Tag: ndërkombëtare

  • Pse ka rëndësi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia?

    Pse ka rëndësi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia?

    Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”.
    Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.
    Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.
    Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.
    Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.
    “Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.
    Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës. Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.
    Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.
    Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.
    Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.
    Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta“, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.
    “Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.
    Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?
    Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi. Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.
    Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.
    “Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.
    Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
    Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.
    Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto. Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.
    Për shembull, më 28 Mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.
    Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?
    Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.
    Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.
    Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
    “Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.
    Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.
    Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”./REL

  • Tërmeti/ Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 65 orësh

    Tërmeti/ Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 65 orësh

    Një grua shtatzënë është shpëtuar e gjallë, pasi qëndroi 65 orë nën rrënojat e tërmetit të së premtes në Mandalai të Birmanisë.

    Ajo është një prej disa të shpëtuarve nga ekipet ndërkombëtare të emergjencës, që janë në luftë me kohën për nxjerrjen e sa më shumë të mbijetuarve në qytetin më pranë epiqendrës së lëkundjes së fuqishme të së premtes me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter.

    Numri i deritanishëm i viktimave të lëkundjeve të fuqishme përllogaritet në 1700, por shifra mund të jetë edhe më e lartë në këtë vend, ku aksesi i mediave ndërkombëtare është thuajse i pamundur për shkak të kufizimeve të ashpra të vendosura nga junta ushtarake që mban me dhunë pushtetin që prej 2021-shit.

    Autoritetet kanë shpallur një javë zi kombëtare, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se vendi ka nevojë urgjente për të paktën 8 milionë Dollarë në ndihmë të operacioneve të shpëtimit. Shumë spitale janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet dhe janë të mbingarkuar me të plagosur.

    Operacionet e shpëtimit viijojnë edhe në Bangkok, ku llogariten 19 viktima deri më tani, ndërsa kryeministrja ndoqi nga afër përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve në shumëkatëshin në ndërtim që u shemb nga lëkundjet.

  • Sali Berishës “i dridhet toka nën këmbë”, gati të plasë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dosja voluminoze për…

    Sali Berishës “i dridhet toka nën këmbë”, gati të plasë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dosja voluminoze për…

    Elmas Bogdani
    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, po përjeton ndoshta momentet më të vështira të karrierës së tij politike. Sipas deklaratave të avokatit të njohur Idajet Beqiri, një dosje voluminoze, e mbushur me prova dhe akuza për krime kundër njerëzimit, akte terroriste dhe korrupsion të lartë me ndikim ndërkombëtar, është duke u finalizuar për të shkuar drejt Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. “Po përgatis një dosje voluminoze kundër Sali Berishës, e cila përmbledh të gjitha veprimet e tij që kualifikohen si krime kundër njerëzimit, akte terroriste dhe korrupsion i lartë. Kjo dosje do t’i paraqitet së shpejti Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës”, u shpreh Beqiri për gazetën “SOT”.
    Kjo lëvizje juridike e avokatit Beqiri vjen në një moment kur Berisha është në kulmin e presionit nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, si dhe hetimet që vazhdojnë në Shqipëri, ky hap mund të jetë goditja finale për një nga figurat më kontroverse të politikës shqiptare.
    Akuzat e rënda
    Sipas avokatit Beqiri, dosja përmban prova të pakundërshtueshme që lidhin Berishën me episode të shumta kriminale, përshirë zhdukjen e personave, represionin politik, korrupsionin masiv, si dhe episode që mund të klasifikohen si terrorizëm politik. “Berisha nuk mund të fshihet më. Faktet janë aty dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës do të përballët me to. Berisha ka bashkëpunuar me Alkaedën, ka bërë veprime kundër SHBA, kundër sigurisë në Ballkan, ka bërë trafiqe armësh kundër Izraelit e për rrjedhojë do të keyë ndëshkime shumë të rënda e madje jam i bindur se administrata e Trump kur të hetojë me hollësi e të shikojë provat e tentativës së hedhjes në erë të ambasadës së Amerikës në Tiranë, nga Sali Berisha, kur të hetojë tentativën për vrasjen e ambasadores amerikane nga Sali Berisha i cili e organizoi grupin për të vrarë Marizalinon, do të ketë fatin e zi pasi mund të ekstradohet për t’u gjykuar në SHBA”, deklaroi ai.
    Gjithashtu avokati tha se pwr Berishën janë edhe 41 vepra të tjera për të cilat akuzohet, duke nisur nga Gërdeci, 21 Janari e vrasjet në Tropojë. Ai tha se për 11 prej tyre ka nisur edhe hetimi dhe janë marr edhe provat. “Për Berishën janë edhe 41 vepra të tjera, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, vrasjet në Tropojë. Janë 41 akte kriminale të tjera, e vrave Kosta Trebickën kjo është çështje më vete, e vrave Sokol Haklaj dhe e pranove edhe vet, kjo është më vete. Vjedhja e floririt të Kërrabës është në Gjykatë të Lartë. Shumica e këtyre dosjeve, për 11 dosje janë hapur hetimet, ka nisur procedimi penal dhe janë marr prova dhe pritet që të shkojnë në gjykatë dhe janë krime të rënda që ka bërë Berisha dhe Meta. Mund të shkojnë edhe para 11 majit”, tha avokati. Gjithashtu avokat Beqiri u shpreh se Berisha ka pasur mision të vriste shqiptarët.
    “Ai e shikon, kuptohet, një njeri që vetëm ka bërë ligësi, krime në këtë vend, atë mision kishte. Ta linte vendin pa ekonomi, pa ushtri, të pasuronte familjen e vet, miqtë e tij, këtë objektiv ka pasur. Europa thotë se Shqipëria e meriton të mbyllë negociatat në 2027, ky thotë jo, dhe kërkon ndihmën e Greqisë. Një gjyqësor, që i thoshte Saliut, vidh sa të duash, vrit se nuk të hyn gjë në këmbë. Nga ana tjetër, na le rehat që t’i mbushim xhepat. Ata u bënë mbretër të gjyqësorit shqiptar. Do të bëjë Gjin Gjonin kryetar të Gjykatës së Lartë, nëse vjen në pushtet. Të vijë prokuror Adriatik Llalla”, theksoi ai.

  • Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?

    Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?

    Presidenti i Kenias, William Ruto (majtas) me shefin e forcave mbrojtëse të Kenias, Francis Ogolla.

    KOSOVË- Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”.
    Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.
    Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.
    Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.
    Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.
    “Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.
    Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.
    Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.
    Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.
    Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.
    Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.
    Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta”, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.
    “Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
    Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.
    Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?
    Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi.
    Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.
    Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.
    “Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.
    Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
    Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.
    Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto.
    Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.
    Për shembull, më 28 mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.
    Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?
    Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.
    Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.
    Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
    “Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.
    Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.
    Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”.
    Marrë nga REL

  • Pse ka rëndësi njohja nga Kenia e shtetit të Kosovës?

    Pse ka rëndësi njohja nga Kenia e shtetit të Kosovës?

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”

    Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.
    Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.

    Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.
    Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.
    “Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.
    Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.
    Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.
    Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.
    Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.

    Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.
    Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta”, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.
    “Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
    Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.
    Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?
    Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi.Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.
    Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.
    “Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.
    Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
    Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.
    Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto.
    Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.
    Për shembull, më 28 mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.
    Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?
    Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.

    Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.
    Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
    “Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.
    Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, 4 shtator 2020
    Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.
    Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”.
    Doruntina Baftiu

  • Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

    Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

    Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në atë zonë gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, pritet të jetë temë debati dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Periudha në prag të debatit u përshkua me këshillime në selinë e Kombeve të Bashkuara, lobim aktiv nga mbështetësit dhe kundërshtarët e Rezolutës, si dhe deklarata të mprehta nga kritikët e udhëhequr nga rusët, përfaqësuesit e Serbisë dhe të Republikës Serbe të Bosnjës.
    Deri në votim, shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme kanë mundësinë të paraqesin amendamente në tekstin e propozuar, që u hartua nga Gjermania dhe Ruanda. Udhëheqja e organizatës e ka bërë të qartë qëndrimin rreth kësaj çështjeje.
    “Fakti që është kryer gjenocid në Srebrenicë, është konfirmuar nga gjykata. Sa herë që më pyesin nëse është vërtetuar, përgjigjem se po. Pra, këto fakte, për ne, nuk kanë ndryshuar. Shtetet anëtare do deklarohen për këtë sipas pikëpamjeve të tyre”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.
    Mundësia e miratimit të një rezolute me të cilën vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të konfirmonin se në zonën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, alarmoi një pjesë të opinionit ballkanik dhe nxiti reagimin e ashpër të zyrtarëve të Serbisë dhe Republikës Serbe.
    Ajo gjithashtu hasi në kundërshtim të fortë nga Rusia, një vend me të cilin Serbia dhe Republika Serbe mbajnë lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Ekspertët e shohin përpjekjen për të debatuar dhe votuar për projektrezolutën si një lëvizje simbolike, pa asnjë pasojë negative, veçanërisht pasi ajo mbështetet në fakte të konfirmuara prej kohësh në lidhje me ngjarjet e korrikut të vitit 1995.
    “Aktorëve u takon ta vendosin në një kuadër që u përshtatet interesave të tyre. Unë e shoh atë si një hap drejt pajtimit, sepse do të nënkuptonte një pranim simbolik që ngjarjet në Srebrenicë paraqesin gjenocid, i cili ishte subjekt i disa vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare. Është e qartë se disa politikanë po përpiqen ta përdorin këtë moment si një mjet për të përshkallëzuar tensionet. Megjithatë, është përgjegjësi e rezolutës apo e politikanëve…. Nuk do të pajtohesha që vetë rezoluta të nxisë tensione”, tha për Zërin e Amerikës David Simon, drejtor i Programit të Studimeve mbi Gjenocidin në Universitetin Yale.
    Dhjetëra vende të botës kanë vendosur ta mbështesin ose bashkë sponsorizojnë projekt-rezolutën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
    “(Projektrezoluta) kujton një fakt historik në një kohë kur gjenocidi mohohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe kriminelët e luftës madhërohen. Bashkë sponsorët e saj besojnë se ka ardhur një moment i rëndësishëm për të përkujtuar atë ngjarje historike në një masë më të madhe. Vërtet nuk duhet të jetë sfidë, sepse nuk veçon asnjë vend apo popull, përveç kriminelëve që e kanë kryer atë vepër”, është pikëpamja e zotit Gabriel Escobar, Zv/Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.
    Nga ana tjetër, Rusia kundërshton me forcë projektrezolutën, duke kërkuar tërheqjen e saj. Në Nju Jork, në bashkërendim me Serbinë, ajo loboi në mënyrë aktive për këtë.“Ajo nuk mund të sigurojë pajtimin kombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, por vetëm mund të shtojë mosmarrëveshjet në atë vend dhe në Ballkan në tërësi. Dokumenti bart një akuzë kundër serbe, e cila është e qartë. Rezoluta nuk e akuzon drejtpërdrejt popullin serb, por u referohet vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, si dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Srebrenicën, që vështirë se mund të quhet i drejtë në raport me serbët”. tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
    Në fillim të majit, me kërkesë të Rusisë, në Këshillin e Sigurimit u mbajt një seancë e jashtëzakonshme kushtuar Bosnjës e Hercegovinës, në të cilën u dëgjuan të njëjtat tone të përfaqësuesve rusë. Serbia në atë seancë përfaqësohej nga Marko Gjuriç, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
    “Rezoluta nuk është gjithëpërfshirëse dhe mohon drejtësinë për shumicën e viktimave të luftës. Republika e Serbisë në vazhdimësi dhe me vendosmëri ka dënuar të gjitha krimet e konfliktit tragjik, dhe veçanërisht masakrën në Srebrenicë, një ngjarje e tmerrshme që shquhet për mizorinë e saj. Në vitin 2010, Kuvendi i Serbisë miratoi një deklaratë që dënonte krimin. Dy presidentë të Serbisë morën pjesë në përkujtimet në Qendrën Përkujtimore “Potoçari” dhe përfaqësuesit e saj morën pjesë edhe në përkujtimet në Kombet e Bashkuara në Nju Jork”, tha në atë seancë Marko Gjuriç.
    Beogradi zyrtar, përkundër disa aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare të cilat vërtetojnë se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, nuk e njeh këtë dhe e karakterizon ngjarjen si një krim të përmasave masive.
    Rusia, e cila po kryen agresion brutal kundër fqinjit të saj të parë, Ukrainës për të tretin vit, mbështet fuqishëm politikën rajonale dhe qëndrimet e udhëheqjes serbe. Nëntë vjet më parë ajo bllokoi në Këshillin e Sigurimit miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, e cila dënonte gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve.

    “Ajo është gjithnjë e më e përfshirë në marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë Evropën dhe shpesh nuk përdor kanalet e tij diplomatike për këtë, por mjetet përmes të cilave zhvillon luftën informative. Nuk dua të ndalem te akuzat ndaj saj për dezinformim, por dua të tërheq vëmendjen në nxitjen e pikëpamjeve populiste dhe nacionaliste, qëllimi i të cilave është dëmtimi i Evropës së bashkuar liberale”, nënvizon David Simon nga Universiteti Yale.
    Karakteri antiserb i projektrezolutës, që do t’i etiketojë serbët dhe Serbinë si komb gjenocidal, është rrëfim i zyrtarëve të shumtë të Serbisë, Republikës Serbe dhe Rusisë, që kundërshtojnë debatin dhe miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Teksti i propozuar, në të cilin Zëri i Amerikës kishte qasje, nuk përmend asnjë lloj përgjegjësie të asnjë kombi apo shteti, por, ndër të tjera, bën thirrje për dënimin pa rezerva të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Dokumenti dënon gjithashtu veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
    “Zyrtarët si (Milorad) Dodik, ata në Beograd dhe të mos harrojmë Moskën, do të përpiqen të mohojnë faktet e vërtetuara, ose të flasin për to sa më pak të jetë e mundur. Megjithatë, e gjithë kjo tashmë është në procesverbalet gjyqësore“, thotë për Zërin e Amerikës James Gow, profesor në King’s College të Londrës.
    Pretendimet e Milorad Dodikut, politikanit të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe kërcënim ndaj tërësisë tokësore të Bosnjë se Republika Serbe mund të shkëputet nëse rezoluta miratohet, eksperti britanik i vlerëson si teprim.
    “Dyshoj se do ta bëjë një gjë të tillë, por asgjë nuk duhet përjashtuar. Nëse ai do ta bënte këtë, do të ishte një reagim i tepruar ndaj diçkaje të mbështetur nga pjesë të qeverisë së përbashkët shtetërore në Sarajevë. Bëhet fjalë për kujtesën ndërkombëtare, për të cilën pres që të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht ndarjeve të mprehta. Pala që nuk e pranon mund ta injorojë, sikundër shumë aktorë që kthejnë kokën nga gjëra ndoshta edhe më të rëndësishme”, vlerëson profesor Gow.
    Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë ndër bashkëhartueset e projektrezolutës.
    Përderisa Beogradi zyrtar e kundërshton dhe punon kundër saj, një pjesë e opinionit në Serbi nga organizata joqeveritare kundër luftës, si dhe disa politikanë të opozitës, bëjnë thirrje për pranimin dhe miratimin e projektrezolutës.
    “E vetmja mënyrë për ta gjykuar një komb të tërë si gjenocidal është kur dikush e mobilizon atë për të mbështetur dhe lavdëruar kriminelët dhe ata që e kanë kryer atë krim. Nëse do të bëhej e kundërta, atëherë do të ishte fare e qartë; ajo që duket qartë nga gjykimet është se nuk bëhet fjalë për dënimin e një kombi të tërë”, tha për Zërin e Amerikës Olga Kavran, ish zëdhënëse e prokurorisë së Gjykatës së Hagës.
    Autoritetet malazeze nuk iu bashkuan shumicës së vendeve të Ballkanit në qasjen ndaj projektrezolutës për Srebrenicën. Sinjalet e përziera dhe gjysmë informatat u shpërndanë pasi kryeministri Milojko Spajiç njoftoi se Mali i Zi do ta mbështeste atë dokument në Kombet e Bashkuara. Ai gjithashtu vuri në dukje se do të votohen të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidet dhe krimet në territorin e ish Jugosllavisë.
    Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik vendor dhe shoqërisë civile, kjo nuk mjafton.
    “Besojmë se nuk mjafton vetëm votimi, sepse është edhe përgjegjësia jonë në radhë të parë për brezat e ardhshëm dhe fëmijët tanë. Kjo në mënyrë të pashmangshme nënkupton përballjen me të kaluarën, pranimin e fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare dhe kombëtare. Dhe bazuar në ato fakte, ruajtja e kujtesës, mësimi për të dhe parandalimi i përsëritjes së tmerreve të tilla. Për ne ishte një çështje e padiskutueshme të prisnim që qeveria thjesht ta pranojë”, tha për Zërin e Amerikës Tea Gorjanc Prelevic nga organizata joqeveritare “Aksioni për të Drejtat e Njeriut”.
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në një aktgjykim të vitit 2007 që pasoi padinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, vendosi përgjegjësinë e Serbisë, e cila, sipas mendimit të gjykatës, nuk parandaloi dhe dënoi krimin e gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa autorët e drejtpërdrejtë të gjenocidit, thuhej në vendim, janë ushtria dhe policia e Republikës Serbe.
    Me atë aktgjykim, vrasjet masive të më shumë se 8,000 qytetarëve të nacionalitetit boshnjak në Bosnjë dhe Hercegovinë u përcaktuan si gjenocid dhe u vërtetua se autoritetet e atëhershme në Beograd nuk kryen, nuk morën pjesë dhe nuk inkurajuan kryerjen e gjenocidit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
    Ish presidenti i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiç dhe ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiç, u dënuan me burgim të përjetshëm.
    Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë detyruese, por interpretohen si dokumente me peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e vendeve anëtare të atij mekanizmi për çështjen e përfshirë në rezolutat e miratuara.

  • Deklaratat e Serbisë pas njohjes së Kosovës nga Kenia, Prishtina: Kërcënim i drejtpërdrejtë

    Deklaratat e Serbisë pas njohjes së Kosovës nga Kenia, Prishtina: Kërcënim i drejtpërdrejtë

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka akuzuar Serbinë se nuk ka interes që të normalizojë raportet me Kosovën. Sipas MPJD, Serbia e tregoi qëndrimin e saj, pas reagimit që bëri kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës më datë 26 mars nga Kenia.
    “Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha instuticioni.
    Kenia njohu pavarësinë e Kosovës më 27 mars, por menjëherë pas kësaj reagoi Serbia, e cila tha se ky vendim përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.
    Kjo deklaratë u cilësua nga autoritetet e Kosovës si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe alarmues. Vetë, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron si pjesë të saj.
    “Duke deklaruar se do ta mbrojë ‘me vendosmëri më të madhe’ sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion”, tha MPJD, duke iu kërkuar ndërkombëtarëve që t’i marrë seriozisht këto kërcënime.
    “Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit detyrime që, siç kanë deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari në largim gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”, thuhej në deklaratë.
    MPJD në deklaratë nënvizon se Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën më 2023, përmes refuzimit “të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”. Kosova tha se Serbia nuk po e respekton vendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 doli në përfundim se pavarësia e Kosovës, e shpallur më 2008 – nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.
    Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Serbisë përmes një deklarate pretendoi se në 8 vitet e fundit 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës./ZËRI

  • Kosova i përgjigjet Serbisë, i kujton luftërat në Ballkan: Nuk ke autoritet e moral për të kritikuar njohjen ndërkombëtare

    Kosova i përgjigjet Serbisë, i kujton luftërat në Ballkan: Nuk ke autoritet e moral për të kritikuar njohjen ndërkombëtare

    Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Serbisë për njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar një akt armiqësor ndaj Beogradit, teksa paralajmëroi edhe marrjen e masave diplomatike.
    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ministria e jashtme e Kosovës thekson Serbia tregoi  sërish se nuk ka asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
    “Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga BE-ja. Përkundrazi, Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtare”.
    Sipas Ministrisë së Jashtme, Serbia po shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian, duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare.
    “Kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian. Duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare, Serbia sfidon hapur detyrimet e saja të përcaktuara me nenet 1–5 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Refuzimi i Serbisë për të zbatuar këto zotime konfirmon edhe më tej mungesën e vullnetit të mirë dhe sinqeritetit në procesin e normalizimit”.
    Më tej Kosova i kujton Serbisë luftërat në Ballkan dhe gjenocidin dhe thotë se nuk ka autoritet e moral për t’u diktuar vendeve të drejtën ndërkombëtare.
    “Kjo është po e njëjta Serbi nën udhëheqjen e shumë prej të njëjtëve individë që filloi katër luftëra në Ballkan në vitet 90-të, që kreu gjenocid e spastrime etnike në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Kjo është e njëjta Serbi që ende i glorifikon kriminelët e dënuar të luftës, të cilët urdhëruan vrasjen masive të civilëve, grave dhe fëmijëve. Sot, Serbia vazhdon të mohojë dhe të kundërshtojë drejtësinë, siç dëshmohet në kundërshtimin e saj të turpshëm ndaj Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Serbia refuzon të hapë arkivat e saj shtetërore, duke e penguar botën të njohë të vërtetën e plotë për mizoritë sistematike të kryera nga policia, ushtria dhe forcat e saj paramilitare në Kosovë, masakra brutale si ato në Reçak, Izbicë, Krushë të Madhe, Poklek, Podujevë e Mejë, të cilat i kujtojmë çdo vit. Shumë nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali i Hagës për rolin e tyre në vrasjet sistematike dhe dëbimet masive të shqiptarëve të Kosovës. Kjo Serbi nuk ka asnjë autoritet moral për t’i dhënë leksione asnjë vendi mbi të drejtën ndërkombëtare e aq më pak Kenias, vendi që ka njohur Kosovën në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme”.
    Sipas ministrisë së jashtme të Kosovës, deklarata e Serbisë është e mbushur me gënjeshtra të hapura dhe dezinformata të qëllimshme.
    “Pohimi se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit është një gënjeshtër e paskrupullt. Përpjekjet e Serbisë për të minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përmes manovrave të sajuara diplomatike kanë dështuar vazhdimisht”.
    Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
    Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga BE-ja. Përkundrazi, Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtare.
    Kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian. Duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare, Serbia sfidon hapur detyrimet e saja të përcaktuara me nenet 1–5 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Refuzimi i Serbisë për të zbatuar këto zotime konfirmon edhe më tej mungesën e vullnetit të mirë dhe sinqeritetit në procesin e normalizimit.
    Në deklaratën e saj, Serbia përmend Kartën e OKB-së, Lëvizjen e të Painkuadruarve dhe marrëdhëniet e saj me Kenian për ta paraqitur veten si viktimë. Megjithatë, bota e di shumë mirë. Kjo është po e njëjta Serbi nën udhëheqjen e shumë prej të njëjtëve individë që filloi katër luftëra në Ballkan në vitet 90-të, që kreu gjenocid e spastrime etnike në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Kjo është e njëjta Serbi që ende i glorifikon kriminelët e dënuar të luftës, të cilët urdhëruan vrasjen masive të civilëve, grave dhe fëmijëve. Sot, Serbia vazhdon të mohojë dhe të kundërshtojë drejtësinë, siç dëshmohet në kundërshtimin e saj të turpshëm ndaj Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Serbia refuzon të hapë arkivat e saj shtetërore, duke e penguar botën të njohë të vërtetën e plotë për mizoritë sistematike të kryera nga policia, ushtria dhe forcat e saj paramilitare në Kosovë, masakra brutale si ato në Reçak, Izbicë, Krushë të Madhe, Poklek, Podujevë e Mejë, të cilat i kujtojmë çdo vit. Shumë nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali i Hagës për rolin e tyre në vrasjet sistematike dhe dëbimet masive të shqiptarëve të Kosovës. Kjo Serbi nuk ka asnjë autoritet moral për t’i dhënë leksione asnjë vendi mbi të drejtën ndërkombëtare e aq më pak Kenias, vendi që ka njohur Kosovën në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.
    Për më tepër, deklarata e Serbisë është e mbushur me gënjeshtra të hapura dhe dezinformata të qëllimshme. Pohimi se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit është një gënjeshtër e paskrupullt. Përpjekjet e Serbisë për të minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përmes manovrave të sajuara diplomatike kanë dështuar vazhdimisht. Përveç kësaj, Serbia dëshiron që bota të injorojë opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, një interpretim juridik që vetë Serbia e kërkoi, me shpresën për një vendim në favor të saj. Kur GJND-ja vendosi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk e shkel atë, Serbia zgjodhi të shpërfillte vendimin që vetë e kishte kërkuar. Ky nivel hipokrizie është përtej absurditetit.
    MPJ e Serbisë gjithashtu pretendon se njohja e Kosovës do të minojë dialogun e Brukselit. Nuk mund të ketë asgjë më larg së vërtetës. Është Serbia ajo që vazhdimisht refuzon ta përmbyllë dialogun dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje, mohon hapur angazhimet e saj ndaj BE-së dhe mashtron bashkësinë ndërkombëtare. Serbia ka gënjyer jo vetëm BE-në, por edhe popullin e saj për dekada të tëra. Nuk është çudi, pra, që vazhdon të tentojë ta gënjejë edhe botën. Serbisë nuk mund t’i zihet besë.
    Ajo që është edhe më shqetësuese, deklarata e Serbisë përmban një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe alarmues kundër Kosovës. Duke deklaruar se do ta mbrojë “me vendosmëri më të madhe” sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion. Duke pasur parasysh veprimet e saj të vazhdueshme armiqësore kundër Kosovës që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 përfshirë sulmet ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike bashkësia ndërkombëtare duhet t’i marrë këto kërcënime seriozisht. Akti i fundit i agresionit kundër Republikës së Kosovës në Banjskë dhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër-Lepencit, i kryer nga grupe të mbështetura nga Serbia, është një kujtesë e qartë e gatishmërisë së Serbisë për të përdorur dhunën për të destabilizuar Kosovën. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës.
    Së fundi, duke ritheksuar mirënjohjen tonë më të thellë ndaj Republikës së Kenias për vendimin e saj të drejtë dhe të ligjshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të ndjekin shembullin e Kenias. Njohja e Kosovës është veprimi i duhur ligjërisht, politikisht dhe historikisht. Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe sovran, dhe vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare është i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm.

  • Dita Ndërkombëtare e Teatrit, Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë

    Dita Ndërkombëtare e Teatrit, Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë

    Sot është Dita Ndërkombëtare e Teatrit. Instituti Ndërkombëtar i Teatrit e caktoi 27 marsin, si ditë kremtimi në vitin 1961 për të shërbyer si dita ku duhet të përhapet mesazhi i teatrit përmes skenave të gjithë botës. Kjo ditë duhet të shërbejë për mbështetjen e teatrove lokale, për ndarjen e përvojave në skenë, pas kuintave apo në audiencë, për të vlerësuar dramaturgët e mbi të gjitha për të nxitur të tjerë të rrëfejnë historitë e tyre përmes teatrit.
    Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër.
    Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit”.
     
    Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: A. Z. Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906) etj.
     
    Teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ’90, i njohur si Teatri Kombëtar, ka një histori gjashtëdhjetë e nëntëvjeçare me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare. Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.(Ata)