Tag: ndërruar

  • E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

    E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një shtetase ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
    Shtetasja 57-vjeçare me iniciale M.B. ndërroi jetë në banesën e saj.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”,-thuhet në njoftim.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • U gjet e pajetë në banesë/ ‘S’kishte për të ngrenë, ishte e paralizuar’, fqinja: Jetonte e vetme, djalin e kishte në burg

    U gjet e pajetë në banesë/ ‘S’kishte për të ngrenë, ishte e paralizuar’, fqinja: Jetonte e vetme, djalin e kishte në burg

    Gruaja që ndërroi jetë në Korçë është identifikuar si Bajame Memetali dhe dyshohet se ka ndërruar jetë një ditë më parë.

    Fqinjët tregojnë se shqetësimi i tyre erdhi pasi nuk e kishin parë për një kohë dhe vendosën të hynin në shtëpi, ku e gjetën të ndjerë.

    LEXO EDHE: Korçë/ 70-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj

    Njera prej fqinjëve, Lorena Kodra, tha se viktima jetonte e vetme, pasi djali i saj ishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte askënd tjetër pranë saj.

    “U shqetësuam sepse nuk e kishim parë prej një kohe dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. Atje e pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm; djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë, dhe nuk kishte njeri tjetër pranë. Kishte një motër në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta vizitonte. Për më tepër, kishte probleme shëndetësore, pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati i katërt dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.”, tha fqinja.

  • Jetonte e vetme, gjendet e vdekur një grua në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

    Jetonte e vetme, gjendet e vdekur një grua në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

    pallati ku jetonte e moshuara

    KORÇË- Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.
    Ka qenë fqinja saj që ka lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.
    “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira“, u shpreh fqinja.
    Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
    Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

  • EMRI – Ndërron jetë në QSUT i dënuari në burgun e Reçit, duhej të vuante 8 vite burg për vrasje…

    EMRI – Ndërron jetë në QSUT i dënuari në burgun e Reçit, duhej të vuante 8 vite burg për vrasje…

    Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për masakrimin e bashkëshortes së tij shtatzënë, ka ndërruar jetë në QSUT. Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër (Reç).
    Më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (6 Dhjetor) rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj.
    Njoftimi:
    Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
    Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.
    Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.
    Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

    Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

    Një i moshuar 88-vjeçar ka ndërruar jetë brenda një farmacie në qytetin e Pogradecit, pasi kishte shkuar për të blerë medikamente.
    “Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njofton policia.
    Sakaq, nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

    Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

    Një i moshuar rreth 87-88 vjeç ka ndërruar jetë brenda një farmacie në qytetin e Pogradecit, pasi kishte shkuar për të blerë medikamente.
    “Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njofton policia.
    Sakaq, nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • Shkon të blejë ilaçe por pëson infarkt, ndërron jetë në farmaci i moshuari në Pogradec

    Shkon të blejë ilaçe por pëson infarkt, ndërron jetë në farmaci i moshuari në Pogradec

    Një i moshuar rreth 87-88 vjeç ka ndërruar jetë brenda një farmacie në qytetin e Pogradecit, pasi kishte shkuar për të blerë medikamente.
    “Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njofton policia.
    Sakaq, nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • Ndërron jetë brenda farmacisë një qytetar, hyri për të marrë ilaçe por…

    Ndërron jetë brenda farmacisë një qytetar, hyri për të marrë ilaçe por…

    Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Korçës.
    Sipas informacioneve paraprake, qytetari kishte shkuar për të marrë ilaçee pasi vuante nga zemra.
    Por dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë brenda farmacisë.
    Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.

  • Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

    Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

    Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Viktima është identifikuar si Bashkim Hida.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
    gijotina.com/

  • Ndahet para kohe nga jeta Shpat Kasapi! Këngëtari nga Tetova që u bë pjesë e gëzimeve familjare të çdo shqiptari

    Ndahet para kohe nga jeta Shpat Kasapi! Këngëtari nga Tetova që u bë pjesë e gëzimeve familjare të çdo shqiptari

    Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi.  Artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
    Këngëtari nga Tetova, ka pasur një karrierë të gjatë muzikore dhe këngë që do të lënë gjurmë në historinë artit.
    Përmes zërit të tij të veçantë, Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, “Kush të ndau prej meje”. Mësohet se Shpat Kasapi ishte në një tur muzikor në Itali, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.

    Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët dhe artdashësit e tij.