Tag: ndërtesat

  • Tragjike në Marok/ 22 viktima nga shembja e dy ndërtesave 4-katëshe, plagosen 16 persona të tjerë

    Tragjike në Marok/ 22 viktima nga shembja e dy ndërtesave 4-katëshe, plagosen 16 persona të tjerë

    Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë pësuar dëmtime serioze pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken Fez.

    Sipas zyrtarëve lokalë, në ndërtesat e banimit katërkatëshe që u shembën jetonin tetë familje.
    Disa media marokene raportojnë se ndërtesat, ishin të dëmtuara për disa vite dhe se kishin treguar shenja përkeqësimi për vite me radhë.
    Një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar nën rrënoja. Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore.
    Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen ose se sa njerëz vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
    Fez, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me pjesë që datojnë që nga shekulli i 8-të, si dhe i treti për nga popullimi.

    Top Channel

  • Pas zjarrit në Hong – Kong , ndërtesat e larta do i nënshtrohen kontrollit të sigurisë

    Pas zjarrit në Hong – Kong , ndërtesat e larta do i nënshtrohen kontrollit të sigurisë

    Komiteti i Sigurisë në Punë i Këshillit të Shtetit ka lëshuar një qarkore që kërkon inspektime në ndërtesat shumëkatëshe të vendit në një përpjekje për të identifikuar dhe eliminuar rreziqet kryesore të zjarrit, njoftoi të shtunën Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, citon “Xinhua”.
    Sipas ministrisë, inspektimet do të përqendrohen në ndërtesat shumëkatëshe, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe ndërtesat publike si ndërtesat e zyrave, spitalet dhe komplekset tregtare.
    Ndërtesat shumëkatëshe që po i nënshtrohen rinovimit të mureve të jashtëm dhe dekorimit dhe rinovimit të pjesshëm të brendshëm do të shqyrtohen në veçanti për të forcuar menaxhimin e sigurisë nga zjarri dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive jetën dhe pronën e njerëzve.
    Sipas ministrisë, materialet e ndezshme dhe të djegshme të përdorura për sistemet e izolimit të mureve të jashtëm, materialet e ndaluara si skelat prej bambuje (druri) dhe rrjetat e sigurisë jorezistuese ndaj flakës, si dhe objektet dhe pajisjet e shuarjes së zjarrit si sistemet e hidrantëve të zjarrit, sistemet automatike të spërkatjes dhe sistemet automatike të alarmit të zjarrit, do të jenë ndër artikujt specifikë që do të inspektohen.
    Të gjitha rajoneve u kërkohet të organizojnë ndërmarrjet dhe institucionet për të kryer vetinspektime gjithëpërfshirëse dhe departamentet kompetente qeveritare duhet gjithashtu të kryejnë kontrolle të rastësishme.
    Sipas ministrisë, për çdo rrezik të identifikuar për sigurinë, duhen marrë masa të menjëhershme korrigjuese.

  • Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

    Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

    Në periudhën korrik-shtator, janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke treguar se sektori vazhdon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. 
    Nga këto leje, 231 i përkasin ndërtimeve për banim, të cilat përbëjnë afro katër të pestat e totalit. Sipërfaqja e planifikuar për ndërtesat rezidenciale arrin në 273 mijem², duke përfshirë projekte të llojeve të ndryshme, nga shtëpitë njëkatëshe, deri te ndërtesat me shumë kate dhe rezidencat e komunitetit. 
    Ndërtesat jo-rezidente përbëjnë një segment më të vogël, me 58 leje dhe një sipërfaqe totale prej 77 mije m². Në këtë grup, ndërtimet industriale janë ato që zënë peshën kryesore, duke treguar një aktivitet të shtuar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në disa zona të vendit. 
    Sipas qarqeve, Tirana zë vendin e parë, me 93 leje ndërtimi të miratuara dhe me 72% të gjithë sipërfaqes së miratuar në rang vendi. Ky përqendrim i lartë pasqyron jo vetëm ritmin e lartë të urbanizimit në kryeqytet, por edhe orientimin e investimeve drejt zonave me kërkesën më të lartë për banesa dhe infrastruktura mbështetëse. Tirana vijon të tërheqë projekte të mëdha rezidenciale, sidomos ndërtime shumëkatëshe dhe komplekse komunitare. 
    Vlera e përgjithshme e projekteve ndërtimore – përfshirë ndërtesat dhe punimet inxhinierike – është 15,9 miliardë lekë. 
     

  • “Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme

    “Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme

    edi rama

    ARABI SAUDITE: Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, në Riad të Arabisë Saudite. Në Forumin për Teknologjinë Inovacionin dhe Investimet, kryeministri Rama u shpreh se Mbretëria Saudite është një model, që ka kaluar nga përmbysja e shkretëtirës në ndërtimin e një arkitekture madhështore. Duke marrë si shembull vendet e Arabisë, Rama i krahason me perëndimin ku shprehet se ‘e ka mbytur’ inercia e mërzitshme.
    Më tej, Rama kujtoi kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Ai ndau një ekperiencë personale nga kjo kohë, kur u ndesh me një sërë akuzash. 
    “Fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit dhe njerëzit më thonin se ishte fasadë. Megjithatë imagjinojeni një mëngjes që njerëzit dalin nga shtëpia pa u kujdesur për mënyrën se si duken. Unë kam bindje të patundur për këtë. Mendoj se kemi konsumuar të gjitha ato nga ata që menduan për të bukurën dhe tani jemi te inercia e mërzitshme”, tha Rama.

  • Shtyhet taksa e re e pasurisë! Qeveria ndryshon planet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Shtyhet taksa e re e pasurisë! Qeveria ndryshon planet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.
    Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.
    Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për parcelat, truallin e tokën bujqësore në 2028.
    Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës do të ishte:
    Nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%),
    Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%),
    Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.
    Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.
    Sipas relacionit drafti që u hartua në 2023, synonte kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive.
    Parashikohej që vlera e pasurive të paluajtshme do të përcaktohej në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore. Më tepër baza e taksës do të mbështetej nga vlerësimi i pronave nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe çmimeve të tregut, duke krijuar zona të reja për vlerat e pronës së paluajtshme.
    Pavarësisht se formula e propozuar për llogaritjen e taksës së ndërtesës për banesën e para parashikonte zbritje 50% të vlerës, propozim për dyfishim të shkallës (nga 0.05 u propozua nga 0.1 deri 0.2%) do të rriste pagesën e detyrimet. Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave në atë kohë me dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” rriste detyrimin për ndërtesat rezidenciale nga 18 deri 50% dhe për dyqanet deri 28%.
    SHKALLA E TAKSËS MBI NDËRTESAT
    Shkalla e taksës aktualisht:
    0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
    0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
    30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
    Shkalla e taksës e propozuar me projektligjin e 2023
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,2%;
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%.
    Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës/Monitor

  • Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, pritet të nisë në 2028

    Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, pritet të nisë në 2028

    Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për parcelat, truallin e tokën bujqësore në 2028.Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës do të ishte:Nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%),Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%),Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.Sipas relacionit drafti që u hartua në 2023, synonte kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive.Parashikohej që vlera e pasurive të paluajtshme do të përcaktohej në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore. Më tepër baza e taksës do të mbështetej nga vlerësimi i pronave nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe çmimeve të tregut, duke krijuar zona të reja për vlerat e pronës së paluajtshme.Pavarësisht se formula e propozuar për llogaritjen e taksës së ndërtesës për banesën e para parashikonte zbritje 50% të vlerës, propozim për dyfishim të shkallës (nga 0.05 u propozua nga 0.1 deri 0.2%) do të rriste pagesën e detyrimet. Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave në atë kohë me dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” rriste detyrimin për ndërtesat rezidenciale nga 18 deri 50% dhe për dyqanet deri 28%. SHKALLA E TAKSËS MBI NDËRTESATShkalla e taksës aktualisht:0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.Shkalla e taksës e propozuar me projektligjin e 2023Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,2%;Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%.Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Autoritetet polake kanë dhënë alarmin mbrëmjen e sotme pasi një dron u pikas duke fluturuar mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë zonën e rrugës Parkowa dhe Pallatin Belweder, rezidenca e rëndësishme shtetërore.
    Lajmin e bëri publik kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke njoftuar se droni u neutralizua nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP).
    Pas incidentit, policia arrestoi dy shtetas bjellorusë, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë mision të dyshimtë. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet dhe prapaskenat e ngjarjes.

    Ky rast vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet e Varshavës për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga lindja.

  • Izraeli shkatërron “Kullën e Mustaqeve”, një nga ndërtesat më të larta në Gaza

    Izraeli shkatërron “Kullën e Mustaqeve”, një nga ndërtesat më të larta në Gaza

    Ushtria izraelite ka shkatërruar një nga ndërtesat më të larta në Gaza, për të cilën pretendojnë se është përdorur nga grupi palestinez Hamas.
    Rrafshimi i kësaj ndërtese vjen pasi Izraeli tha se po përgatitej të pushtonte qytetin.
    “Brenda ndërtesës, Hamasi kishte ngritur infrastrukturë për të përgatitur dhe nisur sulme kundër ushtarëve të ushtrisë izraelite në zonë“, tha IDF në një deklaratë.

    “Para sulmit, u morën masa parandaluese për të kufizuar dëmin ndaj civilëve, veçanërisht paralajmërime paraprake për popullsinë, përdorim të municioneve precize, mbikëqyrje ajrore dhe informacion inteligjence“, thuhet më tej.
    Ndërtesa 12-katëshe, e quajtur “Kulla e Mustaqeve”, që IDF e goditi sot është një nga më të lartat në qytetin e Gazës. Sipas Al Jazeera-s, sulmi shkaktoi dëme të shumta, ndërsa disa civilë të plagosur u dërguan në spitalin al-Shifa për trajtim mjekësor.

  • VIDEO/ Izraeli shkatërron një nga ndërtesat më të larta në Gaza

    VIDEO/ Izraeli shkatërron një nga ndërtesat më të larta në Gaza

    Ushtria izraelite tha se kishte goditur një nga ndërtesat më të larta të përdorur nga grupi palestinez Hamas në qytetin e Gazës, pasi Izraeli tha se po përgatitej të pushtonte qytetin.
    “Brenda ndërtesës, Hamasi kishte ngritur infrastrukturë për të përgatitur dhe nisur sulme kundër ushtarëve të ushtrisë izraelite në zonë”, tha ushtria në një deklaratë.

    The moment Israeli fighter jets showered the Mushtaha Tower in Gaza City with missiles this afternoon, reducing it to rubble and displacing hundreds of its residents as well as many others who had sought refuge nearby. pic.twitter.com/6d1Ip3FU1X
    — Quds News Network (@QudsNen) September 5, 2025

    Para sulmit, “u morën masa parandaluese për të kufizuar dëmin ndaj civilëve”, shtoi deklarata.
    Ndërtesa 12-katëshe ​​që Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) goditën është një nga më të lartat në Qytetin e Gazës.

    Zionist regime warplanes have just demolished Gaza City’s Mushtaha Tower, forcing hundreds of nearby displaced families who had sought refuge on its grounds to evacuate their tents and flee once more. pic.twitter.com/dAxKCDDhsY
    — Seyed Mohammad Marandi (@s_m_marandi) September 5, 2025

    Sipas Al Jazeera-s, sulmi shkaktoi dëme të shumta, ndërsa disa civilë të plagosur u dërguan në spitalin al-Shifa për trajtim mjekësor./vizionplus.tv

  • “Prishja e objektit rrezikon ndërtesat e tjera”, zbardhet vendimi i gjyqtarit që shfryu aksionin e Ramës

    “Prishja e objektit rrezikon ndërtesat e tjera”, zbardhet vendimi i gjyqtarit që shfryu aksionin e Ramës

    Është zbardhur vendimi i gjyqtarit Ligoraq Toshi që sipas kryeministrit Edi Rama ka shkelur rëndë detyrën duke u vendosur në krahë të pronarit të një ndërtese që ka penguar komunitetin e zonës.
    Sipas vendimit të zbardhur krijohet dyshimi i arsyeshëm se ekzekutimi i vendimit për prishjen e këtij konstruksioni mund të shkaktojë dëm, të cilin kërkuesi kërkon ta evitojë.
    Gjykata vëren se konstruksioni metalik që përshkruan vendimi objekt gjykimi, rezulton të jetë pjesë e lidhur me ndërtesat e tjera, ç’ka në rast sedo të ekzekutohej vendimi për prishjen e objektit të kundërligjshëm krijon dyshimin e arsyeshëm për mundësinë e dëmtimit të ndërtesave ekzistuese.
    Çdo ndërhyrje në dyshemen e katit të parë rrezikon ndërtesat ekzistuese, sepse janë të lidhura me njëra tjetrën dhe i shërbejnë ndërtesave.
    Sipas gjykatës vlerësohet se prishja e një objekti në vetvete sjell pasoja për pronarin apo poseduesin e këtij objekti sipas rastit e në tërësinë e tyre përfshihen padyshim dhe kostot ekonomike në vetvete.
    Nuk provohet me asnjë akt shkresor se ndërtimi është kryer në pronë publike.
    Procesverbali i konstatimit të kundërvajtjes dhe as vendimet e nxjerranë bazë të tij nuk konstatojnë se ky objekt është ndërtuar në pronë publike, element që do të justifikonte refuzimin e masës së sigurimit të padisë thotë gjykatë.
    Për rrjedhojë, thuhet ne dokument Gjykata çmon se, nga marrja e masës së sigurimit, nuk ka premisa të cenohet rëndë interesi publik,përkundrazi, kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarisë së organit publik nga Gjykata, garanton një mbrojtje më të mirë dhe efektive të interesit publik, përsa kohë bëhet fjalë për një vendimmarje, që ka impakt në të drejtat dhe liritë themelore të individit.