur jashtëzakonisht mirë nga banorët vendas, si politikanët shtetërorë dhe federalë, ai thotë se situata e strehimit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. “90% e berlinezëve duan që gjithçka të mbetet ashtu siç është. Derisa të marrin njoftimin për t’u liruar dhe duhet të kërkojnë vetë një apartament në tregun e banesave,” thotë Müller, duke shtuar se banesa për 100,000 njerëz mund të krijohen në të gjithë zonën pa qenë shumë e ngushtë.
    Pak besim në premtimin e banesave me qira të përballueshme
    Pjesë e rezervës së natyrës, pjesërisht parkut të kohës së lirë, Tempelhofer Feld tani është shtëpia e projekteve të shumta komunitare nga një hapësirë eksperimentale për arkitekturë të qëndrueshme deri te hapësirat e drejtuara nga artistët, një punëtori për riparimin e biçikletave dhe një klub shahu. Është gjithashtu një vend foleje për disa nga speciet e rrezikuara të zogjve të Gjermanisë, mes tyre larka qielli dhe një tufë delesh Skudden, një racë e rrezikuar, janë zhvendosur këtu për të ndihmuar në promovimin e biodiversitetit.
    “Feldi është unik. Funksionon vetëm si një e tërë – hiqeni edhe një pjesë të tij dhe ju shkatërroni të gjithë vlerën e tij,” thotë Anita Möller, një anëtare e grupit të veprimit të qytetarëve “100% Tempelhofer Feld”, i cili organizoi referendumin që ndaloi ndërtimin e kantierit në 2014.
    Duke parë kopshtet e komunitetit që kanë lindur në Tempelhofer Feld ku banorët rrisin lule dhe perime, Möller tregon një studim të vitit 2021 nga Departamenti i Mjedisit i Senatit të Berlinit që theksoi karakterin unik të hapësirës urbane me përzierjen e saj të zonave të mëdha të ruajtjes së natyrës dhe rekreacionit. Studimi theksoi gjithashtu rëndësinë e tij ekologjike në drejtim të ruajtjes së biodiversitetit, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe popullaritetin e lagjeve përreth me popullsi të dendur.
    Në vitin 2014, rreth dy të tretat e votuesve (64.3%) vendosën në favor të mbrojtjes së hapësirës nga zhvillimi dhe akti i ruajtjes që rezulton ndalon ndërtimin ose zgjerimin e ndërtesave ekzistuese në vend.
    Tani, qeveria e koalicionit CDU-SPD e Berlinit – e cila erdhi në pushtet në zgjedhjet e vitit 2023 ku 39% e votuesve përmendën strehimin si çështjen e vetme më prioritare – po shqyrton edhe një herë planet për të ndërtuar atje. Marrëveshja e saj e koalicionit e vitit 2023 thotë se “devijimet” nga angazhimet e mëparshme për të mos shitur tokën shtetërore “mund të lejohen në raste individuale për kooperativat e strehimit të orientuara drejt së mirës së përbashkët”. Dhe ata kanë nisur tashmë një seri konsultimesh publike dhe një konkurs ndërkombëtar të planifikimit urban për idetë se si të zhvillohet më së miri ish-fusha ajrore.
    Ndërtimi në periferi
    Për momentin, sugjerimi është që të ndërtohet vetëm në periferi – kryetari i bashkisë së Berlinit Kai Wegner (CDU) i tha gazetës Tagesspiegel në nëntor 2024 se do të ishte e mundur të ndërtoheshin 15,000 deri në 20,000 apartamente në skajet – por ka kundërshtim të ashpër edhe për këtë.Partitë opozitare të Gjelbër dhe të Majtë të Berlinit akuzojnë koalicionin CDU-SPD për shpërdorimin e miliona parave të taksapaguesve në konsultime publike dhe konkurse të planifikimit urban në një përpjekje për të lëkundur opinionin publik në favor të ndërtimit të apartamenteve që, në realitet, vetëm një pjesë e vogël e banorëve mund t’i përballonin.
    “Ata vazhdojnë të pretendojnë se ka të bëjë me nevojat për strehim, por le të jemi të sinqertë: ka të bëjë me paratë, spekulimet dhe ëndrrat e investitorëve. Nëse do të ishte vërtet për zgjidhjen e krizës së strehimit, ne kemi opsione më të mira,” thotë Möller, duke iu referuar Planit të Zhvillimit të Qytetit të qeverisë 2040 që identifikon vende të tjera ku mund të ndërtohen deri në 222,000 shtëpi.Ideja se rruga drejt shtëpive më të përballueshme kërkon më shumë ndërtime është e vjetëruar, sipas Möller, i cili beson se qeveria duhet të investojë në lloje të reja të zhvillimit urban “demokratik dhe të qëndrueshëm” që “respekton kufijtë tanë mjedisorë dhe vlerën e hapësirës së hapur”.Tani për tani, të paktën zona mbrohet nga Akti i Ruajtjes së Tempelhofer Feld i prezantuar pas referendumit në 2014. Por, siç thekson Möller, kjo mund të përmbyset lehtësisht nga një shumicë votash në Senatin e Berlinit. “Strehimi i përballueshëm ka dështuar diku tjetër. Pse duhet të besojmë se do të funksionojë papritmas këtu? Pasi të ndërtohet, humbet përgjithmonë,” thotë ajo./DW

  • Gazifikimi i Korçës, ministrja Balluku: Synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes

    Gazifikimi i Korçës, ministrja Balluku: Synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të shtunë morën pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit për qytetin e Korçës. Sipas ministres Balluku ky është një investim strategjik synon ndërtimin e një rrjeti modern për shpërndarjen e gazit.
    Balluku tregoi pse Korça u zgjodh si vendnisja e projektit. Sipas saj arsyet kryesore janë niveli i lartë i disiplinës së konsumatorëve, rëndësia e qytetit si një qendër turistike dhe zhvillimi i bujqësisë në rajon.

    “Korça është një konsumator model që ka treguar sukses në çdo projekt pilot, ka paguar faturat rregullisht dhe është treguar bashkëpunues. Po ashtu, është ndër zonat me bujqësinë më të zhvilluar dhe me vëllim të lartë prodhimi”,-u shpreh ajo.
    Po ashtu Balluku foli edhe përfitimet që ky projekt do të sjellë për qytetarët dhe ekonominë lokale nga përdorimi i energjisë më të pastër dhe efikase, mbrojtja e mjedisit, ulje e konsiderueshme e kostove për familjarët dhe bizneset dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe urban.

  • 105 vjetori i lindjes së profesorit të së Drejtës Penale, Begaj nderon Ismet Elezin: Drejtësia e re ka nevojë për modele të integritetit

    105 vjetori i lindjes së profesorit të së Drejtës Penale, Begaj nderon Ismet Elezin: Drejtësia e re ka nevojë për modele të integritetit

    Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë me rastin e 105-vjetorit të lindjes së Profesor Ismet Elezit, një prej figurave më të shquara të së Drejtës Penale në Shqipëri, Presidenti  Bajram Begaj, e vlerësoi profesorin si një figurë mbresëlënëse të shkencës juridike shqiptare, duke përcjellë njëherazi disa mesazhe kyçe mbi drejtësinë e re.
    “Profesor Ismeti është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare. Ai ka qenë model në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj,” u shpreh Presidenti, duke nënvizuar kontributin e jashtëzakonshëm të Elezit në ndërtimin e sistemit penal në Shqipërinë moderne.
    Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vuri theksin mbi sfidat dhe arritjet e sistemit të drejtësisë në dekadën e fundit, duke e cilësuar reformën në drejtësi si një ndër sipërmarrjet më të fuqishme të tre dekadave të fundit.

    “Drejtësia e re ka, gjithashtu, nevojë për gurët e vet kilometrikë, për modele dhe shembuj të integritetit e profesionalizmit,” theksoi ai.

    Presidenti Begaj vlerësoi përparimin e bërë në çrrënjosjen e pandëshkueshmërisë dhe në ndërtimin e një kulture hetimi të pavarur dhe të paanshme: “Zhvillimin cilësor e dallojmë kur me kurajë, vendosmëri dhe drejtësi zbatohet ligji ndaj të fuqishmëve apo atyre që janë të paprekshëm”.
    Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e ruajtjes së pastërtisë së sistemit të drejtësisë përmes vetingut të përhershëm, kontrollit të brendshëm dhe vetëpastrimit, duke shtuar se “Drejtësia e re nuk mund të jetë e re nëse shfaq simptomat e drejtësisë së vjetër si korrupsionin, klientelizmin apo korporativizmin”.
    Presidenti e përmbylli fjalën me një mesazh shprese dhe vendosmërie: “Drejtësia e re duhet pranuar si thirrje dhe kontributi për të duhet kuptuar si premtim solemn. Rruga është ende e gjatë, por suksesi është shfaqur në horizont. Mbështetja ime ndaj jush është e palëkundur.”
    Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademikë dhe studentë të cilëve Presidenti u garantoi mbështetjen e tij në përpjekjet për ndërtimin e një drejtësie të re dhe të drejtë.
    /vizionplus.tv

  • Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 26 vite burg për të pandehurit, mes tyre ish-ministri, vendimi më 16 prill

    Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 26 vite burg për të pandehurit, mes tyre ish-ministri, vendimi më 16 prill

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Gjykata e Posaçme do të shpallë më 16 prill në orën 13:00 vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për aferën e Inceneratorit të Tiranës. SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total për të pandehurit.
    Mes të akuzuarve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete.
    Pretenca për të pandehurit:
    Lefter Koka 4 vjet burg
    Bledar Karoli 4 vjet burg
    Fatjon Murati 4 vjet burg
    Taulant Tushe 4 vjet burg
    Namik Simixhi 4 vjet burg
    Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
    Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
    Jetmir Llapaj 2 vjet burg
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës./ZËRI

  • ‘Do të bëjmë bypass-in e Elbasanit’, Berisha: Taksat mbi ndërtimin do të jenë 8-10 herë më të ulëta

    ‘Do të bëjmë bypass-in e Elbasanit’, Berisha: Taksat mbi ndërtimin do të jenë 8-10 herë më të ulëta

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 11 majit, duke paraqitur programin e tij për zhvillimin ekonomik dhe energjetik të vendit.
    Berisha theksoi se Elbasani do të shndërrohet në një qendër madhështore, duke filluar me ndërtimin e bypass-it si vepër e parë dhe duke ulur ndjeshëm taksat për biznesin, me tatimin mbi fitimin që do të arrijë në 10%. Ai gjithashtu premtoi një ulje të TVSH-së nga 20% në 15%, si dhe uljen e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë.
    Kryedemokrati theksoi gjithashtu mbështetje të fortë për sektorin e prodhimit, me fokus në nxitjen e prodhimit “Made in Albania”, dhe për të rinjtë dhe emigrantët që duan të investojnë në vend. Ai premtoi subvencione dhe kredi të buta për çdo të ri që do të martohet dhe të krijojë jetën në Shqipëri, si dhe për emigrantët që do të kthehen për të investuar.
    Në fjalën e tij, Berisha foli edhe për pasigurinë e krijuar nga politikën e “Ballkanit të Hapur” dhe ndikimin e narkoeuros në industrinë e fasonëve, duke premtuar një mbështetje të madhe për fermerët shqiptarë dhe një ndryshim në taksat që favorizojnë prodhimin vendas.
    Në përpjekje për të pozicionuar Shqipërinë si një epiqendër rajonale të teknologjisë së lartë, ai përmendi projektet për internetin 4G, blockchain, kriptomonedhat dhe inteligjencën artificiale, duke garantuar se qeveria do të investojë në këto fusha për të nxitur zhvillimin dhe konkurrencën globale.