Tag: ndërtesës

  • Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

    Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

    Guardia Civil dhe Policia Lokale e Hostalric kanë shkatërruar një plantacion kanabisi në Mas Ciurana, një shtëpi e vjetër e lidhur më parë me Renfe, shkruajnë mediat spanjolle.

    Bëhet fjalë për një parcelë prej 7706 metra katrorë që përfshin një ndërtesë kryesore dhe dy struktura të tjera të braktisura. Brenda ndërtesës kryesore janë gjetur 408 bimë kanabis, pavarësisht gjendjes së mjerueshme të objektit, që përbënte një rrezik të madh për t’u futur dhe ofronte mundësi të shumta për arratisje për personat përgjegjës, pasi ndodhej e rrethuar nga pyje.

    Megjithatë, në vendngjarje u gjet një burrë 31-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua për një vepër penale kundër shëndetit publik.

    Operacioni policor u zhvillua më 18 nëntor si pjesë e operacionit “Greentrail”, i fokusuar në hetimin e një krimi kundër shëndetit publik. Hetimi çoi agjentët deri te Mas Ciurana, ku, pas marrjes së autorizimit gjyqësor për të hyrë në parcelë, u kërkua gjithashtu pranë teknikut të Endesa për të ndihmuar në gjetjen e ndërtesës kryesore.

    Brenda ndërtesës, policia gjeti një kultivim shumë të sofistikuar, plotësisht të pajisur për të siguruar rritjen e 408 bimëve të kanabisit.

    Përveç arrestimit për krim kundër shëndetit publik, 31-vjeçari u akuzua edhe për mashtrim me energjinë elektrike, pasi kishte lidhje të paligjshme me rrjetin për furnizimin e të gjithë plantacionit.

  • Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

    Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

    Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin të New Yorkut, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.Viktima raportohet se është kosovar.

    Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një burrë që kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC.

    Viktima, e identifikuar nga anëtarët e familjes si 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq më vonë nga plagët e marra, tha policia.

    Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli.

    Sherri që çoi në vdekjen e Havollit shqetësoi ata që jetonin në lagje, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre punëtor, i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

    Policia po heton motivin pas sulmit vdekjeprurës. Një person me interes po merrej në pyetje, por ende nuk nuk është ngritur aktakuzë.

    Një hetim është duke vazhduar.

  • Berisha: Do të hapim platformë parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Kryeministrisë!

    Berisha: Do të hapim platformë parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Kryeministrisë!

    “Së shpejti do komunikojmë para jush, protestën e parë kombëtare”, kështu bëri me dije sot, 7 nëntor, në konferencën për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
    Theksoi se opozita është lejuar të flasë në Kuvend vetëm pas 9 seancash plenare.
    “Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Përpjekja jonë për ta transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, banditizmin e paprecedentë në historinë e vendit”, tha ai.
    “Atëherë ne do të hapim platformën parlamentare qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave”, njoftoi Berisha, duke shtuar se “demokratët nuk nënshtrohen”.
    “Do rikonsiderojmë referendumin dhe çdo gjë të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, pasi rrëzon të paktën katër nene të Kushtetutës, rrëzon Kodin e Familjes, Kodin Civil”, paralajmëroi kreu i PD-së, pas miratimit të Projektligjit për Barazinë Gjinore.
    Kujtojmë se në seancën e djeshme plenare, 6 nëntor, pati debate të vazhdueshme mes palëve lidhur me Projektligjin e Barazisë Gjinore. Lidhur me këtë, u zhvillua edhe një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve fetarë.

  • Shitet një pjesë e pallatit ‘Albania’ në mes të Beogradit, sa kushton rrokaqielli i parë në vend dhe çfarë i tërheq blerësit

    Shitet një pjesë e pallatit ‘Albania’ në mes të Beogradit, sa kushton rrokaqielli i parë në vend dhe çfarë i tërheq blerësit

    Një pjesë e ndërtesës historike të njohur si “Pallati i Shqipërisë” në qendër të Beogradit është vënë në shitje. Sipas raportimeve të revistës Vreme, shtatë katet e këtij rrokaqielli – i cili njihet si ndërtesa e parë e tillë në kryeqytetin serb – janë ofruar në treg me një çmim prej 10 milionë eurosh, ose rreth 3,000 euro për metër katror.

    Shitja e kësaj prone vjen pas një sërë transaksionesh që kanë përfshirë simbole të njohura të Beogradit, si Geneks, Hotel Jugoslavija, Stara Šečerana dhe BIGZ. Tashmë, radha ka ardhur te një tjetër ikonë e qytetit – Pallati i Shqipërisë.

    Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në cilësinë e administratores së falimentimit të Beogradska banka ad Beograd dhe Univerzal banka ad Beograd, ka njoftuar se do të shesë këtë pjesë të ndërtesës me metodën e mbledhjes publike të ofertave.

    Hapësira që del në shitje ka një sipërfaqe prej 3,324 metrash katrorë, ndërsa për të marrë pjesë në tender kërkohet një depozitë prej 1.5 milionë eurosh.

  • Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?

    Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona. Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës. Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
    Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%. Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj.

    Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritja e referencave në masën 196% për këtë zonë. Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë. Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.

    Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.

    Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019. Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
    Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%. Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. /Monitor/

  • Shembja e ndërtesës gjashtëkatëshe në Madrid, 2 viktima dhe 10 të plagosur, 2 të tjerë mbeten të zhdukur

    Shembja e ndërtesës gjashtëkatëshe në Madrid, 2 viktima dhe 10 të plagosur, 2 të tjerë mbeten të zhdukur

    Dy trupa u gjetën të martën në mbrëmje në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në rikonstruksion në qendër të Madridit që u shemb në mesditë, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit spanjoll, duke sqaruar se dy persona të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

    “Trupi i njërit prej katër personave të zhdukur u gjet dhe u nxor nga ndërtesa, një person tjetër që gjithashtu rezultoi i zhdukur u gjet i vdekur brenda ndërtesës, ka ende dy persona që nuk janë gjetur”, shpjegoi José Luis Martínez Almeida për shtypin spanjoll rreth orës, ndërsa kishin kaluar rreth dhjetë orë nga ngjarja tragjike.
    Kryebashkiaku raportoi se trupi i parë i nxjerrë nga rrënojat e pronës ishte ai i një burri.
    “Deri më tani nuk e dimë me siguri nëse i dyti i përket një burri apo një gruaje që është e zhdukur, gjithçka mbetet e pasigurt”, shtoi ai. Mediat spanjolle raportuan më parë se një arkitekt dhe tre punëtorë mbeteshin të zhdukur.
    “Ajo që dimë është se një trup u gjet brenda pronës dhe zjarrfikësit po punojnë për ta rikuperuar atë”, tha zyrtari, duke kujtuar se ishin vendosur qen dhe dronë të trajnuar posaçërisht.
    I pyetur për shkaqet e katastrofës, kryebashkiaku pranoi se nuk ishte ende në gjendje të përgjigjej. “Policia po kryen një hetim që do të na lejojë të kuptojmë saktësisht se cilat ishin shkaqet”, tha ai.
    Aksidenti ndodhi në qendër të Madridit, pak pas orës 13:30 dhe plagosi 10 persona, përveç dy vdekjeve dhe dy zhdukjeve.

    Top Channel

  • Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.
    Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.
    Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
    Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.
    Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.
    Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.
    Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.
    Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.
    Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.
    Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
    Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.
    Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. /Monitor.al

  • Fillon nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Fillon nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në zbatim çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.
    Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.
    Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
    Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.
    Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.
    Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.
    Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.
    Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.
    Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.
    Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
    Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.
    Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme.

  • Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. / Dorina Azohttps://monitor.al/malaj-nga-1-janari-2026-hyjne-ne-fuqi-referencat-e-reja-ne-rrethe-dhe-rivleresimi-per-shtepite/https://monitor.al/shtyhet-me-2-vjet-zbatimi-i-takses-se-re-per-pasurite-e-paluajtshme-pritet-te-nise-ne-2028/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama

    Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama

    Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
    Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
    Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018.