Tag: ndërkombëtare

  • Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme

    Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për rijetëzimin e pallatit të Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky projekt synon të ringjallë një nga hapësirat më ikonike sportive të vendit, duke e kthyer atë në një qendër moderne për gara dhe aktivitete ndërkombëtare.
    “Në sallë shoh disa nga protagonistët e mëdhenj të kohës kur pallati i Sportit gëlonte nga kompeticioni, nga shpirti i garës, nga tifozët dhe kam shumë besim që me këtë projekt do të rikthejmë ata, por do të rikthejmë edhe pikërisht atë frymë dhe atë energji të pazëvendësueshme të hapësirës së ‘Asllan Rusit’ ku jam shpresëplotë se e gjithë lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe po rritet vit pas viti me pjesëmarrjen e mbi 12 mijë fëmijëve, vajzave dhe djemve nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar do të furnizojë këtë pallat sporti me prurje të reja dhe me talente dhe yje të reja”, theksoi Rama.
    Ai vuri në dukje më tej se Shqipëria synon të rrisë nivelin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare.
    “Nga ana tjetër, Shqipëria sot synon shumë lart edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Evropës, apo Super Kupës Evropiane, edhe në volejboll apo edhe në basketboll nuk është i paarritshëm. Ndërkohë që ne kemi pasur kontakt me federatat ndërkombëtare dhe jemi interesuar edhe për kapacitetet. Ky projekt, ky pallat sporti që shpresoj që ta realizojmë në një kohë të arsyeshme, do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu ndeshje apo finale të atyre niveleve më të larta evropiane”, u shpreh ai.

  • Të verbërit: Ndihemi të harruar, marshim proteste në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

    Të verbërit: Ndihemi të harruar, marshim proteste në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

    Pas një plagosjeje të rëndë me armë zjarri në kokë, 6 vite më parë, Enver Karaj, 57 vjeç, humbi shikimin. Që prej asaj dite, jeta e tij dhe e familjes është kthyer në një përballje të vazhdueshme me vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes.
    Në një rrëfim për Vizion Plus, bashkëshortja e Enver Karajt, e dëshpëruar, thotë se ndihma monetare që ata marrin nga shteti është e pakët, ndërsa të dy bëjnë dhe një apel.
    15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, ndaj dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë zhvilloi një marshim sensibilizues, për të treguar rëndësinë e shkopit të bardhë si simbol i pavarësisë për të verbrit.

    Sipas anëtarëve të shoqatës, prej më shumë se një dekade, komuniteti i të verbërve po përballet me mungesën e mbështetjes institucionale.
    Një protestë paqësore u mbajt edhe para Bashkisë Durrës nga anëtarë të shoqatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara të shikimit.
    Saimir Farrici, president i shoqatës “Shpresë për të Verbërit”, theksoi se personat e verbër përballen çdo ditë me mungesë infrastrukture të përshtatshme dhe me vështirësi në lëvizje të pavarur.
    Shoqata kërkon nga qeveria rikthimin e shërbimeve publike për të verbërit, rritje të asistencës, si dhe mbështetjen e personave të verbër për t’u integruar në tregun e punës me pagë minimale.
    /vizionplus.tv

  • A duhen “falur” krimet në Gaza? Eksperti ngre zërin: Nëse ndodh kjo amnistoni dhe nazistët, tre izraelitët që rrezikojnë Luftën Botërore

    A duhen “falur” krimet në Gaza? Eksperti ngre zërin: Nëse ndodh kjo amnistoni dhe nazistët, tre izraelitët që rrezikojnë Luftën Botërore

    “Nëse do të amnistohen krimet e Netanyahut, atëherë të amnistohen dhe ato naziste”, kjo ka qenë deklarata e eksperti të Marrdhënieve Ndëkrombëtare Marlind Laçi këtë të martë në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Laçi tha se sot janë miëjra të vrarë, ku mes tyre 25 mijë fëmijë. Sipas tij ky është një genocid i pastër dhe organizatat ndërkombëtare përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, nuk duhet ta amnistojnë Netanyahun dhe dy ministrat e tij të cilët kanë kryer krime ndaj njerëzimit.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: A mund të amnistohen?
    Laçi: Absolutisht jo. Nëse Haga jep amnisti për Netanyahun, bie koncepti i genocidit. Bëhet fjalë për 25 mijë të vrarë. Nëse amnistohet Netanyahu, edhe nazistët i bie të amnistohen. Nëse vërtet organizmat ndërkombëtare e kanë seriozisht të ndalojnë gjakderdhjen, duhet një proces deradikalizimi te pala izraelite. Bëhet fjalë për Ministrinë e Sigurisë, Benvir, i cili kërkon ta shtrijë Izraelin nga Nili në Eufrat. Ministri i Financës, Smotriç, i cili s’ka lidhje me atë tokë, është serb me origjinë, ka një lidhje të largët Avazre. Në këtë aspekt bëhet fjalë për 3 njerëz sa për pak se dërguan botën në konflikt botëror. Nëse do zgjaste ky genocid, mund të kishim konflikt botëror si SHBA, Kinë, Rusi. Unë gjykoj se këta tre njerëz përbëjnë rrezik për të ardhmen e rajonit, sa vijojnë me një retorikë përjashtuese. Pa ulje tonesh, brezat e ardhshëm nuk mund të jetojnë në paqe. Njeriu që ka investuar më keq për brezat e ardhshëm është Netanyahu, i cili ka bërë genocid në Gaza.

  • Paqja s’vjen pa drejtësi! Plani i ri për Gazën, vazhdim i politikave të dështuara

    Paqja s’vjen pa drejtësi! Plani i ri për Gazën, vazhdim i politikave të dështuara

    Më 4 shtator 2025, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi të përfshijë në listën e entiteteve të sanksionuara tre organizata palestineze për të drejtat e njeriut: Al-Haq, Palestinian Centre for Human Rights dhe Al Mezan Center for Human Rights.
    Sipas SHBA-ve, këto organizata kanë bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) në hetimet që synojnë qytetarë izraelitë veprim që administrata amerikane e konsideron si “politizim të padrejtë të drejtësisë ndërkombëtare”.
    Sanksionet bazohen në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar gjatë presidencës Trump, i cili lejon penalizimin e organizatave që bashkëpunojnë me hetime ndaj aleatëve të SHBA-së.
    Në praktikë, këto masa përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e çdo transaksioni financiar përmes sistemit bankar amerikan. Vendimi ka shkaktuar kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, të cilat e kanë cilësuar këtë si një goditje ndaj shoqërisë civile palestineze dhe përpjekjeve për drejtësi ndërkombëtare.
    Kush është Al-Haq?
    Al-Haq, e themeluar në vitin 1979 nga juristë palestinezë, është një ndër organizatat më të hershme dhe më të respektuara në territoret palestineze. Ajo dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga të gjitha palët përfshirë Izraelin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin.
    Raportet e saj janë përdorur nga OKB, misione ndërkombëtare dhe gjykata. Prej vitit 2006 drejtohet nga Shawan Jabarin, një aktivist dhe jurist me ndikim, që është një nga figurat më të njohura në mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve.
    Organizata është vlerësuar ndërkombëtarisht për punën e saj, por ka qenë edhe objekt i fushatave për delegjitimim. Në vitin 2021, Izraeli e shpalli Al-Haq-un organizatë terroriste, por kjo akuzë është refuzuar nga OKB-ja, BE-ja dhe shumë shtete perëndimore.
    Shawan Jabarin: Paqja s’vjen pa drejtësi
    Në një intervistë pas shpalljes së sanksioneve, Jabarin i cilësoi këto masa si përpjekje për të heshtur ata që dokumentojnë krime dhe kërkojnë drejtësi. Ai theksoi se puna e Al-Haq-ut është ligjore, jo politike, dhe se dokumentimi i shkeljeve është një detyrim moral dhe ligjor ndaj viktimave.
    Ai kritikoi planet e fundit amerikane për paqen në rajon, duke i quajtur të njëanshme dhe të shkëputura nga parimet e drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare.
    “Nuk mund të ketë paqe pa përfshirjen e palestinezëve, pa ndalimin e okupimit dhe pa ndëshkimin e krimeve të kryera nga Izraeli. Ata që janë bashkëfajtorë në vuajtjet tona nuk mund të jenë ndërmjetës të paqes.”
    Kritika ndaj udhëheqjes palestineze dhe përjashtimit të Barghoutit
    Jabarin kritikoi ashpër edhe udhëheqësit palestinezë, përfshirë presidentin Mahmoud Abbas, për mungesën e reformave dhe për përjashtimin e figurave të rëndësishme si Marwan Barghouti nga negociatat dhe proceset zgjedhore.
    “Ata nuk duan të shohin udhëheqës të vërtetë të lirë. Nuk duan që populli të ketë të drejtën të zgjedhë përfaqësuesit e vet.”
    Sipas tij, Barghouti përfaqëson shpresën për ringjalljen e shoqërisë palestineze dhe ka potencial për të bashkuar popullin.
    “Plani i ri është vazhdim i politikave të dështuara”
    Jabarin thekson se plani i fundit i SHBA-ve është në vazhdën e politikave të mëparshme, përfshirë “Marrëveshjen e Shekullit” të administratës Trump, e cila sipas tij, mbështeste krimet e Izraelit dhe anashkalonte të drejtën ndërkombëtare.
    “Të gjithë këto plane kanë dështuar sepse kanë injoruar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez.”
    Ai përmendi gjithashtu se që nga Deklarata Balfour e vitit 1917, zgjidhjet e imponuara nga jashtë nuk kanë sjellë paqe, sepse nuk kanë trajtuar shkaqet rrënjësore të konfliktit: kolonializmin, okupimin dhe aparteidin izraelit.
    Gjendja në burgjet izraelite: Më keq se kurrë
    Situata në burgjet izraelite, sipas Jabarinit, është më e rënda që është parë ndonjëherë: tortura, mungesë ushqimi dhe vrasje të të burgosurve palestinezë janë bërë të zakonshme. Ai e përshkroi këtë si një shenjë të dobësisë, jo të forcës, nga ana e Izraelit.
    Sfida më e madhe: Ruajtja e shpresës te të rinjtë
    Në përfundim, Jabarin thekson se sfida më e madhe për shoqërinë palestineze sot është ruajtja e shpresës, veçanërisht te brezi i ri. Ai bën thirrje për përdorimin e mjeteve paqësore dhe mbështetjen te ligji ndërkombëtar si mënyra e vetme për të kërkuar të drejtat dhe për t’u përballur me padrejtësinë.
    “Bota na jep mesazhin se jemi të dobët dhe se askush nuk do t’i respektojë të drejtat tona. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë mesazh duke vazhduar të kërkojmë drejtësi dhe dinjitet.”/tvklan.al

  • Eksperti: Tani Gaza rrezikon të zhytet në luftë civile. Forcat ndërkombëtare të ndalojnë xhihadistët dhe klanet

    Eksperti: Tani Gaza rrezikon të zhytet në luftë civile. Forcat ndërkombëtare të ndalojnë xhihadistët dhe klanet

    Nga Anna Momigliano, Corriera della Sera
    Intervistë me analistin Anshel Pfeffer, korrespondent i “Economist”
    “Ka një ndryshim të madh midis planit të Trump dhe traktateve të paqes së kaluar. Udhëheqës të tjerë botërorë folën për vizione të mëdha për të ardhmen, dhe rezultati nuk ishte asgjë. Trump u përqendrua në disa pika dhe e bëri mirë. Është një mënyrë tjetër e të bërit diplomaci, dhe funksionon”, thotë Anshel Pfeffer, një nga analistët politikë më të shquar të Izraelit dhe korrespondent i Economist.
    Megjithatë, Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset.
    “Ekziston një kontradiktë ironike në këtë plan: ai duhet të çojë në një situatë ku Hamasi nuk ka më kontroll mbi Gazën, por për të zbatuar fazën e parë, lirimin e pengjeve, duhet të mbetet në pushtet. Pyetja është se çfarë do të thotë kjo për fazën tjetër, e cila përfshin një forcë të re qeverisëse dhe çarmatimin e Hamasit.”
    Por a nuk ishin 20 pikat e Trump një “paketë e vetme”?
    “Nëse do ta kishin negociuar të gjithë paketën, nuk do të kishin qenë në gjendje të arrinin një marrëveshje brenda dy ditësh e gjysmë. Sharm el-Sheikh ka arritur një rezultat të madh: armëpushimin, tërheqjen e pjesshme të ushtrisë izraelite dhe pengjet që së shpejti do të kthehen në shtëpi. Tani duhet të kalojmë në hapat e ardhshëm, të cilët do të zgjasin muaj ose javë. Ndoshta do të dimë më shumë pas samitit të së hënës në Egjipt.
    Çfarë prisni nga samiti?
    “Që do të diskutohen tre gjëra dhe jo më shumë: instalimi i një qeverie teknokratike në Gaza dhe mbërritja e forcave ndërkombëtare të stabilizimit, dhe çarmatimi i Hamasit. Ku hapi i tretë do të jetë i mundur vetëm pas zbatimit të dy të parave.”
    Çfarë mendoni për përplasjet e fundit në Gaza?
    “Rreziku i luftës civile është real. Ka shenja të një vakumi pushteti, edhe pse Hamasi po tregon muskujt e tij për t’i bërë klanet dhe milicitë e tjera të kuptojnë se ata janë ende në krye. Për këtë nevojitet një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare: jo vetëm për të çarmatosur Hamasin dhe për të parandaluar sulmet ndaj Izraelit, por edhe për të parandaluar fraksionet dhe klanet palestineze të luftojnë me njëra-tjetrën, gjë që ata tashmë po e bëjnë.”
    Cilat janë shanset?
    “Gaza është një vend i vogël dhe një forcë efektive sigurie ka një shans të mirë për sukses. Pyetja është se sa kombe do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa në terren: deri më tani, kam parë shumë gatishmëri për të ofruar pajisje dhe trajnime, por pak dëshirë për të dërguar ushtarë.”

  • Sot shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit”, “një projekt unikal i Tiranës 2030 për Shqipërinë 2030″

    Sot shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit”, “një projekt unikal i Tiranës 2030 për Shqipërinë 2030″

    Pasditen e të dielës shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park). Studiot arkitekturore prezantuan të shtunën projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend.

    Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga evenimenti i zhvilluar dje, ku dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën finalistë të garës për projektin e “Pakurt të Besimit”.

    Rama në postimin e tij shkruan se ky është “një projekt unikal i Tiranës 2030 për Shqipërinë 2030, ku besimet do të shihen dhe shijohen përmes pemëve e bimëve të shkrimeve të shenjta, e ku sot do të pasdite shpallim edhe projektin fitues”.

    Në finale për projektin u zgjodhën dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
    Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve.
    “Kjo ishte hera e parë që e patëm të vështirë të dilnim me një listë të ngushtë prej 4 apo 5 studiove. Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, nuk mund të them se e kemi më të lehtë, përkundrazi, sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.
    Rama theksoi se do të ishte e mrekullueshme të ndërtoheshin 12 parqe besimi, por mungesa e fondeve do t’i detyronte të zgjidhnin vetëm një projekt për të ndërtuar një park.
    Fituesi i garës për Parkun e Besimit pritet të shpallet sot pasdite.

  • KQZ tërhiqet nga vendimi për mosakreditimi e disa mediave vendore dhe serbe

    KQZ tërhiqet nga vendimi për mosakreditimi e disa mediave vendore dhe serbe

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe të akreditojë 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që mbahen më 12 tetor.
    Vendimi u mor në një mbledhje online të mbajtur vetëm një ditë pasi shumica e anëtarëve të KQZ-së vendosën që të mos i akreditonin këto media, duke u thirrur në shqetësime se shumica nga to ishin nga Serbia ose financoheshin nga ky shtet. Disa nga anëtarët ngritën shqetësime se mediat serbe mund të bënin propagandë gjatë ditës së zgjedhjeve.
    Por, në mesin e tyre kishte edhe media që raportojnë në gjuhën shqipe.

    “Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, u tha në njoftimin e KQZ-së.
    KQZ akrediton mediat vendore dhe ndërkombëtare
    Në një mbledhje online, KQZ-ja vendosi që të akreditojë media vendore dhe ndërkombëtare, pasi një ditë më parë kishte marrë vendim që ato të mos mund të vëzhgonin zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
    Mediat vendore që u akredituan më 10 tetor janë:
    RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues; Radio KM, 5 vëzhgues; TV Most DOO, 13 vëzhgues; Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues; TV Gracanica, 9 vëzhgues; Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues; Raporto24.com, 1 vëzhgues; Radio Kim, 6 vëzhgues; GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues; Alternativna, 1 vëzhgues; TV Herc, 9 vëzhgues; Vendi Sot, 1 vëzhgues; Expose Media, 7 vëzhgues; Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues; E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues; Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues dhe R Media L.L.C., 2 vëzhgues.
    Ndërkaq, mediat ndërkombëtare që u akredituan janë: PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues; Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues; Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues; Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues; VideoPlus doo, 2 vëzhgues; Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues; Danas, 1 vëzhgues; Insajder televizija, 2 vëzhgues; Nina Media Kliping, 1 vëzhgues; Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.
    Disa nga këto media, që dje nuk u akredituan, kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
    Ndërkaq, gjatë mbledhjes së 9 tetorit, KQZ-ja akreditoi 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare me gjithsej 573 vëzhgues.
    Vendimi i 9 tetorit për mosakreditimin e disa mediave nxiti reagime të ashpra nga organizatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve, por edhe nga faktori ndërkombëtar.
    Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është i zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për të mosakredituar mediat në gjuhën serbe. Ndërkaq, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë mbështeti deklaratën e lëshuar nga OSBE-ja për këtë çështje, duke thënë se i bashkohet në thirrjet “ndaj të gjitha institucioneve relevante që të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjitha mediat dhe të respektojnë parimet e lirisë së mediave dhe mosdiskriminimit”.

  • Ish-deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, emërohet këshilltar politik i Presidentit Begaj

    Ish-deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, emërohet këshilltar politik i Presidentit Begaj

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, është emëruar këshilltar i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
    Emërimi është bërë gjatë ditëve të fundit, pas përfundimit të mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Xhaferaj nuk pranoi të rikandidonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke mos hyrë në primaret e PD.
    Ferdinand Xhaferaj ka një karrierë të gjatë në politikë dhe në fushën e sigurisë kombëtare.
    Ai ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1999 ka ndjekur një specializim në Universitetin e Harvardit për “Politikat e Lidershipit”.
    Më pas ka përfunduar një Master të Dyfishtë për “Siguri Ndërkombëtare” dhe “Çështje të Sigurisë Kombëtare” në Naval Postgraduate School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vitin 2006 ka përfunduar studimet e doktoraturës pranë Akademisë së Mbrojtjes.
    Në karrierën e tij politike, Xhaferaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike për pesë legjislatura dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme parlamentare, ndër to: kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (1996–1997), bashkëkryetar i Komisionit për Integrimin në NATO (2007–2009), zëvendëskryetar i Komisionit për Integrim Europian (2005–2009), anëtar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian (2005–2009), si dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (2021–2025).
    Gjatë viteve 2009–2011, ai ka shërbyer si Minister i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, periudhë në të cilën u njoh për kontributin e tij në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
    Përveç angazhimit politik, Xhaferaj ka pasur edhe një veprimtari akademike të gjerë, duke ligjëruar në Akademinë Ushtarake, Universitetin e Durrësit dhe Kolegjin Universitar “Bedër”. Ai është autor i monografisë “Deballkanizmi i Ballkanit”, botuar nga shtëpia botuese “Dudaj”, dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare e ndërkombëtare mbi sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
    Ferdinand Xhaferaj njihet si njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane, ndërsa fushat e tij kryesore të interesit janë shkencat politike, siguria kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

  • Gjyqtari i vrarë në krye të detyrës, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor

    Gjyqtari i vrarë në krye të detyrës, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor

    Zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani:
    Ngjarja tragjike e datës 6 Nëntor, në Gjykatën e Apelit, ku kolegu ynë i ndjerë, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një plagë e thellë dhe një goditje e rëndë për sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.
    Kjo ngjarje, që tronditi jo vetëm trupën e magjistratëve por gjithë opinionin publik, duhet të shërbejë si pikë kthese historike për të rivlerësuar rrënjësisht mënyrën se si trajtohet siguria në ambientet e gjykatave dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi respektin ndaj institucioneve të drejtësisë.
    Gjithashtu, kjo ngjarje është një moment kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit të drejtësisë shqiptare.
    Sot, jemi të vetëdijshëm se Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor. Problemi nuk është i kufizuar vetëm brenda mureve të gjykatave, ai fillon nga mungesa e kulturës juridike në shoqëri, nga moskuptimi i rolit të drejtësisë si garanci e paqes sociale dhe përfundon tek një diskurs publik shpesh agresiv e denigrues ndaj gjyqtarëve. Është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit.
    Në vendet e zhvilluara, respekti për pushtetin gjyqësor është i pakushtëzuar, askush nuk e vë në dyshim rolin e gjyqtarit si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave themelore të njeriut. Në Shqipëri, për fat të keq, ky respekt është gërryer me vite nga sulmet politike, nga mungesa e mbrojtjes institucionale dhe nga një frymë publike që shpeshherë e sheh gjyqtarin si armik, jo si garantues të drejtësisë.
    Gjendja në të cilën ndodhet sot gjyqësori është e papranueshme dhe demoralizuese, por kjo mbledhje duhet të na shërbejë si moment bashkimi e reflektimi. Ne duhet t’i japim forcë njëri-tjetrit, të ringjallim idealin që na udhëhoqi që prej bankave të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, idealin për një Shqipëri ku sundon ligji, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij dhe ku çdo magjistrat mund të ushtrojë detyrën me dinjitet dhe në siguri të plotë.
    Ky ndryshim duhet të nisë nga themeli i shoqërisë, nga shkollat, universitetet, familjet dhe sidomos media, për të krijuar një kulturë të re respekti ndaj ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të formohet brezi i ardhshëm që e sheh gjyqësorin si simbol të shtetit, jo si objekt presioni apo urrejtjeje.
    Situata ligjore dhe rregullatore në Shqipëri
    Kur flas për sigurinë në gjykata, nuk e kam fjalën vetëm për mbrojtjen fizike të gjyqtarëve. Mbrojtja përfshin çdo person që hyn në gjykatë apo që ushtron detyrën brenda gjykatës, duke përfshirë këtu punonjësit e administratës, palët në proceset gjyqësore, dëshmitarët, viktimat, ekspertët, gazetarët dhe publikun.
    Shqipëria ka një kuadër ligjor që përcakton përgjegjësinë e Policisë së Shtetit për rruajtjen e rendit dhe sigurinë në sallat e gjykimit si dhe detyrimin e Këshillave të Gjykatave për detajimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë (VKM nr. 333/2010, 932/2010, 538/2020 dhe neni 38 i ligjit nr. 98/2016). Megjithatë, kjo mbrojtje nuk është zbatuar ende në gjykatat e vendit. Është momenti që çdo Këshill Gjykate të përcaktojë rregullat e brendshme për ruajtjen e sigurisë dhe që Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një politikë të mirëpërcaktuar për rregullin dhe sigurinë në ambientet e gjykatave sipas parashikimeve të nenit 49 të Ligjit nr. 98/2016.
    Standardet ndërkombëtare.
    Në këtë fjalim timin, dua të nënvizoj këtu reagimin e magjistratëve në SHBA, kur pas sulmit fatal në shtëpinë e gjyqtares federale Esther Salas në Neë Jersey më 19 korrik 2024, humbi jetën djali i saj dhe u plagos rëndë bashkëshorti. Menjëherë Konferenca Gjyqësore iu drejtua Kongresit Amerikan me kërkesën për një paketë masash sigurie, duke kërkuar fonde për përmirësimin e sistemeve të sigurisë në shtëpitë e gjyqtarëve dhe godinat federale, si dhe masa shtesë për mbrojtjen e informacionit personal të gjyqtarëve. Propozimet përfshinin instalimin e sistemeve moderne të alarmit, rritjen e numrit të policëve federalë, përmirësimin e kamerave të sigurisë dhe masa ligjore për të parandaluar publikimin e informacionit personal.
    Ky rast nënvizon rëndësinë e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre dhe shërben si pikë referimi për shqyrtimin e situatës në Shqipëri.
    Rekomandime për përmirësimin e sigurisë në gjykata
    Në këtë kuadër, ky fjalimi i imi sot synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të magjistratëve lidhur me sigurinë në gjykata dhe të ofrojë rekomandime konkrete për përmirësimin e saj. Ai bazohet në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata” të Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA (NCSC, 2022) dhe “Udhëzuesin e Shoqatës Kombëtare të Sherifëve” (NSA, 2020) mbi sigurinë në gjykata.
    Mbështetur në këto udhëzues për të vlerësuar gjendjen e sigurisë fizike të gjykatave shqiptare, propozohet që të ndihen hapat si më poshtë vijon:
    Metodologjia e vlerësimit të situatës aktuale
    Për të ndërtuar një sistem sigurie funksional në gjykatat shqiptare, hapi i parë është kryerja e një vlerësimi gjithëpërfshirës të situatës aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave dhe masave konkrete. Ky vlerësim duhet të përfshijë disa komponentë kryesorë:
    Inspektimet fizike të infrastrukturësTë gjitha gjykatat duhet të inspektohen në mënyrë sistematike për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e tyre.Inspektimi duhet të përfshijë hyrjet dhe daljet (përfshirë daljet emergjente), sallat e gjyqit, zyrat e administratës, hapësirat publike dhe parkimet.Duhet të analizohet gjendja e kamerave ekzistuese, sistemeve të alarmit, pajisjeve kundër zjarrit dhe siguria e korridoreve për transportin e të pandehurve.Ky proces duhet të bazohet në një checklist standarde sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të përmendura më sipër, për të siguruar që të gjitha aspektet të trajtohen në mënyrë uniforme.
    Analiza e protokolleve dhe politikave ekzistueseTë shqyrtohen dokumentet aktuale që lidhen me masat e sigurisë (urdhra të brendshëm, rregullore pune, marrëveshje me Policinë e Shtetit).Të analizohet nëse ekzistojnë protokolle të mirëfillta për menaxhimin e incidenteve (p.sh., si duhet vepruar në rast të një kërcënimi me armë ose zjarr).Të identifikohen boshllëqet midis praktikës aktuale dhe standardeve ndërkombëtare. Për shembull, shumë gjykata shqiptare nuk kanë procedura të standardizuara për kontrollin e vizitorëve, ndërsa kjo është praktikë e detyrueshme sipas praktikave ndërkombëtare.
    Intervistimi i gjyqtarëve, stafit dhe personelit të sigurisëIntervistat duhet të synojnë mbledhjen e informacionit mbi perceptimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sigurinë.Gjyqtarët dhe prokurorët mund të evidentojnë rastet e kërcënimeve apo presioneve, stafi administrativ mund të flasë mbi sigurinë e përditshme, ndërsa oficerët e sigurisë mbi praktikat operative.Ky proces ndihmon në krijimin e një panorame reale dhe në identifikimin e rreziqeve të perceptuara dhe reale.
    Testimi i reagimit ndaj skenarëve emergjentë përmes ushtrimeve praktikeTë organizohen ushtrime simulimi (p.sh., evakuimi në rast zjarri, reagimi ndaj një personi të armatosur, menaxhimi i turmës).Ushtrimet duhet të testojnë jo vetëm personelin e sigurisë, por edhe gjyqtarët, stafin dhe publikun.Rezultatet e këtyre ushtrimeve shërbejnë për të identifikuar mangësitë në reagim dhe për të përmirësuar planet e emergjencës.
    Krahasimi me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtareVlerësimi duhet të përfundojë me një analizë krahasuese, ku situata e gjykatave shqiptare vendoset në raport me standardet ndërkombëtare të përmendura më lartë që përcakton masa themelore, kritike dhe thelbësore dhe ku vihet theksi mbi domosdoshmërinë e një koordinimi ndërinstitucional, procedura uniforme dhe ndërgjegjësimin e publikut.Ky krahasim do të mundësojë hartimin e një plani kombëtar sigurie për sistemin gjyqësor, duke përshtatur praktikat ndërkombëtare me realitetin dhe burimet e brendshme.Krijimi i një Këshilli Sigurie për Sistemin Gjyqësor
    Ky Këshill, i përbërë nga gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe juridiksioneve, do të kishte funksion këshillimor dhe mbikëqyrës, i ngjashëm me komitetet e sigurisë të rekomanduara nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata”. Detyrat e tij do të përfshinin:
    Miratimin e një metodologjie për analizimin e situatës aktuale dhe matjen e riskutSot mungon një mekanizëm unik për matjen e rrezikut. Metodologjia duhet të përfshijë inspektime fizike, intervista me personel, testime praktike dhe analiza krahasuese me praktikat ndërkombëtare.Ngritjen në çdo gjykatë të qendrave të monitorimitGjykatat shqiptare kanë pak ose aspak sisteme të centralizuara monitorimi. Vendosja e qendrave të komandës me kamera, alarme dhe komunikime emergjente është një standard ndërkombëtar.Standardizimi i procedurave të sigurisë në çdo gjykatëProcedurat aktuale ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën. Standardizimi garanton barazi sigurie dhe përgjigje më të koordinuar ndaj incidenteve.Uniformizimi i planeve të emergjencësAktualisht gjykatat nuk kanë plane emergjence të unifikuara. Nevojitet që çdo gjykatë të hartojë plane të personalizuara, të bazuara në analiza periodike risku.Trajnimi i detyrueshëm dhe çertifikuarStafi gjyqësor në Shqipëri nuk ka trajnim të specializuar në siguri. Në përputhje me praktikat ndërkombëtare, duhet të kryhen trajnimet e çertifikuara mbi reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe sigurinë personale.
    III. Vendosja e rolit të koordinatorit të sigurisë në çdo gjykatë
    Sipas praktikave ndërkombëtare, një koordinator sigurie duhet të shërbejë si pika lidhëse mes gjykatës, policisë dhe institucioneve të tjera. Në Shqipëri, ky rol do të mund të caktohej nga administrata gjyqësore, duke pasur autoritet për të koordinuar protokollet e sigurisë dhe reagimin emergjent.
    Kryerja e auditimeve periodike të jashtmeNë sistemin gjyqësor shqiptar mungon një mekanizëm i pavarur vlerësimi. Auditimet nga ekspertë të jashtëm (kombëtarë ose ndërkombëtarë) do të garantonin matjen objektive të progresit, transparencë dhe identifikim të boshllëqeve. Kjo praktikë është theksuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA si thelbësore për ruajtjen dhe mbajtjen e standardeve gjatë gjithë kohës.
    Bashkëpunimi ndërinstitucionalSiguria nuk është vetëm detyrë e gjykatës. Përvoja ndërkombëtare (NSA) tregon se bashkëpunimi i ngushtë mes gjykatave, policisë, shërbimeve shëndetësore, emergjencave civile dhe institucioneve të tjera është thelbësor. Në Shqipëri, ky bashkëpunim është shpesh sporadik dhe i paformalizuar, për rrjedhojë nevojitet protokoll bashkëpunimi i detajuar. Kur them bashkëpunim ndërinstitucional përfshij këtu edhe angazhimin real të institucioneve përgjegjëse për hartimin e projektbuxhetit të shtetit dhe miratimin e buxhetit.
    Edukimi i publikut mbi rregullat e sigurisëShumica e incidenteve në gjykatat shqiptare ndodhin për shkak të mosnjohjes së rregullave nga qytetarët. Programet e ndërgjegjësimit publik, si fletëpalosje, udhëzues vizualë në hyrje, njoftime elektronike dhe bashkëpunim me median, janë praktika ndërkombëtare që mund të përshtaten në Shqipëri. Kjo rrit respektimin e rregullave dhe ul tensionet.Në këtë proces, media luan një rol vendimtar. Ajo duhet të jetë partner në informim, jo faktor presioni, të ndërtojë besim publik, jo paragjykim. Në vend të gjuhës denigruese apo të titujve sensacionalë, media duhet të ofrojë informacion edukues mbi rolin e gjyqësorit dhe të verifikojë informacionet që transmeton. Vetëm përmes një media të përgjegjshme dhe profesionale mund të ngrihet kultura e respektit ndaj drejtësisë, duke ndihmuar publikun të kuptojë se gjykatat janë institucione të shenjta të ligjit, jo arena për linçim publik.Ndaj, është detyrë e çdo institucioni, çdo qytetari dhe çdo gazetari të kontribuojë për ngritjen e një fryme të re bashkëpunimi dhe respekti ndaj drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sistem gjyqësor të fortë, të sigurt dhe të respektuar, ashtu siç e meriton vendi ynë.
    Për ta përmbyllur, ritheksoj se ngjarja e 6 Nëntorit nuk duhet të mbetet vetëm një kujtesë e dhimbshme, por një moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare. Siguria në gjykata nuk është privilegj i gjyqtarëve, është kusht themelor për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Pa gjykata të sigurta, nuk ka pavarësi, nuk ka drejtësi dhe nuk ka shpresë.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i GJKKO: Në Shqipëri mungon kultura juridike, shihemi si armiq

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i GJKKO: Në Shqipëri mungon kultura juridike, shihemi si armiq

    erjon bani

    TIRANË- Kreu i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani, në fjalën e tij në mbledhjen e gjyqtarëve në Polin e Drejtësisë, u shpreh se vrasja e Astrit Kalasë, është një goditje e rëndë për të gjithë sistemin. Bani tha se kjo ngjarje tragjike do të duhet të shërbejë si një kthesë historike, për rritjen e besimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë. Bani tha se në vendet e zhvilluara, respekti për pushtetin gjyqësor është i pakushtëzuar, dhe askush nuk e vë në dyshim rolin e gjyqtarit si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave themelore të njeriut. Ndërsa në Shqipëri sipas tij, për fat të keq, ky respekt është gërryer me vite nga sulmet politike, nga mungesa e mbrojtjes institucionale dhe nga një frymë publike që shpeshherë e sheh gjyqtarin si armik, jo si garantues të drejtësisë.
    Deklarata e plotë:
    Ngjarja tragjike e datës 6 Tetor, në Gjykatën e Apelit, ku kolegu ynë i ndjerë, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një plagë e thellë dhe një goditje e rëndë për sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.
    Kjo ngjarje, që tronditi jo vetëm trupën e magjistratëve por gjithë opinionin publik, duhet të shërbejë si pikë kthese historike për të rivlerësuar rrënjësisht mënyrën se si trajtohet siguria në ambientet e gjykatave dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi respektin ndaj institucioneve të drejtësisë.
    Gjithashtu, kjo ngjarje është një moment kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit të drejtësisë shqiptare.
    Sot, jemi të vetëdijshëm se Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor. Problemi nuk është i kufizuar vetëm brenda mureve të gjykatave, ai fillon nga mungesa e kulturës juridike në shoqëri, nga moskuptimi i rolit të drejtësisë si garanci e paqes sociale dhe përfundon tek një diskurs publik shpesh agresiv e denigrues ndaj gjyqtarëve. Është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit.
    Në vendet e zhvilluara, respekti për pushtetin gjyqësor është i pakushtëzuar, askush nuk e vë në dyshim rolin e gjyqtarit si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave themelore të njeriut. Në Shqipëri, për fat të keq, ky respekt është gërryer me vite nga sulmet politike, nga mungesa e mbrojtjes institucionale dhe nga një frymë publike që shpeshherë e sheh gjyqtarin si armik, jo si garantues të drejtësisë.
    Gjendja në të cilën ndodhet sot gjyqësori është e papranueshme dhe demoralizuese, por kjo mbledhje duhet të na shërbejë si moment bashkimi e reflektimi. Ne duhet t’i japim forcë njëri-tjetrit, të ringjallim idealin që na udhëhoqi që prej bankave të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, idealin për një Shqipëri ku sundon ligji, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij dhe ku çdo magjistrat mund të ushtrojë detyrën me dinjitet dhe në siguri të plotë.
    Ky ndryshim duhet të nisë nga themeli i shoqërisë, nga shkollat, universitetet, familjet dhe sidomos media, për të krijuar një kulturë të re respekti ndaj ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të formohet brezi i ardhshëm që e sheh gjyqësorin si simbol të shtetit, jo si objekt presioni apo urrejtjeje.
    Situata ligjore dhe rregullatore në Shqipëri
    Kur flas për sigurinë në gjykata, nuk e kam fjalën vetëm për mbrojtjen fizike të gjyqtarëve. Mbrojtja përfshin çdo person që hyn në gjykatë apo që ushtron detyrën brenda gjykatës, duke përfshirë këtu punonjësit e administratës, palët në proceset gjyqësore, dëshmitarët, viktimat, ekspertët, gazetarët dhe publikun.
    Shqipëria ka një kuadër ligjor që përcakton përgjegjësinë e Policisë së Shtetit për rruajtjen e rendit dhe sigurinë në sallat e gjykimit si dhe detyrimin e Këshillave të Gjykatave për detajimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë (VKM nr. 333/2010, 932/2010, 538/2020 dhe neni 38 i ligjit nr. 98/2016). Megjithatë, kjo mbrojtje nuk është zbatuar ende në gjykatat e vendit. Është momenti që çdo Këshill Gjykate të përcaktojë rregullat e brendshme për ruajtjen e sigurisë dhe që Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një politikë të mirëpërcaktuar për rregullin dhe sigurinë në ambientet e gjykatave sipas parashikimeve të nenit 49 të Ligjit nr. 98/2016.
    Standardet ndërkombëtare.
    Në këtë fjalim timin, dua të nënvizoj këtu reagimin e magjistratëve në SHBA, kur pas sulmit fatal në shtëpinë e gjyqtares federale Esther Salas në Neë Jersey më 19 korrik 2024, humbi jetën djali i saj dhe u plagos rëndë bashkëshorti. Menjëherë Konferenca Gjyqësore iu drejtua Kongresit Amerikan me kërkesën për një paketë masash sigurie, duke kërkuar fonde për përmirësimin e sistemeve të sigurisë në shtëpitë e gjyqtarëve dhe godinat federale, si dhe masa shtesë për mbrojtjen e informacionit personal të gjyqtarëve. Propozimet përfshinin instalimin e sistemeve moderne të alarmit, rritjen e numrit të policëve federalë, përmirësimin e kamerave të sigurisë dhe masa ligjore për të parandaluar publikimin e informacionit personal.
    Ky rast nënvizon rëndësinë e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre dhe shërben si pikë referimi për shqyrtimin e situatës në Shqipëri.
    Rekomandime për përmirësimin e sigurisë në gjykata
    Në këtë kuadër, ky fjalimi i imi sot synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të magjistratëve lidhur me sigurinë në gjykata dhe të ofrojë rekomandime konkrete për përmirësimin e saj. Ai bazohet në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata” të Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA (NCSC, 2022) dhe “Udhëzuesin e Shoqatës Kombëtare të Sherifëve” (NSA, 2020) mbi sigurinë në gjykata.
    Mbështetur në këto udhëzues për të vlerësuar gjendjen e sigurisë fizike të gjykatave shqiptare, propozohet që të ndihen hapat si më poshtë vijon:
    I.        Metodologjia e vlerësimit të situatës aktuale
    Për të ndërtuar një sistem sigurie funksional në gjykatat shqiptare, hapi i parë është kryerja e një vlerësimi gjithëpërfshirës të situatës aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave dhe masave konkrete. Ky vlerësim duhet të përfshijë disa komponentë kryesorë:
    1. Inspektimet fizike të infrastrukturës
    •        Të gjitha gjykatat duhet të inspektohen në mënyrë sistematike për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e tyre.
    •        Inspektimi duhet të përfshijë hyrjet dhe daljet (përfshirë daljet emergjente), sallat e gjyqit, zyrat e administratës, hapësirat publike dhe parkimet.
    •        Duhet të analizohet gjendja e kamerave ekzistuese, sistemeve të alarmit, pajisjeve kundër zjarrit dhe siguria e korridoreve për transportin e të pandehurve.
    •        Ky proces duhet të bazohet në një checklist standarde sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të përmendura më sipër, për të siguruar që të gjitha aspektet të trajtohen në mënyrë uniforme.
    2. Analiza e protokolleve dhe politikave ekzistuese
    •        Të shqyrtohen dokumentet aktuale që lidhen me masat e sigurisë (urdhra të brendshëm, rregullore pune, marrëveshje me Policinë e Shtetit).
    •        Të analizohet nëse ekzistojnë protokolle të mirëfillta për menaxhimin e incidenteve (p.sh., si duhet vepruar në rast të një kërcënimi me armë ose zjarr).
    •        Të identifikohen boshllëqet midis praktikës aktuale dhe standardeve ndërkombëtare. Për shembull, shumë gjykata shqiptare nuk kanë procedura të standardizuara për kontrollin e vizitorëve, ndërsa kjo është praktikë e detyrueshme sipas praktikave ndërkombëtare.
    3. Intervistimi i gjyqtarëve, stafit dhe personelit të sigurisë
    •        Intervistat duhet të synojnë mbledhjen e informacionit mbi perceptimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sigurinë.
    •        Gjyqtarët dhe prokurorët mund të evidentojnë rastet e kërcënimeve apo presioneve, stafi administrativ mund të flasë mbi sigurinë e përditshme, ndërsa oficerët e sigurisë mbi praktikat operative.
    •        Ky proces ndihmon në krijimin e një panorame reale dhe në identifikimin e rreziqeve të perceptuara dhe reale.
    4. Testimi i reagimit ndaj skenarëve emergjentë përmes ushtrimeve praktike
    •Të organizohen ushtrime simulimi (p.sh., evakuimi në rast zjarri, reagimi ndaj një personi të armatosur, menaxhimi i turmës).
    •Ushtrimet duhet të testojnë jo vetëm personelin e sigurisë, por edhe gjyqtarët, stafin dhe publikun.
    •Rezultatet e këtyre ushtrimeve shërbejnë për të identifikuar mangësitë në reagim dhe për të përmirësuar planet e emergjencës.
    5. Krahasimi me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare
    •Vlerësimi duhet të përfundojë me një analizë krahasuese, ku situata e gjykatave shqiptare vendoset në raport me standardet ndërkombëtare të përmendura më lartë që përcakton masa themelore, kritike dhe thelbësore dhe ku vihet theksi mbi domosdoshmërinë e një koordinimi ndërinstitucional, procedura uniforme dhe ndërgjegjësimin e publikut.
    •Ky krahasim do të mundësojë hartimin e një plani kombëtar sigurie për sistemin gjyqësor, duke përshtatur praktikat ndërkombëtare me realitetin dhe burimet e brendshme.
    II. Krijimi i një Këshilli Sigurie për Sistemin Gjyqësor
    Ky Këshill, i përbërë nga gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe juridiksioneve, do të kishte funksion këshillimor dhe mbikëqyrës, i ngjashëm me komitetet e sigurisë të rekomanduara nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata”. Detyrat e tij do të përfshinin:
    Miratimin e një metodologjie për analizimin e situatës aktuale dhe matjen e riskut
    Sot mungon një mekanizëm unik për matjen e rrezikut. Metodologjia duhet të përfshijë inspektime fizike, intervista me personel, testime praktike dhe analiza krahasuese me praktikat ndërkombëtare.
    Ngritjen në çdo gjykatë të qendrave të monitorimit
    Gjykatat shqiptare kanë pak ose aspak sisteme të centralizuara monitorimi. Vendosja e qendrave të komandës me kamera, alarme dhe komunikime emergjente është një standard ndërkombëtar.
    Standardizimi i procedurave të sigurisë në çdo gjykatë
    Procedurat aktuale ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën. Standardizimi garanton barazi sigurie dhe përgjigje më të koordinuar ndaj incidenteve.
    Uniformizimi i planeve të emergjencës
    Aktualisht gjykatat nuk kanë plane emergjence të unifikuara. Nevojitet që çdo gjykatë të hartojë plane të personalizuara, të bazuara në analiza periodike risku.
    Trajnimi i detyrueshëm dhe çertifikuar
    Stafi gjyqësor në Shqipëri nuk ka trajnim të specializuar në siguri. Në përputhje me praktikat ndërkombëtare, duhet të kryhen trajnimet e çertifikuara mbi reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe sigurinë personale.
    III. Vendosja e rolit të koordinatorit të sigurisë në çdo gjykatë
    Sipas praktikave ndërkombëtare, një koordinator sigurie duhet të shërbejë si pika lidhëse mes gjykatës, policisë dhe institucioneve të tjera. Në Shqipëri, ky rol do të mund të caktohej nga administrata gjyqësore, duke pasur autoritet për të koordinuar protokollet e sigurisë dhe reagimin emergjent.
    IV. Kryerja e auditimeve periodike të jashtme
    Në sistemin gjyqësor shqiptar mungon një mekanizëm i pavarur vlerësimi. Auditimet nga ekspertë të jashtëm (kombëtarë ose ndërkombëtarë) do të garantonin matjen objektive të progresit, transparencë dhe identifikim të boshllëqeve. Kjo praktikë është theksuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA si thelbësore për ruajtjen dhe mbajtjen e standardeve gjatë gjithë kohës.
    VI. Bashkëpunimi ndërinstitucional
    Siguria nuk është vetëm detyrë e gjykatës. Përvoja ndërkombëtare (NSA) tregon se bashkëpunimi i ngushtë mes gjykatave, policisë, shërbimeve shëndetësore, emergjencave civile dhe institucioneve të tjera është thelbësor. Në Shqipëri, ky bashkëpunim është shpesh sporadik dhe i paformalizuar, për rrjedhojë nevojitet protokoll bashkëpunimi i detajuar. Kur them bashkëpunim ndërinstitucional përfshij këtu edhe angazhimin real të institucioneve përgjegjëse për hartimin e projektbuxhetit të shtetit dhe miratimin e buxhetit.
    VI. Edukimi i publikut mbi rregullat e sigurisë
    Shumica e incidenteve në gjykatat shqiptare ndodhin për shkak të mosnjohjes së rregullave nga qytetarët. Programet e ndërgjegjësimit publik, si fletëpalosje, udhëzues vizualë në hyrje, njoftime elektronike dhe bashkëpunim me median, janë praktika ndërkombëtare që mund të përshtaten në Shqipëri. Kjo rrit respektimin e rregullave dhe ul tensionet.
    Në këtë proces, media luan një rol vendimtar. Ajo duhet të jetë partner në informim, jo faktor presioni, të ndërtojë besim publik, jo paragjykim. Në vend të gjuhës denigruese apo të titujve sensacionalë, media duhet të ofrojë informacion edukues mbi rolin e gjyqësorit dhe të verifikojë informacionet që transmeton. Vetëm përmes një media të përgjegjshme dhe profesionale mund të ngrihet kultura e respektit ndaj drejtësisë, duke ndihmuar publikun të kuptojë se gjykatat janë institucione të shenjta të ligjit, jo arena për linçim publik.
    Ndaj, është detyrë e çdo institucioni, çdo qytetari dhe çdo gazetari të kontribuojë për ngritjen e një fryme të re bashkëpunimi dhe respekti ndaj drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sistem gjyqësor të fortë, të sigurt dhe të respektuar, ashtu siç e meriton vendi ynë.
    Për ta përmbyllur, ritheksoj se ngjarja e 6 Tetorit nuk duhet të mbetet vetëm një kujtesë e dhimbshme, por një moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare. Siguria në gjykata nuk është privilegj i gjyqtarëve, është kusht themelor për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Pa gjykata të sigurta, nuk ka pavarësi, nuk ka drejtësi dhe nuk ka shpresë.
    Pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin gjyqësor shqiptar, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e vendit, e cila u mbajt sot në ambientet e Polit të Drejtësisë.