Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme.
Në fushën e investimeve, u vendos ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës, një pranë shkollës “Bernardina Qeraxhia” dhe fusha tjetër në Katund të Ri.
Komiteti miratoi edhe projektin për pajisjen me uniforma të reja për arbitrat dhe akademinë e arbitrimit.
Diskutimet përfshinë edhe çështje administrative, si organizimi i ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, programet e edukimit dhe për kanalin televiziv FSHF TV.
Tag: ndërtimi
-

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës
-

Ndërtimi i resortit në Sazan/ Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e Donald Trump vizitë në Vlorë
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.
Në një vizitë të papritur vajza e presidentit Trump së bashku me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët e tyre, pasi kanë vizituar gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht dhe kanë ngrënë darkë në një restorant në Vlorë.
Sipas informacioneve, ata kanë kërkuar të konsumojnë produkte deti, por dhe ato tradicionale.
Pasi kanë qëndruar disa orë, kanë ata kanë pritur dhe perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit.
Ndërkohë që mbi 100 forca kanë qenë në gatishmëri duke survejuar zonën. Pasi kanë konsumuar darkën dhe kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond, janë larguar sërish me mjet lundrues.
Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në Vlorë.
Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.
Komiteti i Investimeve Strategjike i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.
Vendimi u mor më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”, ku sipas vendimit, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë.
Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.
Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.
Në vendim theksohet se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tri faza.Top Channel
-

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, me rritje 0.6 pikë përqindje, në raport me nivelin prej 13.8% që zinte ky sektor një vit më parë.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të ndërtimit në Europë, teksa në Bashkimin Europian, mesatarja që zë ky sektor në vlerën e shtuar bruto ishte 5.6%, ose gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.
Shteti i dytë me kontributin më të lartë të ndërtimit në Ekonomi është Kosova, me 9.8% në 2024-n, nga 10.7% një vit më parë. Në vend të tretë është Sllovakia, me 8.7%, e ndjekur nga Islanda, me 8.4%.
Në rajon, përveç Shqipërisë e Kosovës, më shumë ndërtohet në Maqedoninë e Veriut (6.6% e vlerës së shtuar bruto), e ndjekur nga Serbia (5.9%), Bosnjë Hercegovina (5.5%) dhe i fundit është Mali i Zi me 3.9%. Në Europë, shteti që ndërton më pak është Greqia, ku ndërtimi kontribuoi në 2.2% në krijimin e vlerës ekonomike të vendit.
Varësia e Shqipërisë ndaj ndërtimit ka ardhur sërish në rritje vitet e fundit. Në 2019-n, viti më i hershëm që raporton të dhënat Eurostat, ndërtimi kontribuonte në 13% të ekonomisë.
Pesha e lartë që zë ndërtimi në Shqipëri reflekton një një varësi të tepruar të ekonomisë nga ky sektor dhe investimet në pasuri të paluajtshme. Kur sektori përbën gati 15% të vlerës së shtuar bruto, çdo lëvizje e tregut të pronës apo ngadalësim i ndërtimit mund të godasë në mënyrë disproporcionale punësimin, të ardhurat fiskale dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.
Së dyti, përqendrimi në sektorin e ndërtimit tregon për mungesë diversifikimi të ekonomisë, sidomos në drejtim të shërbimeve inovative. Kjo e bën ekonominë më të ndjeshme ndaj cikleve koniunkturale dhe rreziqeve gjeopolitike.
Ndërtimi ka qenë gjithnjë bashkëshoqërues i ekonomisë, me dy cikle. I pari ishte pas vitit 1999, arriti maturimin në 2011-n dhe filloi më pas rënien deri në vitin 2015. Nga viti 2017 nisi cikli i ri, i nxitur fillimisht nga ndërtimet në kryeqytet, e më pas në bregdet. Cikli i dytë nuk ka arritur ende maturimin dhe nuk dihet se kur do të ndodhë teksa lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet, çdo vit po arrijnë një rekord, ku çdo ditë prezantohen projekte të reja të ndërtesave shumëkatëshe.
Të dhënat e kryqëzuara mes rritjes së të ardhurave (pagave), aktivitetit real të ekonomisë, kredisë në banka, strukturës së bizneseve e kërkesës reale sugjerojnë se një pjesë e këtij sektori financohet nga burime informale. P.sh., që nga viti 2014, çmimet e apartamenteve janë rritur 10 herë më shumë se paga mesatare, duke e bërë pothuajse të pamundur për shtresën e mesme blerjen e një apartamenti, që sot kushton minimalisht 1500-2000 euro/m², teksa paga mesatare mujore është rreth 770 euro/muaj.
Forcimi i ndjeshëm i Lekut është një tjetër faktor që tregon praninë e lartë të parave informale. Nga fundi i 2016-s, kur filloi vala e dytë e ndërtimeve, Euro është zhvlerësuar me rreth 27% (monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në vitin 2024, nga 137.4 lekë në 2016). Për të njëjtën periudhë, deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga vendi) nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm, si rrjedhojë e nivelit të lartë të importeve në një vend që pothuajse nuk prodhon më asgjë./MONITOR -

Bum’ ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, me rritje 0.6 pikë përqindje, në raport me nivelin prej 13.8% që zinte ky sektor një vit më parë.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të ndërtimit në Europë, teksa në Bashkimin Europian, mesatarja që zë ky sektor në vlerën e shtuar bruto ishte 5.6%, ose gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.Shteti i dytë me kontributin më të lartë të ndërtimit në Ekonomi është Kosova, me 9.8% në 2024-n, nga 10.7% një vit më parë. Në vend të tretë është Sllovakia, me 8.7%, e ndjekur nga Islanda, me 8.4%.
Në rajon, përveç Shqipërisë e Kosovës, më shumë ndërtohet në Maqedoninë e Veriut (6.6% e vlerës së shtuar bruto), e ndjekur nga Serbia (5.9%), Bosnjë Hercegovina (5.5%) dhe i fundit është Mali i Zi me 3.9%. Në Europë, shteti që ndërton më pak është Greqia, ku ndërtimi kontribuoi në 2.2% në krijimin e vlerës ekonomike të vendit.
Varësia e Shqipërisë ndaj ndërtimit ka ardhur sërish në rritje vitet e fundit. Në 2019-n, viti më i hershëm që raporton të dhënat Eurostat, ndërtimi kontribuonte në 13% të ekonomisë.
Pesha e lartë që zë ndërtimi në Shqipëri reflekton një një varësi të tepruar të ekonomisë nga ky sektor dhe investimet në pasuri të paluajtshme. Kur sektori përbën gati 15% të vlerës së shtuar bruto, çdo lëvizje e tregut të pronës apo ngadalësim i ndërtimit mund të godasë në mënyrë disproporcionale punësimin, të ardhurat fiskale dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.
Së dyti, përqendrimi në sektorin e ndërtimit tregon për mungesë diversifikimi të ekonomisë, sidomos në drejtim të shërbimeve inovative. Kjo e bën ekonominë më të ndjeshme ndaj cikleve koniunkturale dhe rreziqeve gjeopolitike.
Ndërtimi ka qenë gjithnjë bashkëshoqërues i ekonomisë, me dy cikle. I pari ishte pas vitit 1999, arriti maturimin në 2011-n dhe filloi më pas rënien deri në vitin 2015. Nga viti 2017 nisi cikli i ri, i nxitur fillimisht nga ndërtimet në kryeqytet, e më pas në bregdet. Cikli i dytë nuk ka arritur ende maturimin dhe nuk dihet se kur do të ndodhë teksa lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet, çdo vit po arrijnë një rekord, ku çdo ditë prezantohen projekte të reja të ndërtesave shumëkatëshe.
Të dhënat e kryqëzuara mes rritjes së të ardhurave (pagave), aktivitetit real të ekonomisë, kredisë në banka, strukturës së bizneseve e kërkesës reale sugjerojnë se një pjesë e këtij sektori financohet nga burime informale. P.sh., që nga viti 2014, çmimet e apartamenteve janë rritur 10 herë më shumë se paga mesatare, duke e bërë pothuajse të pamundur për shtresën e mesme blerjen e një apartamenti, që sot kushton minimalisht 1500-2000 euro/m², teksa paga mesatare mujore është rreth 770 euro/muaj.
Forcimi i ndjeshëm i Lekut është një tjetër faktor që tregon praninë e lartë të parave informale. Nga fundi i 2016-s, kur filloi vala e dytë e ndërtimeve, Euro është zhvlerësuar me rreth 27% (monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në vitin 2024, nga 137.4 lekë në 2016). Për të njëjtën periudhë, deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga vendi) nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm, si rrjedhojë e nivelit të lartë të importeve në një vend që pothuajse nuk prodhon më asgjë./ MONITOR/
-

Bashkia e Tiranës propozon lehtësim të skemës së tarifës së pastrimit për kantieret e ndërtimit
Ndërtuesit që kanë përfunduar ndërtimin, por nuk kanë aplikuar për certifikatën e përdorimit, do të shpëtojnë nga tarifa e pastrimit.Aktualisht tarifa e pastrimit për kantieret e ndërtimit nga ndërtuesit nis të paguhet nga zbardhja e lejes së ndërtimit deri sa ndërtuesi të paraqesë kërkesën për certifikatë përdorimi.Pra tarifa vazhdon të paguhet përtej lejes së ndërtimit edhe nëse punimet përfundojnë para afatit, nëse nuk është bërë aplikimi për certifikatë përdorimi.Bashkia e Tiranës ka propozuar që ndërtuesit të mos paguajnë tarifën e pastrimit përtej afateve të lejes së ndërtimit edhe nëse nuk kanë aplikuar për certifikatë përdorimi.Certifikata e përdorimit është dokumenti që konfirmon që ndërtesa është përfunduar sipas lejes së miratuar dhe plotëson kushtet për të filluar përdorimin e saj për qëllime banimi apo tregtie.Tashmë përfundimi i punimeve do të vërtetohet nëpërmjet një procesverbali pas inspektimit që do të bëhet në terren. Pas nxjerrjes së procesverbalit ndërtuesi nuk do të paguajë tarifën e pastrimit.Propozimi që ndërtuesit të mos paguajnë më tarifë pastrimi përtej afatit të lejes së ndërtimit bëhet në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranë”.“Në vijim, shkronja “ii”, e pikës 6, në nenin 42 “Mënyra e pagesës së tarifës së pastrimit” ndryshon si më poshtë:“ii. Njësi ndërtimi për çdo kantier ndërtimi, etj të ngjashëm me to, rikonstruksione të pjesshme të ngjashme me to, për të cilat miratohet leje ndërtimi por nuk vihet në zbatim/shfrytëzim nga zhvilluesi/ndërtuesi deri në përfundim të afatit të lejes, si dhe për rastet të cilat leja e miratuar vihet në zbatim por nuk janë ndjekur procedurat për aplikimin për certifikatë përdorimi, llogaritja e tarifës se pastrimit të fillojë me zbardhjen e lejes së ndërtimit deri në përfundimin e afatit të punimeve, shoqëruar me procesverbalin nga sektori i verifikimit në terren””, citohet në relacion.Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpjegoi për Monitor ndryshimet e propozuara shkurtojnë kohën e tarifimit që aktualisht është e gjatë, për subjekte që nuk kanë nisur procedurat e aplikimit për certifikatë përdorimi. Ndërkohë që përfundimi i punimeve sipas ndryshimeve të propozuara do të konkludohet tashmë nëpërmjet një procesverbali pas inspektimit në terren.“Aktualisht tarifa e pastrimit fillon nga momenti i zbardhjes së formularit të lejes deri në momentin kur subjekti aplikon për certifikatë përdorimi, që është kohë goxha e gjatë.Me ndryshimet e propozuara, shkurtohet koha e tarifimit, që ka të bëjë vetëm me afatin e vlefshmërisë së lejes, e cila shoqërohet me një proces verbal nga sektori i verifikimit në terren që ka të bëje me përfundimin e punimeve, pavarësisht aplikimit për certifikate përdorimi.Po ashtu nga Bashkia e Tiranës propozohet se edhe për rastet kur ndërtuese nuk ka arritur ta përfundojë ndërtimin, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi, referencë për llogaritjen e tarifës së pastrimit do të jetë afati i lejes së ndërtimit si dhe përdorimi aktual i pronës.Edhe për rastet kur ndërtuesi është pajisur me leje ndërtimi, por që nuk është shfrytëzuar përllogaritja për tarifën e pastrimit do të bëhet nga momenti i zbardhjes së lejes deri në momentin e përfundimit të afatit të punimeve.Për subjektet e njësive të ndërtimi, apo për çdo kantier ndërtimi, objekte banimi apo shërbimi të tjera të ngjashme në fashën e xhiros deri në 2 milionë lekë në vit tarifa vjetore e pastrimit llogaritet në vlerën e 5,750 lekë në vit.Për subjektet e ndërtimit të fashës së xhiros nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa e pastrimit është 34,500 lekë në vit. Mbi 8 milionë lekë xhiro paguajnë tarifën e pastrimit prej 345,000 lekë në vit. Dhe bizneset VIP paguajnë 517,500 lekë në vit për tarifën e pastrimit./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit
Prej disa vitesh, Kamzës po i transformohet peisazhi urban. Procesi, që përngjan me atë që u ndoq në Tiranë, është shtrirë jo vetëm në boshtin kryesor të qytetit, por dhe në lagjet e brendshme. Një nga zonat që e përfaqëson më mirë këtë ndryshim thelbësor është fusha që rrethonte ish-kompleksin sportiv “Rinia” dhe shtrihej deri në rrugën kombëtare.
Këtë fushë e përdornim për vite me radhë – gjatë pandemisë dhe viteve më pas – bashkë me aktorë të “Grupit Ata”, ku zhvillonim provat dhe shfaqjet për komunitetin. Por pas vitit 2022, hapësira u rrethua dhe u kthye në një kantier të madh ndërtimi.
Pavarësisht se ishte tokë private, ajo kishte rëndësi publike për aktivitetin e gjallë që i shërbente komunitetit. Duke analizuar zonën, vlen të rikujtojmë se në hartat zyrtare, kjo njësi strukturore figuron si “KZ UB A2 14/257”, e rrethuar nga rrugët “Stockholm”, “Nënë Tereza”, “Teuta” dhe “OSBE”.
“Grupi Ata” në prova për shfaqje në një nga fushat rreth ish-kompleksit sportiv “Rinia”, Kamëz/Foto R.Qema.
Një pasdite në pallatet e reja: Zëri i banorëve
Në fushat pranë ish-kompleksit tashmë janë ngritur dy ndërtesa rezidenciale, secila 9-katëshe, ndërtuar nga kompania “Mëhillaj” sh.p.k. Godina e dytë – me lejen nr. 4595 – mori miratimin nga kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, më 23 dhjetor 2022, katër muaj përpara miratimit të Planit të Detajuar Vendor.
Plani i Detajuar Vendor për këtë territor u firmos po nga Suli më 25 prill 2023. Një shqyrtim i lejeve dhe dokumenteve të zhvillimit tregon se numri i kateve, koeficienti i shfrytëzimit të truallit dhe norma e gjelbërimit janë në limitet maksimale por në përputhje me planin.
Megjithatë, sapo banorët u zhvendosën në dy pallatet e reja, doli në pah një problematikë e rëndësishme: mungesa e vendparkimeve, hapësirave publike dhe infrastrukturës për një jetesë cilësore.
Për të kuptuar më shumë rreth shqetësimeve të banorëve, kalova një pasdite në zonë. Shefqet Dina, pronari i një ushqimoreje pranë një prej pallateve – me origjinë nga Hasi dhe ish-sipërmarrës në Divjakë – tregoi për ndryshimin mes jetës rurale dhe asaj urbane.
“Me aq lekë blen 3-4 makina,” tregon ai përballë pyetjes për çmimin e vend-parkimeve nëntokë (15–20,000 euro), shifër që ai thotë se është shumë e lartë.
Pamje e zonës para ndërtimeve/Citizens.al
Pikërisht vendparkimi duket problemi i parë. Nëntokë pallatet ofrojnë rreth 40 vende, shumë më pak se numri minimal i kërkuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Kamzës – edhe për qëllim fitimi. Në Nenin 29 të këtij plani thuhet se minimalisht duhet “një vend parkimi për njësi banimi”.
Çmimi i qirasë për një vendparkim është i lartë, duke zënë deri 30 % të qirasë mujore të një apartamenti.
Fatos Demaj, një tjetër banor që jeton në Greqi dhe kthehet herë pas herë në banesën e tij me qera, tregon se parkimin e paguan muaj për muaj “vetëm për ato pak netë që kalon në Shqipëri”.
“Nuk kam kohë dhe nerva të shpenzoj gjysëm ore a më shumë për të gjetur vend parkimi,” thekson ai.
Kjo është gjendja e jetës urbane në lagjet e reja të Kamzës që vërvitet mes nevojës për infrastrukturë publike dhe shpërfilljes prej investimeve private.
Mes hapësirës pallateve, tre djem luanin me njëri tjetrin në një hapësirë që duket më shumë si në mes të një kantieri ndërtimi.
Pamje e zonës pas ndërtimeve/Citizens.al
“Imagjino po të kishim një fushë?!” ngriti si pyetje retorike njëri prej tyre pasi atyre u thashë se ekzistonte mundësia që për ta të ishte parashikuar diçka në projektin e zhvillimit.
Fëmijët që banojnë në këtë zonë bënë krahasimin me zonat e pa-urbanizuara dhe situatës aktuale që ata shohin në lagjen e tyre dhe shpresonin për një kënd lojërash apo fushë futbolli.
Projeksionet 3D të projektit në tabelën e punimeve tregojnë me vështirësi një park të vogël lojërash, por në realitet – pasi banorët u zhvendosën në hyrjet e reja – hapësira përreth mbeti e papunuar, me dhe të kuq e mbetje ndërtimi.
Nën lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)
Proceset administrative të miratimit të këtyre godinve në këtë njjësi strukturore në Kamëz iu nënshtruan një auditimi nga KLSH. Kontrolli, i cili përpiloi një raport përfundimtar në prill 2024, tregoi për parregullsi:Mungesë të 334 m² parkim në raport me kërkesat minimale;
Distancë 13 metra ndërmjet godinave (nga 15 metra e lejuar);
Dokumentacion i paplotë për godinën në “Rruga Roma”;
Llogaritje të gabuar të “Taksa Ndikimit në Infrastrukturë” në nëntë raste;
Mos-konsultim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) për ndryshime në linjat ekzistuese.Pas këtij kontrolli dhe raporti, KLSH ka kërkuar procedime disiplinore për 34 punonjës, përfshirë nënkryetaren Migena Habibi dhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit (PKZHT) Erlend Baballëku.
Zona mes pallateve në Kamëz/Foto R.Qema.
Bashkia Kamëz kundërshton pjesërisht gjetjet për distancën, duke argumentuar se gjithçka është brenda kufijve të VKM-së nr. 408 duke qënë se “objekti nuk rezulton të jetë ndërtuar me leje ndërtimi apo disponon certifikatë përdorimi”. Por kjo lë pasoja në përditshmërinë dhe jetën e qytetarëve në këtë zonë, të cilëve u privohet “e drejta për diell dhe qiell”.
Paralelisht KLSH ka konstatuar pasaktësi në llogaritjen e taksave të ndikimit në infrastrukturë, ku përveç projektit në rrugën “Roma”, kjo duket të ketë ndodhur edhe në tetë raste të tjera. KLSH thekson se kjo praktikë ka ndikuar negativisht në buxhetin e bashkisë.
Nevoja për llogaridhënie: Bashkia hesht
Për t’u njohur me reagimin e institucionit mbi raportin e KLSH-së, por edhe me qasjen e zhvillimit urban, iu drejtuam Bashkisë Kamëz.
Në hyrje, përballëm një atmosferë refuzuese ku një kërkesë për intervistë me drejtorin e PKZHT-së, kalon në disa hallka shqyrtimi për miratim nga përgjegjësja për komunikimin, te kryetari Suli.
“Ta diskutoj edhe me Kryetarin, se cilin do vendosë, për t’iu përgjigjur pyetjeve.[…] Unë do ia lë shënim dhe do të më telefonojë,” tha përgjegjësja e komunikimit.
Pas dy javësh pritje të një përgjigjeje miratimi ose jo, nuk erdhi asnjë përgjigje. E njëjta histori përsëritet nga i njëjti institucion që refuzoi kërkesën për një reagim të ngjashëm edhe në janar 2023.
Tiranizimi i Kamzës
Kamza po merr pamjen e një qyteti me simptomat urbane të Tiranës: mungesë hapësirash publike, rrjet trafiku të mbingarkuar, parkingje të pamjaftueshme, probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe mungesë llogaridhënie.
Banderola e “Grupit Ata” kundër mënyrës së zhvillimit në Kamëz/Foto R.Qema.
Kjo pasqyron një model zhvillimi ku interesi privat merr përparësi mbi mirëqenien e komunitetit.
Aktivistët e qytetit e kanë kundërshtuar këtë zhvillim urban. Grupi Ata, gjatë Javës së Arkitekturës në vitin 2023, i priti vizitorët që vinin prej kryeqytetit në një tur në njësitë Bathore dhe Paksuqan me një banderolë ku shprehej kundërshtia ndaj ndërtimit të pakontrolluar në Kamëz dhe politikave urbane të diktuara prej pushtetarëve.
Pa ndërhyrje urgjente institucionale, Kamza do mbetet një shembull i “tiranizmit” urban.
/citizens.al/ -

“Tirana, parajsë për kullat dhe paratë e pista”, Hoxhaj me akuza të forta për Ramën: Po shkatërrohet identiteti…
Gazetari Juljan Hoxhaj, i ftuar në një emision televiziv, foli për problemet serioze që lidhen me përshpejtimin e flluskës imobiliare dhe zhvillimin e shpejtë ndërtimeve në Tiranë, i cili po shkakton humbjen e identitetit të kryeqytetit.
Hoxhaj theksoi se kjo është një ambicie e re e kryeministrit Rama, që që kur ka qenë kryetar i bashkisë ka shprehur hapur dëshirën që Tirana të ketë sa më shumë kulla dhe të jetë një vend që funksionon si një lloj parajse fiskale për pastrimin e parave. Sipas tij, vetëm kështu mund të shpjegohet, të paktën në logjikë ekonomike, zhvillimi që po ndodh në kryeqytetin shqiptar.
Ai shtoi se panairi i fundit i arkitekturës është guri i radhës kilometrik që hidhet në Shqipëri, jo për të ndërtuar një qytet europian, por për të shkatërruar edhe ato pak vlera europiane që kanë mbetur në Tiranë.Sipas Hoxhajt, kryeqyteti është shndërruar tashmë në një kantier ndërtimi ku ndërtohet pa kriter dhe me një plan urbanistik që ka rrëfshuar në mënyrë të papërshtatshme të gjitha pikat dhe sitet kulturore të Tiranës.
Ai theksoi se qyteti ka humbur në njëfarë mënyre memorien e tij historike, ndërsa po zhvillohet në një mënyrë që mund të krahasohet me një “Dubai modern”, ku toka e dikurshme e shkretë dhe rërë është kthyer në një kantier ndërtimi.
Gazetari vijoi duke nënvizuar se kjo është një çështje koncepti kulturor, që kërkon vëmendje të menjëhershme.
Hoxhaj: Kjo është një ambicie e re e kryeministrit Rama që kur ka qenë kryetar i bashkisë ai e ka publikuar më të madhe, me zë të lartë dëshirën e tij që Tirana të jetë një vend që të ketë sa më shumë kulla, të jetë një vend, në një farë mënyre një lloj parajse fiskale për pastrimin e parave, sepse vetëm kështu mund të shpjegohet, të paktën në logjikë ekonomike, ajo që po ndodhë në kryeqytetin shqiptar.
Por ajo që erdhi pak ditë më parë me panairin e arkitekturës është guri i radhës kilometrik që hidhet në Shqipëri, jo për të ndërtuar një qytet europian, por për të shkatërruar edhe ato pak vlera europiane që i kanë mbetur kryeqytetit.
Kryeqyteti tashmë është thyer në një kantier ndërtimi ku vetëm ndërtohet pa kriter, me një plan urbanistik që ka rrëfshuar në njëfarë mënyre të gjitha pikat kulturore, sitet kulturore të Tiranës.
Ne kemi një qytet i cili ka zhdukur në njëfarë mënyre memorien e tij historike.Tirana po zhvillohet nga historia dhe po bëhet në njëfarë mënyre, po ta krahasosh, me një lloj Dubai modern, ku aty në fakt ishte një lloj toke e shkrete, pra ishte shkretëri, ishte rërë, dhe u kthye në një kantier ndërtimi, pra i shërben…
Është çështje koncepti kulturor.
-

Tre muajt e parë të 2025 më pak leje ndërtimi, vlera e investimit rritet me 47.6%, kryeson Tirana
Sektori i ndërtimit në Shqipëri, gjate 3 muajve të pare të vitit 2025, ka shënuar rënie. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, janë dhënë gjithsej 258 leje ndërtimi gjatë këtyre 3 muajve, çka shënon një ulje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 311 leje.
Edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim ka pësuar një tkurrje me 6.3% më pak se tremujori i parë i vitit 2024 . Megjithatë, kjo tendencë nuk është reflektuar në aspektin financiar. Vlera e projekteve ndërtimore, që përfshin si ndërtesat për banim ashtu edhe ato jo-rezidente dhe punimet inxhinierike, ka arritur në 20.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje domethënëse prej 47.6%, nga 13.6 miliardë lekë një vit më parë.
Ndërtesat për banim dominojnë me 188 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 215 mijë m². Ndërtesat jo-rezidente, si hotele, qendra tregtare dhe njësi industriale, përbëjnë pjesën tjetër me 70 leje. Ndërsa ndërtimet inxhinierike paraqiten me një vlerë pak më të ulët.
Tirana vijon të mbetet epiqendra e aktivitetit ndërtimor, duke kontribuar me 72 leje të reja ndërtimi dhe një sipërfaqe prej 201,237 m², ndonëse edhe në këtë qark është shënuar një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier kanë shfaqur rritje domethënëse në vlerën e projekteve ndërtimore, çka sinjalizon zhvendosjen graduale të interesit të investitorëve edhe përtej kryeqytetit, duke reflektuar potencial për zhvillim ekonomik rajonal dhe diversifikim të tregut të ndërtimit.