Tag: ndërtesa

  • Operacionet izraelite godasin ndërtesa të larta në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

    Operacionet izraelite godasin ndërtesa të larta në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

    Ushtria izraelite shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe në Qytetin e Gazës, kullën e dytë të madhe që ka shënjestruar.

    Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, postoi një video të ndërtesës që shembej në X, me mbishkrimin: “Po vazhdojmë”.
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), të cilat kanë zgjeruar operacionet në Gaza, thanë se Kulla Sussi po përdorej nga Hamasi – një pretendim i mohuar nga grupi militant. Kulla Mushtaha, e vendosur në perëndim të Qytetit të Gazës, u shkatërrua të premten.
    Sussi është ndërtesa e dytë e lartë që rrënohet. Përpara sulmit të së shtunës, Izraeli hodhi fletëpalosje duke përsëritur thirrjet për palestinezët që të zhvendosen në atë që e quan një zonë humanitare në jug.
    Në një postim në mediat sociale, zëdhënësi i IDF u bëri thirrje banorëve të “bashkohen me mijëra njerëz që kanë ikur tashmë” në al-Mauasi – një zonë midis Khan Younis dhe vijës bregdetare.
    IDF ka nxitur vazhdimisht civilët të zhvendosen atje, duke thënë se do të ofrohet kujdes mjekësor, ujë dhe ushqim.
    Megjithatë, OKB ka thënë se kampet me tenda në al-Mawasi janë të mbipopulluara dhe të pasigurta, dhe se spitalet jugore janë të mbingarkuara. Të martën, pesë fëmijë u vranë ndërsa prisnin në radhë për ujë në al-Mauasi.
    Dëshmitarët thanë se ata u goditën nga një dron izraelit, një incident për të cilin IDF tha se ishte “nën hetim”. Imazhet satelitore tregojnë se disa lagje janë rrafshuar nga sulmet dhe prishjet izraelite gjatë muajit të kaluar.
     

    Top Channel

  • Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

    Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

    Përmeti feston sot ditën e teqes së Frashërit, një nga monumentet me vlera kulturore dhe historike në vendin tonë.

    Teqeja e Frashërit nuk lidhet vetëm me bektashizmin, por mbi të gjitha me përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe pasi përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit.

    Kjo teqe, me një histori gati dy shekuj e gjysmë, ka qenë dhe mbetet një vatër e rëndësishme besimi, por dhe një vatër e shquar atdhetare.

    Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit dhe në 1908 u hap shkolla e parë shqipe nga baba Alushi në të cilën u mësua gjuha shqipe dhe ku u edukuan rilindasit.

    Përveç vlerave shpirtërore për besimtarët bektashianë, ky monument kulture që e mori këtë status në vitin 1973, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj.

    Ky monument kulti përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta, të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një muri.

    Ndërtesa e sipërme ka formën e shkronjës “L” dhe përbëhet nga tre ambiente: “Kafe Oxhaku”, “Ashefi”, “Furra e Bukës” ndërsa ndërtesa e poshtme është pjesërisht dykatëshe dhe aty ndodhet “Mejdani”, vendi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe shkolla bektashiane./atsh/KultPlus.com

  • Qeveria nxjerr në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

    Qeveria nxjerr në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

    Qeveria ka nxjerrë në shitje tetë ish-fabrika dhe objekte të vjetra, që nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë, bashkë me disa ndërtesa në Elbasan. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë në ankand 4 ndërtesa në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit me vlera që nisin nga 162 mijë lekë e deri në 1.1 milionë lekë. Sipërfaqja e tyre nis me 25 dhe shtrihet deri në gati 103 metër katrorë.
    Ankandi për ish-fabrikën e sallamit dhe Magazina e Prodhimit në Përmet me sipërfaqe 720 m2 nis me 3.5 milionë lekë. Ndërkohë, ish-fabrika e salcës në Fier është nxjerrë në shitje për 56.1 milionë lekë. Për dy ish-frigoriferët në Rrëshen e Mirditë, ankandi nis me vlera nga 206 mijë e deri në 4.6 milionë lekë.

    ”Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)”. Ankandi për shitjen e këtyre objekteve do të zhvillohet në orën 10:00, në 25 shtator.

  • Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

    Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

    Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë… bashkë me disa ndërtesa në Elbasan…
    Qeveria ka nxjerrë në shitje tetë ish-fabrika dhe objekte të vjetra. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë në ankand 4 ndërtesa në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit me vlera që nisin nga 162 mijë lekë e deri në 1.1 milionë lekë.
    Sipërfaqja e tyre nis me 25 dhe shtrihet deri në gati 103 metër katrorë.
    Ankandi për ish-fabrikën e sallamit dhe Magazina e Prodhimit në Përmet me sipërfaqe 720 m2 nis me 3.5 milionë lekë. Ndërkohë, ish-fabrika e salcës në Fier është nxjerrë në shitje për 56.1 milionë lekë. Për dy ish-frigoriferët në Rrëshen e Mirditë, ankandi nis me vlera nga 206 mijë e deri në 4.6 milionë lekë.
    “Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).”
    Ankandi për shitjen e këtyre objekteve do të zhvillohet në orën 10:00, në 25 shtator.
     

  • Hidhet në erë ndërtesa 3 katëshe në Radhimë/ E paralajmëruar nga Kryeministri Rama, IKMT nisi aksionin

    Hidhet në erë ndërtesa 3 katëshe në Radhimë/ E paralajmëruar nga Kryeministri Rama, IKMT nisi aksionin

    Prej më shumë se 4 javësh, në mbarë vendin ka nisur aksioni për objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin. IKMT në vijim të punës së saj, ndërhyri pak ditë më parë në një objekt tre katësh në zonën e Radhimës, i cili u shemb me tritol.
    Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.
    Ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit në kulmin e sezonit turistik, shpërthimi u krye në orët e para të mëngjesit ku në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.
    Sipas IKMT, ky objekt buzë detit rezulton pa lejen përkatëse.

  • A e dini nga e mori emrin Boro Ramiz, Pallati i Rinisë dhe Sporteve?

    A e dini nga e mori emrin Boro Ramiz, Pallati i Rinisë dhe Sporteve?

    Pallati i Rinisë dhe Sporteve është një ndër qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë.

    Por më herët ky vend është njohur me emër tjetër.

    Më herët ky pallat kishte emrin “Boro dhe Ramiz” për shkak të heronjve të Jugosllavisë Boro Vukmirović dhe Ramiz Sadiku.

    Boro ishte serb, ndërsa Ramizi ishte shqiptarë, kështu që emri simbolizon vllaznim dhe bashkim të serbëve dhe shqiptarëve.

    Reklamë

    Në vitin 1975, u mbajt një referendum dhe qytetarët e Prishtinë, asokohe kryeqyteti i Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës votuan në favor të ndërtimit të një sallë të madhe.

    Ndërtesa përfundoi më 1977.

    Më 25 shkurt 2000, ndërtesa u dëmtua rëndë në një zjarr.

    Pjesërisht ndërtesa u renovua, por fusha e madhe dhe salla e madhe ishin ende jashtë përdorimit.

  • “Quhej Mihal dhe erdhi nga Shqipëria”! Historia e kafe Albania, e ndërtuar që në 1840 në Beograd

    “Quhej Mihal dhe erdhi nga Shqipëria”! Historia e kafe Albania, e ndërtuar që në 1840 në Beograd

    Pallati “Albania” është qiellgërvishtësja e parë në Beograd, i ndërtuar në vitin 1939. Ndërtesa ka qenë dikur më e larta në Beograd dhe e dyta në Evropën Juglindore.

    Një pjesë e Pallatit “Albania”, pra 381 metra katrorë, e vlerësuar në 3.88 milionë euro është ofruar në shitje. Mediat serbe shkruajnë se duke qenë se ndërtesa është e bankës së falimentuar të Beogradit, kjo ndikon në shitje.

    Administratori i falimentimit Mijo Stanarçeviç shpjegon se bëhet fjalë për një shitje në gjysëm çmimi që është shumë tërheqëse për blerësit potencial.

  • Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit, s’ka më ndërtesa “pa Zot”…

    Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit, s’ka më ndërtesa “pa Zot”…

    Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme. Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën sesi ndërtohet, menaxhohet dhe mirëmbahen bashkëpronësitë në pallate. Ligji i ri zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009, i cili në shumë raste kishte mbetur në letër. E reja që sjell ky ligj është se çdo ndërtesë ku ka më shumë se një pronar nuk mund të jetë më “pa zot”. Bashkëpronësia trajtohet si një marrëdhënie e detyrueshme ligjore, dhe jo më si çështje vullneti apo mirëkuptimi mes fqinjëve. Çdo hapësirë e përbashkët: nga shkallët, ashensorët, garazhet, tarracat, bodrumet, deri te fasadat, oborret apo lulishtet e përbashkëta do të kenë një status të qartë në dokumentacionin kadastral. Për herë të parë, këto do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në emër të të gjithë banorëve, duke mbyllur kështu derën për abuzime dhe keqinterpretime.
    Roli i Administratorit
    Në thelb të ligjit të ri është krijimi i një strukture të organizuar të administrimit. Tanimë, çdo pallat duhet të ketë një administrator – qoftë një nga banorët, qoftë një shoqëri e specializuar, regjistruar dhe certifikuar nga bashkia. Administratori do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, pastrimin, riparimet, kontratat me furnitorë të jashtëm, dhe mbi të gjitha për përfaqësimin ligjor të ndërtesës. Ai do të nënshkruajë kontrata, do të mbledhë kuotat e mirëmbajtjes dhe do të raportojë çdo vit për shpenzimet. Edhe më shumë, kontrata me të është e detyrueshme dhe ka një afat minimal prej tre vitesh – për të siguruar vazhdimësi dhe jo ndryshime të shpeshta për interesa personale. Tashmë është detyrë e çdo banori që, përveç pagesës së kuotave mujore, të marrë pjesë në mbledhjet e asamblesë së bashkëpronarëve. Në këto mbledhje, me shumicë votash vendoset për çështje të rëndësishme si buxheti vjetor, riparime të mëdha, por edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi. Një nga rregullimet më domethënëse të ligjit është se çdo vendim që merret nga kryesia e zgjedhur – organi përfaqësues i banorëve – ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë. Në këtë mënyrë, pakica që nuk pranon të bashkëpunojë nuk mund të bllokojë më vendimmarrjen apo përmirësimin e ndërtesës.
    Rregullat
    Ligji vendos për herë të parë detyrime të qarta për shoqëritë ndërtuese: ato janë përgjegjëse për administrimin deri në momentin që ndërtesa i kalon në pronësi përfundimtare banorëve dhe lëshohet certifikata e shfrytëzimit. Në këtë periudhë, ndërtuesi është i detyruar të përfshijë në kontratë rregulloren e administrimit dhe aktin e bashkëpronësisë, dokument ky që do të regjistrohet në Kadastër. Ndërkohë, bashkitë marrin një rol aktiv: ato mbikëqyrin, certifikojnë administratorët, ruajnë dhe përditësojnë librin e bashkëpronësisë, dhe kanë të drejtë të vendosin gjoba për çdo shkelje që dëmton bashkëjetesën apo pengon mirëmbajtjen. Dokumentet dhe të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme për banorët edhe përmes e-Albania, çka sjell një nivel të ri transparence dhe shmang burokracitë. Ky ligj i ri është më shumë se një akt formal: është një mekanizëm i ndërtuar për të forcuar jetesën kolektive, për të ruajtur vlerën e pronës së përbashkët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane. Dhe më në fund, u jep qytetarëve mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtëpinë e tyre – jo vetëm brenda katër mureve, por edhe në çdo shkallë, oborr, apo tarracë që ndajnë me të tjerët.

  • Ndërtesa ku shpërtheu bombula në Fier shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, njëri që pësoi djegie ishte pronari

    Ndërtesa ku shpërtheu bombula në Fier shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, njëri që pësoi djegie ishte pronari

    Detaje të reja nga shpërthimi i bombulës së gazit në një ndërtesë në lagjen 1 Maji në Fier, ku dy persona pësuan djegie.
    Burimet bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombula shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër u transportuan drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmẽn mjekësore.

    Njoftimi i Policisë:
    Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Izraeli rrafshon ndërtesat në Gaza, shembën mijëra objekte. Ekspertët ndërkombëtarë: Është krim lufte

    Izraeli rrafshon ndërtesat në Gaza, shembën mijëra objekte. Ekspertët ndërkombëtarë: Është krim lufte

    Prej muajit mars, kur u tërhoq nga një armëpushim me Hamasin, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij në Rripin e Gazës, duke shembur mijëra ndërtesa në zona të ndryshme të territorit palestinez.

    Pamjet satelitore të analizuara nga organizata të pavarura tregojnë për një nivel të jashtëzakonshëm të shkatërrimit, madje edhe në zona që ushtria izraelite pretendon se i ka nën kontroll të plotë operacional.
    Ndërtesa të larta, shkolla dhe infrastrukturë civile janë rrënuar nga ajo që Izraeli e quan “prishje të kontrolluara”. Në shumë raste, këto janë ndërtesa që ose ishin tashmë të dëmtuara nga luftimet, ose dukeshin të paprekura.

    Ekspertë ligjorë ndërkombëtarë i kanë thënë BBC Verify se ky lloj shkatërrimi i qëllimshëm mund të përbëjë krim lufte sipas Konventës së Gjenevës, e cila ndalon veprime të tilla nga një fuqi pushtuese përveç rasteve të domosdoshme ushtarake.
    Në një reagim për këto akuza, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se veprimet ushtarake kryhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke pretenduar se Hamasi ka fshehur asete ushtarake në zona civile dhe se çdo shkatërrim është i justifikuar nga nevoja ushtarake.
    Ndërkohë, kostoja njerëzore dhe pasojat për civilët janë dramatike. Qytete të tëra janë zhdukur nga harta, duke lënë pas vetëm gërmadha dhe një popullsi të dëbuar e të zhveshur nga gjithçka.
    Teksa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ndalimin e luftimeve dhe respektimin e ligjeve të luftës, Gaza përballet me një realitet gjithnjë e më tragjik – një shkatërrim që duket i planifikuar dhe i paepur.
    /vizionplus.tv