Tag: ndërprerje

  • OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

    OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

    Bota E Shtunë, 1 Nëntor 2025 11:24
    Në Gaza po rifillon gradualisht aktiviteti shkollor për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës, pas më shumë se dy vitesh ndërprerje.
    OKB-ja po përgatit një plan për mbi 630 mijë fëmijë në moshë shkollore dhe po punon për rindërtimin e mbi 90 klasave në Deir al-Balah dhe Khan Younis, nga më shumë se 2mijë që kanë nevojë për ndërhyrje në të gjithë Rripin e Gazës.

    Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, theksoi se kufizimet e vendosura nga autoritetet izraelite për hyrjen e materialeve mësimore dhe furnizimeve edukative vazhdojnë të pengojnë punën e organizatës.

    Ndërkohë autoritetet palestineze raportojnë se mbi 10 mijë persona janë të zhdukur nën rrënojat e Gazës.

    Ahmed Radwan, përgjegjës për shtypin në Mbrojtjen Civile në Rafah, tha për Al-Aqsa TV se ekipet po përpiqen pa ndërprerje të gjejnë të zhdukurit, por mungesa e pajisjeve dhe materialeve mjekësore e pengon shpëtimin.
    Ai shtoi se janë të nevojshme makina të rënda për nxjerrjen e trupave dhe akuzoi Izraelin se po synon qëllimisht ekipet e shpëtimit, duke shkelur ligjin ndërkombëtar.

  • Pse Erdoganit iu fik mikrofoni gjatë fjalimit në OKB?

    Pse Erdoganit iu fik mikrofoni gjatë fjalimit në OKB?

    Një e papritur ndodhi në sallën e madhe të OKB teksa në foltore po fliste presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në kulmin e denoncimit nga ana e tij të gjenocidit izraelit në Gaza, ndodhi një ndërprerje fonike, pra mosfunksionim i mikrofonit, duke e lënë liderin turk vetëm me mimikën e tij.
    Kjo ndërprerje në audio është quajtur “sabotim i qëllimshëm” nga disa media turke, pra jo një defekt teknik i zakonshëm.

    After Erdogan accused Israel of genocide from the UN podium, the sound was cut off, and Turkish media claim this is a “deliberate sabotage”. pic.twitter.com/PLlQr5ShEp
    — Sprinter Express (@SprinterExpres0) September 23, 2025

    Por sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, është fjala për një fikje automatike, siç thuhet në një deklaratë të saj.
    “Fjalimet e krerëve të shteteve dhe qeverive kanë një kohëzgjatje prej pesë minutash, ndërsa folësit e tjerë kanë tre minuta”, u theksua.
    Siç raporton TRT, duke vënë në dukje se, si për udhëheqësit e tjerë të shteteve, edhe për Presidentin Erdogan kufiri ishte pesë minuta brenda këtij kuadri, drejtoria tha: “Nuk është e vërtetë që Presidentit nuk iu lejua të fliste ose që fjalët e tij u ndërprenë gjatë fjalimit.”
    Drejtoria informoi se pati ndërprerje vetëm për shkak të duartrokitjeve në disa momente kur Presidenti Erdogan po fliste, dhe sqaroi më tej se mikrofoni u fik automatikisht në fund të minutës së pestë, sipas procedurave teknike.
    “Më pas, Presidenti e përfundoi fjalimin pak çaste më vonë. Në mënyrë të ngjashme, edhe mikrofoni i Presidentit të Indonezisë u fik në përputhje me të njëjtën procedurë”, u shtua më tej, sipas TRT-së. /tesheshi.com/
     
     

  • Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

    Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

    Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar edhe në Ukrainë, ku ushtria e përdor si lidhje thelbësore për komunikim në vijën e frontit.

    “Starlink aktualisht po përjeton ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftimin zyrtar në faqen e kompanisë, pa dhënë hollësi të tjera.

    Komandanti i forcave ukrainase për dronë bëri të ditur se “Starlink u fik përgjatë tërë vijës së frontit në orën 07:28 sipas kohës së Ukrainës (06:28 sipas kohës qendrore evropiane)”.

    Ai shtoi përmes një postimi në Telegram se në orën 08:02 shërbimi filloi të rikthehej gradualisht.

    Portali që monitoron ndërprerjet e internetit, Downdetector, raportoi se mbi 43 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara kishin hasur probleme me Starlink gjatë kësaj kohe.

    Starlink, i cili menaxhohet nga kompania SpaceX e Muskut, ofron shërbime interneti përmes një konstelacioni satelitor në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret gjerësisht në zona të largëta dhe rajone të konflikteve në mbarë botën./ REL/ 

  • QSUT: Shërbimi laboratorik vijon pa ndërprerje

    QSUT: Shërbimi laboratorik vijon pa ndërprerje

    Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri dje një reagim publik, pas disa lajmeve të publikuara për ndërpreje të shërbimit laboratorik. Në reagimin e QSUT-së thuhet se “ky lajm është i pavërtetë dhe i pabazuar. Shërbimi laboratorik në QSUT vijon pa asnjë ndërprerje, duke garantuar çdo ditë kryerjen e analizave për pacientët sipas nevojave të tyre mjekësore”. Sipas QSUT-së, “email-et e brendshme të komunikimit me stafin, të cilat janë interpretuar në mënyrë jokorrekte, nuk kanë lidhje me ndërprerjen e shërbimit”. QSUT thekson se këto emaile lidhen me respektimin korrekt të protokolleve klinike dhe algoritmeve të frekuencës së kryerjes së testeve laboratorike sipas patologjive, si dhe menaxhimin me eficiencë të kostove dhe buxheteve të alokuara, në përputhje me praktikat e administrimit spitalor.
    “Theksojmë se volumi ditor i analizave dhe shpenzimet e përditshme të kryera janë të dhëna të aksesueshme nga kushdo ka interes në funksion të transparencës, ndaj ftojmë këdo të drejtohet në rrugë zyrtare QSUNT”, thuhet në reagim. “Përhapja e lajmeve të rreme dhe interpretimi i gabuar i komunikimeve zyrtare krijon panik të panevojshëm në popullatë dhe dëmton besimin ndaj shërbimeve tona. Prandaj, kërkojmë që çdo informacion të interpretohet dhe transmetohet me korrektësi”, theksohet në reagimin publik të QSUT-së.

  • Durrës pa energji elektrike pas stuhive, ndërprerje në disa zona të qytetit

    Durrës pa energji elektrike pas stuhive, ndërprerje në disa zona të qytetit

    Stuhia që përfshiu vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Durrësit.Më konkretisht, pa energji kanë mbetur zona të Gjirit të Lalzit, Hamallaj, Manza dhe Xhafzotaj.
    Burimet bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes është dëmtimi i linjës kryesore të furnizimit me energji 110 KW, që kalon në Durrës.

  • Itali/ Moti i keq shkakton përmbytje dhe dëme në disa rajone

    Itali/ Moti i keq shkakton përmbytje dhe dëme në disa rajone

    Bota E Enjte, 21 Gusht 2025 10:02
    Një valë moti të keq ka përfshirë Italinë veriore dhe qendrore, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata më e rënduar paraqitet në Veneto, ku në Venezia dhe komunat përreth janë bllokuar nënkalime dhe rrugë, duke rrezikuar qarkullimin e qytetarëve.
    Në Padova, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë në mbi 30 raste. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në jug të Milanos, ku uji ka arritur deri në 40 centimetra, si dhe në Prato, ku pemë të rrëzuara kanë dëmtuar makina dhe çati.

    Në Viterbo, një stuhi e fuqishme me breshër dhe erëra të forta ka shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje energjie, ndërsa në Romë dhe provincën përreth janë regjistruar mbi 100 ndërhyrje të zjarrfikësve, kryesisht për pemë të rrëzuara dhe dëme materiale në bregdet dhe zonat juglindore të kryeqytetit.

  • Defekt teknik në Ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona

    Defekt teknik në Ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona

    Ujësjellësi i Sarandës ka bërë me dije sot se një defekt teknik ka prekur saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon qytetin.
    Për shkak të këtij problemi, disa zona të Sarandës do të përjetojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Ekipet teknike ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë me intensitet për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt të jetë e mundur.
    Në njoftimin zyrtar, Ujësjellësi kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar dhe u bën thirrje banorëve për mirëkuptim.
    Banorët këshillohen të mbajnë masat e nevojshme për kursimin e ujit deri në rikthimin e furnizimit të rregullt. Ekipet pritet të punojnë gjatë gjithë ditës për të siguruar rikthimin e shpejtë të shërbimit.

  • Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës

    Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës

    Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës
     
    Ujësjellësi Sarandë ka njoftuar sot banorët e qytetit se një defekt teknik është shfaqur në saraqineskën kryesore të depos së ujit që furnizon Sarandën.
     
    Si pasojë, disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë me intensitet për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.
     
    “Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin zyrtar të ujësjellësit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Shqipëria në “luftë” me zjarret, Rama: Po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren, zonat ku duhet vëmendje në vazhdim

    Shqipëria në “luftë” me zjarret, Rama: Po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren, zonat ku duhet vëmendje në vazhdim

    Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend.
    Në postimin e tij Rama thekson se thekson se vëmendje në vazhdim kërkojnë vatrat në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
    Sipas tij sot është një ditë sakrifice dhe krenarie ku strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.
    Postimi i Ramës:
    Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin
     Gjatë 24 orëve të fundit:
     34 vatra aktive
     13 të izoluara dhe të shuara
     Në operacione janë angazhuar:
     Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
     Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
     5 helikopterë dhe  1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë
     Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
     Vatra që kërkojnë  vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
     Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e  partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.

  • “Një ditë sakrifice dhe krenarie”, Rama për zjarret: Gatishmëria është maksimale!

    “Një ditë sakrifice dhe krenarie”, Rama për zjarret: Gatishmëria është maksimale!

    Kryeministri Edi Rama njofton në Facebook-un e tij se strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin.
    “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin”, shkruan kreu i qeverisë.
    Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve ka qenë intensive, me 34 vatra aktive dhe 13 të izoluara dhe të shuara. Në terren po operojnë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare, si dhe 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair.

    Përveç tyre, po përdoren qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve.
    Vatrat më problematike ndodhen në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat tokësore dhe ajrore punojnë pa ndërprerje për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronave.
    Rama thekson se gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi me partnerët europianë dhe Emiratet po vijon për përballimin e situatës së vështirë.