Tag: ndërqeveritare

  • Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: S’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike…

    Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: S’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike…

    Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas caktimit të datës të mbajtjes së konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ironizuar opozitën, pasi sipas tij kanë deklaruar se nuk ka më hapje kapitujsh.
    Më tej, ai ka thënë se këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit.“Po si thanë?
    S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
    Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen.
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom.
    God blles Allbenia God blles Jurop“, shkruan Rama.

  • Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: “Dhis is ë mirrakëll of fridom”

    Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: “Dhis is ë mirrakëll of fridom”

    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit, shkruan kryeministri Edi Rama, në një reagim pasi u njoftua se të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
    Në statusin e tij në rrjetin socisal “Facebook”, Rama nuk ndal as ironinë ndaj opozitës dhe deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.
    “Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom God blles Allbenia️God blles Jurop”, shkruan Rama.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.

  • Bisedimet e anëtarësimit në BE/ Më 14 prill konferenca e katërt, hapen dy grupkapituj

    Bisedimet e anëtarësimit në BE/ Më 14 prill konferenca e katërt, hapen dy grupkapituj

    Shqipëria shënon një tjetër hap me rëndësi në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

    Të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Europës, në konferencën ndërqeveritare do të diskutohen proceset e radhës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Deri më tani janë zhvilluar 3 konferenca ndërqeveritare, të cilat kanë pasur në objektivin e vet diskutimet dhe avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.
    Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022, në Bruksel, dhe e dyta më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku u çelën negociatat për grup-kapitujt e parë, në disa fusha me rëndësi, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
    Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 202224, në Bruksel, në nivel ministror, dhe shërbeu për hapjen e negociatave në politikën e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

    Top Channel

  • Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare me BE-në më 14 prill

    Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare me BE-në më 14 prill

    Konferenca e katërt ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet më 14 prill 2025. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Këshillit Evropian.
    Gjatë kësaj konference pritet të hapen negociatat për grup-kapitullin 2, që lidhet me tregun e brendshëm. Ky kapitull përfshin rregulla dhe standarde që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve brenda Bashkimit Europian.

    Deri më tani, Shqipëria ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për grup-kapitullin 1, që trajton shtetin e së drejtës, dhe grup-kapitullin 6, që lidhet me marrëdhëniet me jashtë.
    Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një objektiv i arritshëm, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të reformave dhe forcimit të sundimit të ligjit.

  • Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

    Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

    Konferenca e katërt ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të mbahet me 14 prill. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, ku mësohet se në këtë konferencë do të hapen negociatat për grup kapitullin 2 që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm.
    Deri më tani vendi ynë ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për Grup-kapitullin 1 që ka të bëjë me shtetin e të drejtës dhe Grup-kapitullin 6 për marrëdhëniet me jashtë.
    Gjatë vizitës së fundit në vendin tonë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme Kaja Kallas tha se është plotësisht e mundshme që Shqipëria të jetë vend i BE-së në vitin 2030. Ajo vlerësoi reformat, por tha se zbatimi i tyre dhe veçanërisht sundimi i ligjit janë kyçe për integrimin.