Tag: ndërkombëtare

  • Analiza e CNN/ Liderët botërorë të shpallur në kërkim hedhin “një sy” nga Haga, ndërsa Duterte lëngon në paraburgim në ICC

    Analiza e CNN/ Liderët botërorë të shpallur në kërkim hedhin “një sy” nga Haga, ndërsa Duterte lëngon në paraburgim në ICC

    Arrestimi i bujshëm i ish-presidentit kontrovers të Filipineve në mars shkaktoi valë tronditëse në pjesën më të madhe të botës,  dhe ktheu vëmendjen te liderët e tjerë të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

    Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili u dërgua në Holandë për të dhënë llogari për krime të dyshuara kundër njerëzimit, kishte qenë prej kohësh nën vëzhgim mbi një goditje kundër drogës. Por edhe pas vitesh të tëra hetimesh, gjatë të cilave Duterte tallte gjykatën dhe i tha asaj që të “nxitonin”, ndalimi i tij erdhi si befasi për shumë ekspertë.
    “Ne kemi pasur individë të tjerë të rangut të lartë të sjellë para gjykatës”, duke përfshirë disa ish-presidentë të kombeve afrikane, tha Leila Sadat, profesoreshë e së drejtës penale ndërkombëtare në Shkollën Juridike të Universitetit të Uashingtonit dhe ish-këshilltarja speciale për krimet kundër njerëzimit për prokurorin e ICC-së.
    Por në shumë prej atyre rasteve, drejtuesit e ndjekur penalisht ose u thirrën në gjykatë ose u arrestuan pasi një urdhër u lëshua publikisht, një kontrast i fortë me rastin e Duterte, ku urdhër-arresti u lëshua fshehurazi dhe ish-udhëheqësi u kap me shpejtësi brenda disa orëve.
    “Është hera e parë që ne e shohim këtë në ICC,” tha Sadat, megjithëse raste të ngjashme janë parë në gjykata të tjera ndërkombëtare, shtoi ajo.
    Duterte, tani 80 vjeç, mbikëqyri një goditje të egër ndaj trafikantëve të dyshuar të drogës në Filipine që vrau më shumë se 6,000 njerëz, bazuar në të dhënat e policisë. Monitoruesit e pavarur besojnë se numri i vrasjeve pa gjyq mund të jetë shumë më i lartë.
    Arrestimi i tij është i rëndësishëm, pjesërisht sepse mund të krijojë një precedent për gjykimet e ardhshme të liderëve të tjerë të kërkuar nga gjykata, ndonëse e pamundur, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
    Kjo nuk do të thotë se radha e tyre mund të jetë e afërt, larg nga kjo, shumë faktorë politikë mund ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ekzekutimin e një urdhër-arresti.
    Rasti kryesor: Netanyahu të dielën po përfundonte një vizitë në Hungari, në kundërshtim me urdhrin e ICC. Si nënshkruese e Statutit të Romës, Hungaria është e detyruar të arrestojë këdo që kërkohet nga ICC. Në vend të kësaj, kryeministri i saj Viktor Orban e mirëpriti Netanyahun me krahë hapur.
    Pas Hungarisë, kryeministri izraelit do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara për të takuar Presidentin Donald Trump, kanë thënë të dyja palët për CNN. Ata do të diskutojnë, mes pikave të tjera të rendit të ditës, “luftën në Gjykatën Ndërkombëtare Penale,” tha zyra e Netanyahut .
    Por rasti i Dutertes ka treguar se arrestimi është i mundur, veçanërisht pasi një lider është jashtë detyrës, dhe se kërcënimi ndaj atyre liderëve të kërkuar nuk është vetëm teorik.
    “Precedenti i vendosur këtu, ndoshta jo tani, por në brezat e ardhshëm, do të na lejojë të përfytyrojmë se si duket drejtësia për liderët e rangut më të lartë të vendeve që kryejnë këto lloj krimesh. Gjithmonë ka një përparim fillestar që duhet të ndodhë”, tha Gregory Gordon, një profesor i së drejtës penale ndërkombëtare në Shkollën e së Drejtës Transnacionale të Universitetit të Pekinit në Shenzhen, Kinë.
    Putin dhe lufta e Ukrainës
    E vendosur në Hagë në Holandë, GJNP-ja heton dhe ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krime agresioni kundër territorit të shteteve të saj anëtare, 125.
    Gjykata nuk mund të kryejë arrestime vetë dhe mbështetet në bashkëpunimin e qeverive kombëtare për ekzekutimin e urdhër-arresteve, që shpesh mbështetet në politikën e brendshme dhe vullnetin politik.
    Vendet anëtare të ICC përfshijnë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Brazilin dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian,  të paktën derisa Hungaria të bëjë daljen e saj të premtuar.
    Në mars të vitit 2023, GJNP lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova mbi një skemë të supozuar për të dëbuar fëmijët ukrainas në Rusi.
    Akuzat ishin të parat që u ngritën zyrtarisht nga ICC kundër zyrtarëve rusë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022.
    Rusia, si Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Kina dhe Ukraina, nuk është anëtare e ICC. Gjykata nuk ka forcën e saj policore dhe nuk kryen gjykime në mungesë, dhe për këtë arsye gjasat që ndonjë zyrtar rus të paraqitet para saj është shumë i ulët, thanë analistët.
    Çdo zyrtar rus i akuzuar ose duhet të dorëzohet nga Moska, ose të arrestohet jashtë Rusisë, tha Sadat, profesor e Universitetit të Uashingtonit.
    “Urdhri kundër vetë Vladimir Putinit është padyshim më sfiduesi, sepse ai është një kryetar shteti në pushtet dhe ai nuk do të largohet nga Rusia nëse nuk është shumë i sigurt se do të ketë imunitet kudo që të shkojë. Por zgjedhjet e tij tani janë të kufizuara dhe ai është etiketuar, për mirë ose për keq, një kriminel lufte”, tha ajo.
    Gordon ra dakord, duke thënë se shanset për arrestimin e Putinit janë të pakta, duke pasur parasysh “kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin” dhe shtresat e mbrojtjes, përveç nëse situata e brendshme politike e Rusisë ndryshon mjaftueshëm për ta lënë atë të pambrojtur. Në fund të fundit, ishte një ndryshim dramatik në politikën e brendshme të Filipineve që përfundimisht bëri për Duterten.
    Edhe kur Putin largohet nga Rusia, shumë vende nuk janë të gatshme ta arrestojnë atë. Vitin e kaluar, udhëheqësi rus udhëtoi për në Mongoli pa u përballur me ndonjë pasojë, pavarësisht se vendi i Azisë Lindore është anëtar i ICC-së.
    “Natyrisht, presioni mbi një vend të vogël si Mongolia është mjaft thelbësor,” tha Sadat.
    Por ajo vuri në dukje herë të tjera që urdhër-arresti dukej se kufizonte lëvizjet e Putinit; në vitin 2023, udhëheqësi rus mori pjesë në një samit të BRICS në nënshkruesin e ICC-së në Afrikën e Jugut nëpërmjet video-telefonit, duke i kursyer vendit pritës një telash të mundshëm diplomatik.
    “Unë mendoj se vetë urdhër-arrestet janë të fuqishme. Në të njëjtën kohë, ne duhet të shohim ekzekutimin e një numri të konsiderueshëm urdhër-arreste, ose urdhër-arrestet bëhen një lloj simboli i një gjykate që nuk mund të arrestojë të akuzuarin e saj,” tha ajo.
    “Kjo është arsyeja pse (arrestimi i Dutertes) është një moment vërtet emocionues për gjykatën, sepse tregon se mund të angazhohet në bashkëpunim ndërshtetëror”, shtoi më tej.
    Netanyahu, Hamasi dhe lufta e Gazës
    ICC lëshoi ​​urdhër-arrestin e saj për Netanyahun në nëntor 2024, duke kërkuar gjithashtu arrestimin e ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke përmendur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.
    Një zyrtar i lartë i Hamasit kërkohet gjithashtu nga ICC për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 në Izrael. Udhëheqësit e tjerë të grupit militant të kërkuar nga gjykata për ndjekje penale u vranë nga Izraeli.
    Urdhëresat historike e bënë Netanyahun liderin e parë izraelit të thirrur nga një gjykatë ndërkombëtare për veprime të supozuara kundër palestinezëve në konfliktin arabo-izraelit prej më shumë se shtatë dekadash.
    Urdhëresat u denoncuan gjithashtu në të gjithë spektrin politik izraelit si të pandërgjegjshme, me zyrën e vetë Netanyahut që e quajti lëvizjen “antisemitike”. Disa aleatë izraelitë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kritikuan ashpër urdhër-arrestin e ICC.
    Izraeli nuk është anëtar i GJNP-së dhe nuk e njeh juridiksionin e GJNP-së, as nuk respekton urdhër-arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga gjykata dhe me gjasë nuk do t’i dorëzojë qytetarët izraelitë për ndjekje penale. Për më tepër, GJNP-ja ndërhyn vetëm kur qeveria e një vendi nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të ndjekë penalisht rastet.
    Por ndryshe nga Rusia, ajo është një demokraci funksionale, me një histori të gjatë tranzicionesh paqësore midis qeverive të zgjedhura. Kjo e bën sigurinë e ardhshme politike të Netanyahut më të dobët se sa ajo e Putinit dhe më të krahasueshme me situatën e Duterte-s, ku një ndryshim në qeveri pasi lideri filipinas ishte jashtë detyrës, përfundimisht çoi në rënien e tij.
    Kryeministri izraelit tashmë po përballet me një numër problemesh ligjore të brendshme që nuk lidhen me luftën e Gazës, duke përfshirë një gjyq të gjatë për korrupsion.
    Izraeli është gjithashtu thellësisht i ndarë politikisht, me shumë qytetarë të zemëruar me qeverinë e Netanyahut dhe aleatët e tij të kabinetit të ekstremit të djathtë.
    Sipas Gordon, është të paktën “e kuptueshme” që Netanyahu një ditë mund të përballet me arrestimin në Izrael për krime të dyshuara në lidhje me veprimet e Izraelit në Gaza, edhe pse kjo ende nuk do të thotë se urdhri i ICC-së do të zbatohej.
    Pastaj është fakti që disa vende të fuqishme kanë zgjedhur të mos zbatojnë urdhrat e GJNP-së, ndërsa të tjerët i kanë hedhur poshtë ato haptazi, duke minuar më tej autoritetin e gjykatës.
    Franca, për shembull, kishte mbështetur me zjarr urdhrin e GJNP-së për Putinin, por ajo ndryshoi qëndrimin e saj pasi gjykata kërkoi arrestimin e Netanyahut, duke argumentuar se duke qenë se Izraeli nuk ishte anëtar i ICC-së, kryeministri i tij duhet të jetë i imunizuar nga ndjekja penale. Kombet e tjera evropiane kanë treguar gjithashtu se nuk do të ishin të gatshëm të zbatonin urdhër-arrestet izraelite.
    Por kritikët thonë se përgjigjet sugjerojnë dy grupe rregullash: një për aleatët tradicionalë të Perëndimit dhe një tjetër për armiqtë e tij.
    “Shtetet nuk mund të pretendojnë sukses në drejtësinë penale ndërkombëtare nëse nuk angazhohen për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve të përfshirë,” i tha CNN në dhjetor James Joseph, redaktor në gazetën juridike jofitimprurëse Jurist News .
    Problemi me prokuroritë ndërkombëtare
    ICC ka një listë të gjatë urdhër-arrestesh të pazgjidhura, duke përfshirë për ish-diktatorin Omar al-Bashir, i cili sundoi Sudanin për tre dekada përpara se të rrëzohej në vitin 2019. Aktualisht i burgosur në Sudan, Bashir përballet me akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.
    Një numër disproporcional i ndjekjeve penale të ICC-së kanë qenë kundër udhëheqësve afrikanë, komandantëve të luftës dhe anëtarëve të milicisë, duke përfshirë ish-presidentin kenian Uhuru Kenyatta dhe udhëheqësin aktual të vendit të Afrikës Lindore, William Ruto, çështja e të cilit u braktis nga gjykata pjesërisht për shkak të “ndërhyrjes së dëshmitarëve dhe ndërhyrjeve politike”.
    Fokusi i kaluar i ICC-së në Afrikë është pjesërisht i rrënjosur në kushtetutën e saj, tha Sadat në Uashington. Gjykata mund të ushtrojë juridiksion vetëm për krimet e kryera në ose pas krijimit të saj më 1 korrik 2002. Në atë kohë, luftëra të mëdha që vranë miliona njerëz po shpërthyen në të gjithë Afrikën, nga Darfuri në Republikën Demokratike të Kongos.
    Për më tepër, shumë kombe afrikane i referuan rastet e tyre GJNP-së, shtoi Sadat, që do të thotë se ata i kërkuan gjykatës ndërkombëtare të hetonte dhe i dhanë asaj juridiksion.
    “Me kalimin e kohës, zyra e prokurorisë filloi të shtojë personelin, të zhvillojë më shumë ekspertizë, të marrë përsipër situata të tjera… tani gjykata po kalon në situata të tjera,” tha Sadat.
    Por, shtoi ajo, është e vështirë të ndiqen penalisht krimet e supozuara ndërkohë që konfliktet janë në vazhdim dhe të akuzuarit mbeten në pozitat e pushtetit.
    Për vite me radhë, GJNP-ja është përballur me kritika për gjykimet e ngadalta dhe shkallën e ulët të dënimit. Nga 60 urdhër-arreste të lëshuara që nga krijimi i gjykatës, 31 të dyshuar mbeten të lirë. Vetëm 11 të pandehur janë dënuar ndonjëherë, të gjithë kriminelë lufte afrikanë.
    Sadat vuri në dukje Sirinë, duke thënë se për vite të tëra, GJNP-ja nuk mundi të “gjente një mënyrë për të marrë juridiksionin” për të hetuar krimet e supozuara të luftës gjatë luftës civile në vend, derisa regjimi i ish-diktatorit Bashar al-Assad u rrëzua në dhjetor. Që atëherë, qeveria e re e përkohshme ka ftuar gjykatën të vizitojë vendin dhe të mbledhë provat e nevojshme për ndjekje penale.
    Filipinet janë një shembull tjetër kryesor se si rastet e ICC-së shpesh ngecin derisa disa trazira politike të ndryshojnë lojën, tha Gordon, profesori i drejtësisë.
    Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr. kishte thënë më parë se vendi i Azisë Juglindore nuk do të angazhohej me ICC, vetëm që Manila të ndryshojë qëndrimin e saj këtë javë pas rënies së një aleance midis dinastisë politike Marcos dhe klanit të Duterte.
    Disa mund të argumentojnë “se kjo ka të bëjë vetëm me politikën, dhe se e vetmja herë që GJNP-ja do të jetë në gjendje të angazhohet ndonjëherë në procesin e drejtësisë është nëse proceset politike janë të harmonizuara në mënyra të caktuara, dhe kjo është vetëm çështje fati, jo drejtësie”, tha Gordon.
    Por të tjerët, përfshirë të dy ekspertët që folën për CNN, ishin më optimistë.
    Arrestimi i Dutertes mund të krijojë një bazë për “luftimin e kulturës së mosndëshkimit dhe sigurimin e përgjegjësisë për liderët shtetërorë që kryejnë krime ndërkombëtare”, tha Gordon.
    “Kjo i bën njerëzit në të ardhmen më të kënaqur me idenë se mund të bëhet”, tha ai.

    Top Channel

  • Tarifat e Donald Trump, efekti në tregtinë ndërkombëtare! Ja vendet që goditen nga tarifat bazë prej 10%

    Tarifat e Donald Trump, efekti në tregtinë ndërkombëtare! Ja vendet që goditen nga tarifat bazë prej 10%

    Tarifat bazë prej 10% të vendosura nga administrata Trump për të gjitha importet në SHBA janë aktivizuar sot, duke krijuar një efekt të menjëhershëm për tregtinë ndërkombëtare.

    Kompanitë që importojnë mallra në SHBA do të përballen me pagesa të reja të taksës, dhe kjo mund të sjellë rritje të çmimeve për konsumatorët amerikanë.
    Vendet që do të goditen nga tarifat bazë prej 10%:

    Për më tepër, Kina dhe Bashkimi Evropian, të cilët janë konsideruar nga Trump si “shkelësit më të këqij” në tregti, do të përballen me tarifa më të larta që do të hyjnë në fuqi më 9 prill.
    Efektet e mundshme:
    Këto tarifa mund të ndikojnë negativisht në konsumatorët amerikanë, pasi çmimet për produktet e importuara mund të rriten. Po ashtu, kjo mund të shkaktojë tensione të mëtejshme tregtare dhe reciprocitet me vendet që ndihen të prekur nga këto masa.

    Top Channel

  • Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale

    Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale

    Konsorciumi holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli në Holandë, Archirodon Construction Company Limited janë kualifikuar për fazën tjetër të procedurës për ndërtimin e Portit të ri të Porto Romanos. Këto dy konsorciume do të paraqesin edhe ofertat ekonomike, ku edhe më pas do të përzgjidhet kompania fituese. Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur dje se ka përfunduar faza parakualifikuese dhe se 2 konsorciume janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër nga 5 konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare.
    “Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike”, tha Balluku. Shqipëria, theksoi ajo, do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

  • “Rilindja e Selman Stermasi”, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit

    “Rilindja e Selman Stermasi”, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit

    Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.

    Juria ka vendosur që ekipi i udhëhequr nga OMA të shpallet fitues.
    “Kemi edhe disa sugjerime që do donim t’i shihnim në projektin e përfunduar, për të rafinuar formën e fasadave si për ndërtesat tregtare dhe për stadiumin. Do donim që ndërtesa që ju thatë se shënjon këtë ndërtesë, të jetë më pak ndërtesë dhe më shumë në formën e një kulle sahati dhe një obelisku. Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi për energji diellore të jetë aty”, u shpreh kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete.
    OMA është një firmë arkitekturore ndërkombëtare me zyra në Roterdam, Nju Jork, Hong Kong, Doha dhe Australi.
    Në eventin e shpallja e fituesit të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, 5 skuadrat finaliste prezantuan përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV.

    Top Channel

  • 4 Prill, dita ndërkombëtare e kafshëve endacake

    4 Prill, dita ndërkombëtare e kafshëve endacake

    Më 4 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafshëve Endacake, një ditë që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët endacake dhe mbrojtjen e tyre. Këto kafshë janë ato që gjenden natyralisht në një vend të caktuar dhe nuk janë të pranishme në vende të tjera pa ndërhyrje të njeriut.
    Ato janë të rëndësishme për ekosistemet e tyre, por shumë herë kërcënohen nga humbja e habitatit, gjuetia dhe ndryshimet klimatike. Dita e kafshëve endacake ka për qëllim të theksojë rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjen e këtyre kafshëve nga zhdukja.
    Aktivitetet gjatë kësaj dite përfshijnë fushata edukative, mbledhje fonde për ruajtjen e tyre dhe sensibilizim për ndikimin e njeriut në ekosistemet e tyre. Kjo ditë është një mundësi për të mësuar më shumë për këto kafshë dhe për të mbështetur iniciativat që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e tyre.

  • Hungaria largohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

    Hungaria largohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

    Deklarata e Hungarisë për largimin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale erdhi menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arriti në Budapest. Ndaj tij kjo gjykatë ka lëshuar urdhër arresti.
    “Hungaria do të largohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Qeveria do të ndjekë procedurën për tërheqjen në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. Por edhe pse Hungaria deklaroi se do të tërhiqet nga marrëveshja për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një gjë e tillë hyn në fuqi vetëm një vit pas deklaratës me shkrim për tërheqjen.

    Njoftimi nga Budapesti përkoi me vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Hungari. Kundër Netanyahut ekziston njëurdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës. Prandaj shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet ta arrestojnë atë, nëse Netanyahu ndodhet në territorin e tyre.
    Pas pritjes nga Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, në aeroportin e Budapestit, Netanyahu pati një takim edhe me kryemministrin hungarez Viktor Orban. Sipas planit Netanjahu do të kthehet në Izrael të dielën. Ndryshe nga zakonisht detajet e vizitës nuk janë bërë të njohura paraprakisht.
    Urdhër-arresti “plotësisht i papranueshëm”Orbani e bëri të qartë se nuk ndihet i detyruar të zbatojë direktivat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që në nëntor të vitit të kaluar kur kjo gjykatë lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar kundër Netanyahut. Në atë kohë kryeministri hungarez i bëri në mënyrë demonstrative ftesë kolegut të tij izraelit, ftesë së cilën Netanyahu ju përgjigj tani. Orbani e quajti asokohe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.
    Akuzat ndaj NetanjahutGjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaruan në nëntor se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, Joav Galant, ishin penalisht përgjegjës për akte të tilla si vrasje, persekutimdhe përdorimi i urisë si armë lufte. Kjo e fundit është pjesë e një “sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile të Gazës”.
    Në të njëjtën kohë Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​gjithashtu urdhër arresti për Mohammed Deif, shefin ushtarak të organizatës radikale islamike palestineze Hamas, i cili ndërkohë është vrarë nga Izraeli.
    Izraeli i hedh poshtë akuzat dhe i konsideron ato si të motivuara politikisht dhe antisemite. Jeruzalemi deklaroi se duke lëshuar urdhër arresti kundër një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi që ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka humbur gjithë legjitimitetin e saj.
    Orbani i mbështet pa rezerva veprimet e qeverisë së Netanyahut në luftën kundër Hamasit. Si anëtare e Bashkimit Evropian Hungaria ka bllokuar gjithashtu rezolutat e BE-së që bëjnë thirrje për një armëpushim dhe kujdes më të madh kundrejt popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës. DW

  • Pse Hungaria u largua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale?

    Pse Hungaria u largua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale?

    “Hungaria do të largohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Qeveria do të ndjekë procedurën për tërheqjen në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. Por edhe pse Hungaria deklaroi se do të tërhiqet nga marrëveshja për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një gjë e tillë hyn në fuqi vetëm një vit pas deklaratës me shkrim për tërheqjen.
    Njoftimi nga Budapesti përkoi me vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Hungari. Kundër Netanyahut ekziston njëurdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës. Prandaj shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet ta arrestojnë atë, nëse Netanyahu ndodhet në territorin e tyre.
    Pas pritjes nga Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, në aeroportin e Budapestit, Netanyahu pati një takim edhe me kryemministrin hungarez Viktor Orban. Sipas planit Netanjahu do të kthehet në Izrael të dielën. Ndryshe nga zakonisht detajet e vizitës nuk janë bërë të njohura paraprakisht.
    Urdhër-arresti “plotësisht i papranueshëm”
    Orbani e bëri të qartë se nuk ndihet i detyruar të zbatojë direktivat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që në nëntor të vitit të kaluar kur kjo gjykatë lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar kundër Netanyahut. Në atë kohë kryeministri hungarez i bëri në mënyrë demonstrative ftesë kolegut të tij izraelit, ftesë së cilën Netanyahu ju përgjigj tani. Orbani e quajti asokohe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.
    Akuzat ndaj Netanjahut
    Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaruan në nëntor se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, Joav Galant, ishin penalisht përgjegjës për akte të tilla si vrasje, persekutimdhe përdorimi i urisë si armë lufte. Kjo e fundit është pjesë e një “sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile të Gazës”.
    Në të njëjtën kohë Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​gjithashtu urdhër arresti për Mohammed Deif, shefin ushtarak të organizatës radikale islamike palestineze Hamas, i cili ndërkohë është vrarë nga Izraeli.
    Izraeli i hedh poshtë akuzat dhe i konsideron ato si të motivuara politikisht dhe antisemite. Jeruzalemi deklaroi se duke lëshuar urdhër arresti kundër një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi që ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka humbur gjithë legjitimitetin e saj.
    Orbani i mbështet pa rezerva veprimet e qeverisë së Netanyahut në luftën kundër Hamasit. Si anëtare e Bashkimit Evropian Hungaria ka bllokuar gjithashtu rezolutat e BE-së që bëjnë thirrje për një armëpushim dhe kujdes më të madh kundrejt popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës./DW

  • Hungaria vendos të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

    Hungaria vendos të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

    Qeveria e Hungarisë ka  vendosur të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pritet që procedurat të fillojnë së shpejti.
    Një zyrtar i lartë në qeverinë e Kryeministrit Viktor Orban, njoftoi vendimin, disa orë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arrest nga kjo gjykatë, mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.
    Orban e kishte ftuar udhëheqësin izraelit sapo u lëshua urdhër-arresti nëntorin e kaluar, duke thënë se vendimi nuk do të kishte “asnjë efekt” në vendin e tij.
    Gjykatësit besojnë se ka baza të arsyeshme që Netanyahu mban përgjegjësi penale për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit gjatë konfliktiti midis Izraelit dhe Hamasit. Tel Avivi i ka hedhur poshtë akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht dhe të nxitura nga antisemitizmi.
    Si një anëtare themelues e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Hungaria është teorikisht e detyruar të arrestojë dhe të dorëzojë këdo që i nënshtrohet një urdhëri nga gjykata, por Orban e bëri të qartë se Hungaria nuk do ta respektonte vendimin të cilin e ka cilësuar “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.

  • Pas vizitës së Netanyahut/ Hungaria njofton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

    Pas vizitës së Netanyahut/ Hungaria njofton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

    Hungaria do të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), tha qeveria e saj të mërkurën, ndërsa kryeministri i vendit Viktor Orban mirëpriti kryeministrin izraelit dhe të arratisurin nga ICC, Benjamin Netanyahu në Budapest.

    Vizita e Netanyahut në Hungari shënoi herën e parë që lideri izraelit shkeli në tokën evropiane që kur GJPN-ja lëshoi ​​një urdhër arresti kundër tij në maj 2024, sipas CNN.
    Gjykata tha se kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu mban përgjegjësi penale për krimet e luftës, duke përfshirë “vrasjen nga uria si metodë lufte” dhe “vrasje, krime të tjera kundër njerëzimit”.
    ICC nuk ka kompetencat e veta për zbatimin e ligjit, kështu që mbështetet në shtetet e saj anëtare për të arrestuar dhe transferuar të dyshuarit në Hagë. Si nënshkruese, Hungaria është e detyruar të arrestojë Netanyahun.

    Sekretari i Shtetit i Hungarisë për Komunikimin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare Zoltan Kovacs tha se vendi do të fillojë procesin e tërheqjes të enjten, “në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore ndërkombëtare të Hungarisë”.

    Nëse do të përfundojë me tërheqjen, Hungaria do të bëhet i vetmi vend i Bashkimit Evropian që nuk do të jetë pjesë e ICC. Izraeli nuk është pjesë e gjykatës, krahas Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera.
    Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për luftën në Gaza majin e kaluar.

    Top Channel

  • Netanyahu viziton Hungarinë pavarësisht urdhërarrestit

    Netanyahu viziton Hungarinë pavarësisht urdhërarrestit

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në Hungari për një vizitë katër-ditore, pavarësisht një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte në Gaza. Netanyahu, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Sara, udhëtoi për në Budapest mbrëmë vonë.

    Organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch dhe Amnesty International, i kanë bërë thirrje Hungarisë që ta arrestojë Netanyahun nëse ai hyn në territorin e saj.

    Gjatë vizitës, Netanyahu pritet të takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

    ICC lëshoi urdhërarrest për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, nëntorin e kaluar, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Ndërkohë, Izraeli po përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi mbi 50,000 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake që pasuan sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.