Tag: ndërtesë

  • Zjarr në një ndërtesë në Manhattan, evakuohen banorët, 140 zjarrfikës ne terren për të shuar flakët

    Zjarr në një ndërtesë në Manhattan, evakuohen banorët, 140 zjarrfikës ne terren për të shuar flakët

    Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Manhattan, në Nju Jork sot, sipas shërbimeve të shpëtimit dhe mediave amerikane.

    Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit të Nju Jorkut, e cila koordinon të gjitha llojet e emergjencave, të evakuuarit nga ndërtesa u transportuan me disa autobusë në një vend të sigurt. Aktualisht nuk ka informacion për viktima.
    Sipas pamjeve të transmetuara nga CBS, zjarri shpërtheu në katin e sipërm të ndërtesës gjashtëkatëshe në lagjen Upper West Side.
    Rrjeti televiziv raporton se rreth 140 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa rrugët në lagje janë mbyllur.

    The New York City Fire Department says it is working to contain a fire in a residential building Tuesday morning on Manhattan’s Upper West Side. Smoke and flames could be seen spreading across the top floor of a six-story building.
    More: https://t.co/9dFXCQJBvC pic.twitter.com/nMdwK58haW
    — NewsNation (@NewsNation) December 9, 2025

    FDNY officials provide update on 4-alarm fire in Manhattan https://t.co/thMZET78t7
    — FDNY (@FDNY) December 9, 2025

    Top Channel

  • Indonezi/ Zjarr i madh në një ndërtesë shtatëkatëshe në Xhakarta, 17 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar në godinë

    Indonezi/ Zjarr i madh në një ndërtesë shtatëkatëshe në Xhakarta, 17 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar në godinë

    Një zjarr ka përfshirë të dielën një ndërtesë shtatëkatëshe në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, duke shkaktuar të paktën 17 viktima. Lajmi u konfirmua nga radioja lokale Kompas TV, e cila raportoi se disa persona të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar brenda godinës.

    Zjarri tashmë është shuar, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për evakuimin e plotë të ndërtesës.

    Objekti ku ndodhi ngjarja strehon zyrat e Terra Drone Indonesia, kompani që ofron shërbime me dronë për mbikëqyrje ajrore, me një gamë klientësh që përfshin bujqësinë dhe industrinë minerare.

    Pamjet e transmetuara nga Kompas TV tregojnë dhjetëra zjarrfikës që ndërhyjnë për të shpëtuar personat e mbetur në ndërtesë, si dhe ekipe të tjera që transportojnë trupat e viktimave jashtë godinës.

    Innalillahi. Gedung Terra Drone di Kemayoran kebakaran, diduga 17 orang meninggal dunia. pic.twitter.com/zCwtsTJAo8— Bang Gatse (@gatse8) December 9, 2025

  • FOTO/ Pesë viktima nga zjarri tragjik në një ndërtesë në Francë

    FOTO/ Pesë viktima nga zjarri tragjik në një ndërtesë në Francë

    Një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar pesë viktima në qytetin Neuves-Maisons në Francë, pranë kufirit me Luksemburgun.

    Tragjedia ndodhi në një ndërtesë dykatëshe në Rue du Capitaine Caillon, ku flakët përfshinë me shpejtësi banesën që ndodhej mbi një dyqan në katin përdhes. Viktimat janë një burrë 59-vjeçar, një grua 60-vjeçe, një vajzë 20-vjeçe, një 16-vjeçar, si dhe një person tjetër që humbi jetën në spital, pasi fillimisht ishte raportuar i plagosur rëndë.

    Autoritetet franceze bëjnë të ditur se zjarri u përhap me shpejtësi të madhe, duke e mbuluar të gjithë ndërtesën me tym në momentin e mbërritjes së ekipeve të para të emergjencës.

    Rreth 70 zjarrfikës me 30 automjete u angazhuan në operacionin e vështirë të shuarjes së flakëve, për shkak të intensitetit të madh të zjarrit. Përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll zgjatën disa orë dhe vetëm pas shuarjes së plotë u arrit të verifikohej prania e viktimave brenda banesës.

    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar dhe hetimet vijojnë.

  • Përfshihet nga flakët një ndërtesë 3-katëshe në Francë, humbin jetën 5 persona, mes tyre dhe një i mitur

    Përfshihet nga flakët një ndërtesë 3-katëshe në Francë, humbin jetën 5 persona, mes tyre dhe një i mitur

    Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu në një ndërtesë trekatëshe në rajonin Meurthe-et-Moselle të Francës në orët e para të së dielës, duke vrarë pesë persona në qytetin Neuves-Maisons.

    Zjarrfikësit kishin sqaruar më parë se midis katër viktimave ishin një burrë 59-vjeçar, një grua 60-vjeçare, një grua e re 20-vjeçare dhe një adoleshent 16-vjeçar, ndërsa kishte edhe një 16-vjeçar me lëndime të rënda dhe një 21-vjeçar me lëndime të lehta.
    Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje rreth orës 3:15 të mëngjesit të së dielës për një zjarr në rrugën Capitaine-Caillon në Neuves-Maisons, një komunitet me 7,000 banorë.
    Në total, 70 zjarrfikës nxituan në vendngjarje me rreth 30 automjete dhe arritën ta shuanin zjarrin mjaft shpejt, sipas gazetës Le Monde.

    Top Channel

  • Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

    Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

    Një zjarr masiv që shpërtheu në një ndërtesë në Hong Kong ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të këtij lloji në qytet për më shumë se 60 vite.
    Deri më tani, të paktën 44 persona janë raportuar të vdekur dhe 279 të tjerë janë ende të zhdukur. Ky është zjarri më vdekjeprurës që ka ndodhur në Hong Kong që nga incidenti i gushtit 1962, kur një zjarr në lagjen Sham Shui Po mori po aq jetë.
    Zjarrvënia e fundit ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në një zonë të dendur të Hong Kongut, ku flakët përhapen me shpejtësi për shkak të ruajtjes së një sasie të madhe fishekzjarrësh në ambientet e ndërtesës.
    Sipas raportimeve të gazetës South China Morning Post, rreth 22.7 kg fishekzjarrë të magazinuara në katet e sipërme shkaktuan shpërthime të fuqishme, që u përhapën në shumë katet e tjera të ndërtesës, duke përkeqësuar situatën dhe duke bërë që shumë njerëz të mbeten të bllokuar dhe të humbasin jetën.
    Ky zjarr është tashmë i barabartë me tragjedinë e vitit 1962, kur një zjarr i shkaktuar nga fishekzjarrët vrau 44 persona dhe la qindra të tjerë pa strehë në lagjen Sham Shui Po.
    Disa vite më vonë, në nëntor të vitit 1996, një zjarr në ndërtesën Garley në Kowloon vrau 41 persona dhe plagosi 81 të tjerë, duke përhapur frikë dhe kaos në qytet.
    Në vitin 1948, një tjetër zjarr tragjik shkaktoi 176 viktima, pas shpërthimit të një depoje pesëkatëshe që përmbante material të rrezikshëm.
    Autoritetet lokale janë angazhuar për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të identifikuar të zhdukurit, ndërkohë që shërbimet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore janë duke punuar në kushte shumë të vështira për të kontrolluar zjarrin dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

  • Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

    Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

    Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Stockbrook të Angli pasi oficerët e policisë e kapën dukë kultivuar 500 bimë kanabis në një ndërtesë industriale të braktisur.

    Pas ankesës së disa banorëve në Lynton Street, Stockbrook oficerët e policisë së Derbyshire shkuan më 11 gusht dhe vunë re një erë të fortë.
    Sipas Derbyshire Police të cilës i referohet Top Channel, me të hyrë brenda në ndërtesë, oficerët zbuluan se rreth 500 bimë kanabisi po kultivoheshin në disa dhoma.
    Në ndërtesë u gjetën një strukturë të sofistikuar si dhe pajisje kultivimi për kanabisin, drita dhe një dhomë tharjeje.
    Oficerët zbuluan gjithashtu disa dhoma banimi që përfshinin një dhomë gjumi, kuzhinë dhe banjo.
    Gjatë kontrollit të tyre, oficerët kapën në flagrancë një burrë të fshehur në një bosht ashensori.
    Bardhul Xhyra u arrestua dhe u akuzua për kultivim kanabisi dhe hyrje ilegale në Mbretërinë e Bashkuar në shkelje të një urdhri dëbimi që ishte dhënë më parë për të.
    34-vjeçar shqiptari, i cili jetonte në fabrikën e braktisur, u deklarua fajtor për të dyja veprat penale dhe u dënua me një vit burg në Gjykatën e Kurorës Derby të hënën, më 29 shtator.
    Ai gjithashtu do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuuar sapo të lirohet nga burgu.
    “Kishim ankesa të shumta për erën e fortë të kanabisit që po u shkaktonte dhimbje koke njerëzve, dhe oficerët gjithashtu vunë re se era ishte e fortë kur mbërritën në vendngjarje” , tha rreshteri Neil Dutton.
    “Kanabisi që rritet në këtë mënyrë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ato shpesh kanë instalime elektrike të dobëta, të cilat janë të prirura të shkaktojnë zjarre”, shtoi ai.
    “Ky rast tregon sa e rëndësishme është që anëtarët e publikut të na japin informacion. Ne vepruam mbi informacionin e banorëve dhe arritëm të ndërpresim furnizimin me drogë në qytet dhe të largojmë Bardhul Xhyrën nga rrugët tona”, përfundoi rreshteri.

     

    Top Channel

  • Tragjedi në Turqi: Pesë persona të bllokuar pas rrënimit të ndërtesës

    Tragjedi në Turqi: Pesë persona të bllokuar pas rrënimit të ndërtesës

    Një ndërtesë 7-katëshe është shembur në distriktin Gebze të provincës Kocaeli në Turqi, duke lënë të paktën pesë persona të bllokuar nën rrënoja.
    Autoritetet po zhvillojnë operacione intensive kërkim-shpëtimi me ndihmën e 147 punonjësve, përfshirë ekipe nga AFAD, zjarrfikësit, policia dhe organizata të tjera.
    Guvernatori İlhami Aktaş deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk dihet, ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i personave të mbetur poshtë rrënojave.
    Sipas raportimeve, pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin në ndërtesë në momentin e incidentit.
    Në vendngjarje janë angazhuar qentë shpëtimtarë, pajisje për zbulimin e rrënojave, dronë dhe automjete speciale.
    Dëshmitarët kanë dëgjuar zëra nga nën rrënoja, ndërsa dyshohet se ndërtesa mund të jetë shembur për shkak të punimeve nëntokësore që po kryheshin pranë saj.

  • Shembet ndërtesë shtatëkatëshe pranë Stambollit, agoni për familjen me tre fëmijë të bllokuar nën rrënoja

    Shembet ndërtesë shtatëkatëshe pranë Stambollit, agoni për familjen me tre fëmijë të bllokuar nën rrënoja

    Një alarm është ngritur në Turqi pasi një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb sot në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze, pranë Stambollit.

    Autoritetet janë në kërkim të një familje me tre fëmijë të bllokuar nën rrënoja. Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotmë në rrugën Isikgel, për arsye ende të panjohur.

    Forca policie, zjarrfikësit, AFAD (Agjencia e Mbrojtjes Civile) dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për nxjerrjen e të mbijetuarve.

    😢 A six-story building collapsed in Istanbul. The city mayor confirmed that two families totaling 7 people lived there, but their whereabouts are still unknown.The building collapsed at 7:00 AM local time, when most residents were at home. It is also known that metro line… pic.twitter.com/e3AXXmjSw7— Zlatti71 (@Zlatti_71) October 29, 2025

    Sipas mediave turke, familja ndodhej brenda ndërtesës kur ajo u shemb. Autoritetet aktualisht janë në kërkim të prindërive të moshës 44 dhe 37 vjeç, si edhe tre fëmijëve të tyre, 12, 14 dhe 18 vjeç.  

    🇹🇷 A six-story residential building collapsed in IstanbulAccording to AHaber TV, several members of a family of five or six people, including children, may still be trapped under the rubble.The cause of the incident has not yet been determined. pic.twitter.com/3VXNkGBluv— Visegrád 24 (@visegrad24) October 29, 2025

  • Alarm në Nju Jork për rrokaqiellin 96 katësh në Park Avenue, po rrezikohet nga shembja

    Alarm në Nju Jork për rrokaqiellin 96 katësh në Park Avenue, po rrezikohet nga shembja

     

    Alarmi është ngritur në Manhattan për rrokaqiellin 432 Park Avenue, një ndërtesë 96-katëshe dhe 426 metra e lartë, e përfunduar në vitin 2016. E konsideruar si pararendëse e ‘rrokaqiejve të hollë’ të horizontit modern të Nju Jorkut, ndërtesa tani përballet me shqetësime serioze për sigurinë e saj strukturore.

    Sipas inxhinierëve të pavarur dhe dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga The New York Times, ndërtesa paraqet qindra çarje dhe zona me beton të munguar në fasadën mbajtëse-shenja të një stresi shumë më të madh sesa ishte parashikuar gjatë ndërtimit.

    Kryesisht fajësohen faktorët natyrorë, si era dhe uji. Profesori Jose Torero, ekspert i inxhinierisë strukturore në University College London, thekson se ‘një ndërtesë dhjetëvjeçare nuk duhet të tregojë këtë nivel përkeqësimi’. Ai shton se çdo aspekt i 432 Park Avenue-nga dizajni i jashtëm te hollësia dhe lartësia ekstreme-është ‘shtyrë në kufijtë e lejuar’.

    Me 125 apartamente luksoze, të listuara me çmime që shkojnë në dhjetëra milionë dollarë, 432 Park ka pasur si banorë emra të njohur si Jennifer Lopez, asi i bejsbollit Alex Rodriguez dhe manjati saudit i shitjeve me pakicë Fawaz Alhokair.

    Sipas The Times, pa një rindërtim të thellë dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm-që mund të arrijë qindra milionë dollarë-ndërtesa në të ashtuquajturin ‘Rreshti i Miliarderëve’ mund të bëhet e pabanueshme. Madje, me kalimin e kohës, mund të paraqesë rrezik për kalimtarët nga rënia e mundshme e mbeturinave.

    Megjithëse ndërtuesit pretendojnë se ndërtesa është e sigurt, problemet vazhdojnë. Raportohet për dëmtime të përsëritura, ashensorë që bllokohen, lëkundje të mëdha nga era dhe infiltrime lagështie. Ndërkohë, mosmarrëveshjet ligjore midis banorëve dhe kompanisë ndërtuese thuhet se po pengojnë ndërhyrjet e nevojshme strukturore.

  • Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Oklahomës, disa të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Oklahomës, disa të plagosur

    Disa persona u qëlluan me armë, përfshirë edhe një student, pas të shtënave, që shpërthyen në një ndërtesë banimi në Universitetin Shtetëror të Oklahomës.

    Të shtënat ndodhën rreth orës 3:40 të mëngjesit të së dielës në ndërtesën e banimit “Carreker East”. Një nga viktimat u identifikua si student i kampusit, ndërsa “News9” raportoi se gjithsej ishin tre të plagosur.

    Të gjithë të plagosurit po trajtohen në spitale në Oklahoma City dhe Tulsa. Kështu tha shefi i Policisë së OSU-së, Michael Beckner. Ende nuk janë identifikuar autorët.

    Rrethanat që çuan në të shtënat me armë nuk janë të qarta për momentin. Raportet fillestare tregojnë se incidenti ndodhi kur disa nga pjesëmarrësit e festës u kthyen në ndërtesë banimi, pas një feste të madhe private në një vend jashtë kampusit.

    Autoritetet kërkojnë nga ata që nuk jetojnë në këtë ndërtesë që të shmangin zonën, ndërkohë që po zhvillohet hetimi.

    “Nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për kampusin”, thanë autoritetet.

    Shkolla ndodhet në Stillwater, rreth 65 milje larg Oklahoma City-t.

    Në vitin 2025 janë raportuar të paktën 118 incidente me të shtëna në shkolla. Këto të shtëna kanë lënë 36 të vdekur dhe 108 të plagosur.

    Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, në vitin 2025 janë regjistruar 346 të shtëna masive në mbarë SHBA-të.