Tag: ndërtesës

  • Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

    Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.
    Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.
    Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet. Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.
    Monitor ka llogaritur detyrimin e ri për taksën e ndërtesës të një pronari garazhi të mbyllur apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 për 119 zonat e reja kadastrale në rrethe. Aktualisht rrethet janë të ndara secili qytet vetëm në 1 zonë kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave të reja. Çmimet e reja të referencës në rrethe të propozuara nga Ministria e Financave parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.
    Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.
    Konkretisht sipas llogaritjeve me më tepër detyrime do të ngarkohen pronarët e garazheve dhe bodrumeve të zonës kadastrale nr.13 në Durrës që në terren përkon me zonën afër portit. Në këtë zonë çmimet e referencës së apartamenteve nga 67,500 lekë për metër katror është propozuar të jetë 200,000 lekë për metër katror. Rritje 196%.
    Nëse një individ zotëron një garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 në këtë zonë nga 4,725 lekë në vit detyrim për taksën e ndërtesës që paguan, pas miratimit të çmimeve të reja të referencës do të ngarkohet me një detyrim prej 14,000 lekë në vit. Rritja në vlerë do të jetë 9,275 lekë më shumë sesa paguan aktualisht apo 196.3% më tepër.
    Rritje të lartë detyrimesh në Durrës pritet të ketë edhe për zonën kadastrale nr.6 që në terren përkon në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Nga 4,725 lekë në vit që paguan taksën për garazhin një individ aktualisht, me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës detyrimi do të rritet në vlerën e 5,075 lekëve. Detyrimi i ri për një pronar me garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 9,800 lekë në vit apo 107% më shumë sesa paguan aktualisht.
    Rritje të ndjeshme detyrimesh të taksës së ndërtesës për garazhet pritet të ketë edhe për zonat e reja kadastrale në Himarë. Përkatësisht në zonën nr.1 kadastrale çmimi i referencës rritet nga 58,000 lekë për metër katror që është aktualisht propozohet në vlerën e 140,000 lekë për metër katror.
    Detyrimi i taksës së ndërtesës për garazhin e mbyllur nga 4,060 lekë në vit që është aktualisht, do të arrijë në 9,800 lekë në vit. Rritja në vlerë llogaritet 5,740 lekë në vit apo 141.3% më shumë. Ndërsa në zonën nr.2 kadastrale në Himarë detyrimi i taksës për një pronar garazhi apo bodrumi nga 4,060 lekë në vit pritet të arrijë në 7,000 lekë në vit. Rritja në vlerë 2,940 lekë apo 72% më shumë.
    Shtimi i detyrimeve për taksën e ndërtesës si për apartamentet e banimit, njësitë tregtare, bodrumet e garazhet e mbyllura ndodhi edhe në Tiranë, pas vendimit të miratuar në fund të muajit korrik të vitit 2023, për rritjen e çmimeve të referencës mbi të cilët llogaritet vlera e pasurisë së paluajtshme për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.
    Me ndryshimet që hynë në fuqi në korrik 2023, u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Ndërsa në atë periudhë në rrethe çmimet e referencës mbetën të pandryshuara.
    Në Tirana çmimet e referencës së apartamenteve u rritën nga 5 deri në 76%. Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%).

    Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror./
    /Monitor.al/

  • Nis shtrenjtimi i garazheve dhe bodrumeve në rrethe, Durrësi në krye të listës

    Nis shtrenjtimi i garazheve dhe bodrumeve në rrethe, Durrësi në krye të listës

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.
    Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.
    Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet.
    Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.
    Monitor ka llogaritur detyrimin e ri për taksën e ndërtesës të një pronari garazhi të mbyllur apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 për 119 zonat e reja kadastrale në rrethe. Aktualisht rrethet janë të ndara secili qytet vetëm në 1 zonë kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave të reja. Çmimet e reja të referencës në rrethe të propozuara nga Ministria e Financave parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.
    Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.
    Konkretisht sipas llogaritjeve me më tepër detyrime do të ngarkohen pronarët e garazheve dhe bodrumeve të zonës kadastrale nr.13 në Durrës që në terren përkon me zonën afër portit. Në këtë zonë çmimet e referencës së apartamenteve nga 67,500 lekë për metër katror është propozuar të jetë 200 mijë lekë për metër katror. Rritje 196%.
    Nëse një individ zotëron një garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 në këtë zonë nga 4,725 lekë në vit detyrim për taksën e ndërtesës që paguan, pas miratimit të çmimeve të reja të referencës do të ngarkohet me një detyrim prej 14,000 lekë në vit. Rritja në vlerë do të jetë 9,275 lekë më shumë sesa paguan aktualisht apo 196.3% më tepër.
    Rritje të lartë detyrimesh në Durrës pritet të ketë edhe për zonën kadastrale nr.6 që në terren përkon në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Nga 4,725 lekë në vit që paguan taksën për garazhin një individ aktualisht, me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës detyrimi do të rritet në vlerën e 5,075 lekëve. Detyrimi i ri për një pronar me garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 9,800 lekë në vit apo 107% më shumë sesa paguan aktualisht.
    Rritje të ndjeshme detyrimesh të taksës së ndërtesës për garazhet pritet të ketë edhe për zonat e reja kadastrale në Himarë. Përkatësisht në zonën nr.1 kadastrale çmimi i referencës rritet nga 58,000 lekë për metër katror që është aktualisht propozohet në vlerën e 140,000 lekë për metër katror.
    Detyrimi i taksës së ndërtesës për garazhin e mbyllur nga 4,060 lekë në vit që është aktualisht, do të arrijë në 9,800 lekë në vit. Rritja në vlerë llogaritet 5,740 lekë në vit apo 141.3% më shumë.
    Ndërsa në zonën nr.2 kadastrale në Himarë detyrimi i taksës për një pronar garazhi apo bodrumi nga 4,060 lekë në vit pritet të arrijë në 7,000 lekë në vit. Rritja në vlerë 2,940 lekë apo 72% më shumë.
    Shtimi i detyrimeve për taksën e ndërtesës si për apartamentet e banimit, njësitë tregtare, bodrumet e garazhet e mbyllura ndodhi edhe në Tiranë, pas vendimit të miratuar në fund të muajit korrik të vitit 2023, për rritjen e çmimeve të referencës mbi të cilët llogaritet vlera e pasurisë së paluajtshme për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.
    Me ndryshimet që hynë në fuqi në korrik 2023, u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Ndërsa në atë periudhë në rrethe çmimet e referencës mbetën të pandryshuara.
    Në Tirana çmimet e referencës së apartamenteve u rritën nga 5 deri në 76%.
    Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%).
    Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror./Marrë nga Monitor

  • Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

    Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet.Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.Monitor ka llogaritur detyrimin e ri për taksën e ndërtesës të një pronari garazhi të mbyllur apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 për 119 zonat e reja kadastrale në rrethe. Aktualisht rrethet janë të ndara secili qytet vetëm në 1 zonë kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave të reja. Çmimet e reja të referencës në rrethe të propozuara nga Ministria e Financave parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.Konkretisht sipas llogaritjeve me më tepër detyrime do të ngarkohen pronarët e garazheve dhe bodrumeve të zonës kadastrale nr.13 në Durrës që në terren përkon me zonën afër portit. Në këtë zonë çmimet e referencës së apartamenteve nga 67,500 lekë për metër katror është propozuar të jetë 200,000 lekë për metër katror. Rritje 196%.Nëse një individ zotëron një garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 në këtë zonë nga 4,725 lekë në vit detyrim për taksën e ndërtesës që paguan, pas miratimit të çmimeve të reja të referencës do të ngarkohet me një detyrim prej 14,000 lekë në vit. Rritja në vlerë do të jetë 9,275 lekë më shumë sesa paguan aktualisht apo 196.3% më tepër.Rritje të lartë detyrimesh në Durrës pritet të ketë edhe për zonën kadastrale nr.6 që në terren përkon në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Nga 4,725 lekë në vit që paguan taksën për garazhin një individ aktualisht, me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës detyrimi do të rritet në vlerën e 5,075 lekëve. Detyrimi i ri për një pronar me garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 9,800 lekë në vit apo 107% më shumë sesa paguan aktualisht.Rritje të ndjeshme detyrimesh të taksës së ndërtesës për garazhet pritet të ketë edhe për zonat e reja kadastrale në Himarë. Përkatësisht në zonën nr.1 kadastrale çmimi i referencës rritet nga 58,000 lekë për metër katror që është aktualisht propozohet në vlerën e 140,000 lekë për metër katror.Detyrimi i taksës së ndërtesës për garazhin e mbyllur nga 4,060 lekë në vit që është aktualisht, do të arrijë në 9,800 lekë në vit. Rritja në vlerë llogaritet 5,740 lekë në vit apo 141.3% më shumë.Ndërsa në zonën nr.2 kadastrale në Himarë detyrimi i taksës për një pronar garazhi apo bodrumi nga 4,060 lekë në vit pritet të arrijë në 7,000 lekë në vit. Rritja në vlerë 2,940 lekë apo 72% më shumë.Shtimi i detyrimeve për taksën e ndërtesës si për apartamentet e banimit, njësitë tregtare, bodrumet e garazhet e mbyllura ndodhi edhe në Tiranë, pas vendimit të miratuar në fund të muajit korrik të vitit 2023, për rritjen e çmimeve të referencës mbi të cilët llogaritet vlera e pasurisë së paluajtshme për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.Me ndryshimet që hynë në fuqi në korrik 2023, u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Ndërsa në atë periudhë në rrethe çmimet e referencës mbetën të pandryshuara.Në Tirana çmimet e referencës së apartamenteve u rritën nga 5 deri në 76%.Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%).Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e punonjës të Focus Media News sërish në protestë

    “Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e punonjës të Focus Media News sërish në protestë

    Pamjet nga protesta

    TIRANË- Më 11 gusht 2025, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ekzekutoi një vendim të papritur dhe të diskutueshëm për të shembur urën lidhëse mes ndërtesës së Neës24 dhe redaksisë së Panorama TV. Ky tunel, shërbente si nyja kyçe teknike për lidhjen e serverave dhe pajisjeve të transmetimit të Neës24, u konsiderua e paligjshme nga autoritetet, pavarësisht kontratës së ndërtesës që kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Shembja e kësaj strukture shkaktoi menjëherë ndërprerjen totale të sinjalit të Neës24, duke lënë kanalin informativ jashtë ajrit dhe duke dëmtuar rëndë infrastrukturën teknike dhe financiare të grupit mediatik të njohur, i cili përfshin edhe Balkanëeb, Panorama dhe Gazetën Shqiptare.
    Ky akt u perceptua nga shumica e punonjësve dhe opinionit publik si një goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes dhe një ndërhyrje serioze në pavarësinë e medias. Menjëherë pas shembjes, Neës24 ndërpreu transmetimin që nga ora 07:36 e datës 9 gusht, duke shfaqur një ekran me shirita vertikalë dhe mungesë sinjali, një gjendje që shqetësoi jo vetëm gazetarët, por edhe publikun e gjerë.
    Në reagim ndaj këtij veprimi, gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Neës organizuan sot një protestë të hapur përpara godinës, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të transmetimit dhe ndalimin e çdo ndërhyrjeje të mëtejshme. Me pankarta që mbanin mesazhe të forta si: “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri” dhe thirrje për respektimin e ligjit dhe demokracisë, ata dënuan ashpër përdorimin e forcës dhe mënyrën me të cilën po trajtohej media në vend. Protestuesit paralajmëruan se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri, duke theksuar se “demokracia vdes në errësirë” kur zëri i medias dhe e drejta për informim censurohen.

    Pamjet nga protesta

    Ky konflikt ka edhe një dimension institucional të thellë. Autoritetet kanë shprehur dëshirën që prona dhe strukturat teknike të ndërtesës, përfshirë urën lidhëse të shembur, t’i kalojnë një kompanie shtetërore të njohur si “KAYO”, një subjekt i lidhur me prodhimin dhe tregtimin e armëve. Kjo situatë ka përshkallëzuar tensionet mes grupit mediatik dhe institucioneve shtetërore, duke ngritur pyetje serioze për pavarësinë e mediave dhe përdorimin e pushtetit në vend.
    Punonjësit e medias, përveç se paralajmëruan se do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë drejtësi, kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe funksionimin normal të medias në Shqipëri. Ata theksojnë se mbyllja e sinjalit të News24 nuk është thjesht një çështje teknike apo ligjore, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave kryesore të demokracisë: informimit të lirë dhe të pavarur.
    Ndërkohë gazetarja e njohur Klodiana Lala tha se “News24” është një histori suksesi dhe se do të ringrihet sërish.
    Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison. Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët. Sot ishte radha e News24, nesër do të jetë radha diku tjetër, News24 është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24.
    Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe komunitetin ndërkombëtar, që shprehin shqetësim për shkeljen e të drejtave themelore të medias dhe për një klimë të tensionuar që rrezikon pluralizmin dhe lirinë e shtypit në Shqipëri. Ata kërkojnë dialog, zgjidhje të drejtë dhe garantimin e kushteve për qëndrueshmëri dhe pavarësi mediatike./ZËRI

  • Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat

    Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e një ndërtese në Vlorë, pasi nuk kishte respektuar lejen e ndërtimit.
    Teksa publikon pamje nga momenti i shembjes së ndërtesës me lëndë plasëse, kreu i qeverisë shkruan se ;“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”.

  • Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

    Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

    Si pasojë e rritjes së çmimeve të referencës në disa zona edhe mbi 200%, pronarët do të duhet të paguajnë më shumë detyrime ndaj taksës së ndërtesës së banimit.
    Bazuar në shkallën e taksës në rang vendi, detyrimi arrin sa 0.05% e vlerës së apartamentit.
    Të gjithë individët të cilët kanë prona përgjatë bregdetit në zonat ku dhe çmimet e referencës do të jenë më të larta sipas projektligjin e ri të depozituar, do tu shtrenjtohet taksa e ndërtesës.
    Me një vlerë prej 0.05% aktualisht, pushteti vendor ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se 61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 4.7 miliardë lekë apo 47 milionë euro, shifra më e lartë e dekadës së fundit.
    Me referencat e reja detyrimi që duhet të paguhet është edhe më i lartë.
    “Automatikisht kur rritet referenca rritet dhe përqindja. Sepse 0.05% për 1 milionë lekë të vjetra është një lloj takse dhe për 2 milionë ndryshon. Psh marrim zonën 13 në Durrës që mori një çmim të pakuptueshëm”, tha Erjon Alimema, ekspert i pasurive të paluajtshme
    Por nga ndryshimet e çmimeve të referencës ndikohet edhe taksa e infrastrukturës.
    “Nëse një ndërtues aplikonte për një leje ndërtimi për 1 mijë metra dhe referenca në atë zonë ka qenë 50 mijë lekë e tani ka vajtur në 100 mijë lekë nëse për taksën e parë do paguante 400 mijë euro do paguajë 800 mijë euro se ndryshon çmimi referencës dhe llogaria për taksën e infrastrukturës bëhet çmim reference bashkë me volum ndërtim”, u shpreh Alimema.
    Qeveria parashikon që të mbledhë afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025. Ndërsa taksa e infrastrukturës që ndryshon nga njëra bashki në tjetrën teksa përsëri do të gjenerojë më shumë të ardhura.
    Zbatimi i referencave të reja fillon nga 1 janari 2026, njëkohësisht edhe detyrimi ndaj kësaj takse ndërtese do të ndryshojë .
    Por kjo taksë teksa aktualisht qëndron në 0.05%, një projektligj është i depozituar në kuvend i cili pritet të diskutohet në komisionet parlamentare për një vlerë më të ulët të saj dhe një ndryshim taksash për shtëpitë e dyta apo të treta.

  • Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, taksa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

    Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, taksa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

    Si pasojë e rritjes së çmimeve të referencës në disa zona edhe mbi 200%, pronarët do të duhet të paguajnë më shumë detyrime ndaj taksës së ndërtesës së banimit.

    Bazuar në shkallën e taksës në rang vendi, detyrimi arrin sa 0.05% e vlerës së apartamentit.
    Të gjithë individët të cilët kanë prona përgjatë bregdetit në zonat ku dhe çmimet e referencës do të jenë më të larta sipas projektligjin e ri të depozituar, do tu shtrenjtohet taksa e ndërtesës.
    Me një vlerë prej 0.05% aktualisht, pushteti vendor ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se 61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 4.7 miliardë lekë apo 47 milionë euro, shifra më e lartë e dekadës së fundit.
    Me referencat e reja detyrimi që duhet të paguhet është edhe më i lartë.
    “Automatikisht kur rritet referenca rritet dhe përqindja. Sepse 0.05% për 1 milionë lekë të vjetra është një lloj takse dhe për 2 milionë ndryshon. Psh marrim zonën 13 në Durrës që mori një çmim të pakuptueshëm”, tha Erjon Alimema, ekspert i pasurive të paluajtshme
    Por nga ndryshimet e çmimeve të referencës ndikohet edhe taksa e infrastrukturës.
    “Nëse një ndërtues aplikonte për një leje ndërtimi për 1 mijë metra dhe referenca në atë zonë ka qenë 50 mijë lekë e tani ka vajtur në 100 mijë lekë nëse për taksën e parë do paguante 400 mijë euro do paguajë 800 mijë euro se ndryshon çmimi referencës dhe llogaria për taksën e infrastrukturës bëhet çmim reference bashkë me volum ndërtim”, u shpreh Alimema.
    Qeveria parashikon që të mbledhë afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025. Ndërsa taksa e infrastrukturës që ndryshon nga njëra bashki në tjetrën teksa përsëri do të gjenerojë më shumë të ardhura.
    Zbatimi i referencave të reja fillon nga 1 janari 2026, njëkohësisht edhe detyrimi ndaj kësaj takse ndërtese do të ndryshojë .
    Por kjo taksë  teksa aktualisht qëndron në 0.05%, një projektligj është i depozituar në kuvend i cili pritet të diskutohet në komisionet parlamentare për një vlerë më të ulët të saj dhe një ndryshim taksash për shtëpitë e dyta apo të treta.
     
    Top Channel

  • E rëndë/ Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën një person

    E rëndë/ Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën një person

    Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.
    Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.
    “Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.
    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
    Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet. Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.
    Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.
    Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./REL
     
  • Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

    Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

    Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë.
    Me çmimet e referencës së apartamenteve llogaritet vlera e ndërtesës edhe për rastet kur ajo nuk përdoret për qëllime banimi.
    Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit. Për rrethet, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve.
    Ndërsa në Tiranë vlera e dyqanit llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.
    Për qytetin e Durrësit në projektligjin e ri, Ministria e Financave ka propozuar rritje të çmimeve fiskale deri 196% (zona e Portit) nga niveli aktual. Nga një zonë të vetme kadastrale qyteti i Durrësit propozohet të ndahet në 13 zona kadastrale.
    Sipas llogaritjeve të Monitor nëse një biznes posedon një dyqan në këtë zonë me sipërfaqe 60 m2 katror, pagesat vjetore do t’i rriten 23,850 lekë në vit apo 196%. Detyrimi për bizneset në këtë zonë do të 3-fishohet, duke shënuar rritjen më të lartë krahasuar me tërësinë e zonave të reja kadastrale të rretheve.
    67,500 x 1,5 x 60 m2 = 6,075,000 lekë është vlera e dyqanit.
    Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të apartamenteve.
    6,075,000 x 2% = 12,150 lekë në vit
    Sa bëhet detyrimi i ri  
    200,000 x 1,5 x 60 m2 =18,000,000 lekë
    Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të ri të propozuar për zonën prej 200,000 lekë/m2.
    18,000,000 x 0,2 =36,000 lekë në vit detyrimi i ri.
    Detyrimi do të rritet për të gjitha bizneset në rrethe në të njëjta nivele të rritjes së propozuar për referencat.
    Në qytetin e Korçës aktualisht një biznes me dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 8,730 lekë në vit. Detyrimi për bizneset do të jetë nga 8,2 mijë lekë në 12,6 mijë lekë në varësi të vendndodhjes së dyqanit. Qyteti i Korçës ashtu si rrethet e tjera nga 1 zonë e vetme kadastrale është propozuar të ndahet në 4 zona. Në Korçë detyrimi për bizneset do të rritet nga 5,2 deri 44,3%.
    Për të parë zonat e reja dhe çmimet përkatëse të referencës referoju hartave të zonave kadastrale:
    Për qytetin e Lezhës detyrimi i biznesit për taksën e ndërtesës pritet të rritet nga 12 deri në 25%. Me çmimin aktual të referencës një biznes që disponon një dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 10,080 lekë në vit. Një biznes që operon në zonën e Tales apo Shëngjinit do të paguajë 12,600 në vit. Rritja 25%.
    Detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për 1 biznes që operon në Kavajë dhe disponon një dyqan me sipërfaqe 60m2 është 9,180 lekë në vit. Me projektligjin e ri qyteti i Kavajës është propozuar të ndahet në 6 zona kadastrale. Detyrimi i bizneseve për taksën e ndërtesës pritet të rritet deri në 47%. Nga 9,180 lekë në vit që paguante një biznes i zonës kadastrale nr.1 pritet të paguajë 13,500 lekë në vit.
    Sa ndryshoi detyrimi i biznesit në Tiranë në 2023
    Pas hyrjes në fuqi në muajin gusht të 2023-t të çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, detyrimet vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës u rritën deri 76% në nivele të njëjta me ndryshimet e referencës.
    Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendodhje në zonën kadastrale 1/1 (përfshin zonat nga Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë deri te Depo e Ujit)  ku çmimi i referencës me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekë për metër katror paguante në vit taksë për ndërtesën 39,080 lekë (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit është 19,540,000 lekë. Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sipas dyfishit të çmimit fiskal të apartamenteve për zonën kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndërtesa e biznesit).
    Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 u bë 102,800 lekë për metër katror, biznesi paguan 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë.
    Me taksimin e ri në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës, por për garazhet dhe bodrumet taksa llogaritet sa 70% e çmimit fiskal, për parkimit e hapur sa 30% e çmimit fiskal të apartamenteve dhe magazinat e përpunimit për 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.
    Çfarë parashikon vendimi “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike”.
    Llogaritja e shumës së taksës së ndërtesës/ njësisë pronësore Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në këtë metodologji.
    Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
    b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
    c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
    ÇMIMET MESATARE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR NDËRTESAT QË NUK SHËRBEJNË PËR BANIM
    a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërtesa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.
    b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
    c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
    ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, si: prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.
    d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
    e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë./ MONITOR

  • Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

    Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

    Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.
    Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.
    Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.
    “Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.
    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
    Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.
    Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.