Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: ndërroi
-

Familjarët konfirmojnë lajmin: Ky është shkaku pse ndërroi jetë Shpat Kasapi
-

“Ndërroi jetë babgjyshi”/ Mozzik dhe Getinjo ndajnë lajmin e trishtë, ndahet nga jeta personi i tyre i shtrenjtë
Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, kanë ndarë ditën e sotme me ndjekësit lajmin e dhimbshëm të humbjes së gjyshit të tyre. Përmes postimeve prekëse në rrjete sociale, artistët kanë shprehur pikëllimin dhe respektin e madh që kishin për figurën e tij.
Mozzik publikoi një foto të vjetër me gjyshin, të shoqëruar me një njoftim mortor, ku me dhimbje njoftonte familjarët, miqtë dhe të afërmit se Bafti Hetemi, babai i nënës së tyre, ishte ndarë nga jeta. Ai e përshkroi të ndjerin si “njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar”, ndërsa uroi që Zoti ta shpërblejë për çdo të mirë që ka bërë gjatë jetës së tij.
“Lamtumirë gjyshi jem… t’fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam dhe s’i harrojmë kurrë.”
Edhe Getinjo reagoi menjëherë, duke shpërndarë një foto të fundit të gjyshit të tij në spital, ndërsa mbante dorën e tij. Ai shkroi:
“Ndërroi jetë babgjyshi. Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na i këpusin shpirtin.”
Postimet e Mozzik dhe Getinjo ngjallën menjëherë reagime dhe ngushëllime nga mijëra fansa dhe figura publike. Kujtojmë se dyshja postuan edhe ditë më parë për gjendjen e rëndë të gjyshit, e madje kërkuan ndihmë dhe lutje për shërimin e tij.
Screenshot
Screenshot -

Thanë se ndërroi menaxher për të luajtur te Shqipëria, rasti i Uzunit dhe Medon Berishës që tregojnë shumë për Silvinjon
Rezultatet e bëjnë një trajner të mirë apo të keq. E sigurt është se nuk ka asnjë trajner në botë që nuk e arrin pikun më të keq të eksperiencës së tij në një klub. Madje deri aty shkoi edhe Pep Guardiolën në sezonin e shkuar. Dalic i Kroacisë ishte disa herë pranë shkarkimit, edhe pas atij barazimi me Shqipërinë në Gjermani, por qëndroi dhe dje kualifikoi Kroacinë në Botëror.
5 herë e ka drejtuar në kompeticone kualifikuese dhe në 5 kompeticionet Kroacia është kualifikuar më tej. Për Silvinjon është folur shumë sa i përket ndërhyrjes nga menaxherat. Madje u tha se edhe Myrto Uzuni ndërroi menaxherin për të luajtur te Shqipëria. Megjithatë pak ditë më vonë qarkulloi lajmi në Itali se Uzuni është shumë pranë firmës me Cagliarin në Serinë A. Nga ana tjetër një histori e ngjashme ishte edhe ajo me Medon Berishën. Berisha dhe Silvinjo kanë të njëjtën menaxher, ndërsa Berisha shkoi papritur në Europianin e Gjermanisë kur nuk e njihte askush. Sot Medoni është bërë një nga yjet më të mëdhenj shqiptarë në Serinë A dhe nuk po luan në Kombëtare, pavarësisht se ka po të njëjtin menaxher. Kjo tregon se historitë e ndërhyrjeve nuk qënkan edhe kaq shumë të vërteta… /Sport Ekspres/? -

Nënë e bir ndërruan jetë nga asfiksia/ Zjarri në Maliq, shkak dyshohet të jetë bërë …
Sipas informacioneve paraprake shkak i zjarrit fatal që përfshiu banesën e familjes Azisllari në Maliq, dyshohet të jetë bërë soba me dru.
Zjarri u mori jetën nënë e bir. 40-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë, ku më vonë ndërroi jetë edhe djali 14-vjeçar. Vajza e mitur, 6-vjeçare, ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. -

Vr*u gjyqtarin, mësohet se kush është autori që u fut me a*më në sallën e gjyqit
Elvis Shkambi është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, pasi u sulmua me armë. Kalaja mbeti i plagosur rëndë fillimisht nga sulmi me armë brenda gjykatës, e ndërroi jetë rrugës për në spital.
-

VIDEO/ Dy gola të shënuar dhe dedikim i ndjerë për familjarin që ndërroi jetë, Mirlind Daku është sulmuesi më në formë i Shqipërisë
Mirlind Daku është aktualisht sulmuesi më në formë i Shqipërisë. Në këtë sezon të ri, Daku duket “zjarr” teksa ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e para të kampionatit. Shifrat flasin qartësisht për të teksa sot ka shënuar dy gola në barazimin 2-2 ndaj Orenburg.
Të dy golat kanë ardhur në pjesën e parë dhe ishin gola ku shfaqet tërësisht nuhatja e këtij lojtari me portën kundërshtare. Më pas kishte edhe një dedikim të ndjerë për gjyshin që i ndërroi jetë dje. /Sport Ekspres/
-

Ndërron jetë aktori i filmave “Baywatch” dhe “The Hangover”
Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Aktori ndërroi jetë të dielën, më 24 gusht, me lajmin e trishtueshëm të konfirmuar nga familja e tij. Konkretisht, nusja e tij, Tracy Robbins, njoftoi vdekjen e tij në një postim në llogarinë e saj personale në Instagram.
Pasi postoi disa foto familjare me aktorin, ajo shkroi në mbishkrimin e postimit të saj se vjehrri i saj “ndërroi jetë” i rrethuar nga të dashurit e tij. Më konkretisht, ajo tha: “Vjehrri im i dashur ndërroi jetë në paqe dje, më 24 gusht, i rrethuar nga familja e tij e bukur (dhe ndoshta duke dëshiruar që dikush t’i sillte një martini)”. Tracy Robbins e përshkroi Floyd Levine si “vjehrri, gjyshi dhe shakaxhiu më i mirë”. Më pas, në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, ajo shtoi se do t’i mungojë humori dhe historitë e tij: “Do të më mungojë shumë, por e di që ai tashmë i bën engjëjt të qeshin”, ndërsa e mbylli duke shkruar: “Të dua gjysh dhe po… ti gjithmonë e bëre në mënyrën tënde deri në fund”.Kush ishte Floyd Levine?
Levine, një vendas i Nju Jorkut, luajti rolin e një rrobaqepësi të paidentifikuar në filmin “The Hangover”, me protagonistë Bradley Cooper dhe Justin Bartha. Karriera e tij zgjati më shumë se pesë dekada.
Ai luajti në seriale televizive si Murder, She Wrote dhe Days of Our Lives. Floyd Levine luajti dy role, Harry Krumholtz dhe Archie Miles, në Murder, She Wrote midis viteve 1985 dhe 1989. Shfaqja e tij e parë televizive ishte në vitin 1972 në serialin Come Back Charleston Blue. -

Ndërroi jetë papritur, nesër mbahen homazhe në Universitetin e Arteve të Bukura për gazetarin Artur Zheji
Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.
Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij. Publicisti pësoi atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, por mbërriti atje pa jetë.
Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i eruditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.
Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.
Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.
Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.
Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij është një humbje e madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. -

Dyshimet e para, përse ndërroi jetë gazetari Artur Zheji
Një ngjarje e rëndë ka noddhur sot në Sarandë. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, raportohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen.
Ai ishte duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit në rrugën “Butrinti” kur nuk është ndier mirë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
Raportohet se Zheji ndërroi jetë në ambulancë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.
Dyshimet e para janë se ai mund të ketë pësuar arrest kardiak, sidoqoftë pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia e Shtetit e konfirmoi ngjarjen përmes një njoftimi të shkurtër për mediat.
“Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marrë në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë”, thuhet në njoftimin e policisë. -

Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare dhe disidente e regjimit komunist
Më 13 gusht të vitit 1983, ndërroi jetë Musine Kokalari.
Ajo ishte një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, që do të spikaste që në moshë të hershme për veprimtarinë e saj politike dhe letrare.
Në vitin 1939, ende në auditor, botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë”. Në vitin 1943, së bashku me një grup intelektualësh, themeloi Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.
Në vitin 1944, pas botimit të librit të saj të dytë “Rreth vatrës”, do të niste një kalvar përndjekjeje për familjen e saj. Më 12 nëntor të atij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më pas, do të arrestonin edhe Musinenë, e cila u mbajt në burg për 17 ditë. Pas arrestimit të janarit 1946, u dënua me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961 e nxjerrin nga burgu dhe e internojnë në Rrëshen. Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
Në shkurt të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mori në dorëzim nga familja Kokalari një material dokumentar prej 3112 fletësh të shkrimtares, të etnografes dhe të veprimtares politike. Ky korpus i veprës së Kokalarit iu bashkëngjit fondit personal të saj, të përbërë nga 100 dosje, që datojnë në intervalin e vjetëve 1921-1983, duke mbuluar në mënyrë të konsiderueshme jetëshkrimin e saj. Në Arkivin Qendror Shtetëror strehohen dorëshkrime të shumta të Musinesë, në përmbushje të vullnetit të saj që “një pjesë e dorëshkrimeve të dorëzoheshin në Arkivin e Shtetit, pranë Sotir Kolesë”./atsh/KultPlus.com