Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska është e gatshme të ofrojë garanci sigurie ndaj vendeve evropiane, duke përfshirë shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Ne kemi përsëritur disa herë se nuk kemi pasur asnjëherë ndërmend të sulmojmë ndonjë nga shtetet aktuale të NATO-s apo BE-së.
Jemi të gatshëm ta formalizojmë këtë qëndrim përmes garancive të ardhshme sigurie për këtë pjesë të Euroazisë”, tha Lavrov.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, veçanërisht pas zgjerimit të aleancës së NATO-s dhe përfshirjes së Finlandës e Suedisë me shpërthimin e luftës në Ukrainë.
Analistët ndërkombëtarë e shohin këtë ofertë si përpjekje diplomatike të Moskës për të rishfaqur veten si aktor paqeje, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të tensionojë marrëdhëniet me Evropën.
Tag: ndërmend
-

Lavrov i ofron garanci sigurie Evropës: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s
-

KE nuk ka ndërmend të ndalojë furnizimin me gaz rus për Serbinë
Komisioni Evropian nuk ka ndërmend të ndalojë furnizimin me gaz rus për Serbinë.
Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Cos, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian.
Sipas tij, ditën tjetër, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi qëndrimin e tij mbi planin “RePowerEU”, i cili përfshin një ndalim të plotë të blerjes së gazit rus nga shtetet anëtare nga viti 2028:
“Ky vendim nuk do të thotë që vendet e BE-së do të duhet të ndalojnë tranzitin e gazit rus drejt vendeve të treta, për shembull, Serbisë.”
Kos shtoi se BE mbështet integrimin maksimal të Serbisë në tregun evropian të energjisë, duke i bërë thirrje vendit të diversifikojë furnizimet e saj duke importuar gaz nga Evropa.
-

“Unë s’kam ndërmend të…”/ A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja për çfarë jemi dakordësuar
Pas përfundimit të takimit të PD me aleatët në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë me dije se opozita është e unifikuar për faktin që duhet të dilet me një kandidat të vetëm.
Belind Këlliçi:
Ishte një takim shumë pozitiv e produktiv, kemi rëndë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës.
Kemi diskutuar emra të përveçëm.
Unë s’kam ndërmend të dal me emra konkret, do të shqyrtojmë çdo propozim. -

Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!
Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Fatmir Mediut, i cili tha se opozita do të ngjallet nga Berisha sicc ndodhi me Krishtin.
Në një postim të tij, Manjani shkruan:
“Ndoshta gaboj po sa herë dëgjoj fjalën “ringjallje” më vjen ndërmend pamja e lugatit.
Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, po unë këtë përfytyrim kam. Lugatin…
Madje më vjen ndërmend edhe një barcaletë me këtë rast:
Një hebre nga Shqipëria u sëmur dhe shkoi në Jeruzalem për të marrë ndihmë mjeksore.
Pas përpjekjeve të shumta nuk ia doli dot. Spitali atje i thotë të shoqes se rasti qe shumë i rëndë dhe nuk kishin ç’ti bënin më shumë. Por e lidhën me një agjensi funerale atje.
Agjensia i tha gruas së të ndjerit se mund ta varrosnin në Jeruzalem meqë kushtonte me pak.
Gruaja i tha, “ma sillni në Tiranë, sado që të jenë shpenzimet, se kam dëgjuar se këtu në Jeruzalem është ngjallur njëherë dikush” -

“Nëse ke ndërmend të thyesh ligjin, thyeje vetëm për të marrë pushtetin.”
Gaius Julius Caesar (13 korrik 101 Para Krishtit – 15 mars 44 para Krishtit):
“Nëse ke ndërmend të thyesh ligjin, thyeje vetëm për të marrë pushtetin.”“Në fund të fundit, është shumë e vështirë të mos bëhesh ai që njerëzit mendojnë se je. ”“Më mirë të jem i pari në një katund, se sa i dyti në Romë.”“Më pëlqen tradhtia, por i urrej tradhtarët.”“Nëse tregojmë mëshirë ndaj të humburve, jemi dy herë fitimtarë.”“Armiku yt më i madh mund të fshihet në vendin më të fundit ku ti beson se mund të fshihet ndokush.”“Cila është vdekja më e pëlqyeshme nga gjitha të tjerat? Vdekja e papritur.”“Përvoja është mësuesja e të gjitha gjërave.”“Askush nuk është aq trim, sa të mos shqetësohet nga diçka që ndodh papritmas.”“Më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës.”“Është më e lehtë të gjesh njerëz që janë gati të japin jetën për ty, se sa të gjesh njerëz që janë gati të përballojnë vuajtjet me durim.”“Në përgjithësi njerëzit frikësohen më tepër nga ajo që nuk shohin se sa nga ajo që shohin.”“Asnjë muzikë nuk është më tërheqëse për veshin tim sa kërkesat e miqve të mi dhe lutjet e njerëzve që kanë nevojë për mua.”“Nëse dështoj, dështoj ngaqë kam tepër krenari dhe ambicie.”“Frikacaku vdes njëmijë herë. Trimi vdes vetëm një herë.”“Zari u hodh. (Alea iacta est – shprehje e famshme, thënë nga Cezari në bregun e lumit Rubikon, më 13 janar të vitit 49 Para Krishtit, shprehje e cila nënkuptonte se tashmë qe marrë vendimi për të marshuar drejt Romës.)”“Erdha, pashë, fitova. (Veni vidi vici).”
-

“Presidenti ynë nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n”, zyrtari i lartë rus: Perëndimi po zhvillon luftë në shkallë të plotë kundër Rusisë
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha sot se Perëndimi po zhvillon një luftë në shkallë të plotë kundër Rusisë, kështu që nëse është e nevojshme, Moska duhet të përgjigjet plotësisht dhe të nisë sulme parandaluese.
“Ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat. Të përgjigjemi plotësisht. Dhe, nëse është e nevojshme, të nisim sulme parandaluese”, tha Medvedev, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së Rusisë, i hodhi poshtë si të pakuptimta deklaratat e zyrtarëve perëndimorë se Rusia mund të sulmojë Evropën.
“Më lejoni t’ju kujtoj se presidenti ynë ka deklaruar qartë se Rusia nuk ka ndërmend të luftojë NATO-n ose të sulmojë Evropën”, tha ai.Top Channel
-

Vieira “refuzon” Interin: Jam trajner i Genoa, nuk kam ndërmend të largohem
Patrick Vieira ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me pankinën e Interit, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj Genoa. Pavarësisht thashethemeve të fundit, që e shihnin francezin si një nga alternativat kryesore për ta pasuar Simone Inzaghi te zikaltërit, trajneri i “Grifonëve” ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet.
“Jam trajner i Genoa dhe dua të vazhdoj të jem”, – deklaroi Vieira, duke ftohur interesimin e mundshëm nga Milano.
Sipas “Il Secolo XIX”, Vieira e ka konfirmuar vendimin për të qëndruar edhe gjatë një takimi me drejtorin sportiv Ottolini. Nga klubi ka ardhur një mesazh i prerë: “Askush nuk na ka kontaktuar, Vieira qëndron këtu”.
Në të vërtetë, trajneri nuk ka pasur kontakte direkte me Interin, ndryshe nga agjenti i tij, Meissa N’Diaye, por mbetet i përqendruar plotësisht te projekti i Genoa. Francezi është i lidhur me klubin me një klauzolë lirimi prej 500 mijë eurosh, shifër e përballueshme për Interin, që gjithsesi po pret më parë përgjigjen e Comos dhe Cesc Fabregas.
Genoa përgatitet për një merkato të gjallë. Në sulm, me Vitinha, Ekuban dhe Ekhator, mund të mos ketë lëvizje të shumta, por një përforcim nuk përjashtohet. Andrea Pinamonti, në huazim, nuk pritet të konfirmohet, por gjithmonë mund të kthehet në skenë më vonë. Ndërkohë, Albert Gudmundsson mund të rikthehet nëse Fiorentina nuk e blen përfundimisht.
Në mbrojtje, Koni de Winter shihet si “sakrifica e madhe”, me interesime nga Italia dhe jashtë saj. Një mbrojtës i djathtë do të afrohet, ndërsa qendra e mbrojtjes konsiderohet e plotësuar. Në mesfushë, qëllimi është të gjenden dy anësorë sulmues për skemat 4-2-3-1 ose 4-3-3.
Përpara gjithçkaje tjetër, prioriteti i Genoa mbetet i qartë: ta mbajë Patrick Vieira në pankinë.
-

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një kushtetutë të re.
“Nuk kam ndërmend të rizgjidhem ose të kandidoj përsëri për president. Ne kujdesemi vetëm për përmirësimin e reputacionit të vendit tonë. Turqia po ndryshon; bota po ndryshon. Po jetojmë në një epokë të re.
A mendoni se mund të arrijmë diçka në një botë që ndryshon kaq shpejt me një kushtetutë të krijuar gjatë një grushti shteti në Turqinë e vjetër që ende ruan një mentalitet puçi?
Turqia nuk mund të ecë më përpara me një kushtetutë të shkruar nga puçistët. Ne kemi nevojë për një kushtetutë të propozuar nga civilë, jo nga komplotistë grushti shteti”, citoi agjencia e lajmeve Anadolu të thoshte Erdogan.
-

“Nuk kam ndërmend të largohem nga Arsenal, kur kam qenë në formë kam bërë diferencën në fushë”
21 Maj 2025
9:28
Telesport
Pasi mbërriti në Londër verën e kaluar, mbrojtësi Riccardo Calafiori nuk kaloi një vit shumë të qetë me Arsenal. I persekutuar nga dëmtimet, mbrojtësi italian është aktivizuar në 28 ndeshje në total, duke realizuar 3 gola.
Italiani ka një kontratë deri në vitin 2029 me “topçinjtë” por shpesh është përfolur për një largim. Por siç konfirmon vetë Calafiori, ai nuk ka ndërmend të largohet nga Anglia.
Mbrojtësi i Arsenal tha se ishte i bindur për zgjedhjen që bëri siç u raportua në një intervistë me “Sky Sport”: “Jam i lumtur tek Arsenal. Ndihem gjithmonë mirë në çdo pozicion që luaj dhe përpiqem ta ndihmoj skuadrën”.
“Për mendimin tim, ajo që ka munguar ishte vetëm vazhdimësia këtë vit për shkak të dëmtimeve. Do të përpiqem të jem më i qëndrueshëm vitin e ardhshëm”, deklaroi mbrojtësi 23-vjeçar.
Në fund, Calafiori komentoi: “Kur isha mirë, në formë, kam luajtur gjithmonë, madje kam bërë edhe diferencën. Qëllimi është vetëm të qëndrojmë në formë gjatë gjithë vitit”.