Tag: ndërkombëtare

  • Tryeza për “Zgjedhoren”, Gjiknuri: Shqipëria ka nevojë për ligj më të mirë për financimin e partive

    Tryeza për “Zgjedhoren”, Gjiknuri: Shqipëria ka nevojë për ligj më të mirë për financimin e partive

    Në kuadër të 30-vjetorit të partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit me Komisionin e Venecias, u zhvillua sot një tryezë e përbashkët mbi reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.
    Në këtë takim, nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare.
    “Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë ligj të standardeve më të mira sa i përket financimit të partive politike”, u shpreh Gjiknuri, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e transparencës dhe llogaridhënies në këtë proces jetik për demokracinë.
    Ai shprehu besimin se ndihma e institucioneve ndërkombëtare do të jetë vendimtare për realizimin e kësaj reforme, që duhet të përmbyllet shumë kohë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
    “Shpresojmë që të kemi mbështetje nga ODIHR, edhe nga Këshilli i Europës apo Komisioni i Venecias, që në kohë të kemi një produkt që i shërben stabilitetit zgjedhor”, tha Gjiknuri, duke nënvizuar se reforma duhet të mos jetë e nxituar, por e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
    Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një qasjeje graduale, ku çdo hap përpara në drejtim të përmirësimit të sistemit zgjedhor është i rëndësishëm për konsolidimin demokratik të vendit.
    “Ne duhet ta nisim edhe me një hap të vogël. Kauza më e madhe është stabiliteti i vendit dhe bërja përpara hapa në demokraci”, u shpreh ai.
    Tryeza përmbylli punimet me angazhimin për të vijuar dialogun politik dhe teknik për të garantuar një proces zgjedhor më të drejtë, më transparent dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.

  • RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

    RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

    Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, vë në dukje raporti “The Western Balkans Start-up Ecosystem at a Crossroads” i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.Studimi thekson se Shqipëria ka filluar të krijojë bazat institucionale dhe ligjore për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm inovacioni, por performanca e saj mbetet më e ulët krahasuar me fqinjët si Serbia apo Maqedonia e Veriut.Sipas studimit, Serbia është ekosistemi më i avancuar, me infrastrukturë të konsoliduar, fonde kombëtare dhe një rrjet inovacioni që përfshin më shumë se 20 qendra bashkëpunimi.Nga ana tjetër, Kosova po fiton terren me investime të konsiderueshme në FinTech dhe AgriTech, ndërsa Maqedonia e Veriut ka avantazhin e përvojës institucionale përmes fondit FITD dhe partneriteteve ndërkombëtare.Bosnja dhe Mali i Zi mbeten prapa për shkak të mungesës së strategjive të koordinuara dhe mbështetjes financiare të qëndrueshme. Shqipëria, në këtë kontekst, qëndron në mes, pasi ka bërë përpara në reforma ligjore dhe dixhitalizim, por ende prapa në rezultate konkrete të financimeve, densitet të ulët të startup-eve dhe mungesë të historive të suksesshme ndërkombëtare.Studimi e vlerëson Shqipërinë si një rast me potencial të lartë të pashfrytëzuar, por që ende ka nevojë për rritjen e fondeve, politika më koherente dhe lidhje më të forta me universitetet dhe diasporën për të kaluar nga faza e eksperimentimit në një ekosistem të qëndrueshëm rajonal të inovacionit. Në këtë drejtim, Shqipëria ndodhet në një situatë të ngjashme me Bosnjën dhe Malin e Zi, ndërsa Serbia dhe Kosova kanë arritur të tërheqin investime shumë më të mëdha nga fondet ndërkombëtare.Ndryshe nga Serbia, që ka ndërtuar një strategji të plotë për inteligjencën artificiale dhe një rrjet parqesh teknologjike, apo Kosova që në 2024 arriti një rekord prej 50 milionë euro financime për startup-e, Shqipëria ka pasur më pak dinamizëm në tregjet ndërkombëtare dhe mungon në listën e qyteteve kryesore inovative të Europës Lindore. Tirana ende nuk renditet në top 1,000 qytetet globale për startup-e, ndryshe nga Beogradi apo Shkupi që janë të përfshira.Në aspektin arsimor dhe njerëzor, Shqipëria përballet me të njëjtën sfidë si i gjithë rajoni, “ikjen e trurit”. Një pjesë e madhe e të rinjve të talentuar emigrojnë, duke krijuar mungesë të ekspertizës në inovacion, kërkim shkencor dhe menaxhim biznesi. Indeksi global për ekosistemet e startup-eve, Shqipëria me rënie të madhe në 2025Indeksi i vitit 2025 për ekosistemet e startup-eve në vendet e Ballkanit Perëndimor e renditi Shqipërinë në vendin e 83-të në rang botëror, por me një rënie të dukshme të aktivitetit prej -19.1%. Kjo do të thotë se ekosistemi vendas i startup-eve është tkurrur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Për më tepër, Tirana nuk renditet mes 1,000 qyteteve më të mira në botë për zhvillimin e startup-eve, çka tregon për mungesë të theksuar të konkurrueshmërisë rajonale dhe ndërkombëtare.Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina ka njohur një përmirësim të lehtë me një rritje prej 5%, duke u pozicionuar e 91-ta në botë dhe e 23-ta në rajonin e Europës Lindore. Dy qendrat kryesore të këtij vendi, Sarajeva dhe Banja Luka, kanë arritur të futen në renditjen globale të qyteteve, me Sarajeven në vendin e 769-të.Kosova është renditur e 97-ta në botë dhe e 24-ta në rajonin e Europës Lindore, me një ecuri të qëndrueshme të ekosistemit (më pak se 5% rritje), ndërsa Prishtina nuk ka një renditje të specifikuar mes qyteteve globale.Mali i Zi nuk përfshihet në 100 vendet e para botërore dhe nuk ka qytete të renditura ndër 1,000 më të mirët, duke reflektuar një mungesë të dukshme zhvillimi në këtë fushë.Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut renditet e 78-ta në botë dhe e 19-ta në rajon, por me një tendencë rënieje prej më pak se 2%. Megjithatë, kryeqyteti Shkupi mban një pozicion të qëndrueshëm në vendin e 552-të globalisht.Serbia mbetet liderja e rajonit, duke u renditur e 56-ta në botë, megjithëse ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.5%. Beogradi është ndër qytetet më të zhvilluara të rajonit në këtë fushë, në vendin e 197-të, pasuar nga Novi Sadi në vendin e 502-të dhe Nishi në të 908-in.Ka një hendek të qartë mes Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të forcojnë ndjeshëm politikat për inovacion dhe mbështetje ndaj startup-eve në mënyrë që të mos mbeten pas në garën globale./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama në podkastin “Flasim”: “Parku i Besimit”, dëshmi e transformimit arkitektonik të vendit

    Rama në podkastin “Flasim”: “Parku i Besimit”, dëshmi e transformimit arkitektonik të vendit

    “Parku i Besimit është një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në Shqipëri, në një eksperiencë të prekshme, përmes natyrës.
    Në fillim të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të javës që lamë pas, ku veçoi organizimin e konkursit ndërkombëtar për “Parkun e Besimit” në Tiranë.

    “Kjo ka qenë një javë intensive, por është dominuar nga energjia e projekteve të reja. Kemi pasur konkursin ndërkombëtar për ‘Parkun e Besimit’, i cili ka qenë ndër momentet më mbresëlënëse të rrugës së re të arkitekturës dhe të transformimit të këtij vendi, në një vend ku edhe arkitektura është një arsye për ta vizituar”, u shpreh Rama.

    Kryeministri solli në vëmendje se 12 finalistë, emra ndër më të njohurit në skenën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhistikës ndërkombëtare janë përballur në një ish-kazermë në afërsi të Petrelës, ku po rilind një hapësirë, e cila do t’i vihet në dispozicion artit dhe kulturës”.

    Rama theksoi se ky ka qenë konkurs i jashtëzakonshëm me projekte nga më të papriturat ku është shpallur fitues nga juria ndërkombëtare studioja prestigjioze BIG – Bjarke Ingels Group (BIG) nga Danimarka.
    Kryeministri shprehu bindjen se “Parku i Besimit” do të të jetë një destinacion i ri, i cili do t’i japë mundësi banorëve të Tiranës, të gjithë banorëve të Shqipërisë, por edhe të gjithë atyre që do të vizitojnë Shqipërinë që të shkojnë në një park ku do të gjenden pemët, bimët, frutat, lulet e të gjitha shkrimeve të shenjta dhe ku ndërkohë do të ketë shumë për të parë dhe për të kuptuar nga historia e këtij vendi.
    Studioja ndërkombëtare BIG – Bjarke Ingels Group (BIG) është shpallur fituese e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park) mes 12 finalistëve nga vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
    Ky park prej 120 mijë metrash katrorë është ideuar të ketë disa hapësira që do të përfaqësojnë besimet fetare të shqiptarëve, ku çdo fe do të ketë rrugën e saj, me elementë sipas shkrimeve të shenjta të çdo besimi, duke nisur që nga objektet e kultit, deri te bimët, që përmenden në librat e shenjtë. Parku i Besimit do të ndërtohet në kodrat e Petrelës, në një zonë që dikur shërbente si kazermë ushtarake.

  • Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

    Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

    Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Janusz Bugajaski.

    Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, i cili shprehu hidhërim të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të ngushtë.
    “Jam i tronditur dhe thellësisht i trishtuar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë të rajonit dhe një mbrojtës i vendosur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit “, shkroi Biberaj.
    Biberaj kujton të gjitha vitet e bashkëpunimi me Bugajskin në projekte të ndryshme, veçanërisht ato që lidhen me Ballkanin.
    “Gjatë viteve, kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht në çështjet e Ballkanit. Fillova ta admiroja jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për integritetin, humorin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave që ai i vlerësonte shumë. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë jashtëzakonisht shumë. U prehsh në paqe, Janusz”, ka shkruar Biberaj.

    Top Channel

  • Tirana në qendër të vëmendjes! Protesta për UÇK-në zë vend në mediat ndërkombëtare

    Tirana në qendër të vëmendjes! Protesta për UÇK-në zë vend në mediat ndërkombëtare

    Protesta e mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka tërhequr vëmendjen e mediave të njohura ndërkombëtare.
    Media britanike The Telegraph raportoi dhe theksoi pjesëmarrjen masive, duke raportuar se mijëra shqiptarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protestuesit akuzuan Gjykatën Speciale në Hagë të mbështetur nga Bashkimi Evropian, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë ndaj luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për pavarësinë e Kosovës në vitet 1998–1999.
    Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se në kryeqytetin shqiptar u organizua një protestë kombëtare nën moton “Unë jam UÇK”, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që aktualisht përballen me drejtësinë në Hagë.

    Po ashtu, The Washington Post shkroi se protestues nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin qendror të Tiranës, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e përshkruar këtë forcë si një grup guerrilësh shqiptarë që udhëhoqi luftën për çlirim dhe pavarësi nga Serbia.
    Edhe New York Post i kushtoi vëmendje ngjarjes, duke raportuar: “Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës.”
    Kjo protestë mbarëkombëtare, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, kishte për qëllim shprehjen e solidaritetit dhe kërkesën për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
    /vizionplus.tv

  • Jehonë në mediat ndërkombëtare, për protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë

    Jehonë në mediat ndërkombëtare, për protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë

    Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u mblodhën paqësisht këtë të premte në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.
    Protesta e zhvilluar e 17 tetorit në zemër të kryeqytetit shqiptar mori vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan për thirrjet e protestuesve për drejtësi dhe kundërshtimin ndaj, sipas tyre, “gjykimeve të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Mediat ndërkombëtare si Associated Press, Washington Post, The Telegraph. Përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike, protestuesit shprehën mbështetjen e palëkundur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke e konsideruar procesin si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.

  • “Liria ka emër”! “UÇK” marshim në Tiranë, protesta “pushton” mediat ndërkombëtare

    “Liria ka emër”! “UÇK” marshim në Tiranë, protesta “pushton” mediat ndërkombëtare

    foto ilustruese

    TIRANË- Tirana u vesh sot kuqezi dhe me simbolet e UÇK-së, teksa mirpriti protestën në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë. Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së, mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova dhe politikanë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe lirinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
    Një protestë, që në tërësi ishte paqësore, as incidente të shënuara dhe me pjesëmarrje të gjerë. Që prej mëngjesit të së premtes dhe deri në përfundim, protesta u mbizotërua nga këngë e simbole patriotike që çuan në këmbë Tiranën. 
    Protesta në zemër të Tiranës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. AP, The ëashington Post, Yahho dhe San Francisco Cronicle, i bënë jehonë protestës me titullin e përbashkët: “Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës”.

    ap

     

    the ëashinton post

    yahoo

    San Francisco Cronicle

    Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-ligjvënësi Rexhep Selimi janë në gjyq dhe kanë qenë në paraburgim që nga viti 2020 në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës të mbështetur nga BE-ja, me seli në Hagë, Holandë. Ata përballen me akuza që përfshijnë vrasje, torturë dhe persekutim të civilëve gjatë dhe pas luftës./ZËRI

    mytkipng

    jytipng

    nroepng

    rtpng

  • Rilindja e “Asllan Rusit”, Rama: Pallati i Sportit do të kthehet në shtëpinë e garave europiane

    Rilindja e “Asllan Rusit”, Rama: Pallati i Sportit do të kthehet në shtëpinë e garave europiane

    Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të rilindë plotësisht.
    Shpallja e fituesit të Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, u bë pas prezantimit të projekteve të gjashtë studiove finaliste përpara jurisë ndërkombëtare. I pranishëm në aktivitet ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se synohet që Pallati i Sportit të kthehet në shtëpinë e garave europiane.
    “Ky Pallat Sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta eurpiane”, u shpreh Edi Rama.

    Kreu i qeverisë u shpreh optimist se “Asllan Rusi” do të mirëpresë finalet e Supërkupes Europiane në basketboll apo volejboll.
     “Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës apo të Superkupës Europiane edhe në basketboll apo në volejboll nuk është i paarritshëm dhe ndërkohë që ne kemi pasur kontakte me federatat ndërkombëtare dhe janë interesuar dhe për kapacitetet, ky projekt, ky Pallat Sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta eurpiane”, tha Rama.
    Qeveria synon të modernizojë infrastrukturën sportive në çdo nivel dhe të kthejë sportin në prioritet të zhvillimit kombëtar, si nevojë dhe jo luks. Gjithashtu pritet të shtohen dhe projekte që çdo shkollë të këtë hapësira të dedikuara për aktivitete sportive.
    /vizionplus.tv

  • Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Pas shumë orë diskutime juria ndërkombëtare, si projektin më të mirë për transformimin e “Asllan Rusit” zgjodhi kompaninë arkitekturore holandeze MVRDV.

    Në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, ishin 6 skuadra finaliste, të cilat prezantuan projekt-idetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare.
    Në përditësim…

    Top Channel

  • Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

    Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

    foto ilustruese

    TIRANË – Media ukrainase “RBC Ukraine” ka publikuar së fundi një investigim, ku pretendon se Shqipëria po ndihmon që nafta ruse të hyjë në tregjet europiane, pavarësisht sanksioneve që i janë vendosur nga perëndimi. Teksa citon një investigim të Balkan Insight, RBC shkruan se karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura. Në artikull theksohet se kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, për të kryer dërgesa të tilla.
    ARTIKULLI I PLOTË
    Nëpërmjet porteve shqiptare, produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian. Sipas një hetimi, karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore, raporton Balkan Insight.
    Në fillim të vitit, dy anije, Besart dhe Aya Zanubya, mbërritën në Porto Romano, në bregun shqiptar, duke deklaruar se ngarkesa e tyre ishte çimento. Megjithatë, inspektimet zbuluan se ato transportonin rreth 600.000 litra naftë të padeklaruar. Hetuesit konstatuan se porti ishte përdorur në mënyrë të përsëritur për importimin e produkteve të ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura.
    Rrjeti i kontrabandës dhe ryshfeti
    Policia shqiptare nuk ka komentuar mbi hetimin, por burime në portin e Durrësit thonë se operacione të tilla mbështeten në deklarata doganore të falsifikuara dhe ryshfete. Kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, njëra prej të cilave është Batimarine Oëner Ship, që ka kryer disa dërgesa të tilla. Hetuesit dyshojnë se kontrabandistët kanë përdorur kontrata të rreme dhe rrugë të maskuara si udhëtime peshkimi ose rimorkimi për të shmangur kontrollet.
    Pista malazeze dhe rrugët e reja
    Midis viteve 2013 dhe 2016, rreth 1.7 milion litra karburant i paligjshëm u sollën në Shqipëri nga Mali i Zi, sipas hetuesve. Varkat e peshkimit përdoreshin si mbulesë, duke marrë naftë në vend të peshkut dhe duke shmangur taksat. Prokurorët zbuluan gjithashtu një rrjet kompanish offshore që transportonte qindra mijëra litra nafte. Organizatorët e dyshuar, Juxhin Koka dhe Sergio Sula, aktualisht janë në arrati.
    Lidhja libiane dhe rrjetet ndërkombëtare
    Në vitin 2022, një tjetër anije, Queen Majeda, që vinte nga Bengazi i Libisë, u sekuestrua në Porto Romano. Autoritetet zbuluan 2.6 milion litra karburant detar, importi i të cilit është i ndaluar në Shqipëri. Hetimi tregoi se në Libi, vendin e ndarë mes administratave rivale, kontrabanda e naftës financon grupet e armatosura. Ekspertët thonë se Rusia përdor lidhjet e saj me forcat e ‘Khalifa Haftar’ për të organizuar operacione të tilla nëpër Mesdhe.
    Varkat e peshkimit si mbulesë
    Prokurorët shqiptarë po hetojnë disa raste kur varkat e peshkimit transportonin karburant të kontrabanduar nga Libia, të përshtatura për të mbajtur dhjetëra mijëra litra. Ngarkesat maskoheshin si “shkëmbim peshku”. Sipas Prokurorisë së Durrësit, që nga viti 2022 janë sekuestruar mbi 750,000 litra nafte kontrabandë. Karburanti i konfiskuar është me cilësi shumë të ulët, i përshtatshëm vetëm për anije mallrash dhe makineri, jo për automjete private.
    Autoritetet shqiptare pranojnë se importet e paligjshme të karburantit vazhdojnë, pavarësisht sanksioneve, me Porto Romanon dhe Durrësin që mbeten qendra kryesore të tregtisë së paligjshme. Hetuesit i lidhin këto operacione me rrjete kriminale ndërkombëtare që përdorin anije të vjetra dhe kompani offshore për të fshehur rrugët reale të transportit.
    Ndërkohë, rafineritë e Indisë kanë filluar të paguajnë për naftën ruse në juan, me kompaninë ‘Indian Oil Corp’ që ka kryer disa transaksione në monedhën kineze sipas kërkesës së tregtarëve. Çmimet globale të naftës u rritën pas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë për bisedime të mundshme tregtare me Kinën, të cilat investitorët i panë si një shenjë lehtësimi të tensioneve midis dy konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë në botë.