Tag: nderon

  • VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

    VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

    Milan ka triumfuar 2-3 ndaj Torinos, me një përmbysje spektakolare. Torinezët shënuan dy herë me Vlasoc dhe Zapata duke i treguar kuqezinjve se asgjë nuk do jetë e lehtë.
    Rabiot ngushtoi shifrat në minutën e 24-të. Përmbysja e madhe do të vinte në pjesën e dytë, falë Pulisic.

    Sulmuesi amerikan realizoi dy gola, duke ndezur kështu festën te Milani. Ekipi i Allegrit është në vendin e parë me 31 pikë.

  • Begaj për 8 Dhjetorin: Çdo hap drejt Europës nderon guximin e rinisë së ’90-s

    Begaj për 8 Dhjetorin: Çdo hap drejt Europës nderon guximin e rinisë së ’90-s

    Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, në 35-vjetorin e protestave studentore të vitit 1990, lëvizjes paqësore që i dha fund regjimit komunist dhe hapi rrugën drejt demokracisë në Shqipëri. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 2009, në nderim të studentëve të Dhjetorit ’90 dhe brezit të ri që u bë forca kryesore e ndryshimit historik.
    Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot guximin dhe sakrificën e studentëve të asaj kohe. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai thekson se çdo përparim i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian nderon trashëgiminë e tyre.
    “Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa.” shkruan Presidenti Begaj.

    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

    VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

    Napoli mundi 2-1 Juventusin në supersfidën e Serie A. Në pjesën e parë, napoletanët realizuan me Hojlund, pas 7 minutash lojë.
    Yildiz mendoi për të barazuar shifrat, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë.

    Ekipi i Contes iu fal Hojlundit, me këtë të fundit që kompletoi dopietën dhe i dhuroi fitoren Napolit.
    Napoli kryeson tabelën, ndërsa Juvja është në vendin e shtatë.

  • VIDEO/ 5 gola në Manchester, Foden nderon Cityn

    VIDEO/ 5 gola në Manchester, Foden nderon Cityn

    Pas humbjes ndaj Neëcastle, Manchester City kthehet te suksesi në Premier League. Ekipi i Guardiolës kaloi pengesën e Leeds, me sfidën që e fitoi me rezultatin 3-2. U mendua se gjërat do të ishin të thjeshta pas golave të Foden dhe Gvardiol, por nuk ndodhi kështu.
    Mysafirët nuk u dorëzuan dhe vendosën ekuilibrat me Calvert-Lewin dhe Nmecha. Foden u shndërrua në heroin e Cityt, duke i dhuruar fitoren me një gol në fund.

     

  • FOTOLAJM/ Me lot në sy, Xhoana nderon Fatos Nanon

    FOTOLAJM/ Me lot në sy, Xhoana nderon Fatos Nanon

    Xhoana Nano

    TIRANË- Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, është fotografuar me lot në sy gjatë homazheve që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në nder të tij. 
    Në krah të saj qëndron djali i çiftit, ndërsa rreth saj janë familjarë të tjerë, miq dhe qytetarë që i japin lamtumirën e fundit liderit historik. Homazhet tërheqin gjithashtu figura të njohura politike, të cilët shprehin respektin dhe nderimin e tyre për kontributin e Fatos Nanos në jetën politike dhe publike të vendit./ZËRI

  • Lezha nderon At Gjergj Fishtën në 154-vjetorin e lindjes, ndahen Çmimet Letrare 2025

    Lezha nderon At Gjergj Fishtën në 154-vjetorin e lindjes, ndahen Çmimet Letrare 2025

    Në Lezhë u përkujtua 154-vjetori i lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë dhe kulturës shqiptare.

    Me këtë rast u mbajt edhe edicioni i vitit 2025 i ndarjes së Çmimeve Letrare “At Gjergj Fishta”, një traditë që prej vitesh bashkon krijues nga mbarë hapësira shqiptare.
    Në këtë edicion morën pjesë 80 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku kryetar, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi anëtare.
    Ne fjalën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes se çmimeve, kryetari i jurisë, Rudolf Marku, tha se ky çmim është ndër më të lakmuarit në letërsinë shqipe, pasi mban emrin e një prej figurave më të ndritura të kombit.
    Në zhanrin e poezisë, çmimin e parë e fitoi poeti Lulzim Tafa, në prozë u vlerësua Ermal Hasimja, ndërsa për përkthimin më të mirë letrar çmimi iu dha Milena Selimit. Fituesit e këtij edicioni e quajtën veten me fat që janë nderuar me një çmim që mban emrin e At Gjergj Fishtës, duke e konsideruar atë si një nxitje për vazhdimësinë e krijimtarisë së tyre letrare.
    Çmimet Letrare “At Gjergj Fishta” janë tashmë një traditë e përvitshme në Lezhë, që jo vetëm nderon kujtimin e poetit kombëtar, por edhe motivon shkrimtarët dhe nxit leximin si pjesë e jetës kulturore të qytetit.
     

    Top Channel

  • Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

    Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

    Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci.
    Në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar.

    Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5.
    Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat.
    Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh.
    Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
    Ndërkaq, sa i takon emrave të tjerë, Abakarov dhe Dudaev u eleminuan të shtunën.
    © BalkanWeb

  • Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti

    Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit.
    Me një buqetë në dorë dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit.

    Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.

  • Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti, në TKOB

    Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti, në TKOB

    Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit.
    Me një buqetë në dorë dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit.

    Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.