Shkëlqim Mustafa, gjyqtari që ka shqyrtuar masat e sigurisë në çështjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, është shprehur në një intervistë televizive se hetimet për këtë ngjarje nuk janë ndërprerë apo pezulluar kurrë me një vendim përfundimtar për mosgjetje autori.
Sipas tij, çështja është zgjeruar gjatë viteve, pasi ishte e pamundur të trajtohej në një procedim të vetëm.
“Për këtë çështje nuk është ndërprerë hetimi, nuk është pezulluar për moszbulim autori asnjëherë me vendim definitiv. Cështja është e zgjeruar edhe në gamën e njerëzve edhe ngjarjeve, sepse ishte e pamundur që kjo çështje të mbyllej në një procedim, qoftë me protestuesit, me organizatorët, me garden, me shtetarët, ka patur procedime penale të ndryshme”, tha Mustafa.
Gjyqtari tha se ngjarja ishte filmuar nga kamerat, duke përfshirë edhe mënyrën e komandimit të Gardës së Republikës. Sipas tij, hetimi u zhvillua në aspektin teknik, por jo në mënyrë të plotë.
“Unë e njoh me detaje sepse kam qenë gjyqtar i masave të sigurimit. E rëndësishme është se një person i thirrur çfarë të dhëne do japë para organeve të hetimit?
21 janari ishte një çështje e rëndë dhe donte përgjegjshmëri, por duke parë zhvillimet politike të kohës, kisha fatin të isha gjyqtar i ri në Tiranë dhe mu dha mundësia. Vetë të dhënat ishin teknike, hetimi ka të bëjë me një moment që është i filmuar nga kamerat. Që nga mënyra e komandimit të gardës, të tëra janë hetuar nga Prokuroria.
Hetimi u bë teknik por jo plotësisht. Në ligjin e kohës, Garda e Republikës kishte një detyrë, të ruante personalitetet dhe objektet e rëndësisë së veçantë. Kryeministria kishte një organizim të tillë lidhur me Gardën.
Dhe i gjithë hetimi duhej të përqëndrohej te mënyra e zbatimit të rregullores në përdorimin e armëve. Përdorimi i armëve në ajër në një periudhë të caktuar në zhvillimet e asaj dite, ka qenë mëse i ligjshëm, në ajër. Kishte të dhëna teknike për të cilat duhej bërë një hetim i hollësishëm”, tha Shkëlqim Mustafa.
Tag: ndërprerë
-

“Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar
-

17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!
Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.
Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.
“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij.
“Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.
Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion.
Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
-

Kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se KQZ ka ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas pezullimit të dekretit të Presidentit Begaj nga Gjykata Kushtetuese.
“Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje, KQZ ka ndërprerë menjëherë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Kështu që, mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera. Pra, në datën 9 nëntor është e sigurtë që do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat”, tha Celibashi në një konferencë për mediat. -

Reperi Buta lirohet nga paraburgimi
Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:38
Reperi Buta është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri.
”Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit”,-tha Ferati për Telegrafin.
Ai po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës, Buta kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se është i vetmi mashkull në familje dhe mbështet të afërmit e tij. ”Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçe si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”. -

Mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, falimenton kompania ajrore
Kompania ajrore islandeze me “Play Airlines” ka ndërprerë të gjitha operacionet me efekt të menjëhershëm, duke shpallur falimentimin dhe duke lënë pa punë rreth 400 punonjës. Fluturimet nga aeroportet e Londrës Stansted dhe Liverpool drejt Reykjavikut janë anuluar, duke shkaktuar kaos për mijëra pasagjerë të cilët tashmë duhet të gjejnë mënyra alternative për të udhëtuar.
Në një deklaratë në faqen zyrtare, kompania tha: “Fly PLAY hf. ka ndërprerë operacionet dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ju këshillojmë të kontrolloni opsione të tjera me kompani të ndryshme ajrore, disa prej të cilave mund të ofrojnë tarifa shpëtimi”.Autoriteti i Aviacionit Civil në Mbretërinë e Bashkuar këshilloi pasagjerët të kontrollojnë faqen e tij për informacionet më të fundit, ndërsa atyre që kanë blerë bileta me kartë krediti iu sugjerua të kontaktojnë bankat e tyre. Për ata që kanë rezervuar paketa turistike me akomodim, përgjegjësinë do ta mbajnë agjencitë e udhëtimit, shkruan A2 CNN.
Bordi i kompanisë shpjegoi se vendimi erdhi si pasojë e performancës së dobët financiare, rënies së shitjes së biletave pas lajmeve negative dhe mosmarrëveshjeve të brendshme. Play, e themeluar në vitin 2019 nga ish-drejtues të WOW Air, kishte si synim ofrimin e fluturimeve të lira me bazë në aeroportin ndërkombëtar Keflavík në Reykjavik. -

Valencia goditet sërish nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet
Shira të rrëmbyeshëm goditën Valencian dje dhe sot, vetëm 11 muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga stuhia Dana në tetor të 2024-ës.
Sipas gazetës spanjolle La Razon, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, Valencia tashmë po përballet me fatkeqësitë e para, pasi gryka La Saleta në Aldea është përmbytur, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në provincën e Tarragonës.
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, shkollat në Valencia dhe Katalonja janë pezulluar, ndërsa oraret e trenave janë ndërprerë, trafiku rrugor është ndërprerë dhe shumë fluturime janë anuluar.Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë vendosur zona të caktuara të gadishullit lindor të Spanjës në alarm të kuq.
Sipas El Pais, shiu ishte aq i rrëmbyeshëm sa të dielën në mbrëmje Departamenti i Zjarrfikësve u thirr për të shpëtuar dhjetëra njerëz nga automjetet e tyre. Në të njëjtën kohë, video që tregojnë automjete që rrëmbehen nga ujërat po qarkullojnë në internet.
“Orët më të vështira ndoshta do të vijnë këtë pasdite”, tha sot kryebashkiakja e Valencias, María José Català.
Në Tarragona, reshjet arritën në 246 litra për metër katror dhe në zona të tjera të Valencias, janë regjistruar më shumë se 220 litra reshje, siç ishte rasti në qytetin e Gandias. -

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile.
Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditut se bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili.
Duke falënderuar Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe, Klubi i Futbollit Tirana shkruan se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të skuadrës.
Njoftimi i Klubit të Futbollit Tirana:
Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.
KF Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe. -
Tjetër ndeshje e ndërprerë në SHBA, Çelsi ishte larg kualifikimit 4’minuta
Ngjet përsëri: një tjetër ndeshje në Kupën e Botës për Klube që po luhet në SHBA është ndërprerë për shkak të një paralajmërimi për motin. Ishte radha e Benfika-Çelsi, me ndeshjen e ndërprerë në minutën e 86-të me rezultatin 1-0 në favor të Bluve të Londrës falë një goli të Xhejms (64′).
Ekipet janë rikthyer në dhomat e zhveshjes, me publikun e ftuar të strehohet jashtë shkallëve. “Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në Charlotte, përfshirë rrezikun e rrufeve në afërsi të stadiumit Bank of America, ndeshja e Kupës së Botës për Klube midis Benfica dhe Chelsea është pezulluar”, thuhet në deklaratën e lëshuar menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes.
Pushimi pritet të jetë të paktën 30 minuta. FIFA do të ndjekë protokollin e kërkuar të sigurisë dhe ndeshja do të rifillojë sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë.
Vazhdo leximin
-

‘Non grata’ ndaj Berishës, nul’/ Tomorri: Urat e komunikimit mes Ramës e SHBA-së janë ndërprerë!
Gazetari Klodian Tomorri shprehet se tanimë është e qartë se, ‘non grata’ ndaj kryedemokratit Sali Berisha, u përdor si armë politike për të goditur kundërshtarët, dhe për të çuar në avancë, agjendat okulte nën administratën Biden.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, Tomorri tha se ‘non grata’ ndaj Berishës është nuk, një vendim që sipas tij, ka rënë.
Tomorri ngre dyshime mbi kryeministrin Edi Rama, pasi në fushatën e tij elektorale nuk është përmendur administrate amerikane si ‘partner strategjik’ i qeverisë shqiptare, apo dhe të përdoreshin flamujt e SHBA-së gjatë fushatës së PS.
Për Tomorrin, ky është një tregues i qartë, se urat e komunikimit mes Ramës dhe qeveerisë amerikane, janë ndërprerë.
Ne i kemi provat, u shndërrua në një armë politike për të goditur kundërshtarët dhe avancuar agjendat okulte të administratës së Biden. Që nga pjesa kur hidhen këto tezat, që janë përgjigje të gazetarit, s’e di kush nga këto gazetarët nën hije të Ramës, guxon të marrë e të vendosë një citim të DASH, në medien e vet, të sajuar. Kjo i jep fund diskutimit. Nëse DASH apo Amerika s’do të donte të thoshte asgjë, atëherë prgj do të ishte e kufizuar që në fillim.
Fjalia e dytë ka brenda një qëndrim, sms dhe një mal me info që vendimi për ‘non gratën’ ka qenë vendim politik i administratës Biden, dhe ky vendim sot ka rënë, që është i agjendave okulte. Praktikisht non grata është nul sot. A kishin shqiptarët nevojë për këtë konfirmim të DASH?! Unë them që jo.
Konfirmuesi më i mirë i rënies së ‘non gratës’ në Shqipëri, ishte vetë Edi Rama. S’e ka përmendur në agjendën politike. Është fushata e parë e PS që nuk dëgjohet fjala Amerikë. Apo termi partneriteti ynë strategjik me SHBA. Nuk shikon asnjë flamur amerikan në fushatën e PS. Çfarë ka ndodhur?!
Mediat afër Ramës, përpiqen ta pikturojnë Trump si të çmendur, një president që s’është në lartësinë e detyrës. Urat e komunikimit të Ramës me qeverinë e SHBA, janë ndërprerë, aq fort saqë s’mjaftojnë të gjitha përpjekjet me lobime dhe të gjitha milionat që Rama është i gatshëm të shpenzojë. Mesa duket sherifi i ri ia ka vënë kufirin te thana Ramës.
-

Panik në stadiumin e Rrogozhinës, një tifoz bie nga lartësia e Tribunës gjatë ndeshjes Egnatia-AF Elbasani
Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit është ndërprerë pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitrin dhe më pas shkoi dhe një ekip mjekësor.Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij.
Për momentin dueli është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë kampeve respektive.