Tag: ndërqeveritare

  • Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

    Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

    Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Sot, në orën 08:00, në Bruksel do të nisë Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet të hapen 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.
    Takimi do të bashkëdrejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Më pas në orën 09:15, kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp me ministren daneze dhe me komisioneren e BE-së për zgjerim, Marta Kos.
    Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, para nisjes së takimit, disa foto me Komisioneren e BE për Zgjerim, Marta Kos, ndërsa shkruan se Shqipëria po shënon një ritëm rekord në negociata.
     “Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama.
    Këta katër kapituj i shtohen 24 të tjerëve të hapur brenda më pak se një viti, ritëm që kryeministri Rama e ka cilësuar si “rekord absolut” në historinë e negociatave. Deri tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.
    Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.
    BE është shprehur optimist se Shqipëria mund të realizojë integrimin e plotë deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin në union prioritet të mandatit të tij të katërt qeverisës.
    AGJENDA:
    08.00 – Konferenca Ndërqeveritare 6. Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
    09.15 – Konferencë e përbashkët shtypi  Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Znj. Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës; Znj. Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin.

  • Sot konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE/ Rama ndan fotot me Marta Kos: Po ecim me ritëm rekord!

    Sot konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE/ Rama ndan fotot me Marta Kos: Po ecim me ritëm rekord!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku do të hapen 4 kapitujt e radhës në lidhje me procesin integrues. 
    Rama ka ndarë pamje ndërsa në njërën prej tyre shihet edhe Marta Kos, komisionerja për Zgjerimin. 
    “MIRËMËNGJES dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

  • Sot Shqipëria zhvillon Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE, kapitujt që do të hapen

    Sot Shqipëria zhvillon Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE, kapitujt që do të hapen

    Shqipëria do të zhvillojë sot, 16 shtator, Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel. Ajo pritet të nisë në orën 08:00 dhe do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Danimarkës për Çështjet Evropane, Marie Bjerre. Kujtojmë se Danimarka mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian. 
    Tirana do të hapë katër kapitur të rinj të negociatave që janë Politika dhe Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-Europiane dhe Mjedisi me Ndryshimet Klimatike. 
    Këto kapituj mbulojnë fusha të një rëndësie thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe për afrimin e mëtejshëm me standardet e Bashkimit Europian. 
    Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka cilësuar më herët një lajm të mirë dhe një rekord absolut shpejtësie në procesin e negociatave hapjen e kapitujve të rinj. 
    Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE nisi zyrtarisht në korrik të vitit 2022 me Konferencën e parë Ndërqeveritare. 
    Deri më sot janë mbajtur pesë konferenca të tjera, ku janë hapur kapituj të rëndësishëm që përfshijnë ekonominë, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë, arsimin, politikat sociale dhe marrëdhëniet e jashtme. 
    Takimi pritet të përforcojë më tej rrugën e integrimit evropian, me synimin që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim brenda vitit 2030. 
     
  • Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës

    Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës

    Shqipëria do të hapë sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë, me ftesë të Danimarkës, do të zhvillojë ditën e sotme (16 shtator), Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e Transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

    Takimi i sotshëm do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas Agjendës, Konferenca Ndërqeveritare do të nisë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar në orën 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
     
  • Rama nesër në Bruksel/ Mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapituj, axhenda

    Rama nesër në Bruksel/ Mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapituj, axhenda

    Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
    Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
    “Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4, bëri të ditur një zyrtar i BE për ATSH-në.
    Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.
    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.
    Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.
    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.
    Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.
    Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.
    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.
    Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.
    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor./ ATSH

  • Shqipëria afër BE-së? Rama nesër në Bruksel, mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian

    Shqipëria afër BE-së? Rama nesër në Bruksel, mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian

  • Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

    Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

    Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
    Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
    “Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4, bëri të ditur një zyrtar i BE për ATSH-në.
    Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.
    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.
    Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.
    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.
    Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë. Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.
    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme. Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.
    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor./ ATSH

  • Më 16 shtator konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Hapen 4 kapituj të tjerë negociatash me BE

    Më 16 shtator konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Hapen 4 kapituj të tjerë negociatash me BE

    Shqipëria do të hapë më 16 shtator edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropianë. Vendi ynë do të mbajë të martën, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 ‘Axhenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme’, duke përfshirë Kapitullin 14 (politika e transportit), 15 (energjia), 21 (rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

    Në tryezë janë Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha te rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi.

    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, i cili përfshin: Kapitullin 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitullin 16 – Taksat; Kapitullin 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitullin 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitullin 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitullin 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitullin 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitullin 29 – Bashkimi doganor

    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.

    Më 19 korrik 2022  u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.

    Më 15 tetor 2024  u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themelorët.

    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.

    Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.

  • Integrimi/ Shqipëria gati të çelë të gjithë kapitujt! Më 16 shtator konferenca ndërqeveritare

    Integrimi/ Shqipëria gati të çelë të gjithë kapitujt! Më 16 shtator konferenca ndërqeveritare

    Më 16 shtator, do të mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare për të shënuar hapin final zyrtar të hapjes së të gjithë kapitujve me qëllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar me unanimitet pozicionin negociues të paraqitur nga qeveria shqiptare për grup-kapitullin e pestë: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.  Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së dhe vendimi i sotëm i hap rrugë konferencës së radhës ndërqeveritare që do të mbahet më 16 shtator në Bruksel.
    Sjellim ndërmend se Shqipëria ka çelur deri më tani katër nga gjashtë grup-kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE: atë për Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
    BE-ja i kishte kërkuar Shqipërisë që në muajin qershor të paraqiste pozicionin e saj negociues për këtë grup kapitujsh. Grupkapitulli 4 përfshin: transportin, rrjetet trans-evropiane, përmirësimin e infrastrukturës rrugore asaj hekurudhore si dhe sigurinë. Po ashtu trajtohen çështje që lidhen me sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
    Kujtojmë se në fillim të muajit korrik, komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, vlerësoi në mënyrë të veçantë ecurinë që po bën Shqipëria në lidhje me reformat që po ndërmerr në kuadër të integrimit, për të cilën ajo me bindje tha se deri në vjeshtë do të jenë hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave.
    “Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grup-kapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit në vjeshtë.”– ishin fjalët e Kos në Samitin e mbajtur në Shkup.
    Kryeministri Rama, nga ana e tij, e ka përsëritur shpeshherë që e sheh anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade mëse të mundshëm dhe të merituar.
    Qeveria e kryeministrit Edi Rama synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

  • Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur, ja kur do të mbahet Konferenca ndërqeveritare

    Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur, ja kur do të mbahet Konferenca ndërqeveritare

    Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë në hapat e fundit të përgatitjes për konferencën ndërqeveritare që zyrtarizon çeljen e kapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit.
    Burime të besueshme i thanë televizionit publik se data e projektuar është ajo e 16 shtatorit. Në pritje edhe të miratimit nga parlamenti i Holandës, në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi pak ditë më parë projektpozicionin negociues të Shqipërisë për Grupimin e pestë të kapitujve: “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Mbajtur me kërkesë të posaçme, pozicioni i miratuar nuk ka qenë publik as në diskutime dhe as në variantin e tij përfundimtar.
    Televizioni publik ka siguruar dokumentin paraprirës të Grupkapitullit V. Për pesë kapitujt e tij, përkatësisht Kapitulli 11 “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, Kapitulli 12 “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare”, Kapitulli 13 “Peshkimi dhe akuakultura”, Kapitulli 22 “Politika rajonale dhe bashkërendimi i instrumenteve strukturore” dhe Kapitulli 33 “Dispozitat financiare dhe buxhetore”, situata më e fundit ligjore dhe në terren, e rakorduar mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë, konstatonte përafrime të pjesshme me legjislacionin europian.
    Në pritje të publikimit të pozicionit negociues të përbashkët pas mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare, adresimet e bisedimeve do të duhet t’i jenë referuar pikërisht dokumentit “screening” të nëntorit 2023.
    Në bazë të tij, për kapitullin 11 sfida e Shqipërisë është mbështetja e zhvillimit rural. Me fokus financimin e shpenzimeve bujqësore, skemat e mbështetjes bujqësore, menaxhimin dhe monitorimin e shpenzimeve bujqësore, sistemin e integruar të administrimit dhe kontrollit, rrjetin e të dhënave të qëndrueshmërisë së fermave dhe ndihmat shtetërore, kërkesa shtrihet edhe për mekanizmat tregtarë, kryesisht masat e magazinimit dhe të mbështetjes së jashtëzakonshme sipas organizimit të përbashkët të tregut pas anëtarësimit.
    Niveli i kërkuar adreson edhe kulturat e punueshme, qumështin dhe produktet e qumështit, mishin e viçit, delet dhe dhitë, mishin e derrit, shpendët, vezët, mjaltin dhe frutat e perimet, ndërsa është pjesërisht në përputhje me kulturat për verën, verën e aromatizuar dhe pijet alkoolike, vajin e ullirit dhe kakaon, çokollatën, kafenë, lëngjet e frutave dhe reçelet e në përgjithësi për politikën e cilësisë me disa ngjashmëri me skemën e BE-së.
    Legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me legjislacionin e BE-së për bujqësinë organike dhe produktet shtazore. Në të gjithë kapitujt, masat antikorrupsion vlerësohen të përfshira në legjislacion dhe institucione me qëllimin qendror që mbështetja e konsiderueshme publike në bujqësi dhe zhvillim rural të jenë të mbrojtura nga mashtrimet, me të vetmin rekomandim që të monitorohen në mënyrë të besueshme dhe të ndërmerren veprime korrigjuese aty ku raportohen probleme./rtsh.al