Tag: ndërkombëtarët

  • Ndërkombëtarët, që ulërinin për kërpudhën, pse heshtin për Arubën?!

    Ndërkombëtarët, që ulërinin për kërpudhën, pse heshtin për Arubën?!

    Nga Petrit Vasili/

    Është fakt, ndonëse jo për t’u krenuar, se shqiptarët dhe politika shqiptare janë ndërkombëtaro-dipendente.

    Që në shpërgëjt e pluralizmit, kur ai sapo hapte sytë, ndërkombëtarët ishin aty dhe pjellën e shumëpritur, që lindi në dhjetor të viteve ’90 e mbërthyen në duart e tyre.
    Ndërkombëtarët kanë bërë sistematikisht një superprotagonizëm kaq të ekzagjeruar sa që shpesh janë parë me indinjatë të thellë nga opinioni shqiptar.

    Dy standardet kanë qenë shpesh sjellja e papranueshme dhe destruktive e ndërkombëtarëve, që nga njëra anë ulërinin e kërcënonin për çështje tepër periferike dhe nga ana tjetër heshtnin turpshëm ose, më keq akoma, bënin alibinë e veprimeve shkatërrimtare të qeverisë.

    Ndërkombëtarët ulërinin për dëmtimin e një kërpudhe porcelani në oborrin e kryeministrisë gjatë protestave shumë masive të opozitës.

    Ndërsa heshtnin përballë kanabizimit të vendit, korrupsionit shkatërrimtar, që solli edhe shpopullimin tragjik dhe zgjedhjeve komuniste me një parti.

    Edhe sot përballë skandalit të Arubës apo dje të McGonigalit papritmas ndërkombëtarët, aq llafazanë, bëhen plotësisht shurdh memecë.

    Ndërkombëtarët dje ulërinin e kërcënonin për votimin me çdo kusht e me çdo mjet e reformës në drejtësi.

    Ndërsa sot heshtin përpara kapjes së dhunshme të drejtësisë nga pushteti dhe kthimit të drejtësisë në një vegël të pushtetit, që mbron haptas pandëshkueshmërinë e qeverisë, në kthimin e drejtësisë në një mekanizëm të neveritshëm korporatist si dhe në një drejtësi mafioze që nuk ndalon edhe që të rrëmbejë mandatet e Gjykatës Kushtetuese.

    Ndërkombëtarët që kishin ngrënë nga supa e prishur e qeverisë i thoshin dje opozitës se do të hante bar, sepse opozita nuk pranonte të shitej tek narkoqeveria e Ramës.

    Ndërkombëtarët dje ulërinin për respektimin e standardeve të drejtësisë kur arrestohej ndonjë ministër i qeverisë së Ramës.

    Ndërsa sot, kur liderët e opozitës persekutohen pa asnjë fakt e provë nga narkodrejtësia apo kur rrëmbehen në rrugë mënyrë banditeske si ish-Presidenti Meta, po këta ndërkombëtarë bëhen përsëri shurdh memecë.

    Ndaj edhe skandali i Arubës sot nuk komentohet prej tyre dhe nuk i jepet asnjë nxitje drejtësisë që ta kthejë atë në një hetim shembullor për nga thellësia dhe forca e ligjit.

    Shqipëria në prani të ndërkombëtarëve ka arritur suksese “të mëdha” duke u bërë vendi më i korruptuar i Evropës dhe pastruesi më problematik i sasive gjigante të parasë.

    Ndërsa ndërkombëtarët që ulërinin për kërpudhën, përkundrazi flasin për hapa imagjinarë përpara të qeverisë në fushën e reformave dhe suksese që nuk i sheh njeri, por nuk guxojnë të vënë gishtin në plagë për korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit. Ndaj edhe inceneratorët, koncesionet e plot afera të tjera korruptive bëjnë sikur nuk shihen e dëgjohen nga ndërkombëtarët.

    Diplomacia e havjarit i ka shndërruar ndërkombëtarët në Shqipëri në një sëmundje kronike, që vetëm rëndohet dhe me pasoja, që vetëm përkeqësohen.

    Ndërkombëtaro-dipendenca ka ushqyer shpresa iluzive të mëdha, por që janë zhgënjyer vazhdimisht në momentet më kyçe të jetës së vendit.

    Fakti që narkoqeveria dhe narkoshteti vazhdon të sundojë në Shqipëri prej 12 vitesh është provë asgjësuese e falimentimit të ndërkombëtaro-dipendencës.

    Aruba e zbuluar nga ndërkombëtarët patriotë, jo nga këta të havjarit, provon se në shtetet nga vijnë ndërkombëtarët shteti funksionin dhe godet narkomafien, ndërkohë që këtu për shkak të flirtit me narkoqeverinë e Tiranës ndërkombëtarët heshtin.

    Ndërkohë që mediat më të mëdha ndërkombëtare ziejnë nga shqetësimi kritik për situatën në Shqipëri, ndërkombëtarët e Tiranës kanë prioritet pikniket për fundjavë dhe deklaratat qesharake politike proqeveritare pas drekave të shijshme.

    Ndaj Arubën s’ka kush ta hetojë!

    Nëse ndërkombëtarët e duan Shqipërinë një vend demokratik dhe jo një narkoshtet, le të bëjnë zbardhjen e Arubës dhe le ta godasin narkoshtetin mu në zemër; në të kundërt të heshtin dhe të vazhdojnë të përtypin havjarin e pushtetit sikurse kanë bërë deri tani.

  • “Ndërkombëtarët ishin të frustuar nga Rugova”/ Flet avokati, dëshmitari i rradhës në Hagë: UÇK-ja ishte…

    “Ndërkombëtarët ishin të frustuar nga Rugova”/ Flet avokati, dëshmitari i rradhës në Hagë: UÇK-ja ishte…

    Paul Williams, avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, është marrë në pyetje nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe është kërkuar të shpjegojë pse Hashim Thaçi u zgjodh kryesues i delegacionit shqiptar.
    Williams tha se ishte e pashmangshme që delegacioni të udhëhiqej nga “aktorët joshtetërorë, por të armatosur” dhe se “UÇK-ja ishte dimenzioni kyç politik i Kosovës”.
    Në lidhje me pyetjen sepse nuk ishte Presidenti Ibrahim Rugova apo Bujar Bukoshi, Williams tha se ndërkombëtarët do të ishin “thellësisht të frustruar” nga pozicionet e presidentit Rugova: “Fjalitë e tij nisnin dhe përfundonin me dy fjali: Pavarësi dhe jo-përdorim i dhunës”.
    “Presidenti Rugova që ishte klienti im i parë pro-bono nga Bukoshi, thellësisht respektoi dhe admiroi çdo bisedë me ndërkombëtarët, niste dhe përfundonte me dy fjali: pavarësi, jo përdorim të forcës.
    Rugova luajti rol të rëndësishëm në Rambuje duke përfaqësuar njerëzit e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar do të ishte thellësisht i frustruar nëse do të duhej të negocionte me të. Ai trupëzoi pacifizimin dhe pavarësinë, ai nuk negocoi.
    Kishte një ndryshim kaleidoksop politik, dhe realitetet në terren, dhe nëse shqiptarët do të thonin ja Rugova dhe Bukoshi do të negocionin, ndërkombëtarët do të thonin ku janë non-state armed actors? Por do të ishte veç Potemkin (e rreme). Duhet krejt konstelacioni i aktorëve. UÇK shihej si dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”, tha Williams.

  • “Zgjedhjet u vodhën”/ Balliu: Opozita s’mund të fajësohet për humbjen, ndërkombëtarët duhet të…

    “Zgjedhjet u vodhën”/ Balliu: Opozita s’mund të fajësohet për humbjen, ndërkombëtarët duhet të…

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, ka deklaruar se përgjegjësia për humbjen në zgjedhje nuk mund t’i atribuohet opozitës në një situatë ku procesi zgjedhor është manipuluar.
    “Nuk mund t’i vendosim faj opozitës për humbjen në zgjedhje kur kemi pasur vjedhje. Opozita nuk mund të bëjë edhe rolin e policit, edhe të prokurorit. Nëse biem dakord që zgjedhjet janë vjedhur, si mund ta ketë fajin opozita?”, u shpreh Balliu, duke theksuar se brenda PD nuk ka fragmentarizim, por vetëm debate të brendshme.
    Ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos mbeten të ftohtë përballë kësaj situate, duke nënvizuar se po cënohen parimet demokratike dhe pluralizmi në vend. “Është esenciale që ndërkombëtarët të veprojnë dhe të flasin të vërtetën në bazë të fakteve. BE refuzon të japë fondet IPARD sepse mendon se zyrtarët këtu janë të korruptuar”, tha Balliu.
    Deputeti demokrat pranoi se opozita ka pasur edhe gabime, por shtoi se “kërkuan të na ekzekutonin si opozitë”.

  • Hashim Thaçi kërkon hetim të thellë ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjska

    Hashim Thaçi kërkon hetim të thellë ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjska

    Ish-kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për “Rubikon” të Klan Kosovës në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjska të Zveçanit. Thaçi ka kërkuar hetime të thella dhe gjithëpërfshirëse, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët.Ai ngriti pyetje kyçe mbi ngjarjen, duke thënë se Kosova kishte në dorë të gjitha mjetet për të parandaluar këtë sulm, por pavarësisht kësaj, mbi tetëdhjetë persona të uniformuar dhe të armatosur arritën të hyjnë dhjetëra kilometra brenda territorit të Kosovës.“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi tetëdhjetë njerëz të uniformuar dhe të armatosur, me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje?”, tha Thaçi.Ai shtoi se vetëm drejtësia e pavarur dhe transparente, e mbështetur nga hetime të përbashkëta me ndërkombëtarët, mund të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.“Kosova e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për të kënaqur opinionin publik,” përfundoi ai.Ky apel i Thaçit vjen në një moment ku ngjarja e Banjskës vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme politike dhe siguri për vendin, duke nxitur nevojën për përgjegjësi dhe zbardhje të plotë të fakteve përpara opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ish-kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për “Rubikon” të Klan Kosovës në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjska të Zveçanit. Thaçi ka kërkuar hetime të thella dhe gjithëpërfshirëse, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët.Ai ngriti pyetje kyçe mbi ngjarjen, duke thënë se Kosova kishte në dorë të gjitha mjetet për të parandaluar këtë sulm, por pavarësisht kësaj, mbi tetëdhjetë persona të uniformuar dhe të armatosur arritën të hyjnë dhjetëra kilometra brenda territorit të Kosovës.“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi tetëdhjetë njerëz të uniformuar dhe të armatosur, me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje?”, tha Thaçi.Ai shtoi se vetëm drejtësia e pavarur dhe transparente, e mbështetur nga hetime të përbashkëta me ndërkombëtarët, mund të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.“Kosova e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për të kënaqur opinionin publik,” përfundoi ai.Ky apel i Thaçit vjen në një moment ku ngjarja e Banjskës vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme politike dhe siguri për vendin, duke nxitur nevojën për përgjegjësi dhe zbardhje të plotë të fakteve përpara opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar.

  • “Opozita ka shpresë te hetimi i ndërkombëtarëve”/ Rezultatet e 11 majit, flet deputeti: Provat për shkelje janë…

    “Opozita ka shpresë te hetimi i ndërkombëtarëve”/ Rezultatet e 11 majit, flet deputeti: Provat për shkelje janë…

    I ftuar në një intervistë televizive, Xhaferri theksoi se për Partinë Demokratike dhe opozitën, shpresa për transparencë dhe hetim serioz vjen nga ndërkombëtarët.
    Kryetari i FRPD-së dhe deputeti i zgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri deklaroi sot qëndrimin e opozitës sa i përket rezultatit të zgjedhjeve. Xhaferri shtoi se ndërkombëtarët po kërkojnë hetime të procesit zgjedhor në Shqipëri.
    Besart Xhaferri:
    “Opozita po vijon procesin e dokumentimit të shkeljeve zgjedhore të ndodhura gjatë zgjedhjeve vendore të 11 majit. Provat për shkeljet janë mbledhur në terren dhe janë në proces dokumentimi. Po përpiqemi që të njëjtën vëmendje ta sjellim edhe në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Shpresa për transparencë dhe hetimi serioz i manipulimeve të pretenduara vjen nga ndërkombëtarët. Partitë popullore evropiane pritet të sjellin një mision faktmbledhës në vend, ndërsa Parlamenti Evropian dhe forca të rëndësishme politike në Gjermani po kërkojnë një hetim të procesit zgjedhor në Shqipëri”.

  • “U manipuluan nga fillimi në fund”,Teliti reagon ashpër:Zgjedhjet e 2021 ishin të vjedhura,Rama arkitekti i manipulimit

    “U manipuluan nga fillimi në fund”,Teliti reagon ashpër:Zgjedhjet e 2021 ishin të vjedhura,Rama arkitekti i manipulimit

    Këshilltari Ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, në një intervistë  për një emision televiziv, theksoi se situata për Ramën është ndryshe nga viti 2021, pasi sipas tij, ndërkombëtarët po e shikojnë realitetin në Shqipëri.
    Teliti theksoi se ndërkombëtarët sot janë më të ndërgjegjësuar me situatën politike në Shqipëri, dhe sipas tij, po kërkojnë me anë të rezolutave një qeveri kujdestare në vend për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    “Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur në vitin 2021. E mbani mend në vitin 2021 zgjedhjet, ndonëse ishin zero të lira ishin të manipuluar ishin të vjedhura, dhe u njohën pa u mbyllur procesi i numërimit. Ndërsa tani kemi strukturë të re, kemi një imazh të ri, kemi një qasje të re ndaj ndërkombëtarëve. Realitetin që kalon sot Shqipëria. Dhe ne e dimë tashmë që është provuar dhe fakti që zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira, diçka që e di çdo kush e dhe vetë kryeministri. Madje ka qenë dhe vetë arkitekt i skemës zgjedhore jo të ndershëm dhe të lirë. Tashmë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar. dhe ajo që do kërkohet dhe do të vazhdohet të bëhet nga PD, është pikërisht zbardhja e së vërtetës. Të vendoset imazhi përpara, publikut shqiptar. Për një farë imazhi dhe ndërkombëtar evropian edhe amerikan po e po. E vërteta se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri se si ato janë manipuluar jo vetëm në datën 11 maj, por dhe para datës 11 maj. Madje edhe një vit më parë në ndryshimet që ndodhën në kodet zgjedhore. Aty dëshirën e madhe që patëm të gjithë ne për t’i hapur rrugë votës së emigrantëve, u pa tani se çfarë katrahure dhe kasapanë është bërë me vullnetin e votës së emigrantëve e qytetarëve që jetojnë në emigracion. Kështu që thirrjet që janë bërë nga ndërkombëtarët tashmë, e shkruar me anë të rezolutave ku kërkon qeveri teknike dhe qeveri kujdestare, për të krijuar kushte për zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Rikthen pra vëmendjen ndaj realitetit të hidhur shqiptar. Por i jep njëkohësisht i jep dhe një mundësi Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve për të pasur më së fundmi pas 12-13 viteve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Urojmë që kjo gjë të ndodhi sa më shpejt!” tha Teliti.

  • Berisha me sytë nga ndërkombëtarët: Pres mbështetje që të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme

    Berisha me sytë nga ndërkombëtarët: Pres mbështetje që të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme

    Dhjetë ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit, opozita nuk e njeh rezultatin e tyre.
    Në një intervistë në “LOG.”, lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë.
    “Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike”, tha Berisha.
    Sipas tij, denoncimet dhe faktet e mbledhura nga PD që do tu dërgohen partnerëve ndërkombëtarë, do të vërtetojnë se më 11 maj nuk pati zgjedhje por votime.
    Nga ana tjetër, ai u shpreh se pret nga ndërkombëtarët që të mundësojnë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.
    Sali Berisha: Zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë. Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike.
    Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Forumet do ta përcaktojnë cdo bëjmë ne. Këto ishin farsë zgjedhore, votime.

  • ‘Këto zgjedhje nuk mund të njihen’/ Berisha: Pres mbështetje nga ndërkombëtarët për zgjedhje të parakohshme

    ‘Këto zgjedhje nuk mund të njihen’/ Berisha: Pres mbështetje nga ndërkombëtarët për zgjedhje të parakohshme

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ftuar në Nees24, tha se zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë dhe opozita nuk e njeh rezultatin e 11 majit. 

    “Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike”, tha Berisha.

    Sipas tij, denoncimet dhe faktet e mbledhura nga PD që do tu dërgohen partnerëve ndërkombëtarë, do të vërtetojnë se më 11 maj nuk pati zgjedhje por votime.

    Nga ana tjetër, ai u shpreh se pret nga ndërkombëtarët që të mundësojnë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.

    Berisha: Zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë. Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike.

    Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Forumet do ta përcaktojnë cdo bëjmë ne. Këto ishin farsë zgjedhore, votime. 

  • Berisha flet për zgjedhje të parakohshme: Pres mbështetje nga ndërkombëtarët

    Berisha flet për zgjedhje të parakohshme: Pres mbështetje nga ndërkombëtarët

    Teksa 11 Majin nuk e pranon, Sali Berisha thotë se denoncimet dhe faktet e mbledhura nga PD që do t’u dërgohen partnerëve ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, kreu i PD-së thekson se shpreson nga ndërkombëtarët që të mundësojnë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. ”Zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë. Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike. Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Forumet do ta përcaktojnë cdo bëjmë ne. Këto ishin farsë zgjedhore, votime”.

  • Kopliku: Të huajt, në Shqipëri nuk sillen si në vendin e tyre! E kanë të thjeshtë të na trajtojnë si kosh plehrash

    Kopliku: Të huajt, në Shqipëri nuk sillen si në vendin e tyre! E kanë të thjeshtë të na trajtojnë si kosh plehrash

    I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderatoren Armela Ferko, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Tedi Kopliku, foli në lidhje me çështjen e hapjes së kampeve të burgjeve të huaja në Shqipëri.

    Kopliku u shpreh se Kryeministri Edi Rama po e trajton Shqipërinë si pronën e tij private, dhe për këtë arsye ndërkombëtarët e kanë shumë të lehtë ta shohin vendin tonë si një kosh plehrash.

    “Të huajt sillen ndryshe këtu nga mënyra se si sillen në vendet e tyre. Ata na trajtojnë në përputhje me mënyrën si ne e trajtojmë veten. Është shumë e lehtë për ndërkombëtarët që ta shohin Shqipërinë si një kosh plehrash, për sa kohë vendi drejtohet nga njerëz pa vizion dhe pa integritet, si Edi Rama.

    Franca mbetet vendi i të drejtave të njeriut, sepse në ato vende respektohen të drejtat e njeriut. Këtu, përkundrazi, situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, sepse Rama na paraqet në tryezat ndërkombëtare si një territor të pashpirt dhe pa vlerë. Ai ka ngritur një strukturë dhe një mekanizëm që e trajton Shqipërinë si një plaçkë personale.

    Kjo është një shenjë e qartë e një autokracie. Për ndërkombëtarët, kjo situatë është thjesht vazhdimësi e historisë, një terren ku ata mund të zbatojnë projektet e tyre pa hasur rezistencë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me popullin shqiptar, me ekonominë e vendit, apo me integrimin evropian. Kjo lidhet vetëm me agjenda të caktuara që nuk përputhen me interesat e shqiptarëve”, përfundoi Kopliku.