Tag: ndërqeveritare

  • Luksemburg/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm. Rama pritet të mbajë konferencë për shtyp me Komisioneren Marta Kos

    Luksemburg/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm. Rama pritet të mbajë konferencë për shtyp me Komisioneren Marta Kos

    Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e katërt ndërqeveritare në kuadër të procesit të saj të integrimit në Bashkimin Europian (BE), ku do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Takimi do të përqendrohet në diskutimin e dy grup-kapitujve të rëndësishëm, ata të tregut të brendshëm dhe konkurencës, të cilët janë pjesë e agjendës për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë.

    Deri tani, janë zhvilluar tre konferenca ndërqeveritare që kanë shërbyer për të diskutuar përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit dhe hapjen e negociatave për kapituj të ndryshëm të legjislacionit të BE-së. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin kapituj të rëndësishëm që lidhen me drejtësinë, gjyqësorin, institucionet demokratike, prokurimin publik, dhe reformën e administratës publike.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Konferenca e dytë ndërqeveritare u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm që përfshin tema të drejtësisë, gjyqësorit, dhe institucioneve demokratike.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rama batuta me gazetaren në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

    Rama batuta me gazetaren në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

    Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve.
    Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht, teksa e pyeti për takimin e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin u takua në Bruksel sot para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri.
    “Mos më pyet me Chat GPT belge. E kuptoj pyetjen. Me presidentin e BE-së patëm një bisedim më të qetë për përparimin që po bëjnë në këtë rrugëtim. Për samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj, që do të jetë takimi më i madh në vendin tonë”, tha ai.

  • Shqipëria hap negociatat për ”Tregun e Brendshëm”, Begaj: Hap i rëndësishëm, të vijojmë para me përkushtim

    Shqipëria hap negociatat për ”Tregun e Brendshëm”, Begaj: Hap i rëndësishëm, të vijojmë para me përkushtim

    Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.
    ”Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Begaj.

    Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm”. Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

  • FOTO/ Rama në Luksemburg, nis konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

    FOTO/ Rama në Luksemburg, nis konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

    Në Luksemburg ka nisur konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian-“Tregu i Brendshëm”.
    Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës. Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

    Në përfundim të punimeve të konferencës, Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

  • Rama në Bruksel për “seksin e engjëjve”

    Rama në Bruksel për “seksin e engjëjve”

    Shqipëria do të hapë kapituj të rinj në negociatat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilët janë të fokusuar në “tregun e brendshëm”.
    Në këto bisedime, delegacioni shqiptar i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të tjerë drejtues për kapitujt përkatës, kryesohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
    Përpara konferencës së katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel, Rama me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa deklaroi se janë të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat.
    “Në përgjithësi jam shumë i inkurajuar nga ky zhvillim dhe jemi jashtëzakonisht të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit, i cili është shumë ambicioz për mbylljen e të gjitha negociatave deri në vitin 2027”, tha Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).
    Costa theksoi se anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë për të garantuar prosperitet, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
    “Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një prioritet i qartë për Bashkimin Evropian dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Është vërtet inkurajuese të shohësh përparimin që Shqipëria ka bërë në këtë rrugë”, tha Costa.
    Pas takimeve në Bruksel, Rama do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.
    Shqipëria, vend kandidat që nga viti 2014
    Konferenca përfshin kapituj për lëvizjen e lirë të mallrave, lirinë e lëvizjes së punëtorëve, lëvizjen e lirë të kapitalit, ligjin e pronësisë intelektuale dhe çështje të tjera.
    Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së u mbajt në korrik 2022.
    Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në tetor 2024, duke hapur zyrtarisht negociatat për grupin e parë të kapitujve, ndërsa konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt në dhjetor 2020.
    BE, karta e mandatit të katërt
    Rama synon mandatin e katërt qeverisës, duke patur si kartë elektorale futjen e Shqipërisë në BE me të në qeverisje.
    Por kjo ngjan me “diskutimin mbi seksin e engjëjve” të klerikëve ortodoksë të Kostandinopojës, teksa kryeqyteti i Perandorisë Bizantine binte nën sundimin Osman. Kjo pasi Shqipëria nuk ka hallin më të madh futjen në BE apo pasjen nga shqiptarët të një pasaporte të BE-së, siç Rama e përdor këtë të fundit si joshje të fortë elektorale. Shqipëria, hallin më të madh ka shpopullimin e frikshëm, jo me statistika por më sy të lirë, ku si fshatrat e si qytetet e saj, me përjashtim të Tiranë-Durrësit po shndërrohen në fantazma, të parat rurale e të dytat urbane. /tesheshi.com/
     
     
     
     
     
     
     

  • Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

    Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

    Ditën e sotme do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.Gjatë kësaj konference pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”, duke çuar në tre numrin e grupeve të kapitujve me të cilët Shqipëria ka nisur zyrtarisht bisedimet me Brukselin.
    Ky grupkapitull përfshin nëntë kapituj tematikë, që prekin fusha themelore për integrimin ekonomik dhe ndërtimin e tregut të lirë.Kujtojmë se më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
    Ndërsa më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

  • Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE/ Rama në Bruksel dhe Luksemburg, zbardhet agjenda e takimeve

    Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE/ Rama në Bruksel dhe Luksemburg, zbardhet agjenda e takimeve

    Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
    Rama do të vizitojë fillimisht Brukselin, ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.
    Në nisje të koferencës Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE. Në përfundim të punimeve të Koferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

  • Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të çelet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”

    Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të çelet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”

    Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg.

    Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për “Tregun e Brendshëm”.
    Vendimi për mbajtjen e kësaj konference u mor me konsensus nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, nën drejtimin e Presidencës polake të Unionit.
    Hapja zyrtarisht e tij prek fusha themelore për integrimin ekonomik dhe tregun e lirë, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, pronësinë intelektuale, shërbimet financiare apo mbrojtjen e konsumatorëve.
    Takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.
    Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me:
    Lëvizjen e lirë të mallrave (kapitulli 1),Lirinë e lëvizjes së punonjësve (kapitulli 2),Të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve (kapitulli 3),Lëvizjen e lirë të kapitalit (kapitulli 4),Të drejtën e kompanive (kapitulli 6),Pronësinë intelektuale (kapitulli 7),Politikat e konkurrencës (kapitulli 8),Mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit (kapitulli 28).
    Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, Shqipëria hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës.
    Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.
    Pas kësaj konferencë të katërt ndërqeveritare Shqipëria është në pritje të një date tjetër për hapjen e një tjetër grupkapiturlli, ajo për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirësë, që do ta çonte në 4 numrin e grupkapitujve nga 6 gjithsej në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

    Top Channel

  • Sot konferenca e katërt ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit

    Sot konferenca e katërt ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit

    Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

    Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
    Kryeministri Edi Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.
    “Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.
    Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë  Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
    Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
    –Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare  dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

    Top Channel

  • Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Hapim një tjetër grup-kapitujsh të negociatave

    Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Hapim një tjetër grup-kapitujsh të negociatave

    Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.Gjatë këtij takimi, do të diskutohen dy grup-kapituj për tregun e brendshëm dhe konkurrencën.
    “Dhe me kënaqësinë e madhe, e falenderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Në konferencën ndërqeveritare do të diskutohet për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deri tani, janë mbajtur tre konferenca ndërqeveritare që kanë pasur si objektiv diskutimet dhe përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
    Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin disa kapituj në fusha të ndryshme. Ky grup-kapitull ishte një nga më të rëndësishmit, duke prekur aspekte thelbësore si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike.
    Konferenca e dytë u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm, që trajton tematikat e drejtësisë, gjyqësorit dhe institucioneve demokratike. Hungaria, e cila mbante presidencën gjashtëmujore të BE-së, organizoi këtë konferencë pas arritjes së marrëveshjes mes vendeve anëtare që Shqipëria kishte përmbushur kushtet për hapjen e grup-kapitullit të parë që lidhet me të drejtat themelore.
    Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 2024 në Bruksel dhe u zhvillua në nivel ministror, duke shërbyer për hapjen e negociatave për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, përfshirë kapitujt “Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes”.