Tag: ndërkombëtare

  • “Turp për drejtësinë ndërkombëtare”, Rama: Shpëtimtarët e Kosovës duhet të dalin para një gjykate të dalë krejt nga shinat

    “Turp për drejtësinë ndërkombëtare”, Rama: Shpëtimtarët e Kosovës duhet të dalin para një gjykate të dalë krejt nga shinat

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
    Reagimi i plotë i Ramës: 
    A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

  • Netanyahu: Izraeli vendos se cilat forca ndërkombëtare do lejohen në Gaza

    Netanyahu: Izraeli vendos se cilat forca ndërkombëtare do lejohen në Gaza

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i lejojë të jenë pjesë e një force të planifikuar ndërkombëtare në Gazë, që synon të sigurojë përfundimin e luftës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
    Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës. Ndërkohë që administrata Trump e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Gazë, forca mund të përbëhet nga trupa nga Egjipti, Indonezia dhe disa vende arabe të Gjirit.
    “Ne kemi kontrollin e sigurisë sonë dhe kemi bërë të qartë se, sa u përket forcave ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu kemi vepruar dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”, tha Netanyahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij.
    “Kjo, sigurisht, është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara, siç kanë shprehur përfaqësuesit më të lartë të saj gjatë ditëve të fundit”, shtoi ai.
    Izraeli, që ka mbajtur Gazën nën bllokadë për dy vjet për të mbështetur fushatën ajrore dhe tokësore kundër Hamasit pas sulmit të grupit militant palestinez përtej kufirit më 7 tetor 2023, vazhdon të kontrollojë të gjitha hyrjet dhe daljet nga territori.
    Javën e kaluar, Netanyahu la të kuptohej se do të ishte kundër çdo roli të forcave turke të sigurisë në Rripin e Gazës. Marrëdhëniet dikur të ngrohta turko-izraelite kanë arritur në nivele të reja tensioni gjatë luftës në Gazë, me presidentin turk Recep Tayip Erdogan që ka dënuar ashpër fushatën shkatërruese ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e vogël palestineze.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Izrael që kishte për qëllim forcimin e armëpushimit të brishtë, tha të premten se forca ndërkombëtare do të duhet të përbëhet nga “vende me të cilat Izraeli ndihet rehat”, por nuk pranoi të komentonte posaçërisht mbi përfshirjen e Turqisë.
    Rubio shtoi se e ardhmja e qeverisjes së Gazës ende duhet të përcaktohet mes Izraelit dhe vendeve partnere, por nuk mund të përfshijë Hamasin – të shpallur organizatë terroristë nga SHBA-ja dhe BE-ja.

  • Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

    Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

    Bota E Diel, 26 Tetor 2025 15:05
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i lejojë të jenë pjesë e një force të planifikuar ndërkombëtare në Gazë, që synon të sigurojë përfundimin e luftës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
    Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës. Ndërkohë që administrata Trump e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Gazë, forca mund të përbëhet nga trupa nga Egjipti, Indonezia dhe disa vende arabe të Gjirit.

    “Ne kemi kontrollin e sigurisë sonë dhe kemi bërë të qartë se, sa u përket forcave ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu kemi vepruar dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”, tha Netanyahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij.

    “Kjo, sigurisht, është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara, siç kanë shprehur përfaqësuesit më të lartë të saj gjatë ditëve të fundit”, shtoi ai.

    Izraeli, që ka mbajtur Gazën nën bllokadë për dy vjet për të mbështetur fushatën ajrore dhe tokësore kundër Hamasit pas sulmit të grupit militant palestinez përtej kufirit më 7 tetor 2023, vazhdon të kontrollojë të gjitha hyrjet dhe daljet nga territori.
    Javën e kaluar, Netanyahu la të kuptohej se do të ishte kundër çdo roli të forcave turke të sigurisë në Rripin e Gazës. Marrëdhëniet dikur të ngrohta turko-izraelite kanë arritur në nivele të reja tensioni gjatë luftës në Gazë, me presidentin turk Recep Tayip Erdogan që ka dënuar ashpër fushatën shkatërruese ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e vogël palestineze.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Izrael që kishte për qëllim forcimin e armëpushimit të brishtë, tha të premten se forca ndërkombëtare do të duhet të përbëhet nga “vende me të cilat Izraeli ndihet rehat”, por nuk pranoi të komentonte posaçërisht mbi përfshirjen e Turqisë.
    Rubio shtoi se e ardhmja e qeverisjes së Gazës ende duhet të përcaktohet mes Izraelit dhe vendeve partnere, por nuk mund të përfshijë Hamasin – të shpallur organizatë terroristë nga SHBA-ja dhe BE-ja.
    Më vonë, Rubio tha se zyrtarët amerikanë po mbledhin mendime për një rezolutë të mundshme të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare për të autorizuar vendosjen e forcës shumëkombëshe në Gaza dhe se çështja do të diskutohet të dielën në Katar.
    Administrata Trump dëshiron që shtetet arabe të kontribuojnë me fonde dhe trupa.
    Një sfidë e madhe mbetet fakti që Hamasi nuk është zotuar të çarmatoset dhe, që kur armëpushimi hyri në fuqi dy javë më parë si faza e parë e planit 20-pikësh të Trumpit, ka nisur një goditje të dhunshme ndaj grupeve që kanë sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin.
    Netanyahu gjithashtu tha të dielën se Izraeli është një vend i pavarur dhe hodhi poshtë idenë se “administrata amerikane më kontrollon dhe më dikton politikën e sigurisë së Izraelit”. Ai shtoi se Izraeli dhe SHBA-ja janë “një partneritet”.

  • VIDEO/ Mjekët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vendin në fushën e kardiologjisë ndërkombëtare

    VIDEO/ Mjekët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vendin në fushën e kardiologjisë ndërkombëtare

    Dr. Diamant Lulaj, kardiologu i njohur shqiptar, realizoi me sukses një ndërhyrje kardiake koronare tepër të vështirë gjatë kongresit ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025

    Ndërhyrja u transmetua live përpara qindra specialistëve nga e gjithë bota, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë që vazhdojnë të nderojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.

  • Tregjet globale lëvizin, por çmimet e derivateve në Kosovë mbesin të pandryshuara

    Tregjet globale lëvizin, por çmimet e derivateve në Kosovë mbesin të pandryshuara

    Në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar rritje të lehtë pas luhatjeve të fundit, por në Kosovë ende nafta po shitet me të njëjtat çmime.  Edhe pse në tregjet ndërkombëtare është shënuar një rritje e lehtë e çmimeve të derivateve të naftës, në Kosovë ato kanë mbetur stabile.Aktualisht në Kosovë çmimet e derivateve sillen afërsisht për dizel nga 1.15 deri në 1.25 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.16 deri në 1.26 euro për litër.Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka treguar se në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje e lehtë e çmimeve, por një ndryshim i tillë nuk pritet të reflektohet në tregun kosovar.“Në BERZ nuk ka pasur rënie, por një rritje të lehtë të çmimeve. Aktualisht në Kosovë çmimet e derivateve sillen afërsisht kështu: Dizel nga 1.15 deri në 1.25 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.16 deri në 1.26 euro për litër. Nuk mund të paragjykojmë për ditët në vijim, pasi ka lëvizje në BERZH dhe në organizatën prodhuese OPEC. Sot ka pasur rritje në tregun ndërkombëtar, por në Kosovë nuk ka pasur ndryshim të çmimeve me pakicë”.Sipas tij, qytetarët e Kosovës aktualisht po furnizohen me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon.Në krahasim me shtetet fqinje, diferenca është dukshme:Shqipëri: Dizel – 1.77 €, Benzinë – 1.80 €Serbi: Dizel – 1.62 €, Benzinë – 1.60 €Berjani megjithatë thotë se është herët të flitet për qëndrueshmëri afatgjatë.“Tregu i derivateve është dinamik dhe ndikohet çdo ditë nga zhvillimet në bursat ndërkombëtare. Për momentin nuk ka arsye për ndryshim të çmimeve në Kosovë, por situata mund të ndryshojë nëse OPEC merr vendime të reja për kufizim prodhimi”.Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës Brent është rritur lehtë gjatë ditëve të fundit, duke arritur rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI po tregtohet rreth 82 dollarë për fuçi.Rritja e lehtë e çmimit po lidhet me pasigurinë gjeopolitike në Lindjen e Mesme, me tensionet në rajonin e Hormuzit dhe me reduktimin e përkohshëm të prodhimit nga OPEC+, që synon të mbajë tregun të qëndrueshëm.Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisëka paralajmëruar se furnizimi global aktualisht është më i lartë se kërkesa, gjë që mund të pengojë çdo rritje të madhe të çmimeve në afat të shkurtër.Në të njëjtën kohë, kërkesa për naftë është ngadalësuar në disa prej ekonomive kryesore, përfshirë Kinën dhe vendet e BE-së, për shkak të ritmit të ngadalshëm ekonomik. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Izraeli duhet të lehtësojë dërgimin e ndihmave në Gazë

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Izraeli duhet të lehtësojë dërgimin e ndihmave në Gazë

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli është i obliguar që të lehtësojë dërgimin e ndihmave për në Gazë, duke theksuar se duhet t’u sigurojë palestinezëve “nevojat bazike” për mbijetesë. Vendimi i GJND-së u kundërshtua menjëherë nga Izraeli.
    Ky vendim vjen në kohën kur organizatat humanitare po përpiqet që të rrisin ndihmën urgjente për Gazën, duke shfrytëzuar armëpushimin e brishtë të arritur më herët gjatë këtij muaji.
    Opinioni këshillues i GJND-së nuk është ligjërisht i obligueshëm, por gjykata beson se ai “ka peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral”.

    Presidenti i GJND-së, Yuji Iwasawa, tha se Izraeli “është i detyruar që të pajtohet dhe të lehtësojë programet e ndihmës të ofruara nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj”.
    Këtu përfshihet edhe UNRWA, Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilin Izraeli e ka ndaluar pasi ka akuzuar disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.
    GJND vendosi se Izraeli nuk i kishte mbështetur me prova këto akuza.
    Izraeli nuk ka marrë pjesë në procedurat në GJND dhe ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës.
    “Izraeli refuzon në mënyrë kategorike ‘opinionin këshillues’ të GJND-së, i cili ishte plotësisht i parashikueshëm sa i përket UNRWA-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein përmes një postimi në X. “Kjo është përpjekja e radhës politike për të vendosur masa politike kundër Izraelit nën petkun e ‘ligjit ndërkombëtar’”.
    Iwasawa tha se GJND “e refuzon argumentin se kërkesa keqpërdor dhe politizon procesin gjyqësor ndërkombëtar”.
    Para vendimit, Abeer Etefa, zëdhënëse për Lindjen e Mesme e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), tha se 530 kamionë të WFP-së kishin hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.
    Kamionët kishin dërguar më shumë se 6.700 tonë ushqim, që sipas saj është “i mjaftueshëm për gati gjysmë milioni njerëz për dy javë”.
    Etefa tha se aktualisht po hyjnë rreth 750 tonë në ditë, shumë më pak se objektivi i WFP-së prej afërsisht 2.000 tonë ushqime në ditë.
    GJND-ja deklaroi se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrimin “të sigurojë nevojat bazike të popullsisë vendase, përfshirë furnizimet thelbësore për mbijetesën e saj”.
    Izraeli “ka gjithashtu detyrimin që të mos pengojë furnizimin me këto ndihma”, tha gjykata.
    Gjykata gjithashtu kujtoi detyrimin sipas së drejtës ndërkombëtare për të mos përdorur urinë si metodë lufte.OKB-ja i kishte kërkuar GJND-së të sqarojë detyrimet e Izraelit, si fuqi pushtuese, ndaj OKB-së dhe trupave të tjera “përfshirë sigurimin dhe lehtësimin e furnizimit të papenguar me ndihma urgjentisht të nevojshme për mbijetesën” e palestinezëve.
    Gjyqtarët e GJND-së dëgjuan një javë dëshmi në prill nga dhjetëra shtete dhe organizata, shumica e të cilave u përqendruan rreth statusit të UNRWA-së.
    Gjatë seancave dëgjimore, një zyrtar amerikan shprehu “shqetësime serioze” për paanshmërinë e UNRWA-së dhe pretendoi se Hamasi kishte përdorur objektet e kësaj agjencie.
    Zyrtari amerikan, Josh Simmons, tha se Izraeli “nuk ka detyrim të lejojë, veçmas UNRWA-në, të ofrojë ndihmë humanitare”.
    Simmons shtoi se UNRWA nuk është opsioni i vetëm për dërgimin e ndihmave në Gaza.
    Megjithatë, GJND theksoi se UNRWA “nuk mund të zëvendësohet brenda një kohe të shkurtër pa një plan të përshtatshëm tranzicioni”.
    Rasti ishte i ndarë nga çështjet e tjera me të cilat përballet Izraeli, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, për fushatën e tij në Gazë.
    Në korrik 2024, GJND-ja publikoi një tjetër opinion këshillues, duke deklaruar se okupimi izraelit i territoreve palestineze ishte “i paligjshëm” dhe duhet të përfundojë sa më shpejt.
    Gjyqtarët e GJND-së po shqyrtojnë po ashtu akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut, sipas të cilave Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së për Gjenocidin të vitit 1948 me veprimet e tij në Rripin e Gazës.
    Një tjetër gjykatë në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

  • ‘Ekonomia shqiptare në rënie’/ Kedhi: Guvernatori përsërit propagandën e qeverisë, jo realitetin ekonomik

    ‘Ekonomia shqiptare në rënie’/ Kedhi: Guvernatori përsërit propagandën e qeverisë, jo realitetin ekonomik

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtari i BrainGain në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në edicionin e orës 16:00 në Syri TV, deklaroi se Shqipëria po dështon të mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe po pozicionohet në mënyrë të gabuar në raport me faktorët rajonalë.“Mua më erdhi keq që sërish në arenën ndërkombëtare Shqipëria, jo vetëm që nuk i del në krah Kosovës, por përkundrazi, indirekt mban edhe krah të faktorit serb në Ballkan dhe prokseve të Rusisë,” u shpreh Kedhi.
    Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën e sjelljes së kryeministrit Edi Rama me homologun e Malit të Zi, duke e cilësuar të papërshtatshme dhe jo dinjitoze për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë. “Batuta pa hijeshi, pa kripë, nuk janë mënyra që përfaqësojnë denjësisht vendin tonë,” shtoi ai.Në vijim, Kedhi komentoi retorikën e Ramës ndaj Mbretërisë së Bashkuar, duke e quajtur të papranueshme për një vend mik dhe aleat të Shqipërisë. Ai theksoi se deklaratat për politikanët britanikë, përfshirë Nigel Farage, tregojnë mungesë respekti diplomatik.Sa i përket gjendjes ekonomike, Kedhi vlerësoi se raportimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë ishte “krejtësisht i shkëputur nga realiteti”. “M’u duk sikur raportonte për një vend tjetër, jo për Shqipërinë. Nuk kishte asnjë lidhje me ekonominë shqiptare,” deklaroi ai.Sipas tij, propaganda qeveritare për “rritje të qëndrueshme” dhe “forcim të lekut” nuk mbështetet në fakte reale, pasi “të gjithë indikatorët ekonomikë janë në rënie dhe sektorët kryesorë janë në ngadalësim ose recesion”.“Prisja një raportim më serioz, më profesional dhe më objektiv nga guvernatori. Faktet ekonomike janë të ftohta dhe të pamëshirshme,” vijoi Kedhi.Kedhi:Mua më erdhi keq që sërish në arenën ndërkombëtare Shqipëria jo vetëm që nuk i del në krah Kosovës, por përkundrazi, indirekt mban edhe krah të faktorit serb në Ballkan dhe prokseve të Rusisë në Ballkan.Nga ana tjetër, nuk më duk aspak një sjellje dinjitoze mënyra e reagimit me kryeministrin e Malit të Zi, batuta pa ndonjë hijeshi, pa kripë, që bënte me homologun e vet, sërish nuk është një sjellje që do duhej të përfaqësonte Republikën e Shqipërisë.Dhe retorika e tij me Mbretërinë e Bashkuar, me një vend aleat, me një vend mik, dhe ato deklarata për të zgjedhurit me votë të Mbretërisë së Bashkuar, qoftë me përfaqësues të partisë konservatore apo me zotin Farage që është sot lideri de facto i opozitës sepse është lideri i partisë më të madhe në sondazhe.Unë dëgjova raportimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë javën e kaluar dhe të jem shumë i sinqertë me ju, më duk sikur ose ishte një guvernator i një shteti tjetër, ose guvernatori ynë kishte vajtur të raportonte për ekonominë e ndonjë vendi tjetër, sepse nuk kishte asnjë lidhje me ekonominë e Shqipërisë, gjithçka çfarë po thoshte guvernatori.Fliste për rritje të qëndrueshme, fliste për përparim, ndërkohë që edhe më parë forcimin e lekut e shpjegonte me rritjen e ekonomisë, por pavarësisht se propaganda mund të thotë gjithë këta elementë, mua më vjen keq që guvernatori i një institucioni të pavarur përsërit fjalët e qeverisë dhe të propagandës së qeverisë, ndërkohë faktet ekonomike janë të ftohta dhe janë të pamëshirshme.Ne e shikojmë që të gjithë elementët e ekonomisë janë në rënie, janë ose në recesion sektorë të ndryshëm të rëndësishëm të ekonomisë, ose të ngadalësuar, ndaj unë nuk e dalloj ku është entuziazmi i guvernatorit për ekonominë shqiptare.Prisja, me thënë të drejtën, një raportim shumë më serioz, shumë më profesional dhe më objektiv.

  • ‘Ekonomia shqiptare në rënie, faktet janë të pamëshirshme’/ Kedhi: Guvernatori përsërit propagandën e qeverisë, jo realitetin ekonomik

    ‘Ekonomia shqiptare në rënie, faktet janë të pamëshirshme’/ Kedhi: Guvernatori përsërit propagandën e qeverisë, jo realitetin ekonomik

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtari i BrainGain në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në edicionin e orës 16:00 në Syri TV, deklaroi se Shqipëria po dështon të mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe po pozicionohet në mënyrë të gabuar në raport me faktorët rajonalë.

    “Mua më erdhi keq që sërish në arenën ndërkombëtare Shqipëria, jo vetëm që nuk i del në krah Kosovës, por përkundrazi, indirekt mban edhe krah të faktorit serb në Ballkan dhe prokseve të Rusisë,” u shpreh Kedhi.

    Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën e sjelljes së kryeministrit Edi Rama me homologun e Malit të Zi, duke e cilësuar të papërshtatshme dhe jo dinjitoze për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë. “Batuta pa hijeshi, pa kripë, nuk janë mënyra që përfaqësojnë denjësisht vendin tonë,” shtoi ai.

    Në vijim, Kedhi komentoi retorikën e Ramës ndaj Mbretërisë së Bashkuar, duke e quajtur të papranueshme për një vend mik dhe aleat të Shqipërisë. Ai theksoi se deklaratat për politikanët britanikë, përfshirë Nigel Farage, tregojnë mungesë respekti diplomatik.

    Sa i përket gjendjes ekonomike, Kedhi vlerësoi se raportimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë ishte “krejtësisht i shkëputur nga realiteti”. “M’u duk sikur raportonte për një vend tjetër, jo për Shqipërinë. Nuk kishte asnjë lidhje me ekonominë shqiptare,” deklaroi ai.

    Sipas tij, propaganda qeveritare për “rritje të qëndrueshme” dhe “forcim të lekut” nuk mbështetet në fakte reale, pasi “të gjithë indikatorët ekonomikë janë në rënie dhe sektorët kryesorë janë në ngadalësim ose recesion”.

    “Prisja një raportim më serioz, më profesional dhe më objektiv nga guvernatori. Faktet ekonomike janë të ftohta dhe të pamëshirshme,” vijoi Kedhi.

    Kedhi:

    Mua më erdhi keq që sërish në arenën ndërkombëtare Shqipëria jo vetëm që nuk i del në krah Kosovës, por përkundrazi, indirekt mban edhe krah të faktorit serb në Ballkan dhe prokseve të Rusisë në Ballkan.
    Nga ana tjetër, nuk më duk aspak një sjellje dinjitoze mënyra e reagimit me kryeministrin e Malit të Zi, batuta pa ndonjë hijeshi, pa kripë, që bënte me homologun e vet, sërish nuk është një sjellje që do duhej të përfaqësonte Republikën e Shqipërisë.

    Dhe retorika e tij me Mbretërinë e Bashkuar, me një vend aleat, me një vend mik, dhe ato deklarata për të zgjedhurit me votë të Mbretërisë së Bashkuar, qoftë me përfaqësues të partisë konservatore apo me zotin Farage që është sot lideri de facto i opozitës sepse është lideri i partisë më të madhe në sondazhe.

    Unë dëgjova raportimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë javën e kaluar dhe të jem shumë i sinqertë me ju, më duk sikur ose ishte një guvernator i një shteti tjetër, ose guvernatori ynë kishte vajtur të raportonte për ekonominë e ndonjë vendi tjetër, sepse nuk kishte asnjë lidhje me ekonominë e Shqipërisë, gjithçka çfarë po thoshte guvernatori.

    Fliste për rritje të qëndrueshme, fliste për përparim, ndërkohë që edhe më parë forcimin e lekut e shpjegonte me rritjen e ekonomisë, por pavarësisht se propaganda mund të thotë gjithë këta elementë, mua më vjen keq që guvernatori i një institucioni të pavarur përsërit fjalët e qeverisë dhe të propagandës së qeverisë, ndërkohë faktet ekonomike janë të ftohta dhe janë të pamëshirshme.

    Ne e shikojmë që të gjithë elementët e ekonomisë janë në rënie, janë ose në recesion sektorë të ndryshëm të rëndësishëm të ekonomisë, ose të ngadalësuar, ndaj unë nuk e dalloj ku është entuziazmi i guvernatorit për ekonominë shqiptare.

    Prisja, me thënë të drejtën, një raportim shumë më serioz, shumë më profesional dhe më objektiv.

  • Ndihmat humanitare për Palestinën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë detyrimet e Izraelit ndaj OKB-së

    Ndihmat humanitare për Palestinën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë detyrimet e Izraelit ndaj OKB-së

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) po shqyrton detyrimet ligjore të Izraelit ndaj agjencive të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

    Ky shqyrtim ka lindur pas miratimit të ligjeve nga Knesseti izraelit që ndalojnë aktivitetet e UNRWA-së në territorin izraelit dhe ndërhyjnë në komunikimin e saj me zyrtarët izraelitë.
    Izraeli ka akuzuar UNRWA-n për lidhje me Hamasin, një pretendim që agjencia e ka mohuar, duke theksuar se ajo mbetet e paanshme dhe e fokusuar në ofrimin e ndihmave për palestinezët. Ky konflikt ka marrë një rëndësi të madhe ligjore dhe diplomatike, pasi Gjykatës i është kërkuar të japë një mendim nëse këto veprime shkelin të drejtat ndërkombëtare, përfshirë detyrimet e Izraelit si fuqi pushtuese për të lejuar furnizimin e ndihmave humanitare.
    Këto shqyrtime ligjore të lidhura edhe me akuzat se Izraeli ka shtuar bllokadën ndaj Gazës, duke kufizuar hyrjen e ndihmave ushqimore dhe humanitare për mbi 2 milionë palestinezë. Pas luftës me Hamasin, shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për një situatë katastrofike, me nivele të pasigurisë ushqimore që po rriten alarmant.
    BBC raporton se në seancën e mbajtur në Hagë, përfaqësues të OKB-së i kërkuan Gjykatës të sqaronte nëse ndalimi i Izraelit ndaj UNRWA-së shkelte Konventat e OKB-së për pavarësinë e agjencive të saj, si dhe nëse kufizimet mbi ndihmën humanitare shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë detyrimin për të mbrojtur civilët.
    Izraeli ka kundërshtuar këtë procedurë dhe e ka cilësuar atë një “cirk politik”, duke theksuar se ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe se veprimet e tij janë të justifikuara për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Ai argumenton gjithashtu se nuk ka detyrime për të bashkëpunuar me agjencitë e OKB-së kur ato paraqesin rreziqe për sigurinë e shtetit.
    Ky rast është i pari i këtij lloji dhe ka implikime të mëdha për legjitimitetin e veprimeve të shteteve anëtare të OKB-së ndaj institucioneve ndërkombëtare. Seancat e Gjykatës po krijojnë një precedent ligjor që mund të ndikojë në mënyrën se si shtetet përballen me angazhimet ndërkombëtare dhe rolin e organizatave ndërkombëtare në zona të pasigurta.

    Top Channel

  • Polonia paralajmëron Putinin: Mund të arrestohet nëse hyn në hapësirën tonë ajrore gjatë rrugës për në Budapest

    Polonia paralajmëron Putinin: Mund të arrestohet nëse hyn në hapësirën tonë ajrore gjatë rrugës për në Budapest

    Polonia ka paralajmëruar Vladimir Putinin se nuk mund të fluturojë nëpër hapësirën ajrore polake për të takuar Donald Trump në Budapest, sepse autoritetet polake mund të detyrohen të ekzekutojnë urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
    Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus në vitin 2023 për rrëmbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina dhe transferimin e tyre në Rusi.
    Moska nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe juridiksionin e saj dhe i mohon akuzat.

    “Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do ta urdhërojë qeverinë të detyrojë aeroplanin të ulet me qëllim që të dorëzojë të dyshuarin në gjykatën e Hagës”, tha Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski.
    Urdhër-arresti ndërkombëtar i GJND-së i detyron gjykatat e shteteve anëtare të vazhdojnë me arrestimin e Putinit nëse ai shkel në territorin e tyre.
    “Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj. Dhe, si pasojë, nëse ky samit do të zhvillohet, aeroplani do të përdorë një rrugë tjetër”, shpjegoi Sikorski.
    Hungaria, kryeministri i së cilës mban marrëdhënie të ngrohta me Putinin, ka thënë se do të sigurojë që presidenti rus të mund të hyjë dhe të dalë nga vendi.
    Megjithatë, nëse dëshiron të shmangë hapësirën ajrore ukrainase, delegacioni rus do të detyrohet të kalojë nëpër hapësirën ajrore të të paktën një vendi të Bashkimit Evropian. Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Hungaria është në proces tërheqjeje.