Tag: ndërmarrjet

  • “Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin”, Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin

    “Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin”, Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin

    Kryeministri Edi Rama zbuloi dje do të nisë me fazën e dytë të reformës së ujit, që parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Ujin, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, që pritet të nisë punë në janar të vitit të ardhshëm. Shefi i qeverisë, Edi Rama ne fjalën e tij pati kritika hapur për 58 ndërmarrjet e shpërndarjes së ujit, të cilat i quajti “çeta”. Fragmentimin në emër të decentralizimit, kryeministri Rama e quajti katastrofë të vërtetë ndërsa vlerësoi reformën e vitit 2021 që 58 ndërmarrjet i shkriu në 15 shoqëri rajonale. “Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit.
    Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por, jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai. Hajdutët e ujit, do ta pësojnë njëjtë si ata që vidhnin energjinë e ujit.
    Krahas Operatorit Kombëtar, qeveria do të hartojë një plan masash, që parashikon ngritjen e një Task Force dhe masa deri në heqje lirie për abuzuesit, kryesisht për ata që vjedhin për qëllime fitimi. Ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vodhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit”, tha Rama. Kreu i qeverisë komentoi edhe kritikat për ujësjellësit e Tragjasit, që pritet të furnizojë me ujë zonën turistike të Dhërmiut dhe Palasës.
    Ai theksoi se qeveria nuk ka qëllime të errëta që t’ua marrë ujin banorëve për t’ia dhanë oligarkëve, ndërsa i cilësoi këto deklarata si konspiracione dhe fantazi politike. Për protestat që janë mbajtur, ai tha se “nuk kishin ujë dhe bërtisni për burimin a thua se iu vajti një kuçedër t’iu thante burimin”. “Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave”, tha Rama.
    Teksa shprehu kritika për punësimet në ndërmarrjet e ujit, duke thënë se janë mbushur me punonjës ‘parazitë’, Rama paralajmëroi gjithashtu se do t’u jepet fund punësimeve si rezultat i krushqisë e politikës. Rama njoftoi edhe një aksion në vijim për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet. “Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit.
    Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika OSHEE.”, shtoi kryeministri. Në Operatorin Kombëtar të Ujit, 61 bashkitë e vendit do të aksionere me 2 deri 5%, nga 49% që kanë aktualisht në 15 shoqëritë rajonale. Këto shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve do të operojnë nën ombrellën e Operatorit të ri të Prodhimit të Ujit, për t’ju nënshtruar në 2027-ën një faze tjetër, asaj të ndarjes në dy nukla të tjera: një shoqërie për shpërndarjen dhe një tjetre për furnizimin dhe faturimin tek abonentët.

  • Rama: Ndërmarrjet e Ujësjellësit janë të mbushur me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Rama: Ndërmarrjet e Ujësjellësit janë të mbushur me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Kryeministri Edi Rama ka goditur ashpër mënyrën se si janë menaxhuar ndër vite ndërmarrjet e ujësjellësit në Shqipëri, duke i cilësuar ato të mbushura me “punonjës parazitë” të futur përmes lidhjeve familjare dhe politike.
    Rama Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë, janë futur nga politika
    Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se një nga problemet kryesore të furnizimit me ujë në vend është niveli i ulët i burimeve njerëzore në këto shoqëri. Ai nënvizoi se shumë punonjës nuk kanë lidhje me aftësitë profesionale, por janë vendosur aty si rezultat i krushqisë, politikës apo miqësive lokale.
    “Drejtuesit e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit”, tha Rama.
    Kryeministri shtoi se Operatori Kombëtar i Ujit do të funksionojë mbi bazën e meritës dhe do të shkëputet përfundimisht nga ndikimet politike dhe nepotike, ashtu siç ndodhi më herët me OSHEE.
    Ai kujtoi se tashmë OSHEE nuk është më nën kontrollin e partive politike, por drejtohet mbi standardet e një korporate, duke arritur rezultate konkrete.
    “Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE t’i vendosë partia, të lëvizin lart e poshtë se do partia. Është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate”, theksoi Rama.
    Sipas tij, e njëjta qasje do të ndiqet edhe për ndërmarrjet e ujësjellësit, në mënyrë që furnizimi me ujë të mos jetë më peng i punësimeve abuzive dhe i interesave partiake.

  • Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë
     
    Kryeministri Edi Rama ka goditur ashpër mënyrën se si janë menaxhuar ndër vite ndërmarrjet e ujësjellësit në Shqipëri, duke i cilësuar ato të mbushura me “punonjës parazitë” të futur përmes lidhjeve familjare dhe politike.
     

     
    Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se një nga problemet kryesore të furnizimit me ujë në vend është niveli i ulët i burimeve njerëzore në këto shoqëri. Ai nënvizoi se shumë punonjës nuk kanë lidhje me aftësitë profesionale, por janë vendosur aty si rezultat i krushqisë, politikës apo miqësive lokale.
     
    “Drejtuesit e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit”, tha Rama.
     
     
    Kryeministri shtoi se Operatori Kombëtar i Ujit do të funksionojë mbi bazën e meritës dhe do të shkëputet përfundimisht nga ndikimet politike dhe nepotike, ashtu siç ndodhi më herët me OSHEE.
    Ai kujtoi se tashmë OSHEE nuk është më nën kontrollin e partive politike, por drejtohet mbi standardet e një korporate, duke arritur rezultate konkrete.
     
    “Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE t’i vendosë partia, të lëvizin lart e poshtë se do partia. Është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate”, theksoi Rama.
     
    Sipas tij, e njëjta qasje do të ndiqet edhe për ndërmarrjet e ujësjellësit, në mënyrë që furnizimi me ujë të mos jetë më peng i punësimeve abuzive dhe i interesave partiake.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara

    Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara

    Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në 2024 edhe pse ulja në raport me 2023-in ishte thuajse e papërfillshme. Gjithsesi Enti Rregullator i Energjisë u kërkon ndërmarrjeve të shohin me kujdes arsyet nga ka ardhur kjo situatë për ta përmirësuar atë në vazhdim.“Ky tregues është veçanërisht i ndjeshëm, pasi kostot e energjisë elektrike zënë pjesën më të madhe të kostove totale operative (O&M) në sektorin e ujit. Për vitin 2024, mesatarja sektoriale e eficencës së energjisë është në nivelin 0.66 kWh/m³, duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 (0.63 kWh/m³)” nënvizoi ERRU.Sipas raportit të performancës kostot e energjisë ishin 23.2 për qind e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes që kanë ujësjellësit, një nivel ky i konsiderueshëm dhe me ndikim të fortë. Kostot e energjisë janë bërë madje shkak i një zinxhiri borxhesh të prapambetura që ndërmarrjet kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë që arrijnë në disa qindra milionë euro. Çdo korrigjim në anën pozitive të eficiencës jep ndikim në konsumin që kanë ndërmarrjet. Enti ka kërkuar që ndërmarrjet e ujësjellësit të ndërmarrin studime mbi eficiencën për të parë situatën specifike të tyre, problemet por edhe zgjidhjet e mundshme.“Përkeqësimi i këtij treguesi krahasuar me vitin 2023 vjen kryesisht se volumi i ujit të prodhuar është ulur me afërsisht 14.6 milion m3 , ndërsa energjia e konsumuar në kWh është ulur me rreth 750 mijë, pra afërsisht 2 herë më pak se uji i prodhuar. Këtë diferencë mund ta shpjegojmë me faktin se pompat janë konsumuar më shumë për 1 vit dhe nuk janë efikase, por ekziston mundësia që raportimi nga shoqëritë UK, i sasisë së energjisë së konsumuar (ose matja e saj) ose i sasisë së ujit të prodhuar (40% e vlerësuar) nuk ka qenë i saktë. Nisur nga kjo situatë Shoqëritë UK duhet domosdoshmërisht të gjejnë mundësinë për të realizuar studim mbi eficencën e energjisë dhe përmirësimin e saj, në sistemet e furnizimit me ujë dhe KUN” thuhet në raport./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Për një faturë të papaguar i futën në burg, ndërsa borxhi i ujësjellësve ndaj OSSHE arrin 330 milionë euro

    Për një faturë të papaguar i futën në burg, ndërsa borxhi i ujësjellësve ndaj OSSHE arrin 330 milionë euro

    Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.
    Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.
    Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..
    Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.
    Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.
    Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.
    UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.
    Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.
    UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.
    Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./Monitor

  • 5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

    5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

    Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./ B.HoxhaBurimi: Ministria e Financave  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “T’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës”, Rama: Linjë kredie për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla

    “T’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës”, Rama: Linjë kredie për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla

    Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët dhe sipërmarrësit këtë të mërkurë njoftoi një paketë prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ku në fokus është bujqësia.

    Rama: Përveç stresit dhe mundit përpjekjeve të jashtëzakonshme që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori ku ka shumë probleme duhet të përballojnë edhe stresin skandaloz të burokracisë në nivelin vendor do ta ndryshojmë patjetër dhe menjëherë duhet t’i lutemi blegtorëve jo të luten për të marrë kontratën e kullotës, ajo që u prek këtu çështja e një pakete blegtorale të studiohet dhe të gjithë të ftojmë blegtorët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në Çajup për të linçuar paketën, është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë 250 mln euro për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por fokusi kryesor ishte bujqësia. Që kjo linjë të fuqizohet duhet nivel i lartë informimi për fermerët, duhet mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë që e kanë firmosur angazhimin 0.5 në 2%. Sa i përket riskut është garancia e qeverisë dhe bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e pushtetit vendor në këtë proces.

    Top Channel

  • Shqipëria, më pak konkurruese më 2024, bien bizneset e eksportit, rriten të importit

    Shqipëria, më pak konkurruese më 2024, bien bizneset e eksportit, rriten të importit

    Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksporti drejt importit.Të dhëna zyrtare nga INSTAT për 2024 tregojnë se, numri i ndërmarrjeve eksportuese ra në 3.784, duke u ulur me 0,2%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 14.734 ndërmarrje, duke u rritur me 7,9%, krahasuar me vitin 2023.Në vitin 2024 eksportet e mallrave janë 373 miliard lekë, duke u ulur 15,4%, krahasuar me vitin 2023. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 894 miliard lekë, duke u rritur 2,5%, krahasuar me vitin 2023.Në vitin 2024 pesha e eksporteve në vendet e BE është 72% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 267 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE u ulën me 15,5%, krahasuar me vitin 2023.Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 52% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 460 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 3,6%, krahasuar me vitin 2023.Gjatë periudhës 2020-2024, vendet partnere në shkëmbimet tregtare mbeten: Italia, Kosova, Greqia, Gjermania, Kina, Turqia, SHBA, etj.Në vitin 2024 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 163 miliard lekë, duke u ulur 13,9%, krahasuar me vitin 2023. Ndërsa vlera e importeve nga Italia është189 miliard lekë, duke u ulur 2,3%, krahasuar me vitin 2023.Për vitin 2024, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (55%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (53%).Në vitin 2024, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 29%, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vende partnere (25%).Në vitin 2024, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 58% vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (14%).Numri i ndërmarrjeve eksportuese, në vitin 2024, është 3.784, duke u ulur me 0,2%, krahasuar me vitin 2023. Në vitin 2024, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 97%.Pesha e ndërmarrjeve mikro është 50%, ndërmarrjeve të vogla është 34%, ndërmarrjeve të mesme është 14 % dhe ndërmarrjeve të mëdha është 3%.Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve importuese është 14.734 ndërmarrje, duke u rritur me 7,9%, krahasuar me vitin 2023. Pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme është 99% të ndërmarrjeve importuese gjithsej. Pesha e ndërmarrjeve mikro është 69%, ndërmarrjeve të vogla është 23%, ndërmarrjeve të mesme është 7% dhe ndërmarrjeve të mëdha është 1%.Në vitin 2024, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 77% të vlerës së eksporteve, duke u ulur me 19,3%, krahasuar me vitin 2023. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2024. Këto ndërmarrje kryejnë 62 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 6,6%, krahasuar me 2023.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndërmarrjet e huaja, 2023

    Ndërmarrjet e huaja, 2023

    Kapitali europian ka thelluar më tej praninë në ekonominë shqiptare në vitin 2023, duke konsoliduar rolin e tij në shitje dhe duke ruajtur kontrollin në strukturën e punësimit.Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2022 dhe 2023, vërehen ndryshime si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim nga ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët.Numri i të punësuarve ka mbetur pothuajse i pandryshuar n…

  • Njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore! Çfarë parashikon projekligji, kushtet për të përfituar

    Njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore! Çfarë parashikon projekligji, kushtet për të përfituar

    Mungesa e dokumentacionit vijon të mbetet një ndër gangrenat kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore sa herë që qytetarët paraqiten atje për caktimin e masës së pensionit në momentin që mbushin moshën.
    Kryesisht, për punë të caktuara në ish-ndërmarrjet shtetërore, bujqësore apo kooperativa përpara viteve 1994. Duke qenë se në shumë raste, qytetarët që kërkojnë të dalin në pension nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohet kushti minimal i periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e periudhave të padokumentuara të paravitit 1994. Ky proces, i cili zgjat në kohë, ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme për qytetarët.
    Nisur nga kjo problematikë, përpara pak vitesh, qeveria aprovoi propozimin e ISSH për njohjen e periudhave të sigurimit në 72 kooperativa ku njohja e viteve të punës në mungesë të dokumentacionit u bë pa pengesa procedurale dhe kosto shtesë. Pra, në mënyrë automatike. Por kjo bazë ligjore e kufizon shtrirjen e zbatimit vetëm në një numër të caktuar ish kooperativash bujqësore të përcaktuara në VKM nr. 432/ 2021, duke mos e zgjidhur problemin në tërësinë e vet dhe duke krijuar diskriminim mes përfituesve.]
    Gjithashtu, kjo bazë ligjore nuk zgjerohet në përfitues të tjerë, që mbartin të njëjtat problematika, siç janë përfituesit që kanë punuar në ish institucionet dhe ndërmarrjet bujqësore si dhe ish ndërmarrjet bujqësore. Nisur nga kjo, këshilli i Ministrave ka përgatitur dhe hedhur për konsultim publik një ligj të ri, më gjithëpërfshirës për njohjen e periudhave kontributive në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore me qëllim që ISSH të mos përballet me të njëjtat problematika me të cilat është hasur në vite.
    LIGJI I RI
    Projektligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore” ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datë 1.10.1993, data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 7703/1993; në ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, data e hyrjen në fuqi e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar.
    Përmes tij, synohet që të mundësohet njohja e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha mundësohet përfitimi i e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Siç edhe citohet në relacionin e projektligjit, dokumenti në fjalë synon Njohjen e të drejtave të fituara, por të padokumentuara dhe rrjedhimisht njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht; Eliminimin e shpenzimeve gjyqësore për përfituesit dhe shmangien e proceseve gjyqësore dhe ankimimeve në komisionet rajonale dhe qendrore të ISSH; Përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social dhe në finale rritjen e mirëqenies së pensionistëve nëpërmjet përfitimit të pensioneve më të larta.
    KUSHTET
    Njohja si periudhë sigurimi për qytetarët që kanë punuar në ish- kooperativa, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune mund t’i njihen vitet e punës, por me kushtin që gjatë periudhës së deklaruar qytetari të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ish-kooperativë bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, do të jetë sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.561, datë 12.8.2005 “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”.
    Për ish-ndërmarrjet shtetërore, kërkuesi i njohjes së viteve të punës duhet të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin/ ishndërmarrja bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në ishndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, ishndërmarrje bujqësore, ishkooperativa bujqësore, në detyra/funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit, se periudhat që njihen me kërkesën e përfituesit ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi. Njohja e periudhave të punësimit bëhet:/ për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim;/ për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në ISSH, apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
    Brenda tre muajsh, ISSH duhet të/ miratojë listën/ e/ ish kooperativave/ bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit./ Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.c