Tag: ndërsa

  • Përfitimet e Inteligjencës Artificiale

    Përfitimet e Inteligjencës Artificiale

    Si do t’i ndajë Inteligjenca Artificiale të talentuarit nga të tjerët. Optimistët shpresojnë se teknologjia do të krijojë një botë më të barabartë. Në vend të kësaj, duket se do të zgjerojë ndarjet shoqërore, shkruan The Economist Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më madhështor në lidhje me Inteligjencën Artificiale. “Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshimi më i thellë i jetës sonë”, tha Sundar Pichai, CEO i kompanisë Alphabet.Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë Anthropic, tha se Inteligjenca Artificiale do të çonte në “ndryshimin më të madh në tregun global të punës në historinë njerëzore”.Në një postim në blog, Sam Altman i kompanisë OpenAI, shkroi se “në një dekadë, ndoshta të gjithë në planet do të jenë në gjendje të arrijnë më shumë se sa njeriu më me ndikim sot”.Parashikimi i zotit Altman është bërë një mendim i përhapur kudo. Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore fituan popullaritet për herë të parë në fillim të viteve 2020, ekonomistët dhe shefat kishin shpresë se ato dhe mjete të tjera të Inteligjencës Artificiale do të barazonin fushën e lojës, duke nënkuptuar se punëtorët me kualifikim më të ulët do të përfitonin më shumë.Softueri që realizonte detyra si palosja e proteinave dhe shkrimi i poezisë me siguri do të zgjeronte mundësitë.Jensen Huang, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Nvidia që merret me modelimin e çipave parashikoi një të ardhme ku punëtorët “do të jenë të gjithë shefa të agjentëve të Inteligjencës Artificiale”.  Megjithatë, zbulimet më të fundit e kanë vënë në pikëpyetje këtë vizion. Ata tregojnë një të ardhme ku të talentuarit do të ngrihen edhe më lart dhe pjesa tjetër do të mbetet pas.Në detyra të ndërlikuara si kërkimi dhe menaxhimi, provat e reja tregojnë se njerëzit më të kualifikuar janë më të përshtatshëm për të punuar me Inteligjencën Artificiale (shih tabelën).Në fund të fundit, përdorimi i kësaj teknologjie kërkon edhe ekspertizë dhe gjykim të mirë. Kështu, në vend që të ngushtojë pabarazitë, Inteligjenca Artificiale ka të ngjarë të rrisë edhe më tepër hendekun e fuqisë punëtore, ashtu siç kanë bërë revolucionet e kaluara teknologjike.Ideja se Inteligjenca Artificiale do të krijonte një botë më të barabartë u nxit nga kërkimet që tregonin se kjo teknologji rrit produktivitetin e punëtorëve me më pak përvojë.Një studim në vitin 2023 nga Erik Brynjolfsson në Universitetin Stanford dhe Danielle Li dhe Lindsey Raymond në Massachusetts Institute of Technology (MIT) zbuloi se mjetet e Inteligjencës Artificiale rritën produktivitetin me 34% për punonjësit fillestarë në sektorin e shërbimit ndaj klientit, duke i ndihmuar ata të zgjidhnin pyetjet më shpejt dhe në një mënyrë më efektive.Nga ana tjetër, punonjësit me përvojë patën më pak përfitime, pasi Inteligjenca Artificiale thjesht përforcoi aftësitë që ata tashmë i kishin. Kjo tregoi se teknologjia mund të ngushtonte boshllëqet duke zhvendosur praktikat më të mira nga punonjësit e talentuar, te punonjësit më pak të talentuar.Një prirje e ngjashme u vu re edhe në detyra të tjera. Hulumtimi nga Shakked Noy dhe Whitney Zhang në Universitetin MIT, zbuloi se autorët më të dobët vunë re përmirësime në cilësinë e punës së tyre kur përdornin aplikacionin ChatGPT të kompanisë OpenAI, për të hartuar materiale si njoftimet për shtyp dhe raportet.Kjo ka kuptim, duke qenë se Inteligjenca Artificiale zakonisht ngre nivelin e një punimi bazë.Në mënyrë të ngjashme, Jonathan Choi dhe bashkautorët e tij në Universitetin e Kalifornisë Jugore, zbuluan se një mjet i zakonshëm i Inteligjencës Artificiale përmirësonte cilësinë e punës ligjore, si hartimi i kontratave, veçanërisht për studentët më pak të talentuar të drejtësisë.  Problemi është se ka pasur edhe një efekt tjetër. Një punë mund të shihet si një grup detyrash, të cilat teknologjia mund t’i lehtësojë ose t’i zgjidhë.Për kontrollorët e trafikut ajror, teknologjia është një shtesë e volitshme: ajo përpunon të dhënat e fluturimit duke ua lënë vendimet njerëzve dhe duke i mbajtur pagat e tyre të larta.Në të kundërt, sistemet e pagesave në supermarkete thjeshtojnë rolet e arkëtarëve, duke automatizuar detyra si llogaritja e kusurit. Kjo ul kërkesën për punëtorë të aftë duke bërë që pagat të mbesin në vend.Pavarësisht nga optimizmi i hershëm, agjentët e shërbimit ndaj klientit dhe punëtorët e tjerë me kualifikime të ulëta mund të përballen me një të ardhme të ngjashme me arkëtarët.Detyrat e tyre të përsëritura mund të zëvendësohen nga automatizimi. Amit Zavery nga kompania e softuerëve ServiceNow, vlerëson se më shumë se 85% e rasteve të shërbimit ndaj klientit nuk kërkojnë më përfshirje të njerëzve.Ndërsa Inteligjenca Artificiale po përparon, kjo shifër ndoshta do të rritet, duke lënë pak agjentë që duhet të merren vetëm me rastet më të ndërlikuara. Megjithëse Inteligjenca Artificiale në fillim mund të rrisë produktivitetin, ndikimi i saj afatgjatë do të jetë automatizimi i detyrave.Ndryshe nga automatizimi, i cili zëvendësoi punët rutinë si kryerja e llogarive, Inteligjenca Artificiale mund të zgjerojë shtrirjen e saj në punë jo rutinë dhe krijuese.Për shembull, mund të mësojë të njohë prirje dhe të bëjë parashikime pa udhëzime të qarta; ndoshta, me kalimin e kohës, do të jetë në gjendje edhe të shkruajë skenarë argëtues dhe të krijojë produkte të dobishme.Tani për tani, duket sikur në industritë me paga të larta, personeli më i ri është më i cenuar nga automatizimi.Në firmën ligjore A&O Shearman, mjetet e Inteligjencës Artificiale trajtojnë pjesën më të madhe të punës rutinë të kryer nga para-ligjorët. Softueri i kompanisë mund të analizojë kontratat, t’i krahasojë ato me marrëveshjet e kaluara dhe të këshillojë rishikime në më pak se 30 sekonda.Njerëzit më të kualifikuar kanë qenë më të aftë të përdorin teknologjinë për të marrë vendime strategjike, thotë David Wakeling, kreu i sektorit të Inteligjencës Artificiale i firmës.Kërkimet ekonomike mbështesin këtë vëzhgim. Megjithëse studimet e hershme treguan se punonjësit më të kualifikuar mund të përfitonin thjesht duke kopjuar rezultatet e Inteligjencës Artificiale, studimet më të reja këqyrin detyra më të ndërlikuara, si kërkimi shkencor, udhëheqja e një biznesi dhe investimi i parave.Në këto rrethana, punonjësit e kualifikuar përfitojnë shumë më tepër se kolegët e tyre më të dobët. Në disa raste, punëtorët më pak produktivë nuk kanë përmirësim, madje humbin terren. Model InteligjentPër shembull, Aidan Toner-Rodgers nga Universiteti MIT, zbuloi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale për zbulimin e materialeve të ndryshme, gati dyfishoi produktivitetin e studiuesve më të mirë, por nuk pati pothuajse asnjë ndikim të matshëm në një të tretën e studiuesve më të paaftë.Softueri i Inteligjencës Artificiale i lejoi studiuesit të përcaktonin veçoritë e dëshiruara, më pas prodhoi materiale të mundshme që mendohej se mund të kishin këto tipare.Shkencëtarët më të aftë, që zotërojnë mjaftueshëm ekspertizë tematike, mund të përcaktojnë këshillat me vend dhe të hedhin poshtë ato të pavlefshmet. Ndërsa studiuesit më të paaftë e kishin të vështirë të dallonin rezultatet e dobishme nga ato të parëndësishme (shih grafikun 2).  Rezultate të ngjashme janë vënë re edhe në fusha të tjera. Nicholas Otis dhe bashkautorët e tij nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, zbuluan se sipërmarrësit më të aftë kenianë i rritën fitimet me mbi 15% me ndihmën e një asistenti të Inteligjencës Artificiale, ndërsa të tjerët vunë re një rënie të fitimeve.Dallimi qëndronte në mënyrën si ata zbatuan këshillat e Inteligjencës Artificiale. Njerëzit e paaftë ndoqën këshillat e përgjithshme, si bërja e më shumë reklamave; ndërsa njerëzit e zgjuar e përdorën Inteligjencën Artificiale për të gjetur zgjidhje të përshtatshme, si sigurimi i burimeve të reja gjatë ndërprerjeve të energjisë (shih grafikun 3).Alex Kim nga Universiteti i Çikagos dhe bashkautorët e tij, kryen një eksperiment ku pjesëmarrësit përdorën Inteligjencën Artificiale, për të analizuar fitimet në një portofol të sajuar. Investitorët e aftë arritën gati 10% kthime më të larta me Inteligjencën Artificiale. Investitorët më pak të aftë arritën fitime prej 2%.Investitorët e aftë i përdorën më mirë njohuritë, si ato në lidhje me shpenzimet për kërkim-zhvillim, riblerjet e aksioneve dhe fitimin operativ përpara zhvlerësimit dhe amortizimit.Ndërsa Inteligjenca Artificiale ndryshon botën e punës, po shfaqen edhe detyra të reja. Rajeev Rajan nga kompania e softuerëve Atlassian thotë se mjetet e Inteligjencës Artificiale u lirojnë inxhinierëve disa orë në javë, duke i lejuar ata të përqendrohen në punën krijuese.Avokatët e rinj shpenzojnë më pak kohë në punët e shtëpisë dhe më shumë me klientët.“Nga kjo do të përfitojnë më shumë njerëzit më të zgjuar që mund të jenë mërzitur me analizimin e fitimeve rutinë”, thotë një shef në një firmë të madhe investimesh.“Aftësia që do të shpërblehet më shumë në një periudhë afatshkurtër, është imagjinata në gjetjen e mënyrave krijuese për të përdorur Inteligjencën Artificiale”.Puna e zhurmshme e këtyre industrive po automatizohet, duke i lejuar punonjësit e rinj të marrin përsipër detyra të përparuara më herët në karrierën e tyre.  Tregjet e punës janë përcaktuar gjithmonë nga zhdukja e roleve të vjetra dhe krijimi i roleve të reja.David Autor në universitetin MIT ka vlerësuar se rreth 60% e punës në Amerikë në vitin 2018 nuk ekzistonte në vitin 1940. Në vitet 1950, regjistrit të popullsisë ju shtua puna e “projektuesit të aeroplanëve”.Në vitet 1990, u shtua profesioni “planifikues konferencash”. Kush do t’i kryejë punët e reja të Inteligjencës Artificiale kur ato të shfaqen? Historia tregon se nga ndryshimet e mëdha teknologjike, përfitojnë njerëzit më të aftë.Në Revolucionin Industrial, inxhinierët që zotëronin makineri të reja përfituan nga një rritje pagash, ndërsa pagat e punëtorëve të zakonshëm mbetën në vend.Epoka e kompjuterit shpërbleu inxhinierët e softuerit dhe i nxori jashtë loje daktilografistët. Inteligjenca Artificiale mund të ndjekë një rrugë të ngjashme, duke ndihmuar njerëzit më të zgjuar, të shkathët dhe me përvojë, për të lundruar në mjedise të ndërlikuara dhe të pasura me informacion.Për më tepër, mjetet e sotme të Inteligjencës Artificiale janë vetëm fillimi. Ndërsa teknologjia bëhet më e sofistikuar, agjentët gjysmë autonomë mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke ndryshuar rrënjësisht vendet e punës.Kjo mund ta bëjë çdo punëtor një lloj shefi, ashtu siç ka parashikuar CEO i kompanisë Nvidia. Por më të talentuarit do të vazhdojnë të jenë shefat më të mirë./ Përktheu: Lira Muça  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rëndohet bilanci i tërmetit, mbi 1600 viktima në Mianmar, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

    Rëndohet bilanci i tërmetit, mbi 1600 viktima në Mianmar, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

    Më shumë se 1,644 persona kanë humbur jetën në Mianmar, ndërsa 3,408 të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues të një dite më parë.

    Pjesa më e madhe e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës. Ndërsa Naypyidaw ka qenë i dyti më i goditur nga tronditja, me 94 të vdekur. Ekipet e shpëtimit, bashkë me qytetarët, janë duke kërkuar nën rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

    Sakaq, në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale.

    Po ashtu, ekipet bëjnë me dije se në rrënojat e ndërtesës së shembur janë zbuluar të paktën 15 të mbijetuar, por ata janë shumë thellë dhe specialistëve do t’u duhet të përdorin makineri të rënda për të hequr sa më shpejt pjesët e ndërtesës së shembur.

    Aeroporti ndërkombëtar ka anuluar fluturimet deri në njoftimin e mëtejshëm. Urat kryesore, rrugët, universitetet, hotelet, vendet historike dhe fetare, si dhe ndërtesat e shërbimeve publike janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Po ashtu, shërbimet e energjisë elektrike dhe të ujit janë ndërprerë.

    Një mungesë e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit.

    Tërmeti katastrofik me magnitudë 7.7 ballë goditi vendin pasditen e së premtes, ndërsa u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë. /vizionplus.tv

  • Ekonomia u rrit me 3.96%! Ndikoi rritja e pagave, ndërtimi dhe turizmi, bujqësia e industria, në rënie

    Ekonomia u rrit me 3.96%! Ndikoi rritja e pagave, ndërtimi dhe turizmi, bujqësia e industria, në rënie

    Ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.96% në vitin 2024 duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me 2023.

    Instituti i Statistikave në raportin për Produktin e Brendshëm Bruto bën të ditur se efekti më i lartë erdhi nga administrata publike, si pasojë e rritjes së pagave. Ndërkohë që pozitivisht në rritjen ekonomike edhe në vitin e shkuar vijoi të kontribuojë sektori i ndërtimit, tregtia e akomodimi.(grafik)
    Ashtu siç nisi edhe vitin, ashtu dhe përfundoi. Ndalur sipas tremujorëve fillimi i vitit por dhe fundi i 2024 pësuan një rënie të treguesve të rritjes ekonomike, duke u zgjeruar me vetëm 3.63%.(grafik)
    Grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 9.67%, i pasuar nga ndërtimi 5.86%. Ndërsa tregtia dhe akomodimi si rezultat i zhvillimit të turizmit u rrit me 5.69% (grafik)
    Ndërsa sektorët prodhues në vend vijuan rënien disa vjeçare. Më i thelluar ky raport vërehet tek industria me 6.78 %, si pasojë edhe e zhvlerësimit të euros. Ndërsa keq financimi në bujqësi ka bërë që ky sektor në 2024 të shënoi rënie me 1.15%. (grafik)
    Sipas ministrisë së financave në 3.9% parashikohet rritja ekonomike për periudhën afatmesme 2025-2027. Ndërsa sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) ekonomia do të rritet me 3.7% për këtë vit.
    TABELA 1
    RRITJA EKONOMIKE
    (Burimi: INSTAT)
     
    2020     -3.31%
    2021     8.97%
    2022     4.83%
    2023     3.94%
    2024      3.96%
     
    TABELA 2
    SEKTORËT QË NDIKUAN POZITIVISHT
    (Burimi: INSTAT)
    Administrata Publike        9.67%
    Ndërtimi                            5.86%
    Tregtia, akomodimi          5.69%
     
    TABELA 3
    SEKTORËT QË NDIKUAN NEGATIVISHT
    (Burimi: INSTAT)
     
    Industria                 6.78%
    Bujqësia                 1.15%
     
     

    Top Channel

  • Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare

    Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare

    Numri i të vdekurve në Mianmar ka arritur në më shumë se 1,000 , ndërsa ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në një kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. Junta qeverisëse tha në një deklaratë të shtunën se 1,002 njerëz ishin konfirmuar të vdekur dhe 2,376 të plagosur, me shumicën e të vdekurve në Mandalay. Deklarata sugjeroi se numrat ende mund të rriten, duke thënë se “shifrat e detajuara janë ende duke u mbledhur”.

    Në Myanmar, shefi i juntës Min Aung Hlaing bëri një thirrje jashtëzakonisht të rrallë për ndihmë ndërkombëtare , duke treguar ashpërsinë e fatkeqësisë. Regjimet e mëparshme ushtarake kanë shmangur ndihmën e huaj edhe pas fatkeqësive të mëdha natyrore.

    Tërmeti i cekët me magnitudë 7.7 goditi veriperëndim të qytetit të Sagaing në Mianmar qendror në orët e para të pasdites të së premtes , pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë. Tërmeti shkatërroi ndërtesa , rrëzoi ura dhe shtrëngoi rrugët nëpër zonat e Mianmarit, me dëme të rënda të raportuara në qytetin e dytë më të madh, Mandalay.

    Myanmar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajonet më të prekura pas tërmetit , dhe në një spital të madh në kryeqytet, Naypyidaw, mjekët u detyruan të trajtonin të plagosurit në ajër të hapur.

    Në Tajlandën fqinje , e cila gjithashtu ndjeu lëkundje, autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se deri më tani gjashtë persona ishin gjetur të vdekur, 26 të plagosur dhe 47 janë ende të zhdukur , shumica nga një kantier ndërtimi pranë tregut popullor Chatuchak të kryeqytetit, ku një ndërtesë shumëkatëshe u shemb. Deklaratat e mëparshme kishin thënë se 10 ishin konfirmuar të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur.

    Autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se do të vendosin më shumë se 100 inxhinierë për të inspektuar ndërtesat për siguri, pasi kanë marrë mbi 2,000 raporte për dëme.

    Ky ishte tërmeti më i madh që goditi Mianmarin në më shumë se një shekull, sipas gjeologëve amerikanë , dhe lëkundjet ishin mjaft të fuqishme për të dëmtuar rëndë ndërtesat në të gjithë Bangkokun, qindra kilometra larg nga epiqendra.

    Kombet e Bashkuara ndanë 5 milion dollarë për të filluar përpjekjet e ndihmës. Presidenti Donald Trump tha të premten se SHBA do të ndihmonte me përgjigjen, por disa ekspertë ishin të shqetësuar për këtë përpjekje duke pasur parasysh shkurtimet e thella të administratës së tij në ndihmën e huaj.

    Një ekip prej 37 anëtarësh nga provinca kineze e Yunnan arriti në qytetin e Yangon herët të shtunën me detektorë tërmetesh, dronë dhe pajisje të tjera , njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Presidenti kinez Xi Jinping kishte folur me Min Aung Hlaing, tha ambasada kineze, ndërsa media shtetërore raportoi se ai kishte “shprehur dhimbje të thellë” për shkatërrimin.

    Ministria e Emergjencave të Rusisë ka dërguar dy avionë me 120 shpëtimtarë dhe furnizime në rajon , sipas një raporti nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

    India, Franca dhe Bashkimi Evropian ofruan ndihmë, ndërsa OBSH tha se po mobilizohej për të përgatitur furnizime për lëndimet e traumës. India tha se kishte dërguar një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe një ekip mjekësor, si dhe dispozita, ndërsa ministria e jashtme e Malajzisë tha se vendi do të dërgonte 50 persona të dielën për të ndihmuar në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës në zonat më të goditura.

  • “Djemtë vezullues”/ Komedia e amerikanit Neil Simon çeli sezonin e ri teatror në Vlorë

    “Djemtë vezullues”/ Komedia e amerikanit Neil Simon çeli sezonin e ri teatror në Vlorë

    Djemtë vezullues , komedia e amerikanit Neil Simon, është ngjitur mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit “Petro Markos”, duke çelur kështu sezonin e ri teatror në Vlorë.

    Me regji të Roland Mingës në interpretimin e Artan Islamit, Astrit Hasanit, Alba Shtëmbari dhe Matilda Avdulit, shfaqja është ndjekur nga artdashës të shumtë vlonjatë.
    Pjesa tregon ecurinë jetësore e  dy njerëzve, kolegë aktorë, plot shkëlqim në rini, takohen përsëri në një moshë madhore, ndërsa natyra e tyre e ndryshme njerëzore në vite ish mbuluar nga talenti dhe suksesi i kohës.
    Komedia ka përcjellë kështu mesazhe aktuale, teksa jeta njerëzore të kujton se  është plot me natyra dhe karaktere të tilla, si në komedi, që kur vihen përballë në këto mosha, bëhen sa serioze aq edhe komike.
    Me skenografi të Drini Shehut dhe muzikë të Artur Dhamos, ”Djemtë vezullues kanë ndriçuar jo pak skenën, ndërsa loja e aktorëve është shoqëruar shpesh me duartrokitje e të qeshura.
    Spektatorë në sallë kanë vlerësuar shfaqjen. Ndërsa aktorët dhe regjisori, të emocionuar kanë falenderuar publikun në sallë.

    Top Channel

  • Kujdes, nga këto ushqime mund të bëhemi të varur

    Kujdes, nga këto ushqime mund të bëhemi të varur

    Nga studimet shihet që ushqimet e përpunuara që përmbajnë yndyra dhe sheqerna, janë shumë adiktive dhe kanë krijuar listën me to.
    Ajo kryesohet nga pica dhe vazhdon me çokollatë, patatina etj. ndërsa djathi është në vendin e dhjetë është i pari në listë, që konsiderohet i papërpunuar.
    Procesimi duket sikur është thelbi i adiksionit.
    “Në mënyrë të ngjashme sesi drogat procesohen për të rritur adiksionin, studimi sugjeron që mund të procesohen ushqimet duke shtuar yndyra dhe karbohidrate të ripërpunuara, si mielli dhe sheqeri”.
    Dhe ndërkaq që “Yale Food Addiction Scale” mbështetet në baza shkencore një rezultat interesant i studimit është që “uji” merr pjesë në listë para gjithë frutave dhe perimeve të përfshira.
    Shihni listën dhe nëse doni të hani diçka ndërsa lexoni, zgjidheni nga fundi.

     

  • Miratohet marrëveshja e pritshme: pensione për mbi 500 mijë shqiptarë në Itali

    Miratohet marrëveshja e pritshme: pensione për mbi 500 mijë shqiptarë në Itali

    Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.
    Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
    Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
    Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
    Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.
    Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
    Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.
    Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.
    Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.
    Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Ndërsa po punon për një marëveshjeje edhe me Greqinë. /atsh/
     
     

  • Paguhen më shumë se doktorët dhe pilotët, zbulohen rrogat e çmendura të arbitrave të Premier Ligës

    Paguhen më shumë se doktorët dhe pilotët, zbulohen rrogat e çmendura të arbitrave të Premier Ligës

    Profesioni i arbitrit është një nga më të paguarit në Angli, ndërsa këtë vit janë bërë publike edhe rrogat zyrtare të gjyqtarëve të Premier Ligës.
    Nga shifrat, rezulton se ky profesion është ndër më të paguarit në vend. Pagat e tyre duket se pasqyrojnë statusin dhe presionin në rritje, që ky profesion ka dhe që ata e përballojnë çdo javë, ndërsa miliarda njerëz i ndjekin ndeshjet e kampionatit anglez në mbarë botën. Sipas të dhënave të siguruara nga shefi i arbitrave të Premier Ligës, Hauar Ueb, në një takim me 72 klubet e Ligës së Futbollit, “The Times” raporton se janë zbuluar rrogat që marrin zyrtarët e Premier Ligës.
    Sipas këtyre të dhënave, paga mesatare e një gjyqtari të Premier Ligës varion nga 170,000 deri në 180,000 paund në vit. Ndërsa gjyqtarët më të mirë mund të fitojnë rreth 250,000 paund në vit. Arbitrat paguhen me një pagë bazë, e cila më pas rritet nga bonuset e performancës dhe tarifat e ndeshjeve. Kjo pagë bazë varion nga 72,000 deri në 148,000 paund, në varësi të përvojës dhe gradës së gjyqtarit.
    Gjyqtarët me përvojë të lartë, si Entoni Tejlor dhe Majkëll Oliver, pritet të fitojnë rreth 250,000 paund në vit nga puna e tyre në Premier Ligë. Ndërsa gjyqtarët me më pak përvojë, të cilët janë të përzgjedhur në “Grupin 1”, mund të fitojnë rreth 125,000 paund në vit. Duke përfshirë edhe kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, kostoja për arbitër e Shoqatës së Arbitrave shkon mesatarisht 240,000 paund për gjyqtar. Në krahasim me profesionet e tjera, pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror paguhen mesatarisht 91,208 paund në vit, drejtorët ekzekutivë 81,328 paund, drejtorët e IT 81,588 paund, mjekët specialistë 73,320 paund.
    Megjithatë, punonjësit në sektorë të tillë si financat, sigurimet dhe avokatia mund të fitojnë shumë më tepër se gjyqtarët e Premier Ligës. Por këta të fundit mund t’i rrisin të ardhurat e tyre, duke gjykuar në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës, si dhe në turne të organizuara nga FIFA, si Kupa e Botës për Klube dhe Kupa e Botës. Sipas një raporti të vitit të kaluar, gjyqtarët e Champions-it paguhen nga 5,300 deri në 9,000 paund për ndeshje. Në turne të mëdha, si Kupa e Botës, arbitrat mund të fitojnë nga 38,700 deri në 54,000 paund, pa përfshirë bonuset e ndeshjeve.

    Kufizimet – Shoqata e Arbitrave i ka ndaluar gjyqtarët e Premier Ligës që të drejtojnë ndeshje në shtetet e Gjirit, ndërsa një gjë e tillë ishte kthyer më parë në modë, duke rritur akoma më shumë të ardhurat e xhaketave të zeza. Vendimi erdhi pas incidentit me Majkëll Oliver, Darren Ingland dhe Den Kuk, të cilët gjykuan një ndeshje në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm 48 orë para gabimit të madh të VAR-it, në humbjen 2-1 të Liverpulit kundër Totenhemit sezonin e kaluar. Ky vendim u mor për të shmangur konfliktin e interesit, duke marrë parasysh pronësinë e Sitit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lidhjet e Njukasëllit me Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

  • Apolonia triumfon në Kukës dhe kap zonën play off

    Apolonia triumfon në Kukës dhe kap zonën play off

    U zhvilluan sot dy takimet e mbetura të javës së 29-të në Kategori të Parë.

    Erzeni- Korabi i luajtur në stadiumin e Vorës foli i gjithi për dibranët të cilët fituan 0-2 ndërsa takimi tjetër ai Kukësi- Apolonia ishte mjaft i luftuar. Kryesisht në pjesën e dytë. Vendasit kërkonin daljen nga zona e kuqe ndërsa firakët për të kapur zonën play off.

    Ngjau e dyta. Xhovalin Trifoni dy herë shënoi për Apoloninë ndërsa në mes u regjistra goli statistikor i Grezdës.

    Java e 29-të:

    Erzeni- Korabi 0-2

    Kukësi-Apolonia 1-2

    Vazhdo leximin

  • Bill Gates parashikon se vetëm tre vende pune do t’i mbijetojnë AI

    Bill Gates parashikon se vetëm tre vende pune do t’i mbijetojnë AI

    Bill Gates

    SHBA- Inteligjenca artificiale nuk është më një fantazi futuriste – po ndodh tani dhe po riformëson industritë me një ritëm të paparë. Ndërsa disa e shohin AI si një mjet revolucionar, të tjerë i frikësohen vendeve të punës që do të shkurtohen nga zhvillimi i saj. Dhe sipas miliarderit të teknologjisë Bill Gates, këto frikëra mund të mos jenë plotësisht të pabaza. Gates ka paralajmëruar se AI do të nxjerrë jashtë loje shumë punë në vitet e ardhshme, duke automatizuar rolet në industri të shumta.
    Por mes pasigurisë, ai ka identifikuar tre profesione që ka të ngjarë t’i mbijetojnë revolucionit të AI – të paktën tani për tani.
    1. Koduesit: Arkitektët e AI
    Ironikisht, njerëzit që ndërtojnë sisteme AI janë ata që kanë më shumë gjasa të mbajnë punën e tyre. Ndërsa AI ka bërë përparime të rëndësishme në gjenerimin e kodit, i mungon saktësia dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve të nevojshme për të krijuar softuer kompleks. Gates beson se programuesit njerëzorë do të mbeten thelbësorë për korrigjimin, rafinimin dhe avancimin e vetë AI.
    2. Ekspertët e Energjisë: Gardianët e Pushtetit
    Sektori i energjisë është shumë i gjerë dhe i ndërlikuar që AI të menaxhohet i vetëm. Pavarësisht nëse kanë të bëjnë me naftën, energjinë bërthamore ose burimet e rinovueshme, ekspertëve të industrisë u kërkohet të lundrojnë në peizazhet rregullatore, të hartojnë strategji dhe të trajtojnë natyrën e paparashikueshme të kërkesave globale për energji. Këto detyra, AI nuk i kryen dot. 
    3. Biologët: Eksploruesit e jetës
    Biologët, veçanërisht në kërkimet mjekësore dhe zbulimet shkencore, mbështeten në kreativitetin, intuitën dhe të menduarit kritik – cilësi që AI ende përpiqet t’i imitojë. Ndërsa AI mund të analizojë grupe të dhënash masive dhe të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve, asaj i mungon aftësia për të formuluar hipoteza novator ose për të bërë hapa intuitiv në kërkime. Gates parashikon që biologët do të vazhdojnë të luajnë një rol jetësor në avancimin e mjekësisë dhe të kuptuarit e kompleksitetit të jetës, me AI që do të shërbejë si një mjet i fuqishëm dhe jo një zëvendësim./ZËRI