Tag: ndërqeveritare

  • Konferenca ndërqeveritare në 16 shtator, Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur

    Konferenca ndërqeveritare në 16 shtator, Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur

    Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë në hapat e fundit të përgatitjes për konferencën ndërqeveritare që zyrtarizon çeljen e kapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit.
    Burime të besueshme i thanë televizionit publik se data e projektuar është ajo e 16 shtatorit. Në pritje edhe të miratimit nga parlamenti i Holandës, në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi pak ditë më parë projektpozicionin negociues të Shqipërisë për Grupimin e pestë të kapitujve: “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”.
    Mbajtur me kërkesë të posaçme, pozicioni i miratuar nuk ka qenë publik as në diskutime dhe as në variantin e tij përfundimtar.
    Televizioni publik ka siguruar dokumentin paraprirës të Grupkapitullit V. Për pesë kapitujt e tij, përkatësisht Kapitulli 11 “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, Kapitulli 12 “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare”, Kapitulli 13 “Peshkimi dhe akuakultura”, Kapitulli 22 “Politika rajonale dhe bashkërendimi i instrumenteve strukturore” dhe Kapitulli 33 “Dispozitat financiare dhe buxhetore”, situata më e fundit ligjore dhe në terren, e rakorduar mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë, konstatonte përafrime të pjesshme me legjislacionin europian.
    Në pritje të publikimit të pozicionit negociues të përbashkët pas mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare, adresimet e bisedimeve do të duhet t’i jenë referuar pikërisht dokumentit “screening” të nëntorit 2023.
    Në bazë të tij, për kapitullin 11 sfida e Shqipërisë është mbështetja e zhvillimit rural. Me fokus financimin e shpenzimeve bujqësore, skemat e mbështetjes bujqësore, menaxhimin dhe monitorimin e shpenzimeve bujqësore, sistemin e integruar të administrimit dhe kontrollit, rrjetin e të dhënave të qëndrueshmërisë së fermave dhe ndihmat shtetërore, kërkesa shtrihet edhe për mekanizmat tregtarë, kryesisht masat e magazinimit dhe të mbështetjes së jashtëzakonshme sipas organizimit të përbashkët të tregut pas anëtarësimit.
    Niveli i kërkuar adreson edhe kulturat e punueshme, qumështin dhe produktet e qumështit, mishin e viçit, delet dhe dhitë, mishin e derrit, shpendët, vezët, mjaltin dhe frutat e perimet, ndërsa është pjesërisht në përputhje me kulturat për verën, verën e aromatizuar dhe pijet alkoolike, vajin e ullirit dhe kakaon, çokollatën, kafenë, lëngjet e frutave dhe reçelet e në përgjithësi për politikën e cilësisë me disa ngjashmëri me skemën e BE-së.
    Legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me legjislacionin e BE-së për bujqësinë organike dhe produktet shtazore. Në të gjithë kapitujt, masat antikorrupsion vlerësohen të përfshira në legjislacion dhe institucione me qëllimin qendror që mbështetja e konsiderueshme publike në bujqësi dhe zhvillim rural të jenë të mbrojtura nga mashtrimet, me të vetmin rekomandim që të monitorohen në mënyrë të besueshme dhe të ndërmerren veprime korrigjuese aty ku raportohen probleme./rtsh.al
     
     

  • Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë, gati në shtator

    Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë, gati në shtator

    Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit në BE.
    Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu tha për RTSH se gjithë procedura tjetër është kryer.

    “Për dy grupkapitujt e mbetur Shqipëria ka marrë një ftesë për të paraqitur pozicion e saj dhe në vjeshtë parashikohet edhe organizimi i konferencës së përbashkët ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë për të hapur zyrtarisht negociatat edhe këta këto dy grupkapituj”, u shpreh Musabelliu.
    Me një integrim kaq të përshpejtuar në BE, përfaqësuesi i ekzekutivit mendon megjithatë se procedura është e drejtuar të përgatisë për përfitimet.
    “Të bëhemi gati që aksesi në këtë treg prej 450 milionë konsumatorësh ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale për të marrë më të mirën. Edhe ndryshimi që do ndodhi me përafrimin e plotë të legjislacionit nuk do të jetë aq drastik sa të kthehet në pengesë për biznese të caktuara”, u shpreh ai.
    Praktikisht anëtarësimi i njohur si një proces ku negociohet vetëm koha, ligjet e BE-së që transpozohen, nuk duhet ta trembë Shqipërinë, mendon Musabelliu.
    “Edhe transpozimi i këtij legjislacioni nuk është i pamundur, aq më tepër me vullnetin e madh politik që kanë të dyja palët, të gjithë bashkë duhet të përgatitemi si shoqëri që të marrim më të mirën e mundshme me anëtarësimin në BE”, tha Musabelliu. /RTSH/

  • Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

    Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

    Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit në BE. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu tha për RTSH se gjithë procedura tjetër është kryer.
    “Për dy grupkapitujt e mbetur Shqipëria ka marrë një ftesë për të paraqitur pozicion e saj dhe në vjeshtë parashikohet edhe organizimi i konferencës së përbashkët ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë për të hapur zyrtarisht negociatat edhe këta këto dy grupkapituj”, u shpreh Musabelliu.
    Me një integrim kaq të përshpejtuar në BE, përfaqësuesi i ekzekutivit mendon megjithatë se procedura është e drejtuar të përgatisë për përfitimet.
    “Të bëhemi gati që aksesi në këtë treg prej 450 milionë konsumatorësh ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale për të marrë më të mirën. Edhe ndryshimi që do ndodhi me përafrimin e plotë të legjislacionit nuk do të jetë aq drastik sa të kthehet në pengesë për biznese të caktuara”, u shpreh ai.
    Praktikisht anëtarësimi i njohur si një proces ku negociohet vetëm koha, ligjet e BE-së që transpozohen, nuk duhet ta trembë Shqipërinë, mendon z.Musabelliu.
    “Edhe transpozimi i këtij legjislacioni nuk është i pamundur, aq më tepër me vullnetin e madh politik që kanë të dyja palët, të gjithë bashkë duhet të përgatitemi si shoqëri që të marrim më të mirën e mundshme me anëtarësimin në BE”, tha Musabelliu.

  • Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

    Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

    Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm historik përpara në negociatat e vendit tonë për anëtarësim në BE.
    I pranishëm në këtë Konferencë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm.
    “Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse – gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel. Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër.”, shprehet z. Hasani.
    Ai nënvizon gjithashtu se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur.
    Në grupimin 3 përfshihen tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
    Me hapjen e këtij grup-kapitulli, Shqipëria është më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, më shumë mirëqënie dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët shqiptarë.

  • Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

    Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

    Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm historik përpara në negociatat e vendit tonë për anëtarësim në BE.

    I pranishëm në këtë Konferencë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm.
    “Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse – gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel. Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër.”, shprehet z. Hasani.
    Ai nënvizon gjithashtu se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur.
    Në grupimin 3 përfshihen tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
    Me hapjen e këtij grup-kapitulli, Shqipëria është më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, më shumë mirëqënie dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët shqiptarë.

    Top Channel

  • Konferenca e pestë ndërqeveritare, sot në Bruksel pritet të hapet grup kapitulli i tretë i negociatave

    Konferenca e pestë ndërqeveritare, sot në Bruksel pritet të hapet grup kapitulli i tretë i negociatave

    Delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në konferencën e pestë ndërqeveritare në kuadër të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
    Takimi i pestë i Konferencës me Shqipërinë i përcaktuar për tu zhvilluar sot pasdite, do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 të titulluar ‘Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse’, duke përfshirë Kapitullin  për transformimin dixhital dhe media), taksimin, politika ekonomike dhe monetare, politika sociale dhe punësimi, (politika e ndërmarrjeve dhe industrial, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura si dhe bashkimi doganor.
    Konferenca e Katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 Prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.

    Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e BE, u hap grupkapitulli i parë dhe më i rëndësishmi, kapitujt “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën e shtetin e së drejtës
    Por në çfarë hallkash ka kaluar procesi që nga 24 prilli i vitit 2009 kur Shqipëria drejtoi kërkesën për anëtarësim në BE?
    Më 9 nëntor 2010, Komisioni Evropian lëshoi ​​opinionin e tij mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Komisioni vlerësoi se përpara se negociatat e pranimit të hapeshin zyrtarisht, Shqipëria duhej të arrinte ende një shkallë të nevojshme të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit, veçanërisht për të përmbushur 12 prioritetet kryesore të identifikuara në opinion.
    Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat, me kusht që të përfundojnë masat kryesore në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe të rishikohet rregullorja e procedurave parlamentare.
    Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE në qershor të vitit 2014, e që nga ajo kohë vijon përpjekjet për të arritur finalizimin e anëtarësimit brenda vitit 2030, objektiv ky i mbështetur edhe nga Bashkimi Europian, ndërsa qeveria Shqiptare shpreson të mbyll të gjithë grupkapitujt deri në vitin 2027./vizionplus.tv

  • Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

    Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

    Në Bruksel do të mbahet sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare që do të shërbejë për hapjen e grupkapitullit të tretë “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

    Ky grupim i tretë përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:
    Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
    Kapitulli 16 (Tatimet)
    Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
    Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
    Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
    Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
    Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
    Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

    Top Channel

  • Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

    Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

    Këtë të enjte, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
    Ky grupkapitull, përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura.

    Hapja e këtij kapitulli, vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së.
    Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
    Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:
    Negociatat për kapitujt e Grupimit 3
    Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
    Kapitulli 16 (Tatimet)
    Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
    Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
    Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
    Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
    Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
    Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)
    Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të. Konferenca e katërt Ndërqeveritare, u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.
    Qeveria shqiptare, synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së në vitin 2030.

  • Rama zbulon datën: Ja kur mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

    Rama zbulon datën: Ja kur mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 22 Maj do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se Bashkimi Europian konfirmoi ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane.
    “SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025.
    Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

  • Rruga drejt BE/ Hapja e grupkapitullit 3, zbulohet data e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel

    Rruga drejt BE/ Hapja e grupkapitullit 3, zbulohet data e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel

    Shqipëria ka hapur grupkapitullin e tretë për anëtarësimin në BE, një lajm që u bë me dije një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama.

    Sot Rama njofton se Konferenca e Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel do të zhvillohet më 22 maj.
    “SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

    Top Channel