Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij, 51-vjeçaren Mirjana Bodini, pasditen e së hënës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë në pranga autorin.
Viktima u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e sulmit.
Tag: ndërsa
-

Sarandë/ Plagosi gruan me thikë dhe u largua nga banesa, merr fund arratia e 55-vjeçarit
-

PAMJET- Moti i keq bën ‘kërdinë’ në Greqi! Rrugët kthehen në lumenj, uji merr edhe makina
PAMJE NGA NGJARJA
GREQI- Një stuhi e fuqishme goditi ishujt grekë të Paros dhe Mykonos të hënën, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë. Mediat vendase raportojnë probleme edhe në aeroportin e Chanias në Kretë, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo kanë ndryshuar orar.
Në Paros, shiu i rrëmbyeshëm i ktheu rrugët në lumenj, duke marrë përpara automjetet dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu që ndërprenë qarkullimin.
Përrenjtë e vrullshëm rrëmbyen makinat, të cilat ishin bllokuar në rrugicat e ngushta të Mykonosit. Në disa vende niveli i ujit ka kaluar një metër, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Dhjetra banorë u detyruan të mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë.Për shkak të dëmeve të rënda, shkollat në Mykonos dhe Paros do të qëndrojnë të mbyllura të martën, ndërsa autoritetet kanë pezulluar gjithashtu mësimin në Rodos, Kos dhe Symi si masë paraprake. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të shpallen mbyllje shtesë në zona të tjera në varësi të situatës.
-

Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar
Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars, 3 muajt e parë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se shumica e të prekurve janë nën moshën katër vjeç dhe 75% e tyre nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Nga rastet e raportuara, 10 janë fëmijë nën 4 vjeç, një rast është 9-vjeçar dhe një tjetër 14-vjeçar. Nëntë prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar fare, ndërsa tre të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Gjatë hetimit epidemiologjik, është vënë re një shpërthim i rasteve në një kopsht në Fier, qark që numëron 8 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, ndërsa 1 rast është regjistruar në Vaun e Dejës, 1 në Lezhë dhe 2 në Tiranë.Pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së fruthit, një sëmundje me shkallë të lartë transmetueshmërie.
Për të frenuar përhapjen e fruthit, autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave që të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa u kërkojnë prindërve të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të para, si temperaturë të lartë, skuqje të syve, rrjedhje hundësh, ndërsa pas 2-3 ditësh shfaqen njollat e kuqe karakteristike në lëkurë.
Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje, duke u kryer me dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi vaksinal në Shqipëri aktualisht është rreth 92%, por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një mbulim prej të paktën 95% për të parandaluar shpërthimet epidemike.
Simptomat kryesore të fruthitTemperaturë e lartëSkuqje e syveRrjedhje hundësh dhe kollë e thatëNjolla të bardha në gojë (njohura si njollat e Koplikut)Skuqje dhe njolla të kuqe në lëkurë, që fillojnë nga fytyra dhe përhapen në trup -

Skënder Gega nis me fitore aventurën e radhës te Partizani
Partizani ka fituar me Laçin 1-0 në stadiumin “Arena e Demave”.
Të kuqtë morën 3 pikët falë golit të Elekes në pjesën e parë. Kjo ishte ndeshja e debutimit për Skënder Gegën, pas rikthimit në skuadrën e kuqe, shkruan A2.
Pas këtij rezultati, Partizani renditet në vendin e katërt, me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën.
Ndërsa Laçi aktualisht mban vendin e parafundit në klasifikim.
Ndërkohë, Skënderbeu mori një fitore të madhe duke mposhtur 4-1 Dinamon.
Heroi i kësaj sfide ishte Nasr, i cili realizoi tripletë dhe Nikaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Qardaku.
Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të fundit dhe ngjiten në vendin e shtatë, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë. -

Konsolidimi i Bitcoin do të vijojë pa një katalizator të qartë rritjeje thonë analistët
Bitcoin mund të qëndrojë në fazë konsolidimi ndërsa analistët hedhin dyshime nëse rritja e likuiditetit mund të mjaftojë për të nisur një rritje të vrullshme duke thënë se likuiditeti global zakonisht qëndron në sinkron me çmimin e Bitcoin.
Matrixport përmes një postimi në rrjetin social X ditën e Premte tha se kur bankat qendrore rrisin qarkullimin e parasë, një pjesë e atij likuiditeti përfundon në tregjet kripto. Megjithatë ata thanë se kjo nuk garanton çmime më të larta të Bitcoin ndërsa marrëdhënia mes likuiditetit dhe Bitcoin nuk ka bazë të fortë teorike.
Analistët paralajmëruan gjithashtu se krahasimi i çmimit të Bitcoin me likuiditetin global mund të jetë gabim pasi të dyja seritë kohore “janë jo të palëvizshme – ato priren me kalimin e kohës – të cilat mund të shtrembërojnë analizën e korrelacionit dhe të çojnë në rezultate të rreme”.Tani pa një katalizator të qartë, çmimi i Bitcoin mund të vijojë të bëjë lëvizje anësore. Ndërsa disa tregtarë ende i shohin tendencat e likuiditetit si një tregues kyç, analistët argumentojnë se faktorët kripto-vendas ose politikat makroekonomike mund të jenë akoma më të dobishme.
/PCWorld Albanian -

I dënuar me 23 vite burgim për vrasjen e një rumuni, arrestohet në Itali 36-vjeçari shqipta
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si B.T., i dënuar me 23 vite burg për vrasje me dashje. Ai u shpall fajtor në qershor 2023 nga Gjykata e Assizes e Macerata për vrasjen e një 31-vjeçari rumun, M.R., i gjetur i pajetë në Porto Sant’Elpidio në shkurt 2020.
Sipas hetimeve, viktima kishte rreth 30 plagë nga një armë prerëse në shpinë, ndërsa provat tregonin se ai ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte braktisur në zonën periferike. Analizat e qelizave telefonike dhe pamjet e kamerave të sigurisë e vendosën 36-vjeçarin në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa ai ishte personi i fundit që u pa me viktimën. Motivacioni i vrasjes lidhet me konflikte për trafik droge.
Pas krimit, i dyshuari u largua jashtë Italisë, por më vonë u kthye për arsye shëndetësore dhe për t’u afruar me familjen e tij. Falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, ai u lokalizua dhe u arrestua, duke u dërguar në burgun e Fermos për të vuajtur dënimin. -

Vendi në KAOS, mbi 2000 viktima nga tërmeti në Myanmar
Myanmar
MYANMAR- Numri i viktimave në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm ka shkuar në 2056, ndërsa 3,900 të tjerë janë të lënduar. Sipas autoriteteve, 270 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa spitalet dhe morgjet janë të mbingarkuara. BBC raporton se krematoriumet pranë epiqendrës së tërmetit janë mbingarkuar, ndërsa familjet përpiqen të djegin trupat e të afërmve të tyre.
Myanmar
Qyteti i Sagaing ka bërë thirrje pëqr ndihmë nga autoritetet, pasi era e trupave të viktimave ndihet kudo në rrugë. Po ashtu, spitalet dhe vendi po kalon një krizë pasi, çmimi i çantave për të vendosur viktimat janë rritur, nga 9,000 kyat (4 dollarë), por tani kanë një çmim midis 10,000 – 20,000 kyat (4.76-9.76 dollarë). Junta ushtarake që udhëheq Myanmarin ka bërë thirrje për ndihmë nga ndërkombëtarët për shkak të gjendjes katastrofike që ndodhet vendi.
Myanmar
Myanmar
Organizata Botërore Shëndetësore ka bërë një apel urgjent për 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Myanmar. Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
Myanmar
Tërmeti goditi mesditën e 28 marsit me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 7.7 ballësh. Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera. Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën. Po ahstu, si pasojë e tërmetit 8 personë në Tajlandë humbën jetën./ZËRI
766dc204 d826 492e 83f1 1841fcb57a5djpg
7c8e520e a8fe 46ec aeea f3a7980a72eejpg
3b1c7aa3 d512 4899 9c8c 509820b36bd2jpg
f9cbf0bd 57b7 46c7 8b9c 0bd016c7d896jpg
-

Merr flakë makina në Sarandë
Një automjet është përshirë nga flakët në Qafën e Muzinës ditën e sotme, ndërsa po ecte në drejtim të Sarandës.
Automjeti me targa shqiptare i tipit mercedez-Benz, ëhstë përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë në ecje.
Nuk dihet arsyeja e zjarrit por dyshohet një defekt elektrik. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. -

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 1644 numri i të vdekurve nga tërmeti në Myanmar
Pamje nga vendngjarja
MYANMAR- Numri i viktimave në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm ka shkuar në 1,644, ndërsa 3,408 të tjerë janë të lënduar. Sipas autoriteteve 139 persona të tjerë raportohet se janë zhdukur në të gjithë vendin. Tërmeti goditi rreth orës 12:50 me orën lokale të premten, në një thellësi të cekët prej 9,6 kilometra. Gjithashtu nga ky tërmet u prek edhe Tajlanda, ku humbën jetën 7 persona, 8 të tjerë u plagosën, ndërsa 47 raportohen të zhdukur.
Ndërtesat në pesë qytete dhe qyteza të Myanmarit u shembën, së bashku me një urë hekurudhore dhe një urë rrugore në autostradën Yangon-Mandalay, njoftuan mediat shtetërore. Gjithashtu shpërtheu një digë. Kulla e kontrollit në aeroportin Nay Pyi Taw, që i shërben kryeqytetit Naypyidaë, u shemb, duke e bërë të pamundur të përdoren pistat. Fatkeqësia natyrore – tërmeti më i madh në këtë rajon në gati 80 vjet – vjen pasi vendi është në një lufte civile.
Tërmeti goditi mesditën e së premtes me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh. Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera.
Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën. Tërmetet janë të rralla në Bangkok, por kryesisht të zakonshme në Myanmar./ZËRI
