Gazetari Klodian Tomorri është shprehur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV tregoi se një kompani ndërtimi ka pastruar 7.5 milionë euro të ardhura nga shitja e drogës, në dy ndërtesa në Tiranë.
Gjatë bisedës, Tomorri deklaroi se, vendet e BE-së i kanë të gjitha këto informacione, sepse shumë prej bandave shqiptare janë arrestuar dhe dënuar nëpër vende të ndryshme.
‘Ka filluar që të diskutohet kjo çështje në Europë, apo të shqetësoje europianët që para dy vitesh. Të parët ishin anglezët. Kanë ardhur gazetarë të The Times në Tiranë për këtë çështjen, kanë bërë dhe një shkrim për kullat e Tiranës.
Por sa më shumë po kalon, aq më shumë po forcohet bindja dhe po dalin prova në shtypin ndërkombëtar që në Shqipëri kanë vërshuar paratë e drogës, të cilat kanë financuar ndërtimet në Tiranë dhe bregdet.
Të mos harrojmë se gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur një sërë procesesh gjyqësore në vende të BE-së.
Kemi pasur në Belgjikë proces me SKYEç që janë dënuar shqiptarë të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës dhe në përgjime është konstatuar se dërgonin shuma të mëdha parash në Shqipëri, të cilat i investonin në ndërtim.
Mos harrojmë rastin e Çopjave që një kompani vetëm në 1 vit kishte investuar 7.5 milionë euro para të narkotrafikut në dy ndërtesa në Tiranë.
Tashmë janë bërë një sërë provash të cilat nuk qëndrojnë, apo nuk vijnë vetëm nga brenda Shqipërisë, por europianët i kanë dhe aty, për shkak të proceseve që kanë pasur ndaj bandave shqiptare’, u shpreh Klodian Tomorri në SYRI TV.









