Tag: ndërkombëtare

  • Vrasja e gjyqtarit, kreu i GJKKO: Sot Shqipëria ka një plagë të hapur me sistemin gjyqësor

    Vrasja e gjyqtarit, kreu i GJKKO: Sot Shqipëria ka një plagë të hapur me sistemin gjyqësor

    Drejtuesi i GJKKO, Erjon Bani gjatë mbledhjes së organizuar ditën e sotme pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit është ngjarje që ka tronditur gjithë opinionin publik.Bani tha se sistemi i drejtësisë, duhet të bashkohet, për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit të drejtësisë shqiptare.
    Më tej Bani theksoi se është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit.
    Deklarata e plotë:
    Ngjarja tragjike e datës 6 Nëntor, në Gjykatën e Apelit, ku kolegu ynë i ndjerë, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një plagë e thellë dhe një goditje e rëndë për sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.
    Kjo ngjarje, që tronditi jo vetëm trupën e magjistratëve por gjithë opinionin publik, duhet të shërbejë si pikë kthese historike për të rivlerësuar rrënjësisht mënyrën se si trajtohet siguria në ambientet e gjykatave dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi respektin ndaj institucioneve të drejtësisë.
    Gjithashtu, kjo ngjarje është një moment kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit të drejtësisë shqiptare.
    Sot, jemi të vetëdijshëm se Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor. Problemi nuk është i kufizuar vetëm brenda mureve të gjykatave, ai fillon nga mungesa e kulturës juridike në shoqëri, nga moskuptimi i rolit të drejtësisë si garanci e paqes sociale dhe përfundon tek një diskurs publik shpesh agresiv e denigrues ndaj gjyqtarëve. Është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit.
    Në vendet e zhvilluara, respekti për pushtetin gjyqësor është i pakushtëzuar, askush nuk e vë në dyshim rolin e gjyqtarit si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave themelore të njeriut. Në Shqipëri, për fat të keq, ky respekt është gërryer me vite nga sulmet politike, nga mungesa e mbrojtjes institucionale dhe nga një frymë publike që shpeshherë e sheh gjyqtarin si armik, jo si garantues të drejtësisë.
    Gjendja në të cilën ndodhet sot gjyqësori është e papranueshme dhe demoralizuese, por kjo mbledhje duhet të na shërbejë si moment bashkimi e reflektimi. Ne duhet t’i japim forcë njëri-tjetrit, të ringjallim idealin që na udhëhoqi që prej bankave të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, idealin për një Shqipëri ku sundon ligji, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij dhe ku çdo magjistrat mund të ushtrojë detyrën me dinjitet dhe në siguri të plotë.
    Ky ndryshim duhet të nisë nga themeli i shoqërisë, nga shkollat, universitetet, familjet dhe sidomos media, për të krijuar një kulturë të re respekti ndaj ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të formohet brezi i ardhshëm që e sheh gjyqësorin si simbol të shtetit, jo si objekt presioni apo urrejtjeje.
    Situata ligjore dhe rregullatore në Shqipëri
    Kur flas për sigurinë në gjykata, nuk e kam fjalën vetëm për mbrojtjen fizike të gjyqtarëve. Mbrojtja përfshin çdo person që hyn në gjykatë apo që ushtron detyrën brenda gjykatës, duke përfshirë këtu punonjësit e administratës, palët në proceset gjyqësore, dëshmitarët, viktimat, ekspertët, gazetarët dhe publikun.
    Shqipëria ka një kuadër ligjor që përcakton përgjegjësinë e Policisë së Shtetit për rruajtjen e rendit dhe sigurinë në sallat e gjykimit si dhe detyrimin e Këshillave të Gjykatave për detajimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë (VKM nr. 333/2010, 932/2010, 538/2020 dhe neni 38 i ligjit nr. 98/2016). Megjithatë, kjo mbrojtje nuk është zbatuar ende në gjykatat e vendit. Është momenti që çdo Këshill Gjykate të përcaktojë rregullat e brendshme për ruajtjen e sigurisë dhe që Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një politikë të mirëpërcaktuar për rregullin dhe sigurinë në ambientet e gjykatave sipas parashikimeve të nenit 49 të Ligjit nr. 98/2016.
    Standardet ndërkombëtare.
    Në këtë fjalim timin, dua të nënvizoj këtu reagimin e magjistratëve në SHBA, kur pas sulmit fatal në shtëpinë e gjyqtares federale Esther Salas në Neë Jersey më 19 korrik 2024, humbi jetën djali i saj dhe u plagos rëndë bashkëshorti. Menjëherë Konferenca Gjyqësore iu drejtua Kongresit Amerikan me kërkesën për një paketë masash sigurie, duke kërkuar fonde për përmirësimin e sistemeve të sigurisë në shtëpitë e gjyqtarëve dhe godinat federale, si dhe masa shtesë për mbrojtjen e informacionit personal të gjyqtarëve. Propozimet përfshinin instalimin e sistemeve moderne të alarmit, rritjen e numrit të policëve federalë, përmirësimin e kamerave të sigurisë dhe masa ligjore për të parandaluar publikimin e informacionit personal.
    Ky rast nënvizon rëndësinë e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre dhe shërben si pikë referimi për shqyrtimin e situatës në Shqipëri.
    Rekomandime për përmirësimin e sigurisë në gjykata
    Në këtë kuadër, ky fjalimi i imi sot synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të magjistratëve lidhur me sigurinë në gjykata dhe të ofrojë rekomandime konkrete për përmirësimin e saj. Ai bazohet në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata” të Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA (NCSC, 2022) dhe “Udhëzuesin e Shoqatës Kombëtare të Sherifëve” (NSA, 2020) mbi sigurinë në gjykata.
    Mbështetur në këto udhëzues për të vlerësuar gjendjen e sigurisë fizike të gjykatave shqiptare, propozohet që të ndihen hapat si më poshtë vijon:
    I.        Metodologjia e vlerësimit të situatës aktuale
    Për të ndërtuar një sistem sigurie funksional në gjykatat shqiptare, hapi i parë është kryerja e një vlerësimi gjithëpërfshirës të situatës aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave dhe masave konkrete. Ky vlerësim duhet të përfshijë disa komponentë kryesorë:
    1. Inspektimet fizike të infrastrukturës
    •        Të gjitha gjykatat duhet të inspektohen në mënyrë sistematike për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e tyre.
    •        Inspektimi duhet të përfshijë hyrjet dhe daljet (përfshirë daljet emergjente), sallat e gjyqit, zyrat e administratës, hapësirat publike dhe parkimet.
    •        Duhet të analizohet gjendja e kamerave ekzistuese, sistemeve të alarmit, pajisjeve kundër zjarrit dhe siguria e korridoreve për transportin e të pandehurve.
    •        Ky proces duhet të bazohet në një checklist standarde sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të përmendura më sipër, për të siguruar që të gjitha aspektet të trajtohen në mënyrë uniforme.
    2. Analiza e protokolleve dhe politikave ekzistuese
    •        Të shqyrtohen dokumentet aktuale që lidhen me masat e sigurisë (urdhra të brendshëm, rregullore pune, marrëveshje me Policinë e Shtetit).
    •        Të analizohet nëse ekzistojnë protokolle të mirëfillta për menaxhimin e incidenteve (p.sh., si duhet vepruar në rast të një kërcënimi me armë ose zjarr).
    •        Të identifikohen boshllëqet midis praktikës aktuale dhe standardeve ndërkombëtare. Për shembull, shumë gjykata shqiptare nuk kanë procedura të standardizuara për kontrollin e vizitorëve, ndërsa kjo është praktikë e detyrueshme sipas praktikave ndërkombëtare.
    3. Intervistimi i gjyqtarëve, stafit dhe personelit të sigurisë
    •        Intervistat duhet të synojnë mbledhjen e informacionit mbi perceptimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sigurinë.
    •        Gjyqtarët dhe prokurorët mund të evidentojnë rastet e kërcënimeve apo presioneve, stafi administrativ mund të flasë mbi sigurinë e përditshme, ndërsa oficerët e sigurisë mbi praktikat operative.
    •        Ky proces ndihmon në krijimin e një panorame reale dhe në identifikimin e rreziqeve të perceptuara dhe reale.
    4. Testimi i reagimit ndaj skenarëve emergjentë përmes ushtrimeve praktike
    •Të organizohen ushtrime simulimi (p.sh., evakuimi në rast zjarri, reagimi ndaj një personi të armatosur, menaxhimi i turmës).
    •Ushtrimet duhet të testojnë jo vetëm personelin e sigurisë, por edhe gjyqtarët, stafin dhe publikun.
    •Rezultatet e këtyre ushtrimeve shërbejnë për të identifikuar mangësitë në reagim dhe për të përmirësuar planet e emergjencës.
    5. Krahasimi me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare
    •Vlerësimi duhet të përfundojë me një analizë krahasuese, ku situata e gjykatave shqiptare vendoset në raport me standardet ndërkombëtare të përmendura më lartë që përcakton masa themelore, kritike dhe thelbësore dhe ku vihet theksi mbi domosdoshmërinë e një koordinimi ndërinstitucional, procedura uniforme dhe ndërgjegjësimin e publikut.
    •Ky krahasim do të mundësojë hartimin e një plani kombëtar sigurie për sistemin gjyqësor, duke përshtatur praktikat ndërkombëtare me realitetin dhe burimet e brendshme.
    II. Krijimi i një Këshilli Sigurie për Sistemin Gjyqësor
    Ky Këshill, i përbërë nga gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe juridiksioneve, do të kishte funksion këshillimor dhe mbikëqyrës, i ngjashëm me komitetet e sigurisë të rekomanduara nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata”. Detyrat e tij do të përfshinin:
    Miratimin e një metodologjie për analizimin e situatës aktuale dhe matjen e riskut
    Sot mungon një mekanizëm unik për matjen e rrezikut. Metodologjia duhet të përfshijë inspektime fizike, intervista me personel, testime praktike dhe analiza krahasuese me praktikat ndërkombëtare.
    Ngritjen në çdo gjykatë të qendrave të monitorimit
    Gjykatat shqiptare kanë pak ose aspak sisteme të centralizuara monitorimi. Vendosja e qendrave të komandës me kamera, alarme dhe komunikime emergjente është një standard ndërkombëtar.
    Standardizimi i procedurave të sigurisë në çdo gjykatë
    Procedurat aktuale ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën. Standardizimi garanton barazi sigurie dhe përgjigje më të koordinuar ndaj incidenteve.
    Uniformizimi i planeve të emergjencës
    Aktualisht gjykatat nuk kanë plane emergjence të unifikuara. Nevojitet që çdo gjykatë të hartojë plane të personalizuara, të bazuara në analiza periodike risku.
    Trajnimi i detyrueshëm dhe çertifikuar
    Stafi gjyqësor në Shqipëri nuk ka trajnim të specializuar në siguri. Në përputhje me praktikat ndërkombëtare, duhet të kryhen trajnimet e çertifikuara mbi reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe sigurinë personale.
    III. Vendosja e rolit të koordinatorit të sigurisë në çdo gjykatë
    Sipas praktikave ndërkombëtare, një koordinator sigurie duhet të shërbejë si pika lidhëse mes gjykatës, policisë dhe institucioneve të tjera. Në Shqipëri, ky rol do të mund të caktohej nga administrata gjyqësore, duke pasur autoritet për të koordinuar protokollet e sigurisë dhe reagimin emergjent.
    IV. Kryerja e auditimeve periodike të jashtme
    Në sistemin gjyqësor shqiptar mungon një mekanizëm i pavarur vlerësimi. Auditimet nga ekspertë të jashtëm (kombëtarë ose ndërkombëtarë) do të garantonin matjen objektive të progresit, transparencë dhe identifikim të boshllëqeve. Kjo praktikë është theksuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA si thelbësore për ruajtjen dhe mbajtjen e standardeve gjatë gjithë kohës.
    VI. Bashkëpunimi ndërinstitucional
    Siguria nuk është vetëm detyrë e gjykatës. Përvoja ndërkombëtare (NSA) tregon se bashkëpunimi i ngushtë mes gjykatave, policisë, shërbimeve shëndetësore, emergjencave civile dhe institucioneve të tjera është thelbësor. Në Shqipëri, ky bashkëpunim është shpesh sporadik dhe i paformalizuar, për rrjedhojë nevojitet protokoll bashkëpunimi i detajuar. Kur them bashkëpunim ndërinstitucional përfshij këtu edhe angazhimin real të institucioneve përgjegjëse për hartimin e projektbuxhetit të shtetit dhe miratimin e buxhetit.
    VI. Edukimi i publikut mbi rregullat e sigurisë
    Shumica e incidenteve në gjykatat shqiptare ndodhin për shkak të mosnjohjes së rregullave nga qytetarët. Programet e ndërgjegjësimit publik, si fletëpalosje, udhëzues vizualë në hyrje, njoftime elektronike dhe bashkëpunim me median, janë praktika ndërkombëtare që mund të përshtaten në Shqipëri. Kjo rrit respektimin e rregullave dhe ul tensionet.
    Në këtë proces, media luan një rol vendimtar. Ajo duhet të jetë partner në informim, jo faktor presioni, të ndërtojë besim publik, jo paragjykim. Në vend të gjuhës denigruese apo të titujve sensacionalë, media duhet të ofrojë informacion edukues mbi rolin e gjyqësorit dhe të verifikojë informacionet që transmeton. Vetëm përmes një media të përgjegjshme dhe profesionale mund të ngrihet kultura e respektit ndaj drejtësisë, duke ndihmuar publikun të kuptojë se gjykatat janë institucione të shenjta të ligjit, jo arena për linçim publik.
    Ndaj, është detyrë e çdo institucioni, çdo qytetari dhe çdo gazetari të kontribuojë për ngritjen e një fryme të re bashkëpunimi dhe respekti ndaj drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sistem gjyqësor të fortë, të sigurt dhe të respektuar, ashtu siç e meriton vendi ynë.
    Për ta përmbyllur, ritheksoj se ngjarja e 6 Nëntorit nuk duhet të mbetet vetëm një kujtesë e dhimbshme, por një moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare. Siguria në gjykata nuk është privilegj i gjyqtarëve, është kusht themelor për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Pa gjykata të sigurta, nuk ka pavarësi, nuk ka drejtësi dhe nuk ka shpresë.

  • Vrasja e gjyqtarit/ Reagon organizata e rëndësishme ndërkombëtare: Garantoni sigurinë e njerëzve të ligjit

    Vrasja e gjyqtarit/ Reagon organizata e rëndësishme ndërkombëtare: Garantoni sigurinë e njerëzve të ligjit

    Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve, një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare për gjyqtarët dhe avokatët në mbarë botën, reagoi pas vrasjes së gjyqtarit shqiptar Astrit Kalaja. Në deklaratën e organizatës së njohur bëhet thirrje për të garantuar sigurinë e njerëzve të ligjit. Kujtojmë se kjo organizatë është themeluar që në vitet ’50 me një financim edhe nga CIA amerikane për t’iu kundërvënë ndikimit të organizatave të majta të juristëve. Më poshtë deklarata e tyre.

    Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve (ICJ) dënon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje nga një person i vetëm ndërsa kryesonte një seancë në Gjykatën e Apelit të Tiranës më 6 tetor 2025. ICJ u bën thirrje autoriteteve shqiptare të zhvillojnë një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm, si dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e gjyqtarëve, avokatëve dhe të gjithë personave të tjerë brenda sistemit të drejtësisë.

    Sipas informacioneve të bëra publike, një 30-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh. hapi zjarr brenda sallës së gjyqit gjatë një seance për një çështje pronësie. Gjyqtari Kalaja u plagos dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Dy pjesëmarrës të tjerë në çështje — raportohet se ishin baba e bir — u plagosën gjithashtu, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Autori i sulmit u ndalua pak pas ngjarjes.

    “Salla e gjyqit nuk duhet të shndërrohet kurrë në një vend dhune,” tha Temur Shakirov, Drejtor i Programit të ICJ për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Shteti ka detyrimin sipas të drejtës ndërkombëtare të marrë të gjitha masat e arsyeshme dhe efektive për të mbrojtur gjyqtarët dhe avokatët nga rreziqet e parashikueshme, për të parandaluar akte të tilla dhe për të siguruar që autorët të vihen përpara drejtësisë”.

    ICJ kujton se, sipas të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shtetet duhet të garantojnë si pavarësinë, ashtu edhe sigurinë e sistemit gjyqësor. Parimi 2 i Parimeve Themelore të OKB-së mbi Pavarësinë e Gjyqësorit thekson se gjyqtarët duhet të vendosin për çështjet pa ndikime të papërshtatshme, presion apo kërcënime. Po ashtu, Parimet Themelore të OKB-së mbi Rolin e Avokatëve përcaktojnë se avokatët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre “pa frikësim, pengesë, ngacmim apo ndërhyrje të papërshtatshme.”

    ICJ i bën thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që hetimi për këtë sulm të jetë i shpejtë, i pavarur dhe nën mbikëqyrje publike. Po ashtu, kërkon forcimin e sigurisë në të gjitha gjykatat, zhvillimin e vlerësimeve sistematike të rrezikut për profesionistët gjyqësorë e ligjorë, si dhe mbrojtje të posaçme për ata që përballen me kërcënime.

    Gjyqtari Astrit Kalaja kishte shërbyer në sistemin gjyqësor për më shumë se tridhjetë vjet dhe ishte emëruar në Gjykatën e Apelit të Tiranës në vitin 2019. Seanca gjatë së cilës u sulmua kishte të bënte me një mosmarrëveshje të vjetër pronësie. Kjo është vrasja e parë e një gjyqtari në detyrë në Shqipëri në më shumë se tridhjetë vjet.

  • Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Duam të shtojmë më shumë pemë edhe gjelbërim në qytet

    Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Duam të shtojmë më shumë pemë edhe gjelbërim në qytet

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 25-të të konferencës ndërkombëtare Walk21, e cila mblodhi ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.
    Gjatë fjalës së tij Rama tha se me ligjin e ri, Tirana po merr mbrapsht hapësirat publike të zaptuara.
    Kryeministri shtoi se do të shtohen edhe më shumë pemë e gjelbërim në qytete, për të cilat tha se ka një rregullore të re.

    Rama: Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besueshme për tu lidhur me të tjerët, ku biçikletat ishin mënyra e dytë për tu lidhur me të tjerët dhe transporti publik e treta. Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë dhe privatizuar. Në atë periudhë dëshirash individuale, të shtypura, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo dhe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte dhe vazhdon, përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më.
    Çdo metër katror gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme.E di që kemi ekspresin më të mirë jashtë Romës. Çdo ditë po marrim mbrasht hapësirat dhe duam që të shtojmë edhe më shumë pemë edhe gjelbërim në qytete për të cilat kemi rregullore të re. Gjithkush që merr leje ndërtimi duhet të kontribuojë edhe në gjelbërimin me pemë përmes një formule.
    /vizionplus.tv

  • Dy vite nga sulmi i 7 tetorit/ Lufta në Gaza, pasoja të rënda për civilët dhe për politikën globale

    Dy vite nga sulmi i 7 tetorit/ Lufta në Gaza, pasoja të rënda për civilët dhe për politikën globale

    Më 7 Tetor 2023, një sulm i papritur nga Hamas tronditi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

    Një ditë më vonë, më 8 Tetor, Izraeli nisi ofensivën ushtarake më të madhe në historinë e tij ndaj Gazës, që brenda dy vitesh ka rezultuar shkatërruese për popullsinë palestineze. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të drejtuar nga Hamas, të paktën 66.000 persona janë vrarë, 80% prej tyre civilë, dhe mbi 169.000 janë plagosur. Shifrat e vërteta pritet të jenë edhe më të larta.
    Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raporton se rreth 90% e banesave në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar, duke zhvendosur mbi 1.9 milionë njerëz nga 2.1 milionë banorë. Ndërkohë, bllokada totale e vendosur nga Izraeli ka përkeqësuar krizën humanitare, me raste të urisë ekstreme që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 450 personave, mes tyre 150 fëmijë.
    Qëllimet e luftës nuk janë arritur
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shpalli dy objektiva të qarta: lirimin e të gjithë pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit. Dy vite më pas, asnjëri prej tyre nuk është arritur plotësisht. Nga 251 pengje, 148 janë kthyer të gjallë në Izrael, ndërsa 48 mbeten ende në Gaza, vetëm 20 prej tyre mendohet se janë gjallë.
    Edhe pse një numër i madh luftëtarësh dhe liderësh të Hamasit janë vrarë, përfshirë Ismail Haniyeh dhe Yahya Sinwar, organizata ende ekziston dhe vepron në Gaza.
    Në fund të shtatorit 2025, presidenti amerikan Donald Trump prezantoi një plan paqeje me 20 pika, që synon çarmatimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve, duke ofruar amnisti për luftëtarët që pranojnë bashkëjetesën paqësore me Izraelin.
    Konflikti shtrihet në gjithë rajonin
    Luftimet nuk janë kufizuar vetëm në Gaza. Hezbollah në Liban dhe rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë ndërmarrë sulme të vazhdueshme kundër Izraelit. Si kundërpërgjigje, Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në Liban dhe Iran, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe duke goditur rëndë objektiva iraniane, përfshirë instalacione bërthamore. Në Iran u vra edhe një nga figurat kryesore të Hamasit, Ismail Haniyeh.
    Rënia e regjimit të Bashar Al Assad në Siri në fund të vitit 2024 ka dobësuar më tej boshtin pro-iranian në rajon, duke forcuar pozicionin ushtarak të Izraelit.
    Akuzat për gjenocid dhe presion ndërkombëtar
    Operacionet e ashpra ushtarake të Izraelit në Gaza janë kritikuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Bombardimet mbi spitale, kampe refugjatësh dhe shkolla, si dhe pengesat për ndihmat humanitare, kanë shtuar akuzat për gjenocid ndaj popullsisë palestineze.
    Organizata të ndryshme, përfshirë Kombet e Bashkuara, Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit dhe organizata izraelite si B’Tselem, kanë konfirmuar shqetësimet për krime të rënda. Në dhjetor 2023, Afrika e Jugut paditi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ndërsa në nëntor 2024, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi urdhër-arresti për Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant.
    Njohja e shtetit palestinez
    Tragjedia në Gaza ka rigjallëruar përpjekjet për njohjen e shtetit palestinez. Pas 7 Tetorit 2023, 20 vende të tjera — përfshirë Francën, Britaninë, Spanjën, Australinë dhe Kanadanë — kanë njohur zyrtarisht Palestinën, duke mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Megjithatë, Izraeli e kundërshton këtë, duke e konsideruar si “shpërblim për Hamasin”, ndërsa vendet që kanë bërë njohjen kanë deklaruar se Hamas nuk do të ketë rol në një shtet palestinez të ardhshëm.
    Disa shtete, si Afrika e Jugut, Kolumbia dhe Malajzia, kanë vendosur sanksione ndaj Izraelit, ndërsa në BE po diskutohen masa ekonomike ndëshkuese. Gjithsesi, vende si Gjermania vazhdojnë të kundërshtojnë këto hapa.
    Përçarje e thellë brenda Izraelit
    Në vetë Izraelin, shoqëria është thellësisht e ndarë lidhur me vijimin e luftës. Ndërsa disa ministra të krahut të djathtë bëjnë thirrje për aneksimin e plotë të Bregut Perëndimor, protestat nga familjarë të pengjeve, arabë izraelitë, veteranë dhe qytetarë të zakonshëm janë shtuar. Mbi 60% e popullsisë kërkon një armëpushim, sipas një sondazhi të publikuar në korrik.
    Dy vite pas 7 Tetorit, lufta ka lënë pasoja të rënda për civilët palestinezë, ka tensionuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka hapur një kapitull të ri, ende të paqartë, për të ardhmen e Lindjes së Mesme.

    Top Channel

  • FOTO/ Mediat ndërkombëtare: Shqipëria në shok nga vr*sja gjakftohtë në sallën e gjyqit

    FOTO/ Mediat ndërkombëtare: Shqipëria në shok nga vr*sja gjakftohtë në sallën e gjyqit

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit nga Elvis Shkëmbi ka bërë jehonë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare. “Vendi në shok nga vrasja gjakftohtë brenda në sallën e gjyqit”,- është titulli i medias greke Protothema, e cila shkruan për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Tiranë. “Gjyqtari u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit në Shqipëri, ndërsa autori u arrestua pasi tentoi të arratisej”,- është titulli i medias ndërkombëtare Asocciated Press.

  • “Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?

    “Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?

    Kosovës i duhet një politikë e jashtme që i tejkalon rivalitetet e brendshme dhe e vendos interesin shtetëror mbi egot personale.
    Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në kushte të vështira: sanksione nga Bashkimi Evropian, pasiguri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe sfida të pazgjidhura në dialogun me Serbinë.
    Sikur këto të mos mjaftonin, situata komplikohet edhe më nga mungesa e dukshme e koordinimit mes institucioneve dhe paqartësia në përcaktimin e qëndrimeve para partnerëve ndërkombëtarë.
    Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në.
    “Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje dhe ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Ka një mungesë totale koordinimi, një kakofoni në politikën e jashtme, që, për pasojë, ka sjellë sanksione”, thotë Prenkaj për programin Expose të “REL”.
    Për më shumë se dy vjet, Kosova është nën sanksione të BE-së për shkak të vendimeve të Qeverisë që janë perceptuar si të njëanshme dhe në dëm të komunitetit serb. Së fundmi, edhe SHBA-ja ka pezulluar nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, të krijuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe – duke shtuar pasigurinë dhe izolimin ndërkombëtar të vendit.
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar ekzistencën e disa dallimeve me SHBA-në, por ka theksuar se Kosova nuk i ka prishur marrëdhëniet me të. Presidentja Vjosa Osmani, në anën tjetër, ka shprehur keqardhje për pezullimin e Dialogut Strategjik dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta me SHBA-në.
    Në fund të muajit të kaluar, të dy këta udhëheqës dhe shefja në detyrë e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, qëndruan në Shtetet e Bashkuara, derisa zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por të tre me agjenda të ndara prej njëri-tejtrit.
    Nga takimet e realizuara, Osmani publikoi fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Gërvalla mori pjesë në një forum të ministreve të Jashtme gra dhe zhvilloi takime të ndara me homologet nga Shqipëria dhe Andorra, ndërsa Kurti shpërndau pamje nga takimet me kongresistë, me studentë, me shqiptaro-amerikanë e të tjerë.
    Njoftime për ndonjë takim të Kurtit apo Gërvallës me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit nuk ka pasur. Ngjashëm as për ndonjë takim të përbashkët të udhëheqësve kosovarë me udhëheqës të SHBA-së apo shteteve të tjera.
    Me Kushtetuten e Kosovës, nenin 84, politika e jashtme është kompetencë e Presidencës. Por, kjo përgjegjësi shpesh ka shkaktuar edhe tensione me Qeverinë. Dy udhëheqësit e tanishëm, Osmani dhe Kurti, janë bashkuar në një listë zgjedhore në vitin 2021, duke premtuar një vizion të përbashkët politik.
    “Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam para jush, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët, pa dallime, diskriminime e favorizime”, ka deklaruar Kurti në janar të vitit 2021.
    Por, rruga e tyre nuk ka qenë gjithmonë e njëjta. Dallimet janë shfaqur në raportet me aleatët, në debatin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për tarifën ndaj mallrave të SHBA-së e për çështje të tjera. Ndonjëherë kanë qenë të hapura, e ndonjëherë më të tërthorta.
    Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, këto përplasje në politikën e jashtme nuk janë të reja. Ajo kujton rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kur janë përplasur rreth idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi në vitin 2018. Sipas saj, qasjet e tilla të pakoordinuara e paraqesin Kosovën si shtet të paqëndrueshëm dhe joserioz në sytë e ndërkombëtarëve.
    “Për shembull, moskoordinimi i mirëfilltë në kohën kur masat e BE-së janë vënë për Kosovën, sepse ka qenë një periudhë gjashtëmujore prej masave që nuk kanë qenë vendim i Këshillit [të BE-së] e derisa janë bërë… për gjashtë muaj kanë mundur të koordinohen me një diplomaci më të mirëfilltë, në mënyrë që të çoheshin mesazhe të qarta në Bruksel… por të dy, edhe Kurti, edhe Osmani e kanë neglizhuar këtë punë”, thotë Emini.
    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së Presidentes, Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mësuar mbi prioritetet e politikës së jashtme dhe mënyrat e koordinimit mes tyre, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
    Sipas Prenkajt, fërkimet mes liderëve nuk janë thjesht dallime mendimesh, por një “luftë për dominancë egosh” që e vështirëson ndërtimin e një vizioni të përbashkët. Edhe Emini e sheh këtë si garë të dëmshme për protagonizëm.
    “Ne funksionojmë me politikë të jashtme, e cila formohet në mënyrë ‘ad hock’, në baza ditore politike, për konsum të brendshëm dhe jo për kalkulime të jashtme. Domethënë, është agjendë personale politike e personave të caktuar në Kosovë, është kalkulim politik dhe ego”, thotë ajo.
    Prenkaj është i bindur se rruga për rikthimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare kalon përmes përmbushjes së përgjegjësive të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, Kosova duhet të tregojë se është e gatshme t’i zbatojë marrëveshjet.
    “Në këtë rast bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E, pastaj, mund të kërkojmë heqjen e masave të BE-së, fillimin e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, njohjen në pako të pesë vendeve të BE-së, e kështu me radhë”, thotë ish-ambasadori i Kosovës në Itali.
    Prenkaj nënvizon se politika e jashtme duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë komunitetin serb. Çdo qasje konfliktuoze ndaj këtij komuniteti vetëm se do ta thellonte izolimin e vendit, sipas tij.
    Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që në vitin 2013, por asnjë qeveri deri më sot nuk e ka zbatuar, nga frika se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Trysnia nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë e vazhdueshme, ndonëse kohët e fundit është zbehur, si pasojë e krizave ndërkombëtare dhe faktit se Kosova funksionon me Qeveri në detyrë që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
    Sipas Eminit, Kosova ka bërë një lëshim të rëndë duke mos ndërtuar asnjë kanal të qëndrueshëm komunikimi me Qeverinë e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, marrë parasysh rolin kyç që ka Berlini brenda BE-së. Kjo, sipas saj, i ka kufizuar dukshëm mundësitë e vendit për të avancuar në agjendën evropiane.
    Mungesa e strategjisë vërehet, po ashtu, edhe në Uashington. Që nga viti i kaluar, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi aktive në Shtetet e Bashkuara. Në faqen zyrtare të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk figuron asnjë marrëveshje e tillë aktive, për dallim prej Serbisë për shembull, e cila i ka gjashtë kontrata aktive lobimi, një avantazh i dukshëm në garën diplomatike.
    Për të ilustruar se si duhet të funksionojë një shtet i vogël dhe i kufizuar në arenën ndërkombëtare, Emini sjell shembullin e Tajvanit. Ky vend, megjithëse i pambështetur nga shumë shtete dhe jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të presionit të Kinës, ka arritur të ndërtojë një politikë të jashtme koherente, falë demokracisë funksionale dhe koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë.
    Edhe Prenkaj kujton se shtetet nuk maten me retorikë, por me elemente të prekshme të forcës dhe kapacitetit.
    “Me Traktatin e Vestfalisë, që është baza e diplomacisë dhe e së drejtës ndërkombëtare, shtetet janë përcaktuar në bazë të katër prerogativave: territori, demografia, siguria dhe ekonomia. Kosova i ka të gjitha këto, por në masë të vogël krahasuar me vendet e tjera; ndaj, konform këtyre prerogativave, duhet ta marrë rolin e saj në politikën e jashtme dhe në arenën ndërkombëtare”, thotë Prenkaj.
    Kështu, të dy ekspertët bien dakord se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që i tejkalon rivalitetet e brendshme dhe e vendos interesin shtetëror mbi egot personale.
    Me fjalët e Eminit, Kosova duhet të nisë duke rregulluar gabimet e veta dhe duke bërë çmos për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, që kanë bllokuar miliona euro dhe takime të rëndësishme. Sipas saj, nuk ka më mbrojtës që ta mbajnë Kosovën mbi supe, çdo energji e huaj ka mbaruar.

  • ANALIZA/ “Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?

    ANALIZA/ “Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?

    Nga Valona Tela, REL
    Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në kushte të vështira: sanksione nga Bashkimi Evropian, pasiguri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe sfida të pazgjidhura në dialogun me Serbinë.
    Sikur këto të mos mjaftonin, situata komplikohet edhe më nga mungesa e dukshme e koordinimit mes institucioneve dhe paqartësia në përcaktimin e qëndrimeve para partnerëve ndërkombëtarë.
    Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në.
    “Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje dhe ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Ka një mungesë totale koordinimi, një kakofoni në politikën e jashtme, që, për pasojë, ka sjellë sanksione”, thotë Prenkaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Për më shumë se dy vjet, Kosova është nën sanksione të BE-së për shkak të vendimeve të Qeverisë që janë perceptuar si të njëanshme dhe në dëm të komunitetit serb. Së fundmi, edhe SHBA-ja ka pezulluar nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën – të krijuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe – duke shtuar pasigurinë dhe izolimin ndërkombëtar të vendit.
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar ekzistencën e disa dallimeve me SHBA-në, por ka theksuar se Kosova nuk i ka prishur marrëdhëniet me të. Presidentja Vjosa Osmani, në anën tjetër, ka shprehur keqardhje për pezullimin e Dialogut Strategjik dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta me SHBA-në.
    Në fund të muajit të kaluar, të dy këta udhëheqës dhe shefja në detyrë e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, qëndruan në Shtetet e Bashkuara, derisa zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por të tre me agjenda të ndara prej njëri-tejtrit.
    Nga takimet e realizuara, Osmani publikoi fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
    Gërvalla mori pjesë në një forum të ministreve të Jashtme gra dhe zhvilloi takime të ndara me homologet nga Shqipëria dhe Andorra, ndërsa Kurti shpërndau pamje nga takimet me kongresistë, me studentë, me shqiptaro-amerikanë e të tjerë.
    Njoftime për ndonjë takim të Kurtit apo Gërvallës me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit nuk ka pasur. Ngjashëm as për ndonjë takim të përbashkët të udhëheqësve kosovarë me udhëheqës të SHBA-së apo shteteve të tjera.
    Me Kushtetuten e Kosovës, nenin 84, politika e jashtme është kompetencë e Presidencës. Por, kjo përgjegjësi shpesh ka shkaktuar edhe tensione me Qeverinë.
    Dy udhëheqësit e tanishëm – Osmani dhe Kurti – janë bashkuar në një listë zgjedhore në vitin 2021, duke premtuar një vizion të përbashkët politik.
    “Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam para jush – marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët, pa dallime, diskriminime e favorizime”, ka deklaruar Kurti në janar të vitit 2021.
    Por, rruga e tyre nuk ka qenë gjithmonë e njëjta. Dallimet janë shfaqur në raportet me aleatët, në debatin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për tarifën ndaj mallrave të SHBA-së e për çështje të tjera. Ndonjëherë kanë qenë të hapura, e ndonjëherë më të tërthorta.
    Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, këto përplasje në politikën e jashtme nuk janë të reja. Ajo kujton rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kur janë përplasur rreth idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi në vitin 2018. Sipas saj, qasjet e tilla të pakoordinuara e paraqesin Kosovën si shtet të paqëndrueshëm dhe joserioz në sytë e ndërkombëtarëve.
    “Për shembull, moskoordinimi i mirëfilltë në kohën kur masat e BE-së janë vënë për Kosovën, sepse ka qenë një periudhë gjashtëmujore prej masave që nuk kanë qenë vendim i Këshillit [të BE-së] e derisa janë bërë… për gjashtë muaj kanë mundur të koordinohen me një diplomaci më të mirëfilltë, në mënyrë që të çoheshin mesazhe të qarta në Bruksel… por të dy, edhe Kurti, edhe Osmani e kanë neglizhuar këtë punë”, thotë Emini.
    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së Presidentes, Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mësuar mbi prioritetet e politikës së jashtme dhe mënyrat e koordinimit mes tyre, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
    Sipas Prenkajt, fërkimet mes liderëve nuk janë thjesht dallime mendimesh, por një “luftë për dominancë egosh” që e vështirëson ndërtimin e një vizioni të përbashkët. Edhe Emini e sheh këtë si garë të dëmshme për protagonizëm.
    “Ne funksionojmë me politikë të jashtme, e cila formohet në mënyrë ‘ad hock’, në baza ditore politike, për konsum të brendshëm dhe jo për kalkulime të jashtme. Domethënë, është agjendë personale politike e personave të caktuar në Kosovë, është kalkulim politik dhe ego”, thotë ajo.
    Prenkaj është i bindur se rruga për rikthimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare kalon përmes përmbushjes së përgjegjësive të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, Kosova duhet të tregojë se është e gatshme t’i zbatojë marrëveshjet.
    “Në këtë rast bëhet fjalë për [themelimin e] Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E, pastaj, mund të kërkojmë heqjen e masave [të BE-së], fillimin e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, njohjen në pako të pesë vendeve të BE-së, e kështu me radhë”, thotë ish-ambasadori i Kosovës në Itali.
    Prenkaj nënvizon se politika e jashtme duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës – përfshirë komunitetin serb. Çdo qasje konfliktuoze ndaj këtij komuniteti vetëm se do ta thellonte izolimin e vendit, sipas tij.
    Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që në vitin 2013, por asnjë qeveri deri më sot nuk e ka zbatuar, nga frika se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.
    Trysnia nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë e vazhdueshme, ndonëse kohët e fundit është zbehur, si pasojë e krizave ndërkombëtare dhe faktit se Kosova funksionon me Qeveri në detyrë që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
    Sipas Eminit, Kosova ka bërë një lëshim të rëndë duke mos ndërtuar asnjë kanal të qëndrueshëm komunikimi me Qeverinë e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, marrë parasysh rolin kyç që ka Berlini brenda BE-së. Kjo, sipas saj, i ka kufizuar dukshëm mundësitë e vendit për të avancuar në agjendën evropiane.
    Mungesa e strategjisë vërehet, po ashtu, edhe në Uashington. Që nga viti i kaluar, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi aktive në Shtetet e Bashkuara. Në faqen zyrtare të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk figuron asnjë marrëveshje e tillë aktive, për dallim prej Serbisë për shembull, e cila i ka gjashtë kontrata aktive lobimi – një avantazh i dukshëm në garën diplomatike.
    Për të ilustruar se si duhet të funksionojë një shtet i vogël dhe i kufizuar në arenën ndërkombëtare, Emini sjell shembullin e Tajvanit. Ky vend, megjithëse i pambështetur nga shumë shtete dhe jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të presionit të Kinës, ka arritur të ndërtojë një politikë të jashtme koherente, falë demokracisë funksionale dhe koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë.
    Edhe Prenkaj kujton se shtetet nuk maten me retorikë, por me elemente të prekshme të forcës dhe kapacitetit.
    “Me Traktatin e Vestfalisë, që është baza e diplomacisë dhe e së drejtës ndërkombëtare, shtetet janë përcaktuar në bazë të katër prerogativave: territori, demografia, siguria dhe ekonomia. Kosova i ka të gjitha këto, por në masë të vogël krahasuar me vendet e tjera; ndaj, konform këtyre prerogativave, duhet ta marrë rolin e saj në politikën e jashtme dhe në arenën ndërkombëtare”, thotë Prenkaj.
    Kështu, të dy ekspertët bien dakord se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që i tejkalon rivalitetet e brendshme dhe e vendos interesin shtetëror mbi egot personale.
    Me fjalët e Eminit, Kosova duhet të nisë duke rregulluar gabimet e veta dhe duke bërë çmos për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, që kanë bllokuar miliona euro dhe takime të rëndësishme. Sipas saj, nuk ka më mbrojtës që ta mbajnë Kosovën mbi supe – çdo energji e huaj ka mbaruar.

  • Rama: Tirana, një muze i hapur i pasionit për automobilizmin, Shqipëria në vëmendjen ndërkombëtare përmes FIVA Heritage Hall of Fame

    Rama: Tirana, një muze i hapur i pasionit për automobilizmin, Shqipëria në vëmendjen ndërkombëtare përmes FIVA Heritage Hall of Fame

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një postim që sjell në fokus një ngjarje të veçantë kulturore dhe teknike për vendin: Tirana u kthye në një muze të hapur të pasionit për automobilizmin, duke bashkuar koleksionistë, krijues, restauratorë dhe dashamirës të trashëgimisë motorike shqiptare.

    Ky aktivitet i zhvilluar nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve Historike (FIVA), solli në Tiranë eventin prestigjioz “FIVA Heritage Hall of Fame”, përmes të cilit Shqipëria u përfshi zyrtarisht në hartën botërore të vendeve që nderojnë dhe promovojnë trashëgiminë mekanike, kulturën e automobilizmit dhe mjeshtërinë njerëzore.

    Në këtë kuadër, u prezantuan modele të rralla e të restauruara me kujdes të automjeteve historike, që mbartin jo vetëm vlera teknike, por edhe emocionale e kulturore. Tirana për disa ditë u shndërrua në një ekspozitë të gjallë të evolucionit të automjeteve, një hapësirë ku tradita e mekanikës u ndërthur me artin e dizajnit dhe pasionin për lëvizjen.

    Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se ky event tregon një Shqipëri që respekton kujtesën dhe mjeshtërinë, duke e konsideruar trashëgiminë teknike si pjesë të identitetit kombëtar dhe të zhvillimit të qëndrueshëm turistik e kulturor.
    “Tirana u kthye në një muze të hapur të pasionit për automobilizmin, duke nderuar koleksionistët dhe dashamirësit e trashëgimisë sonë teknike e kulturore. Kjo është një tjetër dëshmi se si Shqipëria di të vlerësojë historinë dhe ta kthejë atë në pjesë të së ardhmes,” – shkroi Rama në postimin e tij.
    FIVA Heritage Hall of Fame është një nismë ndërkombëtare që synon të promovojë ruajtjen e automjeteve historike dhe vlerësimin e figurave që kanë kontribuar në kulturën automobilistike globale. Përfshirja e Shqipërisë në këtë event e vendos vendin në një pozicion të ri në arenën ndërkombëtare të koleksionizmit dhe restaurimit teknik, duke i dhënë jehonë përpjekjeve të komuniteteve të pasionuara që ruajnë historinë e motorëve dhe artin e automjetit klasik.
    Ky event shënon gjithashtu një bashkëpunim të suksesshëm mes institucioneve shqiptare, komunitetit të koleksionistëve dhe FIVA-s, duke treguar se trashëgimia motorike mund të shërbejë si urë midis historisë, turizmit dhe inovacionit.
    Në fund të postimit, Kryeministri shprehu bindjen se “kultura e kujtesës, në çdo formë të saj, është pjesë e ADN-së së një kombi që di të ecë përpara pa harruar rrënjët e veta”.
    Tirana, për disa ditë, ishte kryeqyteti i motorëve me shpirt historie, një hapësirë ku zhurma e makinave klasike u shndërrua në muzikë të nostalgjisë dhe krenarisë kombëtare.
    AV/KJ

  • Rita Ora habit të gjithë: Përdorja motrën për disa intervista në radio

    Rita Ora habit të gjithë: Përdorja motrën për disa intervista në radio

    Showbiz E Shtunë, 4 Tetor 2025 19:20
    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë një detaj të pazakontë nga fillimet e karrierës së saj, duke treguar se motra e saj, Elena, shpesh merrte vendin e saj gjatë intervistave radiofonike, për shkak të ngarkesës së madhe të angazhimeve.
    Gjatë një interviste për BBC Radio 2, Rita rrëfeu se në ato periudha, Elena i bënte thirrjet për intervistat ndërkombëtare duke përdorur zërin e saj: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime dhe njeh çdo detaj për mua. I thoja: ‘Bëj këtë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë’, dhe ajo thoshte: ‘Përshëndetje, jam Rita Ora’.”

    Këngëtarja shtoi se disa stacione radio në Australi dhe Zelandën e Re mund të mos e kenë kuptuar kurrë se po flisnin me motrën e saj.

    Megjithëse fiziku i tyre nuk ngjan shumë, Rita theksoi se zërat e tyre janë thuajse identikë, duke shkaktuar të qeshura në studio. Ajo përfundoi duke thënë se kjo praktikë ishte e domosdoshme për të përballuar periudhat e ngarkuara të karrierës së s

  • Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

    Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

    Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kandidates socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
    Në një deklaratë publike, Berisha tha se veprimet e Manastirliut gjatë periudhës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë përbëjnë “krime kundër njerëzimit” dhe paralajmëroi se PD mund të përgatisë një dosje për Gjykatën Ndërkombëtare.
    Sipas tij, pacientët janë lënë pa trajtim për shkak të përdorimit të ilaçeve të skaduara, ndërsa aparatura jetike për mjekimin e të sëmurëve kanë qëndruar të prishura për muaj të tërë, edhe pse mund të rregulloheshin brenda pak ditësh.
    “Janë akte makabre, janë lënë njerëz të sëmurë në mëshirë të fatit. Për ligjin shqiptar nuk konsiderohen vepër penale, por për konventat ndërkombëtare klasifikohen si krime kundër njerëzimit” , tha Berisha, duke shtuar se opozita po shqyrton mundësinë e përgatitjes së një dosjeje për t’i dërguar në gjykatë ndërkombëtare.
    Berisha: Ndaj dhe unë u ftoj të përqendrohemi në një përgjigje. Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, e shkurtër, por duke pasur parasysh se përpara nga organizata kriminale e PS është një nga eksponentët më kryesorë të krimit, që me qëndrimet e saj u garantoj se jo në Shqipëri, dhe do ta konsiderojmë këtë nëse mund të përgatitet një dosje për gjykatën ndërkombëtare, pasi janë lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, ka akte makabre, janë lënë muaj të tërë aparaturat e prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave maksimumi.
    Pra, janë shumë akte që për Altin Troplinin nuk përbëjnë vepër penale, por për konventat ndërkombëtare janë akte që ngjiten në krime kundër njerëzimit.
    Ndaj dhe ne do i konsiderojmë… nuk mund të them se duhet të këshillohemi me juristë me eksperiencë, por për mendimin edhe e meriton plotësisht si një qëndrim ndaj këtij regjimi.