Tag: ndërtimin

  • Projekti i mbështetur nga Kina për ndërtimin e urës në Beograd, nxit kritika për fshehje të kontratave

    Projekti i mbështetur nga Kina për ndërtimin e urës në Beograd, nxit kritika për fshehje të kontratave

    Punimet për zëvendësimin e Urës së Savës në Serbi tashmë kanë filluar, por ngurrimi i Qeverisë për të zbuluar plotësisht marrëveshjet me kompanitë kineze të përfshira në ndërtim, po nxit kundërshtime ndaj projektit dhe po ngre dyshime për transparencën e mënyrës së dhënies së kontratave.

    China State Construction Engineering (CSEC), një nga dy kompanitë shtetërore kineze që janë pjesë e projektit, njoftoi se vendosja e strukturave prej çeliku në urën e re 420-metërshe në zemër të kryeqytetit, Beograd, ka nisur më 5 dhjetor.

    PowerChina, një konglomerat gjigant shtetëror dhe një nga kompanitë më të mëdha në botë për inxhinieri, prokurim dhe ndërtim, është kontraktori kryesor.

    Ajo mori pjesë në prishjen e urës së vjetër të Savës në korrik dhe po ndërton urën e re në vlerë prej 94.1 milionë eurosh, e cila pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026.

    Por, mungesa e procedurave publike të tenderimit për kontratat, e cila mund të ketë ndikim në koston dhe cilësinë e përgjithshme të projektit, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për transparencën.

    Kjo është një çështje veçanërisht e diskutueshme në Serbi, pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024, ku u humbën jetën 16 njerëz.

    Incidenti shkaktoi protesta masive dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq në janar. Protestuesit fajësuan korrupsionin dhe cilësinë e dobët të punëve për shembjen.

    Disa kontraktorë, përfshirë kompani kineze, morën pjesë në rindërtimin e stacionit hekurudhor. Autoritetet serbe këmbëngulën se konsorciumi kinez China Railway International Company (CRIC) dhe China Communications Construction Company (CCCC) nuk ishin fajtorë dhe të dy kompanitë deklaruan se çatia prej betoni e stacionit nuk ishte pjesë e punimeve të rindërtimit që ata kryen.

    Një hetim për këtë incidentin u hap më pas, dhe prokuroria i akuzoi disa zyrtarë serbë se kishin “përfituar materialisht” të paktën 18.7 milionë dollarë nga konsorciumi kinez që po ndërton një projekt hekurudhor.

    Drejtori i programit të Transparency International, Nemanja Nenadiq, i tha Radios Evropa e Lirë se përjashtimet dhe boshllëqet ligjore në Serbi e kanë krijuar praktikisht një “shteg të shkurtër për dhënien e punëve pa konkurrencë”.

    “Ne mund të supozojmë përgjithësisht se çmimi është më i lartë se sa do të ishte në një tender publik, sepse kompania që fiton punën nuk ka motiv të ofrojë kushte më të mira kur e di se nuk ka konkurrencë”, tha Nenadiq, një avokat me përvojë në luftën kundër korrupsionit.

    “Thanë se të gjitha janë të fshehta”

    Ura e vjetër e Savës u ndërtua në vitin 1942 gjatë pushtimit nazist të Serbisë dhe u shpëtua pavarësisht se gjatë tërheqjes së tyre gjermanët e minuan para se të largoheshin nga qyteti. Që atëherë, ura është shndërruar në një pikë referimi dhe simbol të Beogradit.

    Në maj, qyteti i Beogradit tha se ura kishte nevojë të zëvendësohej për shkak të “një sërë rreziqesh strukturore dhe sigurie” dhe sepse nuk i plotësonte “nevojat ekzistuese dhe në rritje të trafikut të qytetit të Beogradit”.

    Ura e re, më e madhe, do të mund të përballonte më shumë trafik dhe të ofronte lidhje më të mirë me projekte të tjera të reja, tha qyteti.

    Por, dyshimet për transparencën dhe ndërtimin e kanë shoqëruar projektin qëkurse ideja për shembjen e urës së vjetër mori hov në vitin 2017, dhe kontrata me PowerChina u nënshkrua në vitin 2020.

    Qeveria serbe e ka anashkaluar procesin e prokurimit publik për urën e re të Savës duke iu referuar një marrëveshjeje ndërqeveritare mes Kinës dhe Serbisë të nënshkruar në vitin 2009, që lejon kontraktim të drejtpërdrejtë publik dhe rritje bashkëpunimi në ndërtimin e infrastrukturës.

    Kushtetuta e Serbisë thotë se marrëveshjet ndërkombëtare janë pjesë e sistemit juridik dhe ligjet e brendshme nuk mund të jenë në konflikt me kontratat ndërkombëtare.

    Shqetësimet lidhur me prokurimet bëhen edhe më të mëdha duke ditur se dokumentacioni i plotë i projektit nuk është bërë kurrë publik.

    As Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, as qyteti i Beogradit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për ndërtimin e urës.

    CSEC dhe PowerChina nuk u përgjigjën kërkesave të REL-it për koment mbi procedurën e prokurimit apo përfshirjen e tyre në projekt.

    Rastko Naumov nga grupi aktivist Beogradi Mbetet, i cili organizoi protesta kundër vendimit për të shembur urën e vjetër të Savës, i tha REL-it se ai beson që hollësi të rëndësishme të projektit janë fshehur nga publiku.

    Ai tha se iu drejtua Drejtorisë së Tokës Ndërtimore dhe Ndërtimit të Beogradit në janar për të paraqitur kërkesa zyrtare për publikimin e kontratave mbi shembjen e urës së vjetër dhe ndërtimin e urës së re, por kërkesa e tij iu hodh poshtë.

    “Ata refuzuan t’i dorëzonin kontratat. Thanë se të gjitha ishin të fshehta”, tha Naumov, avokat dhe aktivist.

    Naumov ndau me REL-in kërkesat që kishte dorëzuar dhe letrën e refuzimit nga autoritetet.

    Letra thoshte se atij iu mohua qasja në kontrata sepse ato përbëjnë “sekret biznesi” dhe PowerChina ka deklaruar se publikimi i tyre do të zbulonte sekrete tregtare.

    Drejtoria e Tokës Ndërtimore dhe Ndërtimit nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

    Një model kontratash së fshehura

    Pekini gëzon marrëdhënie të ngushta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka thelluar vazhdimisht lidhjet me Beogradin gjatë dy dekadave të fundit.

    Marrëdhëniet janë zgjeruar në shumë sektorë, nga tregtia dhe mbrojtja tek teknologjia dhe arsimi, me miliarda dollarë investime kineze që hyjnë në vend në kuadër të Iniciativës “Rruga dhe Brezi” (BRI) dhe marrëveshjeve dypalëshe.

    Ndërtimi i urës së re mbi lumin Sava është vetëm njërin nga shumë projekte të mëdha në Serbi që kanë ngjallur dyshime mbi transparencën.

    PowerChina është gjithashtu kontraktor kyç në ndërtimin e kompleksit gjigant në Beograd për Expo 2027, si dhe të sallave të ekspozitave, një stadiumi kombëtar futbolli dhe infrastrukturës së lidhur si linjat e metrosë, një autostradë e re dhe një unazë rreth kryeqytetit serb.

    Këto kontrata gjithashtu kanë mundur ta anashkalojnë ligjin serb për prokurimet publike, i cili rregullon se cilat kompani mund të licencohen për punë në projekte shtetërore dhe siguron konkurrencë dhe transparencë.

    Shqetësime mbi transparencën u ngritën gjithashtu në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë këtë vit, ndërsa vlerësohej statusi i saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Raporti paralajmëroi se marrëveshjet ndërqeveritare si ajo e nënshkruar me Kinën – dhe të tjera të ngjashme – po shkatërrojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancimit mbi projektet e mëdha në vend.

    “Kjo çon në rrezik korrupsioni dhe mospërputhje me standardet evropiane”, thuhet në raport./ REL.

  • PS mbështeti Endri Shabanin, PD tërheq firmat për Avokatin e Popullit: Do propozojmë ndërtimin e procesit transparent

    PS mbështeti Endri Shabanin, PD tërheq firmat për Avokatin e Popullit: Do propozojmë ndërtimin e procesit transparent

    Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmar për kandidaturën e Avokatit të Popullit.
    Në një njoftim të shpërndarë ëpr mediat, PD bën me dije se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.
    “Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

    Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.
    Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.  Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.
    Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, thuhet në njoftimin e PD.
    Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas mbështetjes që PS id ha kandidaturës së Endri Shabanit./vizionplus.tv

  • Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese

    Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese

    Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.
    Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.
    Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.
    Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.
    Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
    Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.
    Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.
    Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.
    Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.
    Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.
    Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.
    Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.
    Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit./ Monitor

  • Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

    Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

    Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.
    Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.
    Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.
    Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.
    Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
    Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.
    Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.
    Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.
    Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.
    Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.
    Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.
    Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.
    Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit.

    /Monitor.al/

  • Serbia hap tender për pikat e riciklimit

    foto ilustruese

    SERBI- Ministria e Mjedisit e Serbisë ka hapur një tender për projektimin dhe ndërtimin e shtatë pikave të riciklimit të mbetjeve të ngurta për qendrën rajonale të mbetjeve Kalenic në Serbinë qendrore, njoftoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Tenderi është pjesë e një projekti më të gjerë të mbështetur nga BERZH, thuhet në njoftimin e tenderit të javës së kaluar.
    Tenderi përfshin projektimin dhe ndërtimin e pikave të riciklimit në shtatë lokacione: Ub, Lajkovac, Ljig, Oscecina, Vladimirci, Mionica dhe Koceljeva. Afati i paraqitjes së ofertave përfundon më 1 janar.
    Tenderi është pjesë e një projekti më të madh me vlerë 152 milionë euro (176 milionë dollarë), që synon modernizimin e landfilleve dhe përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve në gjashtë lokacione në Serbi, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Pesë lokacionet e tjera janë: Sombor (Serbia veriore), Pirot (Serbia juglindore), Sremska Mitrovica (Serbia veriperëndimore), Nova Varos (Serbia perëndimore) dhe Duboko (Serbia perëndimore).
    BERZH bëri të ditur më herët se po bashkëfinancon projektin në raport 50:50 me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD). Nga shuma totale, BERZH dhe AFD po ofrojnë nga 1 milion euro secila në formë grantesh. Në dhjetor 2024, BERZH nënshkroi një marrëveshje kredie prej 75 milionë euro me Serbinë për fazën e ardhshme të programit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në vend, që parashikon ndërtimin e një landfilli në komunën veriore të Indjija-s./Monitor.al

  • VIDEO/ Bëmat e Belinda Ballukut dhe ‘mali i shkeljeve’ që rëndon mbi të

    VIDEO/ Bëmat e Belinda Ballukut dhe ‘mali i shkeljeve’ që rëndon mbi të

    Të enjten e datës 20 nëntor 2025, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. Gjithashtu ndaj saj u vendos edhe ndalimi për të dalë jashtë vendit. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me abuzimin me vlerë afërsisht 50 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me akuzën për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Të përfshirë në këtë aferë janë edhe ish-zyrtarë të lartë, bashkëpunëtorë të Ballukut, për të cilët GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, konkretisht për drejtorin e KESH, Erald Elezi, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

    Më 20 tetor 2025, SPAK dorëzoi një aktakuzë 45 faqesh ndaj Belinda Ballukut dhe pesë zyrtarëve të tjerë, për manipulim të procedurës së tenderimit të tunelit të Llogarasë me fond limit 190 milionë euro. Dosja përfshin të dhëna të hyrje–daljeve kufitare, akte administrative, dokumente zyrtare si dhe komunikime telefonike apo mesazhe në aplikacione të ndryshme mes Ballukut dhe vartësve të saj. Hetimi, i cili ka zbuluar koordinim mes zyrtarëve të ministrisë dhe kompanisë fituese që nga faza e përgatitjes së dokumentacionit deri te firma e kontratës, konsiderohet një nga rastet më të rëndësishme të korrupsionit në nivele të larta qeveritare në Shqipëri.

    Por kjo është vetëm maja e ajsbergut të një historie të mbushur me afera të dyshimta, pasi Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës është nën hetim nga SPAK edhe për procedurën e tenderit për ndërtimin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, i cili u fitua nga konsorciumi i tre kompanive private me një ofertë prej 19.9 milionë euro pa TVSH. Hetimi është ngritur pas shqyrtimit të procedurës, ku të gjithë operatorët e tjerë konkurrues u skualifikuan, përfshirë edhe ofertën më të ulët ekonomikisht. Çka ngre dyshime për paracaktim të fituesit dhe shkelje të barazisë në tendera, që mesa duket është një model i zakonshëm për zonjën Balluku, pasi emri i saj është i përfshirë kudo ku ka projekte madhore me vlera miliona euro në vendin tonë, siç është Inceneratori i Tiranës, ku edhe sot, 7 vjet pas firmosjes së kontratës, ai nuk ekziston edhe pse buxheti i shtetit ka paguar plot 100 milionë euro.

    Një tjetër skandal është projekti 21 km Thumanë–Kashar. Në vitin 2018, Gener 2 propozoi ndërtimin e një autostrade të kategorisë A kundrejt një vlere 245 milionë euro, por pas këtij investimi oferta llogariste që në fund të 13 viteve që do të përfshinin ndërtimin dhe mirëmbajtjen, buxheti i shtetit do të detyrohej të paguante 455 milionë euro, 210 milionë euro më shumë se vlera e investimit. Një skandal që përfshiu kompaninë Gener 2 me falsifikimin e dokumenteve për ndërtimin e Unazës së Madhe solli ndryshime në qeveri. Dhe kështu vetë ministrja që kishte ardhur në detyrë në vitin 2019, Belinda Balluku, u detyrua ta anulonte këtë koncesion. Kompania e ankimoi vendimin në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke e humbur çështjen, të cilën e fitoi më pas në Gjykatën e Apelit më 29 korrik 2021, vendim i cili i hapi rrugë ministres Balluku që t’ia përcillte për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë–Kashar.

    Dhe këtu nisën të kryheshin një listë e gjatë shkeljesh. Kontrata e re lidhet duke ndryshuar kushtet thelbësore të termave të referencës me të cilat u shpall gara dhe u fitua nga kompania koncesionare. Afati i kohëzgjatjes së kontratës nga 13 u bë 35 vjet. Nëse koncesionari planifikohej të merrte në total 445 milionë euro, në kontratën e re në fund të 35 viteve siguroi 1 miliard e 307 milionë euro. Në garën e hapur në vitin 2018, dokumentet e tenderit specifikonin qartë se nuk do të vendosej asnjë tarifë, mirëpo kontrata e re lejoi vendosjen e traut me pagesë 2.5 euro për kalimin e makinave, pa bërë asnjë studim fizibiliteti dhe pa u konsultuar me banorët e zonës.

    Një tjetër mega-aferë, e cila ka marrë vëmendje në mbi 15 episode të emisionit tonë, është ajo e anijeve gjeneratorë të ardhura nga Bangladeshi, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Anijet u blenë nga kompania offshore “Exelerate Energy Limited Partnership” nga Bangladeshi në 2022 për 15 milionë dollarë, ndërkohë që KESH bëri kontratë për t’i marrë ato me qira për plot 45.5 milionë dollarë, pra 3-fish më shtrenjtë. Por nuk mbaron me kaq, sepse nëse 45.5 milionë dollarë do të jepen për qiranë, vlera që do të shkojë për operimin nga kompania tjetër fituese Renco, kap shifrën 22.5 milionë dollarë. Pra, plot 68 milionë dollarë që merren nga arka e kompanisë publike KESH për të përfunduar në xhepat e pronarëve të kompanive fituese. E jo vetëm kaq, por kur anijet ndizen, ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrojtur në gjirin e Vlorës është kolosale. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është edhe analiza që ka bërë KLSH, ku del se çmimi i energjisë së prodhuar nga anijet del 268 euro për megavat/orë, pra 4 herë më i shtrenjtë se të blesh energji në import.

    Një tjetër aferë që implikon ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku është edhe koncesioni i aeroportit të Vlorës, një nga projektet më skandaloze të qeverisë Rama. Diskutimet për ndërtimin e këtij aeroporti nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-n gjithçka u bë konkrete. Më 20 prill të të njëjtit vit u lidh kontrata e koncesionit mes shtetit shqiptar dhe konsorciumit që u shpall fitues: Mabetex Group në pronësi të Behgjet Pacollit që zotëronte 58% të kapitalit, kompania turke YDA Group me 40% të kapitalit dhe 2A Group me 2%. YDA Group u largua më pas nga aeroporti duke i shitur aksionet për një vlerë qesharake prej 4450 euro.

    Ajo që sjell implikimin direkt të ministres Balluku në këtë aferë është dhënia e miratimit për largimin e kompanisë turke pa u zëvendësuar nga një firmë që kishte përvojën teknike dhe financiare. Kostoja e ndërtimit të këtij aeroporti arrin në 104 milionë euro, por taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose 32% më shumë se investimi, në rast se koncesioni dështon. Pra, qeveria vendos të marrë përsipër risqe me miliona euro për projekte që nuk janë të studiuara siç duhet.

    Pavarësisht këtyre pasigurive, më 28 nëntor 2021 makineritë e rënda pushtuan zonën e mbrojtur të Vjosë–Nartës për të nisur ndërtimin e aeroportit dhe që prej asaj dite iu dha një goditje e fortë ekosistemit më unik në vendin tonë, i cili fatkeqësisht në një pjesë të tij e ka humbur statusin e mbrojtjes, me justifikimin e zhvillimit ekonomik. E megjithë këto kosto që mori natyra shqiptare, konflikti mes aksionerëve të kompanisë koncesionare, firmave 2A Group dhe Mabetex, bën që aeroporti të rrezikojë të mos hyjë në operim dhe kompanitë të kenë të drejtë të kërkojnë pagesën e garancisë nga shteti shqiptar!

  • Qytetari denoncon ndërtimin e një pallati në Urën Vajgurore: Pa leje, vjen policia dhe…

    Qytetari denoncon ndërtimin e një pallati në Urën Vajgurore: Pa leje, vjen policia dhe…

    pamje e nderteses

    BERAT- Ndërtimet pa leje dhe prishja e ndërtesave të ndërtuara pa leje kanë ngitur shqetësim te qytetarët. Të shpeshta janë denoncimet e qytetarëve që sipas tyre, veprohet me një ndarje selektive. Një denoncim i fundit vjen një banor i fshatit Kutalli, komuna e Urës Vajgurore, Berat. Qytetari ka denoncuar ndërtimin e një pallati 3 katësh pa leje, dhe për të disatën herë, policia shkon herë pas herë në vendin ku po ndërtohet, por largohet menjëherë sapo marrin rryshfet, ndërsa bën fajtore edhe kryetaren e Bashkisë. Siç shihet në pamjet e shpërndara nga JOQ, pallati 3 katësh është në ndërtim e sipër…
    IKMT prej muajsh ka vijuar me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje më urdhër të kryeministrit Edi Rama. Nga veriu në jugu, janë prishur një numër i konsideruar i objekteve të ndërtuara pa leje./ZËRI

  • SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

    SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

    Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi finalizimin e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore, raporton Bloomberg.
    Sipas një dokumenti zyrtar të publikuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë, SHBA ka miratuar ndërtimin e këtyre “nëndetëseve sulmuese” dhe ka rënë dakord të bashkëpunojë me Seulin për furnizimin me karburant bërthamor.
    Marrëveshja shënon një avancim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë me tensione të larta në Gadishullin Korean, përballë Koresë së Veriut të pajisur me armë bërthamore dhe një Kine me ndikim në rritje në rajon.

  • Takimi me Macron tregon dëshpërimin e tij, si po përpiqet Vuçiç të blejë për herë të fundit mbështetje nga Perëndimi

    Takimi me Macron tregon dëshpërimin e tij, si po përpiqet Vuçiç të blejë për herë të fundit mbështetje nga Perëndimi

    Marsela SHYTIA
    Vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Paris dhe takimi i tij me Presidentin Emmanuel Macron kanë ngritur shumë pyetje dhe spekulime mbi politikën e jashtme të Serbisë dhe ambiciet e Vuçiç për të siguruar mbështetje perëndimore. Në një kohë kur Serbia po përballet me sfida të mëdha në të brendshme dhe të jashtme, ky takim duket si një lëvizje taktike e presidentit për të forcuar lidhjet me Francën, por gjithashtu për të konsoliduar pushtetin e tij brenda vendit. Sipas kritikëve, vizita e Vuçiç në Paris është pjesë e përpjekjes së tij për të siguruar mbështetje nga Perëndimi, ndërkohë që përpiqet të mbajë nën kontroll situatën politike dhe ekonomike në Serbi.
    Temat e diskutimit
    Gjatë vizitës, Vuçiç dhe Macron diskutuan disa projekte të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e linjës së parë të metrosë në Beograd, si dhe bashkëpunimin në sektorin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Këto marrëveshje janë pa dyshim të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Serbisë dhe modernizimin e infrastrukturës, por kritikët shohin në to një mënyrë për Vuçiç të sigurojë favorin e politikanëve perëndimorë dhe të mashtrojë perceptimin e tij si një lider që po avancion Serbinë në rrugën e integrimit evropian. Pasi njoftoi nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e metrosë, lideri serb e vuri theksin te zhvillimi i raporteve ekonomike me Francën, duke u munduar të demonstrojë se Serbia po ecën përpara. Por opozita në Serbi e sheh këtë si një lëvizje që synon të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për të ruajtur pushtetin politik në vend.
    Përballja me korrupsionin
    Një nga aspektet më të diskutueshme të vizitës dhe marrëveshjeve të nënshkruara është mënyra se si është realizuar kontrata për ndërtimin e linjës së metrosë. Sipas kritikëve, ky projekt është një shembull tjetër i shpërfilljes së procedurave të zakonshme të tenderimit dhe prokurimit publik, një praktikë që ka shkaktuar shqetësime për korrupsion dhe abuzime me fondet publike. Vladimir Jeliç, presidenti i Lëvizjes për Ripërtëritjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS), e cilësoi këtë marrëveshje si një “përpjekje për të blerë mbështetje nga Perëndimi” dhe një vazhdim të politikës korruptive të Vuçiç, ku ai përdor investime të mëdha për të siguruar favorizimin e udhëheqësve të huaj.
    Synimet e Vuçiçit
    “Vuçiç është gati të shesë gjithçka që ka Serbia për të siguruar mbështetjen e udhëheqësve perëndimorë dhe për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2027”, tha presidenti i POKS, Vladimir Jeliç. Lidhur me njoftimin se më 15 dhjetor, Serbia do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e linjës së parë të metrosë së Beogradit me kompaninë franceze Alstom, Jelić deklaroi se kjo anashkalon procedurën e zakonshme të tenderit dhe rregulloret e prokurimit publik. “Është një vazhdim i politikës korruptive në dëm të qytetarëve, me të cilën presidenti blen favorin e politikanëve të shquar perëndimorë”, tha Jeliç në një deklaratë me shkrim. Ai u tha zyrtarëve të huaj se të gjitha kontratat e lidhura deri më tani do të jenë “nën shqyrtim” pas, siç deklaroi ai, “rënies së afërt të regjimit”.“Burrat e shtetit të huaj duhet ta dinë se Aleksandar Vuçiç nuk ka më besueshmërinë politike për të garantuar përmbushjen e ndonjë marrëveshjeje. Ne rekomandojmë që ta kenë parasysh këtë kur flasin me të”, tha kreu i POKS. Po ashtu, disa analistë dhe politikanë në Serbi kanë ngritur dyshime për besueshmërinë e Vuçiç si lider, duke theksuar se ai po përpiqet të mbajë lidhje të ngushta me Perëndimin për të forcuar pozitën e tij politike, ndërkohë që në vend po shfaqen gjithnjë e më shumë tensione.
     
     

  • Investimet hekurudhore rriten me 5.7% në periudhën janar-tetor

    Investimet hekurudhore rriten me 5.7% në periudhën janar-tetor

    Ndërtimi i hekurudhave në Kinë pati përparim të qëndrueshëm në 10 muajt e parë të vitit 2025, me investimet në asete fikse që u zgjeruan me 5.7% nga viti në vit, sipas operatorit hekurudhor të vendit.
    Gjatë periudhës janar-tetor, investimet në asete fikse në sektorin hekurudhor arritën në 671.5 miliardë juanë (rreth 94.8 miliardë dollarë amerikanë), sipas të dhënave nga China State Railway Group Co., Ltd.
    Investimet në hekurudha kanë luajtur një rol në stimulimin e investimeve dhe kanë ofruar mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik dhe social me cilësi të lartë, tha grupi.
    Këtë vit, grupi ka avancuar planifikimin dhe ndërtimin hekurudhor në një mënyrë të rregullt, ka përshpejtuar ndërtimin e një rrjeti hekurudhor modern të klasit botëror, ka përmirësuar më tej aksesin dhe mbulimin, si dhe ka promovuar lidhjen rajonale të nivelit të lartë.
    Në hapin tjetër, do të vazhdojë të promovojë ndërtimin e projekteve kyçe, të forcojë sigurinë dhe kontrollin e cilësisë, të sigurojë përfundimin me cilësi të lartë të detyrave vjetore të investimeve në ndërtimin e hekurudhave, në mënyrë që të mbështesë rimëkëmbjen dhe përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomisë së Kinës, shtoi kompania.