Tag: ndërtimi

  • ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.

    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.

    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.

    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.

    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.

    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.

    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./MONITOR

    Lejet

    Sipas INSTAT Në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja.

    Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor është 350.603 m².

    Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 15,9 miliardë lekë.

    Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 231 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 273.190 m².
    Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe.
    Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 93 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 252.026 m².
    Rritje në vlerën e projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

  • Zjarri në Hong Kong vret 55 persona, qindra të zhdukur, policia fajëson firmën e ndërtimit

    Zjarri në Hong Kong vret 55 persona, qindra të zhdukur, policia fajëson firmën e ndërtimit

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    HONG KONG- Një zjarr vdekjeprurës shkatërroi një kompleks masiv banesash në Hong Kong, duke vrarë të paktën 55 persona ndërsa 300 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
    Sipas policisë zjarri mund të jetë shkaktuar nga një firmë ndërtimi “tepër neglizhente” që përdor materiale të pasigurta, raporton Reuters. Tre persona janë vënë në pranga: dy drejtorë dhe një konsulent i një kompanie ndërtimi.
    Kompleksi i mbushur plot e përplot me njerëz në lagjen veriore Tai Po ka 2,000 apartamente në tetë blloqe që janë shtëpi për më shumë se 4,600 njerëz, në një qytet që përballet me mungesa kronike të strehimit të përballueshëm. 
    Apartamentet u ndërtuan në fillim të viteve 1980 dhe ishin në proces rinovimi për gati një vit. Në të gjithë kompleksin ishin vendosur skela bambuje dhe rrjeta sigurie – një teknikë ndërtimi e përhapur kudo në Hong Kong. Policia tha se përveç ndërtesave që ishin të mbuluara me fletë rrjete mbrojtëse dhe plastikë që mund të mos përmbushin standardet e zjarrit, ata zbuluan se disa dritare në një ndërtesë të paprekur ishin të vulosura me një material shkumë, të instaluar nga një kompani ndërtimi që kryente punime mirëmbajtjeje gjatë një viti.
    Numri i të vdekurve është tani më i larti në një zjarr në Hong Kong që nga viti 1948, kur 176 persona u vranë në një zjarr në një depo./ZËRI

  • GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures

    GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures

    GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
    Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”.
    E para që u largua nga ambientet e GJKKO-së ishte Belinda Balluku, e cila vendosi të kyç gojën para mediave.
    Menjëherë pas saj është larguar edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk foli për gazetarët.
    “Belinda Balluku patjetër do të ankimojë masën sepse nuk mund të paraqitet në zyrë. A do të japë dorëheqjen dhe nëse jo, a do e shkarkojë Kryeministri? Dhe pyetja tjetër është se çfarë do të vendosë Kushtetuesja”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.
    Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuziv në Unazën e Madhe.
    SPAK sqaroi se ndaj të pandehurës Belinda Balluku rëndojnë akuzat për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Seanca nisi rreth orës 09:00, por u ndërpre për dy orës pas gati 40 minutash. Gjatë kësaj kohe, Belinda Balluku u largua nga GJKKO për t’u rikthyer sërish më vonë.
    Ajo u largua rreth orës 14:40, ku gjyqtari Erion Çela vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë.
    Gjyqi u zhvillua për marrjen në pyetje të 3 të pandehurve, si edhe verifikimin e kushteve, kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit Belinda Ballukun, Gentian Gjylin e Erald Elezin.
    NJOFTIMI I SPAK:
    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:
    Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
    E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
    Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :
    Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

  • Magazina me materiale ndërtimi përfshihet nga flakët pranë liqenit në Gjirokastër

    Magazina me materiale ndërtimi përfshihet nga flakët pranë liqenit në Gjirokastër

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke shkaktuar panik në zonë për shkak të tymit të dendur që u ngrit mbi godinë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti grupi i zjarrfikësve, të cilët nisën menjëherë ndërhyrjen.

    Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët kishin përfshirë katin e dytë të magazinës ku ndodheshin materiale ndërtimi. Për shkak të tymit të fortë, ndërhyrja u krye me pajisje speciale AP3 me ajër, si dhe me fikëse pluhuri dhe ujë.

    Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri u izolua plotësisht duke parandaluar përhapjen në pjesët e tjera të ndërtesës dhe në objektet përreth.

    Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

    Autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

  • ‘Dija, monedhë më e fortë se ndërtimi’/ Cara: Duhen mësues cilësorë që të nxjerrin studentë të mirë

    ‘Dija, monedhë më e fortë se ndërtimi’/ Cara: Duhen mësues cilësorë që të nxjerrin studentë të mirë

    Deputeti i PD, Igli Cara, theksoi se dija është monedhë më e fortë se ndërtimi.

    Në një postim në Facebook, Cara ju drejtua qeverisë që të mos mburret për ndërtimet, pasi sipas tij mësuesit dhe studentët cilësorë kanë më shumë rëndësi.

    Postim i plotë:

    Znj.ministre ju pas një viti, mos vini të krenoheni që keni bërë shkolla. Por mbi të gjitha të krenoheni që keni nxjerrë një plejadë mësuesish cilësorë që të na prodhojnë në studentë cilësorë.

    Nëse ne mburremi që po bëjmë ndërtime nuk vlen. Dija është më e rëndësishme, është monedhë më e fortë. Dhe prandaj të lutemi shiheni sepse nuk është problem politik PD

    PS. Është problem brezash, dhe pas disa vitesh do na vijë turp që kemi qenë në këtë komision dhe nuk morëm asnjë masë.

  • Ndërtimet pa leje në Farkë, Rama: Shkelësit futen në listën e zezë, ndërsa objektet do të prishen!

    Ndërtimet pa leje në Farkë, Rama: Shkelësit futen në listën e zezë, ndërsa objektet do të prishen!

    Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video të ministres së Brendshme, Albana Koçiu së bashku me punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të cilët kanë shkruar në Farkë ku është bërë verifikimi i objekteve në ndërtim me qëllim konstatimin ose jo të shkeljeve ligjore.
    Krahas videos Rama shkruan se shkelësit e ligjit do të futen në listën e zezë dhe kur e parashikon ligji konfiskohen.
    “Sërish në terren për të dëshmuar se aktet e reja normative nuk lënë vend për abuzime: shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen. Ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territory”, shkruan Rama.

    Ndërkohë ministria Koçiu thotë se nga inspektimet në terren janë konstatuar një sërë shkeljesh, teksa shtoi gjithashtu se kush shkel rregullat futet në listën e zezë dhe s’ka më të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimi.
    “Jemi në zonën e Farkës operacioni që kemi nisur vijon çdo ditë për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave. Ndërtuesit dhe projektuesit kanë detyrim zbatimin e plotë të ligjit janë konstatuar një sërë shkeljes nga mungesa e domukentacionit në teknik në kantier dhe mungesa e masave të sigurimit teknik dhe shtesat në sipërfaqe ndërtimore, kush shkel rregullat futet në listën e zezë dhe s’ka më të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimi”, tha Koçiu.
    /vizionplus.tv

  • Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet

    Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet

    Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në vend. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një sërë lejesh ndërtimi për kulla që arrijnë deri në 67 kate në Tiranë dhe mbi 20 kate në qytetet bregdetare, duke theksuar intensifikimin e projekteve shumëkatëshe në territor.
    Tirana mbetet epiqendra e ndërtimeve më të mëdha. Projekti më i spikatur është një kompleks kullash nga 33 deri në 67 kate në zonën e Bulevardit të ri, ku parashikohet ndërtimi i të paktën gjashtë kullave. Po ashtu, dy ndërtime të tjera mbi 30 kate janë planifikuar në zonën e “Ali Demi”.
    Kullat zbresin në bregdet
    Pas përqendrimit në kryeqytet, vala e kullave po shtrihet edhe në qytetet bregdetare. Vlora është bërë tashmë pjesë e kësaj tendence, me disa projekte të reja që mbartin në emërtim fjalën “Tower”. Ndërkohë, në zonën e Qerretit, e njohur për komplekset turistike, janë miratuar disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie. Një e njëjta prirje po vërehet edhe në pjesën veriore të vendit. Në Shkodër dhe Lezhë, disa projekte të reja parashikojnë ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në zonat pranë bregdetit, duke ndryshuar profilin urban të këtyre qyteteve.
    Tendencë kombëtare e ndërtimit vertikal
    Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të mbajtura më 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator, kanë miratuar një numër të konsiderueshëm lejesh për ndërtime shumëkatëshe, duke treguar se ndërtimi vertikal po kthehet në një prirje të qëndrueshme në zhvillimin urban të vendit. Ekspertët e urbanistikës paralajmërojnë se ky zhvillim kërkon rregulla të qarta dhe planifikim afatgjatë për të shmangur mbingarkesën infrastrukturore, veçanërisht në zonat turistike dhe ato me densitet të lartë popullsie.
    Lejet
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.
    – Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k.

  • Përveç Tiranës, kulla edhe në bregdet! Zbulohen 16 projektet, 20 deri në 67 kate. Kush janë ndërtuesit nga Vlora në Velipojë

    Përveç Tiranës, kulla edhe në bregdet! Zbulohen 16 projektet, 20 deri në 67 kate. Kush janë ndërtuesit nga Vlora në Velipojë

    Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme.
    Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.
    Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri.

    Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashte të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë.

    Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.
    Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.
    Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.
    E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta.
    Më poshtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.
    1– Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.
    2– Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k
    3– Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.
    4– Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.
    5- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.
    6- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    7- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Tower”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.
    8- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Tower”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
    9– Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.
    10– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
    11– Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
    12– Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”
    13- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    14- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.
    15– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.
    16- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k.

  • Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

    Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

    Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese
    Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme. Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.
    Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri. Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri në 67 kate. Janë të paktën gjashte të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë.
    Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.
    Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”. Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.
    E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta. Më poshtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.
    1- Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.
    2- Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k
    3- Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.
    4- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.
    5- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.
    6- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    7- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.
    8- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
    9- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.
    10- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
    11- Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
    12- Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”
    13- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    14- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.

  • Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

    Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

    Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme. Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.
    Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri. Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashte të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë.
    Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.
    Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”. Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.
    E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta. Më poshtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.
    1- Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.
    2- Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k
    3- Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.
    4- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.
    5- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.
    6- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    7- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.
    8- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
    9- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.
    10- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
    11- Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
    12- Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”
    13- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
    14- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.
    15- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.
    16- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k./Monitor