Tag: ndërtimi

  • Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po ‘pushtojnë’ dhe bregdetin

    Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po ‘pushtojnë’ dhe bregdetin

    Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme.

    Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë, teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.

    Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij, por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri.

    Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashtëtë tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë. Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.

    Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.

    Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie . E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta.

    Mëposhtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.

    Lejet

    Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k
    Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”
    Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k./Monitor

  • Rama ndan pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri në Laknas: Hapësirë për 800 nxënës

    Rama ndan pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri në Laknas: Hapësirë për 800 nxënës

    Në Laknas është duke u ndërtuar një shkollë e re, e cila do të jetë në shërbim të 800 nxënësve.
    Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë edhe pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi”.
    “Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern “Sulejman Elezi”

    Një hapësirë e re për 800 nxënës, me:
    Klasa bashkëkohore
    Terrene sportive
    Hapësira të gjelbra
    Panele diellore për energji të pastër”, shkruan Rama./vizionplus.tv

  • Nga hotelet tek automjetet dhe llogaritë bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkasin

    Nga hotelet tek automjetet dhe llogaritë bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkasin

    Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, pasi dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme. Policia njofton se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare. Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
    Njoftimi i Policisë:
    “Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:
    -Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
    * Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
    * Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
    -Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
    * Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
    * Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
    * Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
    * Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
    Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
    Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre”, thuhet në njoftim.

  • Viktima, punëtor ndërtimi?/ Një shqiptar raportohet i zhdukur, çfarë dyshohet

    Viktima, punëtor ndërtimi?/ Një shqiptar raportohet i zhdukur, çfarë dyshohet

    Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar.
    Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe.
    Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici.
    Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat.
    Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë.
    Ndërkohë makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.

  • Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…

    Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…

    Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare.

    Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave.

    Njoftimi i policisë:

    Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

    Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

    Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

    * Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
    * Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

    Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

    * Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
    * Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
    * Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
    * Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

    Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

    Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

  • Hotele, automjete dhe llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

    Hotele, automjete dhe llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

    Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare.
    Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
    Njoftimi i Policisë:
    Sarandë-Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
    Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:
    1️⃣ Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
    * Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

    * Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

    2️⃣ Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
    * Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
    * Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
    * Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
    * Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
    Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
    Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

  • Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës

    Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës

    Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të mërkurë, për grabitje.

    Sipas uniformave blu, i riu theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe vodhi materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë.
    “Në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, theu me sëpatë, dyert e 2 magazinave në lagjen nr. 5, dhe vodhi materiale ndërtimi (me vlerë rreth 150 000 lekë), vihet në pranga 28-vjeçari.
    Ai u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të vjedhur sërish me thyerje, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur një natë më parë.
    Sekuestrohet mjeti prerës.
    Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në magazinat e tyre, në lagjen nr. 5 (në të cilat shiteshin materiale ndërtimi), ishte vjedhur me thyerje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan vënien në pranga të autorit të këtyre rasteve, shtetasin B. R., 28 vjeç, banues në Durrës.
    Ai u kap në flagrancë, me mjet prerës (sëpatë) në dorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të hyrë me qëllim vjedhjen, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025.
    Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • “Sagrada Familia”, tashmë Kisha më e lartë në botë

    “Sagrada Familia”, tashmë Kisha më e lartë në botë

    Bazilika e famshme spanjolle Sagrada Família është shpallur zyrtarisht kisha më e lartë në botë, pasi punëtorët vendosën pjesën e parë të kryqit në majë të kullës qendrore.
    Me një lartësi prej 162.91 metrash, kjo vepër madhështore në Barcelonë ka thyer rekordin e Katedrales së Ulmit në Gjermani, e cila mbante titullin që prej vitit 1890.

    E projektuar nga arkitekti i njohur Antoni Gaudí, ndërtimi i saj ka vazhduar për më shumë se një shekull dhe pritet të përfundojë plotësisht vitin e ardhshëm.

    Kulla qendrore, e quajtur Kulla e Jezu Krishtit, do të arrijë një lartësi përfundimtare prej 172 metrash, pasi të përfundojë montimi i pjesës së mbetur të kryqit në muajt e ardhshëm.

    Ndërtimi i Sagrada Família nisi në vitin 1882, ndërsa Gaudí mori drejtimin e projektit një vit më vonë. Ai ndryshoi plotësisht planet fillestare, duke e kthyer projektin në një vizi­on arkitekturor shumë më të guximshëm dhe të frymëzuar nga feja.
    Në kohën kur Gaudí vdiq papritur në vitin 1926, vetëm një nga 18 kullat e planifikuara ishte përfunduar.
    Pas vdekjes së tij, ndërtimi vazhdoi nën kujdesin e Fondacionit Sagrada Família, duke u financuar nga donacionet e besimtarëve, vizitorëve dhe turistëve që çdo vit e vizitojnë këtë simbol të Barcelonës dhe të trashëgimisë arkitekturore botërore.

  • Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Ekonomia rritet por qytetarët shfaqen të shqetësuar për financat e tyre. Raporti i besimit në ekonomi për muajin tetor i ka shfaqur optimist shumicën e sektorëve performues të ekonomisë. Industria tregtia dhe ndërtimi kanë rritur besimin për të ardhmen.

    Konkretisht ndërtimi vijon të udhëheq besimin në ekonomi me 2.4%. Vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues si dhe niveli i porosive të reja shfaqin performancën e mirë të sektorit si dhe pritshëmritë për në vijim.
    Ndalur tek tregtia ky sektor ka rritur besimin për të ardhmen e bizneseve me 7%  ndikuar nga ecuria e tyre si dhe  pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në këto kategori optimiste pas disa muajsh në rënie të thelë duket se dhe sektori i industrisë po ngre kokë. Teksa kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet janë rritur gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual. Cimet dhe niveli i punësimit gjithashtu shfaqen në të njëjtën kah.
    I vetmi sektor ka shfaqur rënie të besimit është ai i shërbimeve. Mbyllja e sezonit turistik duket se ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë aktuale të bizneseve si dhe të kërkesës. Duke bërë që kështu edhe punësimi në këtë sektor të bjerë.
    Pavarësisht performancës së mirë të shumë sektorëve konsumatorët shfaqen pesimistë për financat e tyre ndërsa në ulje kanë parashikuar edhe shpenzimet e mëdha për pjesën tjetër të vitit teksa presin që çm,imet të rriten më tej.
    Kjo ecuri ka ndikuar në treguesin e Ndjesisë ekonomike duke bërë që të arrijë 108.83 pikë përqindje.

    Top Channel

  • Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

    Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

    Hetimi për Tunelin e Llogarisë, i cili deri më tani ka marrë të pandehur zv.kryeministren Belinda Balluku për “shkeljet të barazisë në tendera”, përfshin në skandal edhe Policinë e Vlorës dhe Inspektoratin Kombëtar dhe atë Vendor të Ndërtimit.
    Për tre vjet rresht, prej vitit 2022, asnjë nga strukturat policore ose ato të mbrojtjes së territorit, nuk kanë konstatuar se ndërtimi i veprës publike me kosto 180 milionë euro, po kryhej pa leje ndërtimi.
    Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi në 26 Prill 2022 propozimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lejen e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë.
    Në foto: KKT miratoi lejen e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë në prill 2022
    Miratimi i lejes, në parim, detyron kompanitë sipërmarrëse që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë dëshmitë për përmbushjen e kriterit teknik dhe financiar. Pas plotësimit të tyre, leja e ndërtimit zbardhet dhe, prej këtij momenti, subjektet private mund të nisin nga punimet.

    Por, në rastin e Tunelit të Llogarasë, situata është përmbysur tërësisht. Dokumentat tregojnë se leja e ndërtimit është zbardhur tre vjet pas miratimit të saj, në 28 Maj 2025. Leja e zbardhur është nënshkruar nga Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), Adelajda Roka.
    Në foto: Leja e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë u zbardh në 28 maj 2025
    Këto dokumenta dëshmojnë se kompania fituese e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) turq, “Intekar Yapi Turizm Elektrik dhe “Asl Insaat Taahhut”, kanë kryer punime pa leje ndërtimi.
    Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku, inagurojnë Tunelin e Llogarasë, korrik 2024
    Por, këtë situatë nuk rezulton ta ketë konstatuar as Policia e Vlorës dhe as Inspektorati Ndërtimor Urbanistik.
    Policia e IKMT mbyllën sytë
    Për të kuptuar neglizhencën totale të dy strukturave, përballë paligjshmërisë së dukshme në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, mjafton krahasimi i aktivitetit të Policisë dhe IKMT-së në raste të ngjashme.
    “Boldnews.al” raportoi më herët se Policia e Vlorës, e mbështetur nga inspektorët vendorë të Bashkisë së Himarës, arrestuan në qershor të këtij viti një inxhinier ndërtimi, i cili kishte marrë përsipër zbatimin e projektit të fshatit turistik “Veil”, në zonën e Dhërmiut.
    Sipas dokumentave gjyqësore, rezultoi se inxhinieri Ilir Zh. ishte kontraktuar nga kompania “Halisof” për të ndjekur punimet për ndërtimin e resortit.
    Subjekti ndërtues “Halisof”, në pronësi të sipërmarrësit Klaudi Riko, ishte pajisur me leje ndërtimi nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e datës 28 janar 2025.
    Por, siç rezultoi nga kontrolli i Policisë dhe inspektorëve vendorë në muajin qershor, leja e ndërtimit nuk ishte zbardhur. Për këtë arsye, efektivët e Policisë arrestuan në flagrancë inxhinierin Ilir Zh., nën dyshimet se ka kryer veprën e “ndërtimit pa leje” për qëllime përfitimi, sipas nenin 199, paragrafi 4 i Kodit Penal.
    Pra, për Policinë, një subjekt që kryen punime ndërtimi pa leje të zbardhur, edhe kur ajo është miratuar, konsiderohet se është në shkelje të ligjit penal.
    Konstatimi i Policisë u vlerësua i drejtë si nga prokuroria e Vlorës, e cila kërkoi masën e sigurimit arrest në shtëpi për inxhinierin, ashtu edhe nga Gjykata e qytetit bregdetar, që miratoi kërkesën e prokurorëve.
    Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al”, gjyqtari i çështjes shprehej për atë rast: “…Nga çmuarja në tërësi e provave rezulton se, ekziston dyshimi se nga personi nën hetim, në cilësinë e inxhinierit të zbatimit/teknik ndërtimi, ka lejuar kryerjen e punimeve për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi, pa patur ende Dokumentin e Lejes së Ndërtimit. Punimet konsistojnë në punime të fazës së parë të parashikuara në Lejen e Zhvillimit, të cilat në vlerësim të Gjykatës nuk mund të fillojnë përpara pajisjes me Dokumentin e Lejes”.
    Në foto: Vendimi i Gjykatës për “ndërtimin pa leje” në kompleksin “Veil”, Dhërmi
    Pra, duket qartë që të gjithë institucionet ligjzbatuese, vlerësojnë se punimet pa zbardhjen e lejes së ndërtimit janë të paligjshme dhe me pasoja penale për ata që i kryejnë.
    Ndërkohë, në rastin e Tunelit të Llogarasë, duket se asnjë institucion ligjzbatues, nuk ka raportuar ose evidentuar punime pa leje. Ndoshta, asnjëri prej tyre nuk ka guxuar të kryejë verifikim dokumentacioni në investimin 180 milionë euro, ku rezultojnë të përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare.
    Nga Boldnews.al