Tag: ndërkombëtare

  • Dodik: Vuçiç më njoftoi se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje

    Dodik: Vuçiç më njoftoi se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje

    Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është njoftuar se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.
    Dodik shkroi në X se u njoftua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin tha se e falënderon bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
    “Presidenti Aleksandar Vuçiq sapo më telefonoi për të më thënë se mori një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë ishte pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar njoftim të kuq për Stevandiqin dhe mua”, shkroi Dodik në X.
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për dy liderët e Republikës Sërpska.
    Kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare u bë pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.
    Dodik, president i Republikës Sërpska, e bëri këtë njoftim në ditën kur u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë.
    Më vonë, Dodik tha se ëshët kthyer në Bosnje dhe se ndodhej në Banjallukë.
    Dodik, i cili përballet me fletarrestim kombëtar, ishte larguar nga Bosnja më 24 mars në rrethana të paqarta për në Serbi, nga ku e kishte vizituar Izraelin dhe pastaj Moskën.
    Të martën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin.
    Serbia kishte dërguar notë proteste në INTERPOL në lidhje me fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësishtë i ndaluar.
    Daçiq kishte thënë më herët se Dodik dhe Stevandiq janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim, pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.
    Gjykata e Bosnjës kërkoi fletarrestime ndërkombëtare dy zyrtarët e lartë të Republikës Sërpska u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim kombëtar.
    Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.
    Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës.
    Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Millorad Dodik është përballur me kritika për prirje autoritare, minimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e një kulture të patronazhit politik./REL

  • “HangArt” e ngritur krah studiove në Kinostudio synon të ofrojë hapësirë dhe mundësi për artistët bashkëkohorë

    “HangArt” e ngritur krah studiove në Kinostudio synon të ofrojë hapësirë dhe mundësi për artistët bashkëkohorë

    Nga Julia Vrapi
    “HangArt” krah studiove të filmit në Kinostudio është qendra më e re kulturore. Mbrëmjen e së martës u prezantua “HangArt” e ngritur krah studiove të vjetra të filmave, në Kinostudio, që synon të ofrojë hapësirë dhe mundësi për artistët bashkëkohorë shqiptarë. Në këtë event, që mblodhi artistë, krijues dhe dashamirës të kulturës dhe që solli një përvojë të pasur vizuale dhe muzikore, u njoftua dhe rinisja e sezonit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, si dhe u prezantua CulturAlb, projekti më i ri që synon promovim e kulturës shqiptare ndërkombëtarisht. “HangArt” qendra më e re kulturore u çel në ambientet e ish-Kinostudios në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
    Ministri Gonxhja ndër të tjera në fjalën e tij bëri me dije se buxheti për artin e kulturën u rrit me 45 për qind, ku 3 milionë euro janë për projektet e mbështetura të skenës së pavarur. “Viti 2025 sjell 3.500 evente nga skena e pavarur artistike, institucionet e artit dhe kulturës, Javët Ndërkombëtare të Kulturës dhe Ditët Shqiptare të Kulturës, ose +52 për qind aktivitete më shumë se viti 2024, me 600 mijë spektatorë të pritshëm, +33 për qind rritje! Edukim, angazhim rinor, turizëm e ndërkombëtarizim”, tha Gonxhja. Ndër të tjera, sipas tij gjatë vitit 2025 do të përgatitet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030 me fokus vizatimin e një plani të qëndrueshëm e afatgjatë për zhvillimin e artit e kulturës në vend.
    Eventi dhe artistët mbrëmjen e së martës
    Eventi mbrëmjen e së martës nisi me një projeksion në fasadën e Kinostudios, i shoqëruar me kolonat zanore të filmave ikonikë shqiptarë, pjesë e projektit “Tingujt që sollën Lirinë”, i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Në vijim ishte edhe performanca site-specific nga “Was bleibt kolektiv”, e koreografit të njohur Gentian Doda. Gipsy Groove vijoi me një rrëfenjë poetike muzikore, duke sjellë tinguj të pasur ballkanike dhe rome të gërshetuara me xhaz. Një moment pikant ishte dhe ai i artistit Geri Prendushi, që nëpërmjet projeksioneve vizuale solli fragmente të filmave të vjetër.
    Sipas njoftimit mbi këtë event, që shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën shqiptare, duke sjellë një kombinim  mes së shkuarës dhe së ardhmes, historisë dhe teknologjisë, muzikës dhe artit vizual, DJ duo nga “The Funky Villainz” elektrizoi atmosferën me një përzgjedhje të kujdesshme tingujsh. Por sa i takon edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare në vendin tonë, pritet që këtë muaj ato të nisin me Poloninë, për të vijuar me të tjerë shtete. Javët Kulturore Ndërkombëtare ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri eventesh, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore, për të krijuar një të ardhme sa më frymëzuese që na bashkon në diversitet.

  • Dodik: Vuçiç më tha se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje dhe Stevandiçit

    Dodik: Vuçiç më tha se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje dhe Stevandiçit

    Millorad Dodik

    BEOGRAD- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është njoftuar se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska. Dodik shkroi në X se u njoftua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin tha se e falënderon bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
    “Presidenti Aleksandar Vuçiç sapo më telefonoi për të më thënë se mori një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë ishte pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar njoftim të kuq për Stevandiqin dhe mua”, shkroi Dodik në X.
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për dy liderët e Republikës Sërpska.
    Kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare u bë pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës. Dodik, president i Republikës Sërpska, e bëri këtë njoftim në ditën kur u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë.
    Më vonë, Dodik tha se është kthyer në Bosnje dhe se ndodhej në Banjallukë. Dodik, i cili përballet me fletarrestim kombëtar, ishte larguar nga Bosnja më 24 mars në rrethana të paqarta për në Serbi, nga ku e kishte vizituar Izraelin dhe pastaj Moskën. Të martën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiçin.
    Serbia kishte dërguar notë proteste në INTERPOL në lidhje me fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiçin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësishtë i ndaluar.
    Daçiq kishte thënë më herët se Dodik dhe Stevandiq janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim, pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.
    Gjykata e Bosnjës kërkoi fletarrestime ndërkombëtare dy zyrtarët e lartë të Republikës Sërpska u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim kombëtar.
    Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj. Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës.
    Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Millorad Dodik është përballur me kritika për prirje autoritare, minimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e një kulture të patronazhit politik./REL

  • Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.

    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
    Presidenti Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
    Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

  • Dodik: Vuçiç më njoftoi se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje dhe Stevandiçit

    Dodik: Vuçiç më njoftoi se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje dhe Stevandiçit

    Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është njoftuar se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.

    Dodik shkroi në X se u njoftua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin tha se e falënderon bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

    “Presidenti Aleksandar Vuçiq sapo më telefonoi për të më thënë se mori një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë ishte pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar njoftim të kuq për Stevandiqin dhe mua”, shkroi Dodik në X.

    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për dy liderët e Republikës Sërpska.

    Kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare u bë pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

    Dodik, president i Republikës Sërpska, e bëri këtë njoftim në ditën kur u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë.

    Një ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin.

    Serbia kishte dërguar notë proteste në INTERPOL në lidhje me fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësishtë i ndaluar.

    Daçiq kishte thënë më herët se Dodik dhe Stevandiq janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim, pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.

    Gjykata e Bosnjës kërkoi fletarrestime ndërkombëtare dy zyrtarët e lartë të Republikës Sërpska u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim kombëtar.

    Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.

    Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës.

    Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Millorad Dodik është përballur me kritika për prirje autoritare, minimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e një kulture të patronazhit politik./REL

  • Dita Botërore e Autizmit, Begaj: Të nxisnim mundësitë e barabarta dhe të promovojmë gjithëpërfshirje

    Dita Botërore e Autizmit, Begaj: Të nxisnim mundësitë e barabarta dhe të promovojmë gjithëpërfshirje

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
    “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, iu bashkuam institucioneve në mbarë botën, që ndriçohen me ngjyrën blu, për nxitjen e mundësive të barabarta dhe për të promovuar gjithëpërfshirjen. Nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e tyre për të hequr pengesat që ata hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor”, shkruan Begaj.

    /vizionplus.tv
     

  • Kongresi i UEFA-s në Beograd: a do të kthehet Rusia në garat ndërkombëtare?

    Kongresi i UEFA-s në Beograd: a do të kthehet Rusia në garat ndërkombëtare?

    Kombëtaret ruse janë përjashtuar nga të gjitha garat sportive ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Përpara bisedimeve për këtë temë në Beograd, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf thotë se kështu duhet të qëndrojë.
    “Fakti është, për fat të keq, se asgjë nuk ka ndryshuar në situatën që çoi në pezullimin e Rusisë”, tha Neuendorf përpara një takimi të komitetit ekzekutiv të UEFA-s dhe kongresit të Federatës Evropiane të Futbollit.
    Bisedimet e fundit për armëpushimin kanë ndezur gjithashtu një debat në prapaskenë brenda UEFA-s për një fund të mundshëm të pezullimit, pa asnjë avokat me ndikim të butësisë.
    Edhe pse statusi i Rusisë nuk është në agjendën zyrtare të konferencës në kryeqytetin serb, pritet të diskutohet në Beograd të mërkurën dhe të enjten, shkruan DPA.
    Federata Gjermane do të qëndrojë në pozicionin e saj dhe nuk do ta ndryshojë atë pa një “ndryshim të rëndësishëm në situatën” në Ukrainë, tha Neuendorf. /tesheshi.com/

  • Të drejtat e emigrantëve në rrezik? OKB kritikon ashpër Protokollin Shqipëri-Itali: Ka konflikt me Konventën për të…

    Të drejtat e emigrantëve në rrezik? OKB kritikon ashpër Protokollin Shqipëri-Itali: Ka konflikt me Konventën për të…

    Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut flet për konflikte të mundshme mes Protokollit Itali-Shqipëri dhe Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, traktati i vitit 1966 që është i drejtpërdrejtë i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
    Në njoftimin për shtyp, në seksionin kushtuar “Trajtimit të migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve”, Komiteti vë në dukje pezullimin e zbatimit të Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit për çështjet e migracionit, të përfunduar në vitin 2023”.
    “Komiteti është i shqetësuar për konfliktet e mundshme midis Protokollit dhe Konventës, e cila zbatohet për menaxhimin jashtëterritorial të procedurave të emigracionit dhe azilit, të tilla si ato që kanë të bëjnë me ndalimin automatik të emigrantëve dhe rrezikun e ndalimit të zgjatur, si dhe rrezikun për t’iu nënshtruar procedurave joadekuate të emigracionit ose azilit. Referenca, thotë është tek nenet 7, 9, 12 dhe 13 të Konventës.
    “Shteti palë”, i rekomandon Shqipërisë Komiteti i OKB-së, “duhet të sigurojë që të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të kenë akses të lirë në territorin kombëtar dhe në procedura të drejta dhe efikase për përcaktimin individual të statusit të refugjatit ose të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare, në mënyrë që të garantojë respektimin e parimit të mos-kthimit; dhe të sigurojë që legjislacioni i tij, si dhe Protokolli i lidhur me Italinë, të jenë në përputhje të plotë me këto kërkesa”.
     

  • Finlanda tërhiqet nga Konventa e Otavës, rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të Rusisë

    Finlanda tërhiqet nga Konventa e Otavës, rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të Rusisë

    Presidenti finlandez, Alexander Stubb tha se Finlanda do të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare e Konventës së Otavës dhe do të shpenzojë 3% të PBB-së për mbrojtje,

    Në një postim në X, ai shkruan se vendi i tij do të përgatisë tërheqjen e tij nga konventa.
    “Vendimi bazohet në një vlerësim të plotë nga ministritë përkatëse dhe forcat e mbrojtjes. Finlanda është e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të minave”, shtoi ai.
    Konventa e Otavës, që nga viti 1997, është vënë nën presion për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, veçanërisht në vendet fqinje me Rusinë. Në mars, Polonia dhe tre vendet baltike njoftuan se do të tërhiqen nga konventa ndërkombëtare.
    Kujtomë se Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë. Stubb tha gjithashtu se Helsinki do të shpenzojë 3% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2029, krahasuar me 2.4% në 2024. Kjo është më shumë se objektivi aktual i NATO-s prej 2%, që pritet të rritet gjatë samitit të qershorit në Hagë.
    “Kjo është pjesë e kontributit të Finlandës për një Evropë që po merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë”, tha presidenti finlandez.
    Gjatë fundjavës, Stubb bëri një udhëtim të papritur, jozyrtar në Florida dhe foli me presidentin e SHBA, Donald Trump për luftën në Ukrainë.

    Top Channel

  • Daçiç: Angazhimi ynë ka pamundësuar që të zbatohen fletarrestimet për Dodikun dhe Stevandiçin

    Daçiç: Angazhimi ynë ka pamundësuar që të zbatohen fletarrestimet për Dodikun dhe Stevandiçin

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiç, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetarin e Parlamentit të këtij entiteti në Bosnje e Hercegovinë, Nenad Stevandiç.
    Sipas njoftimit, kjo ka “ofruar siguri” për qytetarët serbë, pra Dodikun dhe Stevandiçin.
    Më 27 mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës i kërkoi INTERPOL-it të lëshojë një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe Stevandiçin, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

    Serbia ka dërguar një notë proteste në INTERPOL sa i përket fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiçin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësisht i ndaluar.
    Më 27 mars, Daçiç deklaroi se Dodik dhe Stevandiç janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim, pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.
    Në njoftimin e 1 prillit u tha se kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare aktualisht është në fazën e “shqyrtimit preliminar nga Task-Forca për Fletarrestime Ndërkombëtare në INTERPOL, që po verifikon përputhshmërinë me statutin dhe rregullat e organizatës”.
    Vendimi përfundimtar merret nga Komisioni për Kontrollin e Dosjeve të INTERPOL-it, që mblidhet të paktën tri herë në vit dhe, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, seanca e radhës është planifikuar për periudhën ndërmjet 7 dhe 11 prillit.
    “Republika e Serbisë respekton institucionet ndërkombëtare dhe kornizën ligjore, por nuk do të devijojë nga procedurat e saj në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të saj”, u tha në njoftim.
    Gjithashtu, në njoftim thuhet se Serbia do të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi dhe se do të marrë pjesë aktivisht në të gjitha hapat “për të siguruar që vendimi të merret në favor të qytetarëve tanë, drejtësisë dhe ligjshmërisë”./REL