Tag: ndërtimi

  • Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

    Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Toëer”, e cila do të ngrihet në Tiranë.
    “Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”

    Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Toëer”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.
    Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Një prej tyre i është dhënë babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku.

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Banesë individuale 1 katëshe, me 1 kat të pjesshëm nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Bashkim Rajku.”
    Por po ashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati edhe bashkëshortes së Altin Hajrit, Valentina Hajrit, e cila është pronarja e firmës “Pjeza 2022”. Kompania ka marrë leje që të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Ndërkohë, Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, por edhe për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.”
    Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës.
    Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
    Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje.

  • KKT jep “ok” për disa qiellgërvishtëse në Tiranë, vilë për babanë e Noizy-t. E shoqja e Altin Hajrit merr leje për pallat në Durrës

    KKT jep “ok” për disa qiellgërvishtëse në Tiranë, vilë për babanë e Noizy-t. E shoqja e Altin Hajrit merr leje për pallat në Durrës

    Foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Toëer”, e cila do të ngrihet në Tiranë. 
    “Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”

    Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Toëer”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”
    LEJE TË TJERA PËR KULLA: 
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.
    Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Një prej tyre i është dhënë babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku. 

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Banesë individuale 1 katëshe, me 1 kat të pjesshëm nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Bashkim Rajku.”
    Por po ashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati edhe bashkëshortes së Altin Hajrit, Valentina Hajrit, e cila është pronarja e firmës “Pjeza 2022”. Kompania ka marrë leje që të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Ndërkohë, Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, por edhe për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.”
    Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës. 
    Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
    Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • 53 kate mbi tokë! KKT miraton disa qiellgërvishtëse në Tiranë, HEC-e dhe parqe fotovoltaike, “Kontakt” me vila në Farkë

    53 kate mbi tokë! KKT miraton disa qiellgërvishtëse në Tiranë, HEC-e dhe parqe fotovoltaike, “Kontakt” me vila në Farkë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Tower”, e cila do të ngrihet në Tiranë. 
    “Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”

    Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Tower”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.

    “Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”
    LEJE TË TJERA PËR KULLA: 
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.
    Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës. 
    Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
    Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje./ZËRI

    222jpg

    1jpg

    Dokumenta bashkëngjitur

  • “Ktheje pronën e të parëve në mundësi të artë!” Rama: Paketa e Maleve, lehtësi fiskale e ndërtimi

    “Ktheje pronën e të parëve në mundësi të artë!” Rama: Paketa e Maleve, lehtësi fiskale e ndërtimi

    “Shtëpia e gjyshit është harruar? Aty ku ke kujtimet më të bukura, ajri i pastër, bari i nomë kërcitja e zjarrit?  E ke menduar që kjo tokë mund të bëhet mundësia jote e artë?” Kështu nis videoja e publikuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa bën thirrje për të aplikuar në paketën e maleve. Sipas tij me ligjin e ri u jepet mundësi reale dhe lehtësira pronësie, ndërtimi dhe fiskale të gjithë atyre që duan të kthehen në tokat e të parëve dhe duan të ndërtojnë një biznes.
    “Ktheje në një bujtinë që mirëpret vizitorë! Hap një agroturizëm ku tradita takohet me të ardhmen! Krijo një qendër aktivitetesh malore dhe sportive. Me paketën e maleve nuk je vetëm. Procedura të thjeshtuara pronësie e ndërtimi lehtësira fiskale, turizëm gjithësezonal dhe zhvillim ekonomik. Kthimi i diasporës. Paketa e maleve është ura që lidh të drejtën zakonore me pronësinë e ligjshme nga toka e të parëve në biznesin tënd të së ardhmes. Puno dhe jeto aty ku ke zemrën!”, thuhet më tej në videon e publikuar nga kryeministri.

    Rama thekson se për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë ansjë taksë dhe tatim deri në 10 vjet.
    “Mirëmëngjes dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Si u betonizua Tirana në 10 vjet, kullat prekin qiellin

    Si u betonizua Tirana në 10 vjet, kullat prekin qiellin

    “Nuk do të ndërtohet më në Tiranë pa u shitur apartamentet që janë bosh” , ishte premtimi i Erjon Veliaj në vitin 2015, kohë kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës. Që nga ajo periudhë e deri më sot ndryshimet në kryeqytet janë drastike, jo vetëm me objekte banimi, por edhe me kulla të larta shumëkatëshe.
    40 mijë apartamente banimi janë bosh në Tiranë. Ato nuk shiten dhe as nuk jepen me qira. Pavarësisht se apartamente ka dhe po ndërtohen çdo ditë ende ka banorë pa një çati mbi kokë, kjo për shkak të kostos së lartë e cila është e papërballueshme për qytetarët. Rritja e çmimeve të referencës është një ndër arsyet që çoi në këtë situatë.
    Qeveria ndryshoi çmimet referenciale për 32 zonat kadastrale të Tiranës në 2023. Vlera referuese e taksueshme për metër katror u rrit nga 5 e deri në 76%. Më këto ndryshime çmimet në 13 njësitë administrative u rritën nga 29 deri në 73%. Ndikim pati edhe rritja e çmimit të lëndëve të para në ndërtim, megjithatë është e pajustifikueshme që oferta në treg është më e lartë se kërkesa, ndërsa çmimet mbeten të larta.
    Burimi; INSTAT
    Luks të blesh një shtëpi
    Eureljo Çela ishte vetëm 13 vjeç kur vendosi të largohet nga Shqipëria. Ishin festat e nëntorit dhe ai u largua pa i treguar askujt. Udhëtimi zgjati një javë në këmbë e më pas arriti në Lamia të Greqisë.
    “Familja ime nuk dinte asgjë, telefona nuk kishte. Rruga ishte e vështirë. Ishin ditë të ftohta dhe kur u nisa shumë gjëra nuk i dija”, tregon ai. Sot është 37 vjeç është i martuar dhe ka dy djem. Pas shumë viteve punë, ai vendosi të rikthehet në vendin e tij dhe të blejë një shtëpi në Tiranë, por pasi u interesua, pa se kostoja ishte aq e lartë sa nuk mund ta përballonte.
    “Doja të jetoja në vendin tim. Të blija një shtëpi e mbase të hapja dhe një dyqan, por kur u interesova  mbeta pa fjalë. E braktisa për herë të dytë këtë vend, por këtë herë përgjithmonë”, thotë ai.
    Me kursimet mund të blinte vetëm një shtëpi 1+1, hapsirë e pamjaftueshme për të, ndërsa për biznesin as që bëhej fjalë. “100 milionë ishte 1+1. Është çmenduri!”, përfundon ai.
    Historia e tij nuk është e vetmja, por ka qindra të ngjashme në vendin tonë, jo vetëm nga emigrantët. Edhe çiftet e reja e kanë mision të pamundur, madje druhen të marrin edhe kredi për të pasur një çati mbi kokë. Gjithë ky kaos me çmimet shkon në raport të zhdrejtë me ndërtimet e reja që po kryhen ku oferta është shumë më e madhe se kërkesa.
    Lejet nuk kanë fund
    Që nga 2015 lejet e ndërtimit kanë njohur rritje vit pas viti duke kulmuar në vitin 2022 ku ndërtimi i kaloi 1.8 milionë metra katrorë për ndërtim. Rekordi u shënua në tremujorin e dytë kur u dha leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë. Ndërtimet vijuan edhe më tej në vitet 2023 dhe 2024.

    IV – 23
    I – 24
    II – 24
    III – 24
    IV-24

    Tiranë
    430.169
    231.968
    666.672
    684.845
    348.642

    Ndërtimet në Tiranë në tremujorin e katër të 2023 dhe gjatë gjithë vitit 2024 e shprehur në metër katrorë
    “Lulëzojnë” kullat shumëkatëshe
    Në kryeqytet nisi një tjëtër fazë, ajo e ndërtimit të kullave shumëkatëshe lejet për të cilat u dhanë nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Duket se projektet janë hartuar me shpejtësi dhe në çdo mbledhje të KKT-së janë aprovuar lejet e ndërtimit. Me sy të lirë e shohim që sot Tirana ngjan me një “pyll betoni”.
    Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar disa leje ndërtimi për kulla shumëkatëshe në çdo skaj, disa kanë nisur të ndërtohen ndërsa të tjerat ende jo. Vetëm në qëndër të Tiranës do të ndërtohen disa kulla. Po ashtu, në rrugën “Dritan Hoxha” do të ndërtohen kullat më të larta me 44 kate dhe 55 kate. Një tjetër vendim nga Këshilli Kombëtar i Territorit pritet për të vijuar ndërtimi i “Tulipanit të Tiranës”, një tjetër kullë 40 kate të lartë, me sipërfaqe ndërtimi rreth 35 mijë metra katrorë në afërsi të ish stadiumit “Dinamo”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë. Këto janë vetëm disa nga ndërtesat që pritet t’i shtohen kryeqytetit, lista është e gjatë. (Vendimet e KKT, lista e kullave) Ka një plan të miratuar, i cili përfundon në vitin 2030, por duket se ky plan nuk i ka shërbyer Tiranës.
    157-fishohen të ardhurat në Bashkinë e Tiranës
    SPAK e akuzon kryetarin e Bashkisë erjon Veliaj për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie. Po ashtu 5 biznesmenë akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme i kanë dhënë ryshfet Veliajt për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi.
    Pas arrestimit të Veliajt kryeministri Edi Rama u paraqit menjëherë në bashki. Kreu i qeverisë zhvilloi një mbledhje në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e bashkisë me 20 shkurt, ku ndër të tjera u ndal edhe tek lejet e ndërtimit. Sipas Ramës kjo është një akuzë e ngritur ndaj Veliajt pa prova.
    “Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë, janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, tha Rama.
    “…edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi”, vijoi Rama duke treguar se vetëm nga taksa e ndërtimit në 10 vitet e fundit të ardhurat në arkën e bashkisë janë shumëfishuar.
    “Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura. ”.
    Faktoje ju drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, pët t’i kërkuar informacion lidhur me lejet e ndërtimit që janë dhënë gjatë 10 viteve të fundit. E-maili u dërgua me 7 mars, u protokollua me 10 mars, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk morëm asnjë përgjigje.
    Kërkesa për inormacion drejtuar Bashkisë Tiranë
    ‘Tirana ka një tufë letrash, por nuk ka plan‘
    Urbanistët i shohin me shqetësim ndërtimet pa kriter në Tiranë. Gentian Kaprata thotë se sipërfaqja e ndërtimit është 5-fishuar nëse e krahasojmë me vitet 90′.
    “Në Tiranën e pas vitit 2015 janë dhënë mbi 10 mln metër katrore ndërtim për banim, që janë jashtëzakonisht shumë. Për ta kuptuar sa shumë mjafton të themi që në vitin 1990 në Tiranë kishte rreth 2 mln metër katrorë për banim. Pra vetëm në 8 vitet e fundit Tirana e ka 5-fishuar, ose i ka shtuar edhe 5 herë më shumë sesa kishte në vitin 90, kohë kur në Tiranë numëroheshin ndërtime që nga viti 1800 e deri në kohën e socializmit”.
    Kullat sjellin zhvillim. Ky është një argument i sjellë shpesh herë në vëmendjen e qytetarëve duke nënkuptuar se kjo është një e mirë që i bëhet vendit. Por për urbanistin kjo nuk është e vërtetë.
    “Kullat janë ndërtesa dhe ndërtesat nuk mund të sjellin zhvillim. Zhvillim sjell sipërmarrja njerëzit, punë e tyre iniciativat e reja, zgjerimi i iniciativave të ndryshme ekonomike por jo kullat.kullat janë një tipologji e re ndërtimi shumë e gabuar për Tiranën për shumë arsye”.
    Lidhur me planin urbanistik, Kaprta thotë se juridikisht Tirana e ka një plan, por ai është thjesht në letër.
    “Sigurisht Tirana ka një plan juridik, pra ka një tufë letrash të llojeve të ndryshme nga tabakët e mëdhenj deri te formati A4, të cilat juridikisht konsiderohen, janë miratuar në KKT, në institucionin më të lartë të shtetit në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e planifikuar, por që nuk kanë asnjë vlerë. ”, thotë ai.
    Nëse merren në shqyrtim shifrat, raporti i banorëve që jetojnë në kryeqytet me sipërfaqen e ndërtimit rezultojnë të dhëna alarmante.
    “Në 2017 e mbrapa Tiranës i janë shtuar 10 mln metër katrorë ndërtime, 250 metër katror për çdo banorë të ri të ardhur në Tiranë, një shifër e jashtëzakonshme, jo normale. Mesatarja e banimit në europë është rreth 30 metër katror”, nënvizon ai.
    Sipas tij, duhet shtuar edhe fakti që Tirana e madhe është shtuar me 40 mijë banorë, por Tirana e parë para reformës territorial është zvogëluar me 29 mijë banorë çka e thellon akoma më shumë këtë bum të madh ndërtimor totalisht të pajustifikuar në kuptimin e saj të parë.
    “Ndërtimi në Tiranë nuk është për arsye strehimi apo zhvillimi, ndërtimi në Tiranë është për të pastruar parat e krimit të organizuar, për t’i parkuar këto para. Krimi i organizuar shtetëror apo privat do vende ku t’i parkojë paratë se s’do t’i ketë kesh dhe nuk mund t’i çojë nëpër banka, i kthen ne apartamente, dyqane”, argumenton urbanisti.
    Ndërkohë që oferta rritet, kërkesa zvogëlohet në të gjitha aspektet ç’ka tregon se ka diçka që nuk shkon, pasi nuk ka logjikë ekonomike.
    “Rritja e popullsisë kërkon rritjen e hapsirave, por edhe rritja e mirëqënies, nuk ndodh në Shqipëri. Në Shqipëri është tejkaluar prej kohësh ai minimum i hapsirave që i duhet një personi për të banuar ose për të kryer aktivitete të tjera jetësore”, përfundon Kaprata.
    Në ndërtim u “parkuan” paratë e pista, s’ka zhvillim
    Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi rritja e sipërfaqeve të ndërtimit në Tiranë është rezultat i një sërë faktorësh.
    “Duhet parë si rezultante e një numri faktorësh të tillë si: të ardhurat informale dhe kriminale kryesisht nga kanabizimi në fillim dhe më vonë edhe nga trafiqet ndërkombëtare të drogës, akumulimi i kapitaleve nga biznesi, shtimi i përfitimeve korruptive nga elita politike qeverisëse, nevojat e ligjshme të familjeve për më shumë sipërfaqe banimi, etj”, thotë ai.
    Por jo vetëm kaq, ekonomisti shikon edhe element të tjerë të cilët ngrenë pikëpyetje të mëdha.
    “Artikulimi më shumë se një herë nga kryeministri Rama i amnistise fiskale, të aseteve dhe asaj penale, gjë që në të vërtetë ka ndodhur, mungesa e vizionit për zhvillimin dhe shkelja e përcaktimeve në planet e përgjithshme të zhvillimit urban sidomos në Tiranë, një numër aktesh ligjore të dyshimta siç janë ato për investimet strategjike, turizmin, etj. në thelb kanë cënuar rëndë edhe sigurinë juridike të pronës në tërësi.”
    Teoritë ekonomike në lidhje me çmimet ofrojnë vetëm një shpjegim të gjithëpranuar: raportin midis kërkesës dhe ofertës. Nëse, shohim rezultatet e Censit 2023, Shqipëria rezulton se vendi ka 2 milionë e 412 mijë banorë, pra popullsia është tkurrur me 409 mijë në krahasim me 2011. Ky faktor nuk shihet kurrsesi si nxitje për shtimin në disa tetë apo nëntë milionë metra katrore sipërfaqe ndërtimi në Tiranë prej asaj kohe.
    Po kështu, në vitin 2023, numri i banesave vetëm për qëllime banimi, (jo për biznes etj.) ishte 1,082,529 me rritje 7.4% nga viti 2011. Të dhënat e detajuara për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës tregojnë për zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qyteti në ish-komuna dhe në fshat. Pakësimi i popullsisë në kufijtë e bashkisë së qytetit ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh.
    “Kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve janë plotësuar hap mbas hapi dhe nuk ekziston një kërkesë aq e madhe sa të imponojë një rritje kaq të madhe të çmimeve e aq më pak mbetjen e tyre në këto nivele që janë sot. Gjatë kësaj periudhe është zhvilluar një garë e heshtur midis biznesit, krimit të organizuar me elitën politike qeverisëse për pushtimin e tokave dhe trojeve. E gjithë kjo ka si rezultat të saj çmimet e rritura dhe pa lidhjen dhe kushtëzimin e duhur me koston e ndërtimit, tatim-taksat përkatëse dhe kërkesë – ofertën në terësi.”
    Ndikimi i këtij pozitiv i këtij sektori në ekonomi ndodh kur politikat janë të qarta dhe hapat që ndërmerren nuk thyejnë rregullat e tregut siç është raporti kërkesë-ofertë.
    “Sektori i ndërtimit është i madh, ka një lidhje të fortë me industri të tjera, ai është një sektor kyç që mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Por kjo ndodh kur politikat shtetërore synojnë zhvillimin e infrastrukturës në lidhje me sektorin e shëndetësisë, transportit, arsimit, etj. dhe nuk janë mundësi thjesht për pompimin e parave të pista në ekonomi dhe për parkimin e tyre me qëllim legjitimimin në periudhat e ardhshme.”
    Ish-prokurori: Nga arat me kanabis në sheshet e ndërtimit
    Dyshime për pastrimin e parave në këtë sektor janë hedhur edhe nga ish-prokurori Eugen Beçi.
    “Informaliteti korrupsioni janë bërë një dhe e kanë bërë më të lehtë këtë aktivitet kriminal. Fakti që prej vitesh shtohen ndërtimet dhe shtohen bisnesmenët e kësaj fushe, duke e ndërthurur me të shkuarën e tyre e kupton lehtë, që nga arat me kanabis kanë mbërritur në sheshet e ndërtimit. Po ata njerëz, kontigjent për trafik narkotikësh thjesht kanë marrë emrin e ndërtuesit”.
    Në këtë situatë alarmante a duhet të ishin kryer hetime apo është e vështirë të hetohet aktiviteti kriminal? Ish prokurori thotë se çështja është komplekse.
    “Në të vërtetë hetimi pasuror që është mekanizmi kryesor i luftës kundër pastrimit të produkteve kriminale, nuk është se ka patur të njëjtin ritëm me hetimet penale klasike. Kjo për shumë arsye. Mbi të gjitha për faktin se korrupsioni i lartë dhe inkriminimi i shumë mekanizmave e subjekteve të administratës e pengon efikasitetin në këto hetime. Por duhet thënë se dy vitet e fundit sekuestrimet nga Spak janë rritur shumë dhe kjo është një shenjë positive”.
    Për të kuptuar një shifër se sa para mund të jenë pastruar në këtë sektor, Beçi bën një llogaritje të thjeshtë.
    “Të dhënat për sektorin e ndërtimit tregojnë se ai bashkë me aktivitetin e pasurive të patundshme zënë 15% të ekonomisë, ose 3.7 miliard euro. Psh në vitin 2023 për ndërtimin si sektor dhe për blerjet e banesave bankat kanë dhënë 847 milionë euro, 2.8 miliardë euro nuk dihet kanë dalë, kur dhe depozitat bankare janë në rritje. Pra thjeshtë fare ky 2.8 miliardësh logjikisht është prej trafiqeve e prej korrupsionit si dy veprimtari që nuk rrinë dot në këmbë pa njëra-tjetrën.”
    Ndërkombëtarët: Në ndërtim pastrohen para
    Raporti “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, një publikim i “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze nxjerr në pah të dhëna tronditëse. Sipas këtij raporti rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare. Vlerësohet se për këtë periudhë 3-vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro. Nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate, 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato.
    Edhe në raportin e fundit të DASH specifikohet se paratë e drogës pastrohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. “Rrjetet kriminale shqiptare kanë qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit që e sjellin kokainën në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion”, thuhet ndër të tjera në raport.
    /faktoje.al/

  • Hotele, resorte, dhe nën/stacione elektrike, ja lejet për ndërtime që KKT miratoi për Sarandën

    Hotele, resorte, dhe nën/stacione elektrike, ja lejet për ndërtime që KKT miratoi për Sarandën

    Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar këtë javë disa leje ndërtimi për hotele e resorte që do të ndërtohen në territorin e bashkisë së Sarandë.
    Gjithashtu është miratuar dhe leja për ndërtimin e një nën/stacioni elektrik me vendndodhje në Piqeras.
    Më poshtë vendimet e plota të KKT te sigurara nga Sarandanews.com.

    Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 6 kate mbi tokë me pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Taulant Veliaj.
    Leje Zhvillimi për objektin: “Ksamil Seaside Resort and Residential “The Mirrors”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Premium Finance Invest” sh.p.k
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Ilir Hodaj.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karolina Janina” sh.p.k.
    Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banim, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Adim Dema dhe Z. Joani Muço.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotel me 8 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Salaez” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Port Side” me 2-5 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me zhvillues Z. Frederik Haderi dhe Znj. Fatmira Haderi.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 6 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Znj. Blerina Sejko.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Xarrë, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a