Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018.
Tag: ndërtesës
-

Policia holandeze largon protestuesit shqiptarë para Gjykatës Speciale në Hagë
Forcat e sigurisë holandeze kanë marrë nën kontroll situatën para ndërtesës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas rigrupimit të protestuesve pranë objektit, autoritetet ndërhynë duke i larguar ata që ishin vendosur para ndërtesës. Më pas, policia bllokoi rrugët që çojnë drejt paraburgimit, derisa protestuesit e fundit u larguan në mënyrë paqësore.Në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.
Tubimi filloi në parkun pranë muzeut Madurodam, jo larg godinës së Gjykatës Speciale, me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij shtetëror të Kosovës. Hapësira u mbush me flamuj kuq e zi dhe simbolika të UÇK-së, duke treguar unitetin dhe vendosmërinë e mijëra protestuesve nga Kosova dhe diaspora.
Ndër të parët që mori fjalën ishte ish-pjesëtari i UÇK-së dhe bashkorganizatori i protestës, Fatmir Koci. Ai theksoi se shqiptarët nuk ishin agresorët, por popull që luftoi për liri.
“Sot jemi mbledhur për të ngritur zërin tonë, për të thënë mjaft më me padrejtësi. Po ju pyes para të gjithë Evropës, para gjithë botës, a ishim ne agresori? A e sulmuam ne në tokën e vet? Apo luftuam në shtëpitë tona? A kërkuam territore? Apo kërkuam liri?”, deklaroi Koci, duke theksuar se gjykimi në Hagë është i padrejtë dhe i pafalshëm.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nisi fjalimin e tij me thirrjet “UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”. Ai tha se protesta po mbahej për dinjitetin e popullit dhe për historinë e shenjtë të UÇK-së.
“UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia. Liria nuk ishte dhuratë, por sakrifica e djemve dhe vajzave që ranë për flamur e tokë. Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”, u shpreh Gucati.
Pas përfundimit të protestës në park, një pjesë e protestuesve u rigrupuan para ndërtesës së paraburgimit, ku po mbahen ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Protestuesit brohoritën emrat e tyre duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.
Prania e policisë holandeze u shtua ndjeshëm, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të larguar protestuesit nga hapësira para objektit. Më pas, rrugët që çojnë drejt ndërtesës së paraburgimit u bllokuan, derisa protestuesit e fundit u shpërndanë në mënyrë paqësore.
Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta e sotme shënoi një tjetër manifestim të fuqishëm të mërgatës dhe qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të figurës së UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi.
Protestuesit rigrupohen para Gjykatës Speciale, shtohet prania e forcave të sigurisë
Protesta e planifikuar fillimisht pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, ka përfunduar, por protestuesit janë rigrupuar sërish para ndërtesës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet holandeze kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.
Protestuesit kanë brohoritur emrat e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke kërkuar lirimin e tyre dhe drejtësi për sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës./Telegrafi/ -

Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara u vunë në alarm, pas një kërcënimi për bombë që u raportua në selinë qendrore të Partisë Demokratike (DNC) në Uashington D.C.
Sipas Sky News, forcat policore zhvilluan kontrolle të imtësishme në ambientet e ndërtesës, por nuk u gjetën materiale shpërthyese.
Menjëherë pas njoftimit për kërcënimin, një përfaqësues i Partisë Demokratike deklaroi se, sipas Policisë së Kapitolit, kërcënimi u vlerësua si i pabesueshëm.“Për shkak të kujdesit të shtuar, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, deklaroi Ken Martin, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).
Ai shtoi gjithashtu:
“Dhuna politike, në çfarëdo forme, nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës për reagimin e menjëhershëm dhe profesional të Policisë së Kapitolit dhe forcave të sigurisë së ndërtesës së DNC-së.”
Stafi u paralajmërua të shmangte ndërtesën
Më herët, ishte dërguar një njoftim zyrtar për të gjithë stafin, duke i kërkuar të shmangnin hyrjen në ndërtesën e selisë, për shkak të hetimeve që po zhvilloheshin nga autoritetet.
“Ju lutemi njoftoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po reagon ndaj një incidenti në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC),” thuhej në paralajmërim. -

Alarm për bombë në selinë e Demokratëve në Uashington, policia i bën thirrje stafit të mos i afrohet ndërtesës
Një alarm është ngritur midis autoriteteve amerikane, të cilat aktualisht po hetojnë një kërcënim me bombë në selinë e Partisë Demokratike.
Sipas Sky News, forcat policore kryen kontrolle të hollësishme në ndërtesë, por nuk gjetën asnjë eksploziv.
Një zëdhënës i Partisë Demokratike i tha më vonë të njëjtës agjenci lajmesh se kërcënimi u konsiderua i pabesueshëm nga Policia e Kapitolit.
“Për të treguar kujdes maksimal, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, tha Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC), Ken Martin.
“Dhuna politike në asnjë formë nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe sigurisë së ndërtesës së DNC-së për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional”, shtoi ai.
Më parë, një njoftim ishte lëshuar për stafin, duke i paralajmëruar ata të shmangnin selinë, e cila ndodhet në Uashington.
“Ju lutemi informoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po i përgjigjet një incidenti në selinë e DNC-së”, thuhej në njoftim.Top Channel
-

Tabelat, sa do ndryshojë detyrimi i taksës së ndërtesës për apartamentet e privatizuara në ‘92
Propozimi për rritjen e çmimeve të referencës në rrethe pritet të ndryshojë edhe detyrimin e taksës së ndërtesës për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, të privatizuara nga qytetarët nëpërmjet shumave simbolike, nëpërmjet ligjit të miratuar në 92.Për ndërtesat që përdoren për qëllime banimi shkalla e taksës është 0.05%. Ndërsa baza e taksës është vlera e ndërtesës e përllogaritur sipas çmimeve referencë të apartamenteve të përcaktuara në metodologjisë e miratuar me VKM nr.132 datë 7/3/2018.Për ndërtesat për banim të privatizuara sipas metodologjisë, çmim i referencës për metër katror është 70% vetëm në rastin e shitjes së parë. Nëse për pronën janë kryer transaksione të tjera, vlera e apartamentit do të llogaritet me çmimet e plota të referencës.Monitor ka llogaritur se do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për apartamentet e privatizuara me sipërfaqe 70 metër katror, sipas çmimeve të reja të referencës të propozuar në rrethe.Konkretisht për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Korçës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,118 lekë në vit apo 93 lekë në muaj. Detyrimi paguhet nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm.Me ndryshimet e propozuara qyteti i Korçës do të ndahet në 4 zona kadastrale. Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 70 mijë lekë për metër katror nga 48,5 mijë lekë. Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 1,715 lekë në vit apo 142 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 44.3% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.Ndërsa për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Vlorës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,514 lekë në vit apo 126 lekë në muaj.Me ndryshimet e propozuara qyteti i Vlorës do të ndahet në 7 zona kadastrale (ku zona 7 do të ishulli i Sazanit, i cili aktualisht nuk është i banueshëm, por pritet që të zhvillohet një projekt). Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 98 mijë lekë për metër katror nga 61,8 mijë lekë që është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Vlorës.Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 2,401 lekë në vit apo 200 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 58.5% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.Në rrethe rritja më e lartë e detyrimit për taksën e ndërtesës pritet të jetë në qytetit e Durrësit, ku është propozuar edhe rritja më e lartë e çmimeve të referencës.Aktualisht çmimi i referencës për Durrësin është 67,5 mijë lekë për metër katror. Në zonën nr.13 kadastrale, në zonën e portit ku po zhvillohet projekti i “Durrës Yaht Marina” është propozuar çmim fiskal 200 mijë lekë për metër katror. Nëse një familje që zotëron një apartament të privatizuar në këtë me sipërfaqe 70 metër katror, aktualisht paguan 1,653 lekë në vit taksë ndërtesë apo 137 lekë në muaj, pas miratimit të çmimeve të reja do të paguajë 4900 lekë në vit apo 408 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 196%.Por sipas ligjit nr. 9632 datë 30/10/2006 i ndryshuar, janë të përjashtuar nga taksa mbi ndërtesat disa kategori, përfshirë banesat sociale në pronësi të bashkive; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre; ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike etjKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.
Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.
Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.
Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.
Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.
Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.
P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.
Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë. Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.
Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.
Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.
Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./MONITOR
-

Pishina apo fusha sportive, taksa e ndërtesës rritet deri në 50%
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.
Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.
Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.
Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.
Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.
Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.
P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.
Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë. Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.
Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.
Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.
Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./Marrë nga Monitor -

Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë. Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sërish bllokade në gjykatën në Novi Sad, studentët kërkojnë lirimin e kolegëve të burgosur politikisht
Një bllokadë e ndërtesës gjyqësore në rrugën Sutjeska 3 në Novi Sad ka nisur sot në mëngjes, e thirrur nga studentët e Universitetit të Novi Sadit.
Protesta, e paralajmëruar për të mërkurën, 20 gusht, në orën 06:00, është planifikuar të zgjasë deri në orën 15:00, gjatë gjithë orarit zyrtar të punës.
Studentët, të mbështetur nga asambletë qytetare të Novi Sadit, kanë theksuar se kërkesa e tyre kryesore është heqja e masës së paraburgimit për të gjithë ata që ata i konsiderojnë si të burgosur politikë.
Qytetarë dhe studentë nisën të mblidheshin që nga ora 06:00, ndërsa në orën 06:35 protestuesit ishin pozicionuar para hyrjes kryesore të ndërtesës.
Një pjesë e tyre u grupuan pranë hyrjes zyrtare, ndërkohë që hyrja nga rruga Radnička dhe ajo nga rruga Maksima Gorkog janë bllokuar.
Në oborrin e gjykatës është vendosur njësia e ndërhyrjes së policisë, ndërsa porta kryesore është e mbyllur me zinxhir dhe dry.
Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë bllokadës së së njëjtës ndërtesë, u arrestuan deputeti provincial i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Radivoje Jovović, dhe aktivistja e PSG-së, Isidora Çeleketić. Ata akuzohen për pengim të një zyrtari në kryerjen e detyrave të tij dhe ndodhen në paraburgim deri në 48 orë.
-

Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.
Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.
Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet.
Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.
Monitor ka llogaritur detyrimin e ri për taksën e ndërtesës të një pronari garazhi të mbyllur apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 për 119 zonat e reja kadastrale në rrethe. Aktualisht rrethet janë të ndara secili qytet vetëm në 1 zonë kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave të reja. Çmimet e reja të referencës në rrethe të propozuara nga Ministria e Financave parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.
Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.
Konkretisht sipas llogaritjeve me më tepër detyrime do të ngarkohen pronarët e garazheve dhe bodrumeve të zonës kadastrale nr.13 në Durrës që në terren përkon me zonën afër portit. Në këtë zonë çmimet e referencës së apartamenteve nga 67,500 lekë për metër katror është propozuar të jetë 200,000 lekë për metër katror. Rritje 196%.
Nëse një individ zotëron një garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 në këtë zonë nga 4,725 lekë në vit detyrim për taksën e ndërtesës që paguan, pas miratimit të çmimeve të reja të referencës do të ngarkohet me një detyrim prej 14,000 lekë në vit. Rritja në vlerë do të jetë 9,275 lekë më shumë sesa paguan aktualisht apo 196.3% më tepër.
Rritje të lartë detyrimesh në Durrës pritet të ketë edhe për zonën kadastrale nr.6 që në terren përkon në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Nga 4,725 lekë në vit që paguan taksën për garazhin një individ aktualisht, me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës detyrimi do të rritet në vlerën e 5,075 lekëve. Detyrimi i ri për një pronar me garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 9,800 lekë në vit apo 107% më shumë sesa paguan aktualisht.
Rritje të ndjeshme detyrimesh të taksës së ndërtesës për garazhet pritet të ketë edhe për zonat e reja kadastrale në Himarë. Përkatësisht në zonën nr.1 kadastrale çmimi i referencës rritet nga 58,000 lekë për metër katror që është aktualisht propozohet në vlerën e 140,000 lekë për metër katror.
Detyrimi i taksës së ndërtesës për garazhin e mbyllur nga 4,060 lekë në vit që është aktualisht, do të arrijë në 9,800 lekë në vit. Rritja në vlerë llogaritet 5,740 lekë në vit apo 141.3% më shumë.
Ndërsa në zonën nr.2 kadastrale në Himarë detyrimi i taksës për një pronar garazhi apo bodrumi nga 4,060 lekë në vit pritet të arrijë në 7,000 lekë në vit. Rritja në vlerë 2,940 lekë apo 72% më shumë.
Shtimi i detyrimeve për taksën e ndërtesës si për apartamentet e banimit, njësitë tregtare, bodrumet e garazhet e mbyllura ndodhi edhe në Tiranë, pas vendimit të miratuar në fund të muajit korrik të vitit 2023, për rritjen e çmimeve të referencës mbi të cilët llogaritet vlera e pasurisë së paluajtshme për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.
Me ndryshimet që hynë në fuqi në korrik 2023, u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Ndërsa në atë periudhë në rrethe çmimet e referencës mbetën të pandryshuara.
Në Tirana çmimet e referencës së apartamenteve u rritën nga 5 deri në 76%.
Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%).
Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror./Monitor
